Kulturë
Demir Krasniqi: Ëndrrat e krijuesit neokomunist
E enjte, 06.06.2013, 08:17 PM
Demir
KRASNIQI :
ËNDRRAT E
KRIJUESIT NEOKOMUNIST
- Parodi
humoristiko satirike –
Kujtoj
vitet e fëmijërisë –
Drejt
shkollimit kur jam nisë ...
Kur s’ na
linin mësuesit rehat –
Lexo
libra – shkruaj referat !...
Përmendësh
mësonim poezitë ,
Përmendësh
mësonim biografitë ...
Nuk
guxonim mësuesin me e pritë ,
Nuk na
linin rehat me u rritë !
Ato vite
kur i kujtoj ,
Vet me
veti po mendoj –
Si të
shkruaj vepra me nam ,
Që t’i
krijoj vetit famë ?!
Ka shumë
kohë që s’ flejë në shtrat ,
Nuk e
bëjë gjumin rehat ,
Rri
gjithë natën si lugat –
Shkruaj
vepra për nasihat !...
Shkruaj
tregime , shkruaj romane –
Për shumë
ngjarje të kësaj ane !...
Shpërndaj
libra me autograme –
Ndoshta
m’ fusin n’ “Plan – Programe !”...
Shkruaj
tregime e poezi ,
Për të
rritur dhe për fëmijë ...
Kam në
zemër nostalgji –
Ndoshta
m’ fusin n’ “Antologji!”...
Fëmijët
n’ shkollë s’ do t’ rrinë rehat –
M’i bëjnë veprat referat !
M’i
mësojnë vjershat përmendësh rafal –
M’i
recitojnë si papagall !
Mësuesit
do t’i qesin mendsh –
Biografinë
, t’ ma mësojnë përmendësh !
Brez pas
brezi do t’ m’ kujtojnë ndershëm –
Do të
bëhem i pavdekshëm !
Dikur ,
isha komunist ,
Tash do
t’ bëhem karrierist !
Do t’
lexoj në festivale –
Nëpër ara
e nëpër male !...
Do t’
lexoj nëpër mitingje –
Si
boksierët kur dalin n’ ringje !
Marr
mirënjohje e marr shpërblime –
Ma i
dalluari për krijime !...
Do ta
mbështjell kokën me lesh –
Që t’
dallohem kur t’ dal në shesh !
Do
t’i lidhi flokët bistekë –
Që t’ më
njohin n’ bibliotekë !
Do t’
nënçmoj krijuesit tjerë –
Ata , n’
shkrime nuk marrin erë !
Nuk do t’
rri me ta n’ qytet –
T’ falëm
nderit , o kompjuter –
Duron
shkrime për beter !
T’ falëm
nderit , e dashura letër –
Ç’ duron
ti – s’ duron kush tjetër !
Gjilan,
më 05.06.2013.