E premte, 26.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Arben Dulaj

E diele, 26.05.2013, 04:18 PM


ARBEN DULAJ

U lind në Fier më 2 Gusht 1961. Rrjedh nga  një familje patriotike. Ka mbaruar 8 vjeçaren në Levan të Fierit dhe shkollën e mesme Industriale "Petro Sota" në Fier. Në poezitë e tij me vlera zë pakontestueshme, përveç imagjinatës, është i theksuar sinqeriteti, humanizmi, dashuria ndaj njeriut dhe ndjenja patriotike. Kohëve të fundit, autori jeton dhe krijon në Jaksonville, Florida. (Eduard M. Dilo)

 

 

BESIMI

 

I besoj Zotit dhe drejtësisë

I besoj dritës dhe diturisë

 

I besoj vendit dhe atdhedashurisë,

I besoj gjakut dhe trashgimisë.

 

I besoj bashkimit dhe vëllazërisë,

I besoj njerëzores dhe dashurisë.

 

I besoj tolerancës dhe çiltërsisë,

I besoj korrektesës dhe krenarisë.

 

I besoj respektit dhe jetëgjatësisë,

I besoj sinqeritetit dhe trimërisë.

 

I besoj vitales dhe i besoj lirisë,

I besoj fjalës shqipe dhe mençurisë.

 

I besoj detyrës dhe fisnikërisë,

I besoj ndjenjës dhe butësisë.

 

I besoj shokut dhe shoqërisë,

I besoj ngritjes dhe madhështisë.

 

I besoj durimit dhe urtësisë,

I besoj besës shqiptare edhe burrërisë.

 

I besoj të ardhmes dhe lumturisë,

I besoj jetës sepse i besoj vazhdimësisë.

 

 

PËR QIELL E PËR DHE

 

Për Qiell e për Dhe, betohet Gegëria,

Për ata sy dielli që vetë i lodhur, betohet Toskëria,

O Zeus Zoti i Qiellit dhe i Tokës

Një pyetje po të drejtoj:

Pse jemi krenarë që kemi lindur shqiptarë?

 

Unë Zeusi dija, drejtësia, arsyeja, rregulli,

Zoti i Qiellit dhe i Tokës,

Mua dhe bëmat e mia i njeh gjithë bota mbarë,

Unë në vend(im)et tuaja jamë mbështetur,

Në miteologjinë, të vërtetat dhe njerëzit krenarë.

 

Mesi i botës është në gjirin e Pellazgut,

Nga ju u përhapën qytetërimet mbi dhe,

Ju jeni zgjidhja e asaj që të tjerët s’e kuptojnë,

Gjuha juaj flet me ëmbëlsi përrallore

Kur gjuhët e tjera në vend qëndrojnë.

 

Burime që krijojnë lumenj e liqene ku jeta gjallëron

Laguna, ngushtica, gadishuj, ishuj

Me ujëra të kripur e të pastra si kristali,

Afër yjeve, pranë Diellit, afër brigjeve,

Pranë lartësive, afër dijeve,

Pellazgët dhe Yllarët i gjeta në përralla,

Në këto vende me bukuri e dituri të rralla.

 

Forcën për të jetuar që asnjëherë s’është shuar,

Te ju Pellazgë e gjeta dhe mbretërinë time ndërtova,

Gjuhën tuaj shumë të bukur edhe unë e mësova,

Ajo është gjuha e Perëndive të mia që sundova.

 

Mësueset me qeleshe ndihmë të madhe më dhanë,

Koha e bukur me diell që rrezaton dhe njerëz që bëjnë humor,

Kur reshjet vijnë gjithçka nxihet dhe duket dramatike,

Dhe shpirti im e shpirti yt lehtësohet,

Ajri freskohet në keto vende që njohin dy stinë.

 

Ah more ju t’i dini mendimet dhe mentorët e mi,

Të bërën edhe te thënën që vetem ai Diell i di,

Për Qiell e për Dhe janë betimet e mija,

Ju nga unë i kini dëgjuar o kreshnikët e mi!

 

Ju duruat dhe koha erdhi, qikllopat e titanët bashkë i vramë,

Të gjitha shkencat në kohën time lulëzuan, u zhvilluan e përparuan,

Nga mesi i dheut unë hidhja dijet dhe vetëtimat e mia,

Beratin unë e bëra, aty fillon fillimi dhe ngritja, në Dodonë.

 

Të prekshmen që djeg e digjet ju e veshët me shumë stoli,

Hyjnore ato janë në Tokë, nën tokë, dete dhe oqeane,

Këto yje që kurrë nuk perëndojnë por shumohen e shkëlqejnë,

Vetëm ju këto sy pa trembura i ngritët në madhështi.

 

Krah për krah perëndive e burrave ato qëndrojnë me hijeshi,

Në fronet që ato hypën treguan mençuri, trimëri, finesë e zotësi,

Rea, Hera, Hestia, Demetra, Afërdita, Teuta, Bubulina e Zana të tjera,

Nënë Tereza kjo paqësore e Shenjëtore trashëgimin tuaj lartëson.

 

Unë s’pata forcë të keqen ta ndaloj dhe u tregova çfarë do ndodhë,

Në Trojën Pellazge ju me njeri tjetrin u vratë, tragjedia filloi,

Për dashuri të perzierë me hajdutëri, dridhem kur e kujtoj

Tatëpjeta e qytetërimit Pellazg e Ilirian po rrokullisej në hone.

 

Nuk ishte faj i zotave të mi që predikuan e urdhëruan,

Por ishte paaftësia e njerëzve të vdekshëm që drejtuan

Odisea u bë i pavdekshëm me kalin e tij,

Për sa kohë që unë s’do kethehem në tokë do sundojë pabesia.

 

Nga turpi ika dhe në qiell mbretëroj,

Por gjithmonë kam dërguar të vdekshëm e të gjallë,

Me ta u kam thënë se unë jam duke u vëzhguar,

Në Mbretërinë time të parë.

 

Aleksandrin e Madh unë e dërgova,

Që në bote të vinte demokraci,

Galët e një gjaku për ndihmë jua dërgova,

Pirroja e Leka për mua lutej,

Unë i plotësova ëndrrat e tija dhe të mia.

 

Le ta marrin vesh ata mjeranë,

Që duan të ngrihen duke mallkuar,

Duke u mburrur e duke sharë,

Krishtin në tokë unë e prura për t’u bashkuar,

Ky i pavdekshëm popullin e thjeshtë ndimoi

Dhe për njerëzimin u flijua.

 

Zërin tuaj përherë e dëgjoj tringëllimtar,

Ai jehon nëpër male e lugina për mort e gëzim,

Zjarre nëpër Kështjella kur shikoj,

Kjo dritë është sinjal që paralajmëron dyndje, o pushtim.

 

Shumë raca me ju u përzien dhe nuk u qytetëruan,

Dhe me forcë kërkojnë t’u asimilojnë,

Gjithë Pellazgjinë pronë të tyre e duan,

Gjuhën e hyjnive duan ta mohojnë.

 

Europa me ju nuk u bashkua por shikonte,

Osmallinjtë kjo racë hibride mbi ju u derdhën,

Në emër të Allahut vrisnin, përdhunonin, rrëmbenin e digjnin,

Shqiponjave, malet e larta u erdhën në ndihmë këtë herë.

 

Skënderbeu ky lis i madh me degë,

Me flamurin dhe përkrenaren e tij mua më lartësoi,

Per njëzetepesë vjet me radhë kurrë nuk u thye,

Perandorisë Osmane si Spartanët përballë u qëndroi.

 

Heroizmave dhe mirësive tuaja u janë përgjigjur me ligësi,

Dhe në botë janë njohur duke bërë pabesi,

Në tokat më të mira ata jetojnë, me ju u bashkuan edhe u kanë vrarë,

Toka e detrat e dinë ç'gjak ësht’derdhur,

Vajzat më të bukura ua kanë marrë.

 

Sa herë kam qarë me dënesje nga dhimbja që kini pasur,

Sa herë kam qeshur nga hipokrizia Europë,

Por ju stoikë qëndruat si malet që u rrethojnë,

Bota filloi të ju njohë dhe të ju kuptojë.

 

Shekullin që kaloj me sytë e mi i kam parë,

U sulën mbi ju nga Jugu, Veriu e Lindja këta barbarë,

Donin ta zhduknin nga faqja e dheut Shqipërinë,

Më s'mundsha t’i duroja dhe vetëtimat e mija nga qielli ua hodha.

 

Kur zemërimin tim e pane, Europa reagoi e tha:

“I kemi borxh këtij Kombi që neve na krijoi”.

Të bashkuar ju dua dhe njëri-tjetrin ta ndihmoni,

Vlerat humane njerëzimit më shumë t’a shtoni!

 

Dua të vi në Tokë dhe me këmbë të shkel vendet e shenjtëruara

Qumësht dhie të pi, me zanat e shqiponjat të kuvëndoj,

Lisat e lartë t’i shoh dhe rrënjët ku i kan hedhur, të zotët e vendit

Të takoj, ata që “për Qiell e për Dhe” ditën e re e fillojnë

 

Nuk është fat por është privilegj dhe të nxitoni,

Për ju o shqiptarë që mua të më besoni dhe veten ta tregoni,

Statujën time gjigande në Berat ta ngrini,

Dhe Tomorrit të lartë Mali i Zeusit t’i thoni!

 

Nga mali Tomorrit dua të hedh vetëtimat e mija,

Dhe ta marrë vesh gjithë bota mbarë,

Se unë jam Zeusi, Zëri i së Vërtetës,

Drita juaj jam unë, Zeusi Shqiptar!

 

 

KOHA JONË

 

Është koha e ngritjes;

S’është koha e rrënimit.

Është koha e njerezores;

S’është koha e kanibalizmit.

Është koha e paqes;

S’është koha e luftimit.

Është koha e shërimit;

S’është koha e ligështimit.

Është koha te ndiesh ;

S’është koha e degjenerimit.

Është koha e drejtësisë;

S’është koha e mashtrimit.

Është koha të lartësohemi;

S’është koha e poshtërimit.

Është koha të kuptojmë;

S’është koha e fodullizmit.

Është koha të zgjohemi;

S’ështe koha të shtiremi.

Është koha të gjykojmë;

S’ështe koha e rrebelimit.

Është koha të flasësh;

S’është koha e heshtjes.

Është koha të reagojmë;

S’është koha e kundërshtimit.

Është koha të qeshim;

S’është koha e shpërfytyrimit.

Është koha të kthjellohemi;

S’është koha e trubullimit.

Është koha të gëzojmë;

S’është koha të ngrejmë dolli.

Është koha e punës;

S’është koha e mburrjes.

Është koha e përjetimit;

S’është koha e bllokimit.

Është koha të flasim;

S’është koha e nënvleftësimit.

Është koha e tolerancës;

S’eshtë koha e rëndimit.

Është koha e burrërisë;

S’është koha e frikësimit.

Është koha e demokracisë;

S’është koha e komunizmit.

Është koha jonë;

Është koha e Bashkimit Kombëtar.

 

(Jax FL 09/15/2011)



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora