E premte, 26.04.2024, 11:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Veneta Çallpani: Gjurmë

E merkure, 17.04.2013, 07:23 PM


Gjurmë

Nga Veneta Çallpani

Një udhëkryq rrugësh. Secila ka një destinacion, por unë nuk di kë të zgjedh. Ndërkohë, koha ambicioze vazhdon duke përshkuar të gjitha labirintet. Ajo lë pas njerëz, ngjarje, histori që herë duken të pavdekshme, herë humbasin fillin në rrugën e harresës.

Shoh rreth e qark. Ndodhem nën një qiell dhe pyes veten, sa njerëz janë ndodhur në të njejtën rrugë, kanë vështuar të njëjtin qiell dhe kanë ndjerë të njëjtin presion të kohës në pamundësi për të bërë një zgjedhje??

Hedh një hap dhe ndaloj sërish. Kthej kokën pas dhe ndesh në gjurmën time. Një hap përpara e la atë gjurmë. Por ajo nuk duhet të ndodhet në atë rrugë. Po sikur të kthehem pas edhe njëherë dhe të lë një gjurmë tjeter? Por nuk do të jetë më njësoj. Gjurmën e parë e hodha duke menduar diçka krejt ndryshe, me një qëllim që nuk përputhet me atë që dua të lë tani. Në kërkim të rrugës së drejtë, sytë me kapin një labirinth të virgjër. Asnjë gjurmë, asgjë që të krijon përshtypjen se aty ka ekzistuar diçka. Duke mos dashur të “mbivedos” gjurmët e mia në rrugët e shkelura nga kushedi se sa herë, mora atë rrugë me shpresën se unë jam e para që do të shkel aty dhe të tjerët do të ndjekin hapat e mi. Por zhgënjehem kur në gjysmë të rrugës ndesh në disa gjurmë të tjera. As ajo nuk ishte rruga e duhur, dhe me duhet të kthehem sërish pas…Ktheva kokën por nuk guxova të bëj asnjë hap mbrapa..Mbase vërtetë ajo mund të mos ishte e duhura, por DIKUSH do të bëjë rrugën time dhe do të shkelë mbi të njëjtat gjurmë!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora