Kulturë
Thani Naqo: Njëherë e një kohë
E marte, 18.06.2013, 06:05 PM
Thani
Naqo
NJËHERË E
NJË KOHË...
Njëherë e
një kohë...Ç' mu kujtuan,
cironkat
kur thaheshin lëndinave me bar,
opingat,
peliçja, pantollonat, mballuar,
njëherë e
një kohë...Isha fshatar.
Trazoja
ëndrrat pranë vatrës me prush,
zjenin
bërsitë e athta të rrushit,
mullanë e
bakërt ngjitja me brumë,
xhigerit
të perlës i thithja mushtin.
Fytyrën e
rrumbullt ia përkëdhela hënës
e hëna
m'i lyeu gishtat me flori,
edhe
telat e kitarës edhe notat e këngës,
edhe
çezmulkën e rakisë, prush dhe hi.
Për pak
fosfor më çorrën ferrat,
grisa
këmishët, grisa pantallonat,
ah, t'ia
prekja faqkat e krelat,
dashurinë
e parë e puthin xixëllonjat...
Njëherë e
një kohë...Ç' mu kujtuan?
vajzat
lozonjare, lëndinat me bar,
qeshnim,
grindeshim e, aty dashuruam,
pyyy...njëherë
e një kohë kur isha fshatar!
( sipas
origjinalit - 1970 - ripunuar 2009 - ripunuar sërish 2013)