E premte, 26.04.2024, 05:01 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Keqqeverisja e LSI me PD...

E premte, 05.07.2013, 09:11 PM


Keqqeverisja e LSI me PD-  një këmbanë alarmi për PS

Nga Pirro Prifti

Fitorja e padiskutueshme e së majtës ishte një përgjigje ndaj keq-qeverisjes se maxhorancës PD+LSI.

Paradoksi i largimit të menjëhershëm të LSI nga Koalicioni me PD, shkaktoi mjaft habi dhe shqetësim në popull dhe në elektoratet përkatësse, sidomos kur u njoftua se  largimi i LSI nga maxhoranca e PD ishte e rekomanduar nga internacionalja socialiste (dikush tha se- vetë krerët e LSI i kishin kërkuar  kësaj internacionaleje që të dërgonin një letër për të mundësuar dhe justifikuar largimin absurd - pikërisht nga fajësia e keq-qeverisjes 4 vjecare), për të siguruar fitoren e së majtës ndaj një maxhorance e cila e kryesuar nga Berisha- ishte pothuajse e pathyeshme qoftë nga shkaku i përparësisë së të qënurit në qeveri,  qoftë sepse karizmatiku Berisha me aftësitë e tij demagogjike, manaxhueseapo edhe manipuluese ndaj popullit.

Le ti lëmë fituesit të festojnë fitoren por të shohim se cdo të bëhet në të ardhmen duke analizuar të kaluarën e afërt dhe të tashmen.

Përse LSI u largua (në dukje) papritur nga PD duke prishur koalicionin kaq shumë të reklamuar nga vetë ata si një `risi` në politikën shqiptare, ku ujku i djathtë dhe dhelpra integruese e majtë mund të bashkëjetonin pa problem?

Mos vallë  version biblik i bashkëjetesës së grabitqarëve me shtëpiaket po bëhej realitet këtu në Shqipëri?

Aspak të nderuar lexues.

Llogaritjet dashakeqe të integruesve të majtë për të ndenjur në pushtet me të djathtën, nën justifikimin e idese se `për hir të integrimit në BE bëjmë koalicion me të djathtën`, u dukën ashiqare që ishin llogaritje thjesht për të fituar pushtet+pasuri+ elektorat; dhe ashtu ndodhi, por.. në dëm të qeverisjes 4 vjecare, keq-qeverisje e cila shkatërroj jo vetëm administratën e republikës në ato vënde ku qeverisi LSI por dëmtoi në rradhë të parë respektin ndaj ligjit i cili u shkel dhe u neglizhua. Këtu përgjegjësia më e madhe i bie PD si parti e maxhorancës e cila do të kishte bërë mirë që të qeveriste vetëm  ose të bënte zgjedhje të parakohëshme sesa ta pësonte në këtë mënyrë sic e pësoi më 23 qershor.

Gabimi i dytë i rëndë i PD menjëherë pasi iku LSI papritur, ishte qëndrimi artificial në pushtet me anën e tre deputetëve të PS, në vënd që të shpallte zgjedhje të parakohëshme. Ndoshta kjo mund të ishte zgjidhja e vetme për një humbje dinjitoze.

Në vazhdën e keq-qeverisjes 4 vjecare të LSI (së bashku me PD, sepse ishte PD që lejoi LSI të shkelë ligjin, për shkak të frikës së saj të pamundësisë së qeverisjes) mund të përfshihen këto gabime:

-Nuk i duhej dhënë LSI nëpërmjet marëveshjes të përvehtësimit të 25% të administratës, pa asnjë respektim ligji në  punësimi dhe shkarkimet nga puna,

-Nuk duhej punësuar jashtë organikës në shumë institucione publike dhe shtetërore duke shkaktuar kështu  një  `punësim artificial`, dhe një dëmtim të rëndë të buxhetit shtetëror.

-Nuk duhej `fshatarizuar` administrata shtetërore dhe publike e aq më pak nuk duhej drejtuar administrate me drejtuesa pa asnjë lloj kriteri dhe hierarkie , pra me një fjalë qeverisja nuk u administrua dhe manaxhua nga hierarkia teknokrate dhe meritokrate,

LSI mban përgjegjësi të rëndë për gjëndjen në Ministritë ku ajo ka drejtuar, por sidomos në gjëndjen katastrofike në shëndetësi, në keqmanaxhimin në  energjitike, etj,

Pavarësisht fiitorës spektakolare të kalicionit të majtë dhe marrjes së 16 mandateve për deputet nga na e LSI , të cilët për mendimin tim janë mandate të formulës se sa mandate të vërteta; kjo për arësye se po të ishte LSI jashtë koalicionit, po me atë numur elektorati nuk mund të merrte më shumë se 4-5 deutetë, dhe kjo mund të vërtetohet me FRD e Topit e cila mori 30 mije vota dhe – asnjë deputet.

LSI e cila sipas Olldashit qënka `cetë financiare për ..para`, mund të jetë variant më i keq i të majtës që merr vota të majta. Ky paradoks mund të spjegohet nga dy argumenta:

-           Ose LSI ka shkëmbyer para për vota  (duke shkelur ligjin),

-           Ose LSI është një parti thjesht klienteliste që do të humbi rëndësinë e saj pas integrimit, sepse deri tani LSI ka qëndruar në qeverisje kryesisht për shkak të nevojës së dy partive të mëdha  për të mbajtur koalicionet e tyre në fuqi me cdo kusht, në vënd që për hir të bërjes shtet të sakrifikonin pushtetin. Kjo sentencë e fundit do të vlejë edhe për PS e cila do të qeverisë në të ardhmen.

Në përfundim mund të theksoj që:  nëse Edi Rama do t`i qëndrojë fort idesë së `bërjes shtet`, nëse Edi Rama do të integrojë Shqipërinë në BE, nëse Edi Rama do të qeverisë bazuar në teknokracisë dhe meritokracisë, nëse Edi Rama nuk do të bëjë gabimet e Berishës ndaj lëshimeve për LSI, si shkeljet e ligjit dhe të Kodit të Punës për punësimet, vendosjen e militantëve në posted he punë, si dhe në drejtim të `punësimit artificial` duke fryrë  organigramat, -atëhere PS do të qeverisi gjatë, dhe LSI do të normalizojë gjëndjen e brëndëshme të saj duke nxjerrë elementët më të ndershëm për të qeverisur , duke mundur të vërtetojë se edhe nga ferrat e egra dalin trëndafila.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora