| E diele, 26.05.2013, 04:18 PM |
ARBEN
DULAJ
U lind në
Fier më 2 Gusht 1961. Rrjedh nga një
familje patriotike. Ka mbaruar 8 vjeçaren në Levan të Fierit dhe shkollën e
mesme Industriale "Petro Sota" në Fier. Në poezitë e tij me vlera zë
pakontestueshme, përveç imagjinatës, është i theksuar sinqeriteti, humanizmi,
dashuria ndaj njeriut dhe ndjenja patriotike. Kohëve të fundit, autori jeton
dhe krijon në Jaksonville, Florida. (Eduard M. Dilo)
BESIMI
I besoj
Zotit dhe drejtësisë
I besoj
dritës dhe diturisë
I besoj
vendit dhe atdhedashurisë,
I besoj gjakut
dhe trashgimisë.
I besoj
bashkimit dhe vëllazërisë,
I besoj
njerëzores dhe dashurisë.
I besoj
tolerancës dhe çiltërsisë,
I besoj
korrektesës dhe krenarisë.
I besoj
respektit dhe jetëgjatësisë,
I besoj
sinqeritetit dhe trimërisë.
I besoj
vitales dhe i besoj lirisë,
I besoj
fjalës shqipe dhe mençurisë.
I besoj
detyrës dhe fisnikërisë,
I besoj
ndjenjës dhe butësisë.
I besoj
shokut dhe shoqërisë,
I besoj
ngritjes dhe madhështisë.
I besoj
durimit dhe urtësisë,
I besoj
besës shqiptare edhe burrërisë.
I besoj
të ardhmes dhe lumturisë,
I besoj
jetës sepse i besoj vazhdimësisë.
PËR QIELL
E PËR DHE
Për Qiell
e për Dhe, betohet Gegëria,
Për ata
sy dielli që vetë i lodhur, betohet Toskëria,
O Zeus
Zoti i Qiellit dhe i Tokës
Një
pyetje po të drejtoj:
Pse jemi
krenarë që kemi lindur shqiptarë?
Unë Zeusi
dija, drejtësia, arsyeja, rregulli,
Zoti i
Qiellit dhe i Tokës,
Mua dhe
bëmat e mia i njeh gjithë bota mbarë,
Unë në
vend(im)et tuaja jamë mbështetur,
Në
miteologjinë, të vërtetat dhe njerëzit krenarë.
Mesi i
botës është në gjirin e Pellazgut,
Nga ju u
përhapën qytetërimet mbi dhe,
Ju jeni
zgjidhja e asaj që të tjerët s’e kuptojnë,
Gjuha
juaj flet me ëmbëlsi përrallore
Kur
gjuhët e tjera në vend qëndrojnë.
Burime që
krijojnë lumenj e liqene ku jeta gjallëron
Laguna,
ngushtica, gadishuj, ishuj
Me ujëra
të kripur e të pastra si kristali,
Afër
yjeve, pranë Diellit, afër brigjeve,
Pranë
lartësive, afër dijeve,
Pellazgët
dhe Yllarët i gjeta në përralla,
Në këto
vende me bukuri e dituri të rralla.
Forcën
për të jetuar që asnjëherë s’është shuar,
Te ju
Pellazgë e gjeta dhe mbretërinë time ndërtova,
Gjuhën
tuaj shumë të bukur edhe unë e mësova,
Ajo është
gjuha e Perëndive të mia që sundova.
Mësueset
me qeleshe ndihmë të madhe më dhanë,
Koha e
bukur me diell që rrezaton dhe njerëz që bëjnë humor,
Kur
reshjet vijnë gjithçka nxihet dhe duket dramatike,
Dhe
shpirti im e shpirti yt lehtësohet,
Ajri
freskohet në keto vende që njohin dy stinë.
Ah more
ju t’i dini mendimet dhe mentorët e mi,
Të bërën
edhe te thënën që vetem ai Diell i di,
Për Qiell
e për Dhe janë betimet e mija,
Ju nga
unë i kini dëgjuar o kreshnikët e mi!
Ju duruat
dhe koha erdhi, qikllopat e titanët bashkë i vramë,
Të gjitha
shkencat në kohën time lulëzuan, u zhvilluan e përparuan,
Nga mesi
i dheut unë hidhja dijet dhe vetëtimat e mia,
Beratin
unë e bëra, aty fillon fillimi dhe ngritja, në Dodonë.
Të
prekshmen që djeg e digjet ju e veshët me shumë stoli,
Hyjnore
ato janë në Tokë, nën tokë, dete dhe oqeane,
Këto yje
që kurrë nuk perëndojnë por shumohen e shkëlqejnë,
Vetëm ju
këto sy pa trembura i ngritët në madhështi.
Krah për
krah perëndive e burrave ato qëndrojnë me hijeshi,
Në fronet
që ato hypën treguan mençuri, trimëri, finesë e zotësi,
Rea,
Hera, Hestia, Demetra, Afërdita, Teuta, Bubulina e Zana të tjera,
Nënë
Tereza kjo paqësore e Shenjëtore trashëgimin tuaj lartëson.
Unë
s’pata forcë të keqen ta ndaloj dhe u tregova çfarë do ndodhë,
Në Trojën
Pellazge ju me njeri tjetrin u vratë, tragjedia filloi,
Për
dashuri të perzierë me hajdutëri, dridhem kur e kujtoj
Tatëpjeta
e qytetërimit Pellazg e Ilirian po rrokullisej në hone.
Nuk ishte
faj i zotave të mi që predikuan e urdhëruan,
Por ishte
paaftësia e njerëzve të vdekshëm që drejtuan
Odisea u
bë i pavdekshëm me kalin e tij,
Për sa
kohë që unë s’do kethehem në tokë do sundojë pabesia.
Nga turpi
ika dhe në qiell mbretëroj,
Por
gjithmonë kam dërguar të vdekshëm e të gjallë,
Me ta u
kam thënë se unë jam duke u vëzhguar,
Në
Mbretërinë time të parë.
Aleksandrin
e Madh unë e dërgova,
Që në
bote të vinte demokraci,
Galët e
një gjaku për ndihmë jua dërgova,
Pirroja e
Leka për mua lutej,
Unë i
plotësova ëndrrat e tija dhe të mia.
Le ta
marrin vesh ata mjeranë,
Që duan
të ngrihen duke mallkuar,
Duke u
mburrur e duke sharë,
Krishtin
në tokë unë e prura për t’u bashkuar,
Ky i
pavdekshëm popullin e thjeshtë ndimoi
Dhe për
njerëzimin u flijua.
Zërin
tuaj përherë e dëgjoj tringëllimtar,
Ai jehon
nëpër male e lugina për mort e gëzim,
Zjarre
nëpër Kështjella kur shikoj,
Kjo dritë
është sinjal që paralajmëron dyndje, o pushtim.
Shumë
raca me ju u përzien dhe nuk u qytetëruan,
Dhe me
forcë kërkojnë t’u asimilojnë,
Gjithë
Pellazgjinë pronë të tyre e duan,
Gjuhën e
hyjnive duan ta mohojnë.
Europa me
ju nuk u bashkua por shikonte,
Osmallinjtë
kjo racë hibride mbi ju u derdhën,
Në emër
të Allahut vrisnin, përdhunonin, rrëmbenin e digjnin,
Shqiponjave,
malet e larta u erdhën në ndihmë këtë herë.
Skënderbeu
ky lis i madh me degë,
Me
flamurin dhe përkrenaren e tij mua më lartësoi,
Per
njëzetepesë vjet me radhë kurrë nuk u thye,
Perandorisë
Osmane si Spartanët përballë u qëndroi.
Heroizmave
dhe mirësive tuaja u janë përgjigjur me ligësi,
Dhe në
botë janë njohur duke bërë pabesi,
Në tokat
më të mira ata jetojnë, me ju u bashkuan edhe u kanë vrarë,
Toka e
detrat e dinë ç'gjak ësht’derdhur,
Vajzat më
të bukura ua kanë marrë.
Sa herë
kam qarë me dënesje nga dhimbja që kini pasur,
Sa herë
kam qeshur nga hipokrizia Europë,
Por ju
stoikë qëndruat si malet që u rrethojnë,
Bota
filloi të ju njohë dhe të ju kuptojë.
Shekullin
që kaloj me sytë e mi i kam parë,
U sulën
mbi ju nga Jugu, Veriu e Lindja këta barbarë,
Donin ta
zhduknin nga faqja e dheut Shqipërinë,
Më
s'mundsha t’i duroja dhe vetëtimat e mija nga qielli ua hodha.
Kur
zemërimin tim e pane, Europa reagoi e tha:
“I kemi
borxh këtij Kombi që neve na krijoi”.
Të
bashkuar ju dua dhe njëri-tjetrin ta ndihmoni,
Vlerat
humane njerëzimit më shumë t’a shtoni!
Dua të vi
në Tokë dhe me këmbë të shkel vendet e shenjtëruara
Qumësht
dhie të pi, me zanat e shqiponjat të kuvëndoj,
Lisat e
lartë t’i shoh dhe rrënjët ku i kan hedhur, të zotët e vendit
Të takoj,
ata që “për Qiell e për Dhe” ditën e re e fillojnë
Nuk është
fat por është privilegj dhe të nxitoni,
Për ju o
shqiptarë që mua të më besoni dhe veten ta tregoni,
Statujën
time gjigande në Berat ta ngrini,
Dhe
Tomorrit të lartë Mali i Zeusit t’i thoni!
Nga mali
Tomorrit dua të hedh vetëtimat e mija,
Dhe ta
marrë vesh gjithë bota mbarë,
Se unë
jam Zeusi, Zëri i së Vërtetës,
Drita
juaj jam unë, Zeusi Shqiptar!
KOHA JONË
Është
koha e ngritjes;
S’është
koha e rrënimit.
Është
koha e njerezores;
S’është
koha e kanibalizmit.
Është
koha e paqes;
S’është
koha e luftimit.
Është
koha e shërimit;
S’është
koha e ligështimit.
Është
koha te ndiesh ;
S’është
koha e degjenerimit.
Është
koha e drejtësisë;
S’është
koha e mashtrimit.
Është
koha të lartësohemi;
S’është
koha e poshtërimit.
Është
koha të kuptojmë;
S’është koha
e fodullizmit.
Është
koha të zgjohemi;
S’ështe
koha të shtiremi.
Është
koha të gjykojmë;
S’ështe
koha e rrebelimit.
Është
koha të flasësh;
S’është
koha e heshtjes.
Është
koha të reagojmë;
S’është
koha e kundërshtimit.
Është
koha të qeshim;
S’është
koha e shpërfytyrimit.
Është
koha të kthjellohemi;
S’është
koha e trubullimit.
Është
koha të gëzojmë;
S’është
koha të ngrejmë dolli.
Është
koha e punës;
S’është
koha e mburrjes.
Është
koha e përjetimit;
S’është
koha e bllokimit.
Është
koha të flasim;
S’është
koha e nënvleftësimit.
Është
koha e tolerancës;
S’eshtë
koha e rëndimit.
Është
koha e burrërisë;
S’është
koha e frikësimit.
Është
koha e demokracisë;
S’është
koha e komunizmit.
Është
koha jonë;
Është
koha e Bashkimit Kombëtar.
(Jax FL 09/15/2011)