Kulturë
Përparim Hysi: E shijoni si unë pranverën?!
E hene, 15.04.2013, 06:11 PM
E
shijoni si unë pranverën ?!
Nga Përparim Hysi
E shijoni
si unë pranverën?
Lulëzimin
e bimëve në fusha?
S'e kini
si unë "licencën?!"
S'e kini:
ju mungon "vula"
Ju mungon
ajo "vula e thatë"
Që e kam
veç unë, "noteri"
Unë e kam
se qeshë në fshat.
S'besoni?
Dëshmon gjithë Fieri.
Qeshë dhe
ndjeva afshin e tokës
Pashë
mjegullën mëngjesit mbi lumë
Qeshë mes
miqësh e shokësh
Jo. S'e
shijoni dot si unë.
E gjeta
frashërin plot gjethe
Fap dhe
hipa mbi të si dikur
Biçakun e
kisha me vete
Nga
frashëri nxora lëkurë.
Lëkurën
zura dhe e ormisa
Me të seç
bëra një culë
Si
fëmijërisë e ujdisa
Dhe
më nuk isha më burrë.
Culës zë
dhe i bie
Një avazi të vjetër baritor :
"Dhëntë
në kullotë i shpie"
Në këtë
mëngjes pranveror.
Më ikën
gjithë hallet e dertet
Shqerrat
më kënaqin me blegërima
Pranverë,
për ty më zënë "ethet"
Në fshat
me ty ia bëj prima.
E, pra,
s'e shijoni dot pranverën
Në fshat
pranvera ka domenin
Në
pretendoj se kam "lincencën"
Se në
fshat unë gjej Edenin.
10 prill
2013
Një vështrim si
"jashtëradhe"
Kur të
shoh që je e bukur
E ndjej
veten si të "ri?!"
Ke parë
ti që bëhem "turbull?!"
Turbull,
tash, në pleqëri ?!
Kur
njeriu zë bëhet plak
Siç jam
unë, në moshën time,
Zë e
"rihet" pak nga pak
Veç i
joshur nga vështrime.
Sado tash
s'është i "rrezikshëm"
Se më nuk
është "konkurent"
Prej
vështrimesh,sado "trishtshëm"
Zë
"grefoset": djalë levent ?!!!
Kapet
krejt si një i mbytur
Do
shpëtim nga një fillkashte
Edhe unë
jam "përtëritur"
Nga vështrimi si "jashtëradhe"
12 prill
2013
Dashuria
Dashurinë
kurrë s'e kam quajtur tek zbavitëse
Si një
"komoditet" apo si thelë
përmbi bisht
Dashurinë
e kam pranuar si ndjenjë tronditëse
Dashuri
quaj atë që del nga një shpirt.
Ndodh që
dashuria s'kënaq "palën tjetër"
Se jo
kushdo dashurinë e përligj
O, më
besoni ! Tash jam goxha i vjetër
Dhe jam
nga ata që për dashurinë vihem në kryq.
Nuk jam
nga ata që të "velem" lehtë
As nga
ata që dashurinë ta nxjerrë në pazar
Kur
dashuroj, jam tepër i sinqertë
Dhe
dashuroj me shpirt e me mall.
E di mirë
se ç'është akti cfilitës
Që i bënë
zëmrat mos pyesin për moral
Ndodh që
realiteti të jetë dhe "tronditës"
Por
zëmrat nuk pyesin kur janë mbushur mall.
14 prill
2013