E premte, 26.04.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Skënderbeu, ideator i bashkimit europian

E diele, 21.04.2013, 04:02 PM


Intervista botuar ne gazeten Ballkan 20 Prill 2013 faqe 9 :

Gjon KEKA:

Skënderbeu, ideator i bashkimit europian

Ju keni botuar se fundi librin mbi heroin Gjergj Kastrioti Skenderbeu ,cilat jane te rejat qe i keni sjell shkences se historise shqiptare dhe europiane ?

Në fakt gjithnjë kam menduar se si të sjell para popullit, intelektualëve , akademikëve, historianëve, studentëve dhe lexuesve diçka më të freskët ,më tepër dritë nga personaliteti mbikohor i Skënderbeut dhe më në fund arrita të përmbledh në këtë mënyrë këtë studim timin të filluar para tre viteve.Janë mjaftë risi që mund të gjenden në librin në fjalë sepse ,nuk kam lënë gurë pa lëvizur që nga dorshkrimet ,dokumentet arkivore, kronikat etj ,dhe aq sa kam arritur kam hedh dritë mbi jetën ,politik ,diplomacinë dhe artin luftarak të tij e deri tek ajo e ndërtimit në mënyrë të suksesshme të shtetit të Arbërit, shtet ky faktor i rëndësishëm si brenda gadishullit Ilirik ashtu edhe brenda vetë familjes europiane të kohës së mesjetës.Të gjitha këto dhe periudha të ndryshme duke veçuar atë Kuvendit të Lezhës dhe lëvizjet tjera ndërkombëtare e ushtarake të tij si dhe marrëdhëniet me Papët, Princët e mbretërit apo ehde liderët e asaj kohe dhe politikat që ai luante në mënyrë konstante dhe konsistente e tepër të urtë në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare ,ku rol të rëndësishëm ka luajtur edhe ipeshkëvi shqiptar ,këshilltari dhe sekretari i shtetit të Arbërit Pal Engjëlli dhe shumë personalitete tjera gjurmlënëse të kohës së mesjetës.

Ndersa keni perdorur mjafte dokumente, kronika historike e dorshkrime europiane dhe arkivave sa keni arritur te ndriçoni periudhen e shekullit XV?

Periudha e shekullit XV është një nga periudhat e dhimbjeve të lindjes së një europe të re në kuptimin e rilindjes europiane,sepse kombet tani kishin filluar të hedhnin hapat e parë drejtë konsolidimit të tyre kombëtar në kuptimin e ndërtimit të tyre të jetës jo vetëm kushtetuese por edhe të sistemi të qeverisjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve politik e diplomatike si dhe të atyre në tërësi ndërkombëtare.Ishte ky shekull kur u ideuan apo u vunë themelet e diplomacisë si lëmi e domosdoshme ,ishte poashtu ky shekull kur do të fillon mendjet iluministe të mendonin edhe për rrugën e ides europiane dhe të bashkimit në një unitet të plotë të saj,Një nga ideatorët e parë të këtij bashkimit të natyrshëm ishte edhe Gjergj Kastrioti ,madje mund të thuhet se ai ishte ideator i unionit europian ,unionit të gjallë dhe aktiv ashtu siç e kishte menduar ai.Prandaj shekulli XV është shekull i filleve të lulëzimit të fushave të rëndësishme si politike e diplomatike ashtu edhe i lëvizjeve të kombeve drejt një rruge të re rrugë të natyrshme dhe me vizion të qartë të një të ardhme të përbashkët të kombeve europian.Por duhet vënë re se shekulli XV ishte edhe shekull i sfidave të mëdha sepse europa ballafaqohej më një nga armiqët barbar të asaj kohe perandorinë barbare otomane e cila kishte sjell nga azia ideologjinë e saj sulltaniste dhe tentonte ta vendoste qendrën e saj në Konstantinopoj.

Sfidat e tilla këkronin unitet të të gjitha kombeve europaine dhe politikës së tyre ,por një gjë e tillë mungoj dhe i vetmi që u bë mur i pakalueshëmishte Gjergj Kastrioti, prandaj edhe e kam quajtur si avokat të qytetërimit europian sepse ai pikërisht ai e mbrojti si kombin shqiptar nga kjo ideologji barbare ashtu edhe tërë familjen europiane gjerë në ditën e fundit të jetës së tij.

Cili eshte roli qe kane luajtur Kastriotet ne betejen e Kosoves te vitit 1389 dhe ne pergjithesi ne historine e kombit shqiptar?

Roli parësor do të thoja në këtë betejë ka qenë i Kastriotëve ishte njëri nga të afërmit ë kësaj familje që i printe kësaj lufte kundër barbarisë turkë në trojet shqiptare së bashku me koalicionin e kombeve të krishtera që ishin ftuar në betëjë.Ndërsa duhet potencuar se serbët nuk kanë luajtur ndonjë rol të madh në këtë betejë ,por ata e kanë kthyer këtë në anën e tyre për të përfituar politikisht dhe ideologjikisht ,sepse siç tregojn dokumentet në njërën anë gjoja luftonte kundër turqëve ndërsa në anën tjetër lidhte marrëveshje me ta ,madje mund të thuhet se humbja e kësja beteje ishte si rezulat i tradhëtisë së një despoti serb të asaj kohe ,sepse ai kishte bërë marrëveshje që në raste humbje apo fitore të ndanin së bashku plaqkët dhe kështu edhe ndohi më pas.Prandaj beteja e Kosovës është betejë e të gjitha kombeve të koalicionit të krishterë të asaj kohe ndërsa shqiptarët kanë luajtur rolin kryesor në të dhe kjo bazohet dhe dokumentohet mjaftë mirë.

A ishte Vesava siç e quani ju ne librin tuj princeshe e fisit te Arberit dhe pse e keni quajtur Vesava ,kur ne librat tjere qe kemi lexuar permendet si Vojsava?

Sigurisht ,ajo ishte e një ngë fiste fisnike të kohës, „Vesava Tribalda ishte e afërta e gjakut të Muzakëve, e bija e një princi shqiptar, po ashtu edhe ai i gjakut dhe i fisit shqiptar në rajonin e Pologut (Pologum), të banuar historikisht me shqiptarë. Fjala Polog do të thotë përgjatë pyjeve apo hapësirës. Po ashtu, duhet nënvizuar se ky rajon në kohën e mbretit Gent ishte pjesë e administrimit të tij.“Ndërsa emëri Vesava është vënë sepse të gjitha literaturat e kohës janë bazuar nga disa autor që kanë ngjyer në gjellën sllavë dhe kanë kthyer emërat nga Vesava që ishte një emër i vejtër pellazgo-ilirë ,që rridhte nga vesa e qiellit dhe në kohët e lashtë kishte mjaftë emërtime të tilla , në emër Vojsava ,gjë që nuk është emër i përkthyer sipas bindjeve të shkrimtarëve të asaj kohe.Prandaj emri Vesava është emër i lashtë pellazgo-ilir.

Per prejardhjen e Skenderbeut ishte Dibra apo ndonje vend tjeter?

Sipas dokumenteve dhe kronikave e dorshkrimeve Skënderbeu ka lindur diku në mes të Pulatit dhe Dukagjinit ka të dhëna se ky vend gjendet diku në Has të Prizrenit ,dhe se fisi prej nga vjenë Gjergj Kastrioti ishte ai i Kastratëve,pra Fisi Kastrati ,prandaj është diku në hapësirën e Hasit sepse nga atje ka administruar duke përfshirë edhe Dibër dhe pastaj tërë Epirin apo shtetin e Arbërit.Ndërsa zhvendoosja në Dibër është bërë për të lëvizur atë nga gjeneza ,pra për të mos lejuar që ne sot të saktësojm ,por ja që faktet flasin dhe ai ka lindur pra aty në mes të Pulatit dhe Dukagjinit dhe kjo është faktike.

Sa femije kishte Skenderbeu nje apo edhe me shume?

Gjergji kishte vetëm një djal nga martesa me Donikën dhe ai ishte i vetëm ,kjo vërtetohet në rastin e lënies së testamentit atij ai thërret të birin e ti dhe të mbledhur rreth tij ishin miqët ,bashkëshortja etj,prandaj nuk kishte fëmijë të tjerë përveq Gjonit që kishte lënë emrin e të atit të tij Gjon Kastrioti.

Skenderbeu dhe liderët e kombeve europian sa ishin ne nje linj dhe a kishte mbeshtetjen e duhur nga kombet tjera?

Gjergj Kastrioti ishte një lider dhe strateg i madh ai ishte burrshtetas dhe mbante lidhje të vazhdueshme më liderët europën etë asja kohe,ai udhëhqite një politik të urtë ,vizionare dhe pragmatike ,marrëdhniet më liderët tjerë i kishet gjithnjë në nivelin i aleatëve dhe politikavë të përbashkëta ndërkombëtare dhe të luftës kundër perandorisë barbare otomane. Thjeshtë ai kishte një politik të palëkundshme sido që të silleshin liderët tjerë karshi sfidave të përbashkëta ai nuk i shihte në ngushtësinë e interesit gjërat por në syrin e largpamësit dhe të urtit ai mbante një politik të lakmueshme ,marrëdhenie të mira diplomatike me shtet tjera europiane ,me lidertë e saj në atë koëh dhe parasëgjithash një qeverisje efikase.Ndërsa mbështeteja nuk ishte ashtu siç e kërkonin rrethanat politik ,ushtarake dhe të sfodave të asaj kohe,pra thënë më saktë mbështetja ka mungaur dhe ishte pikërisht kjo mungesë e mosmbështetje një nga gabimet e mëdha të liderëve pasionant të asja kohë që më shumë e donin dhjamosjen ne pushtet dhe brenda interesave të ngushta se sa shporrjen e armikut të përbashkët pra të perandorisë barbare ortomane nga trojet e përbashëkat europiane .Kështu që Skënderbeu u bë e vetmja mburoj e tërë kombeve dhe ai ishte i vetmi që ka luajtur një rol vendimtar në këtë periudhë,duke mos harruar edhe Gjon Hunyadin mikun e tij dhe aleatin e madh të asaj kohe.

Lidhja apo Kuvendi i Lezhes ishte nje bashkim ushtarak apo edhe politik apo edhe me shume?

Kuvendi i Lezhës i marsit 1444 ishte jo vetëm një lidhje ishte hapi më i madh i të gjitha kohërave i politikës shqiptare si në fushën e politikës, kombëtares, dhe atë të bashkimit të mendjeve dhe forcave për një rrugë të re të përbashkët atë të betejës kundër te keqes kundër barbarësi otomane.Kuvendi i Lezhës ,është kuvend që mblodhi fisnorët dhe kryefisnorët e të gjitha trojeve për të lëvizur proceset përpara ,për të vënë unitetin e gjallë në praktik në jetën më dinamike më energjike të kohës, për të bërë së bashku shtetin e arbërit si një nga shtetet demokratike të kohës së mesjetës ,të fuqishëm ku dëgjohet zëri i tërë kombit të përfaqësuar nëpërmjet kryefisnorëve e fisnorëve të trojeve shqiptare.

Pra Kuvendi ishte treguesi më i mirë se vetëdija kombëare ishte e gjallë e lidhur ngushtësisht si në mendjet e të gjithëve ,trupin e tij ashtu edhe shpirtin,pra kuvendi ishte një akt historik ,ishte një triumf i kombit shqiptar,sepse ai mblodhi forcat e tij mendore e fizike dhe u rendit si në betejën kundër të keqes ashtu edhe në idenë dhe praktikën e gjallë të forcimit dhe ndërtimit të shtetit të përbashkët të Arbërit në krye me Gjergj Kastriotin liderin dhe vizionarin e madh të kombit shqiptar europian.Madje duhet nënvizuar se edhe qielli e kishte miratuar dhe vulosur këtë akt të Kuvendit të Lezhës sepse atë ditë të gjithë njëzëri dhe në unitet vendosën të ecin dorë më dorë në rrugën e sfidave,betejave dhe të ardhmërisë .

Kohet e fundit ka tendenca te cilat kane filluar te hedhin shigjeta te shumta ne drejtim te Skenderbeut per ta njollosur ate dhe vepren e tij kombetare ,pse ndodh kjo pikerisht tani?

Flamurin e mohimit,të riskllavërisë, të zmadhimit të plagëve të hapura të kombit shqiptar ç'moti i kanë ngritur disa individ ,mbetje sullataniste të cilët jo vetëm përdhosin gjërat dhe personalitetet mbikohor e te shenjta të kombit shqiptar europian,por edhe duan që të i largojn nga historia dhe realiteti i përditshëm i ynë ,i jetës sonë kombëtare ,gjë që nuk do të ndodh në asnjë kohë dhe asnjëherë.

Individ të tillë janë tregues i asaj se ata janë frymnxënia e këtij vendi, ata janë gjemba që nuk lejon si ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe edukimit të shëndosh ashtu edhe të rrugëtimit të kombit tonë në rrugën drejt rikthimit në familjen europian, aty ku e ka pas që në fillim vendin e saj historik e kombëtar.

Shigjetat e sulltanizmit nuk mund t'i bëjnë dotë asgjë një njeriu ,lideri dhe heroi të shenjët siç është Gjergj Kastrioti ,ai tanim është në majën e lavdisë dhe ashtu sic e ka pasur veshur më parë edhe tani është i veshur më prazmorën e drejtësisë e të vërtetës ai është drita e kombit shqiptar europian që errësira frikohet se mos rastësisht po i zbulon lakuriqësin dhe turpin e saj.

Këta indivd janë mbëtje sulltaniste e llojit të Ballaban Pashës ,dhe Haxhiqamilëve ,këta janë fryma e mohimit ,dhe ecja sipas erëravë ideologjike ,prandaj shihet qartë se sa të ketë instikt të tradhëtarëve të kombit do të ketë edhe ballabana dhe haxhiqamila ,por një ditë do të shuhet ai instikët dhe kombi shqiptar do të ecën i sigurtë në rrugën e njohur të tij dhe rikthimin më dinjitet në familjen europiane.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora