Mendime
Bedri Blloshmi: Ku po na çojnë komunistët!?
E premte, 05.04.2013, 09:00 PM
KU
Nga Bedri Blloshmi
Sapo u
shpartallua perandoria Turke, në Europën e vjetër dhe kryesisht në Ballkan,
mendohej nga më të fortët që të nxirrnin përfitimet e tyre duke grabitur trojet
e një vendi për t’ia dhënë një vendi tjetër duke krijuar edhe shtete që s’kishin
ekzistuar kurrë. Kjo ndodhi dhe në Shqipëri pas ngritjes së flamurit shqipëtar
nga plaku i mençur dhe guximtar, Ismail Bej Vlora, më 28 Nëntor 1912.
Një vit
më vonë, pra më 1913, mbasi planet ishin bërë nga Londra dhe Berlini që
shqipëria të shqyhej duke e krasitur dhe plotësuar grykësinë e armiqëve tanë
shekullor, Athina dhe Beogradi. E bënë Shqipërinë copa-copa duke shfarrosur
popullsinë autoktone kur vendosën kufijtë e rinjë. Shumë qeveri u krijuan deri
më 1920 ku Kongresi i Lushnjës përforcoi edhe një herë që ajo copë Shqipëri do
ekzostoi dhe se ka patriotë që nuk shiten. Mbërriti më pas revolucioni famëkeq
i qershorit më 1924 dhe përmbysi me dhumë qeverinë e ligjëshme të Ahmet Zogut.
Një prift, Fan Noli, i cili më 1927 shkoi në Rusinë e kuqe dhe përshëndeti me
rastin e 10 vjetorit të Revolucionit të Tetorit dhe atje e quajtën “prifti me
veladon të kuq”. Ahmet Zogu kthehet përsëri duke e përmbysur priftin. Krijoi
shtetin, u lidh me perëndimin duke qënë i vëmendshëm dhe korrekt për gjithë atë
copë vend që na lan që nga 1913 deri më 7 prill 1939 kur bota do hynte në një
luftë tjetër e cila u quajt lufta e Dytë Botërore.
Ndërsa në
Shqipëri mori rrugë lufta civile (vëllavrasëse) e filluar nga terroristët
komunistë. Për ta vërtetuar se është mëse e vërtetë që është zhvilluar luftë
civile po citoj se çfarë ka shkruar gjenerali Wilson (komandant supreme i
aleatëve) Enver Hoxhës. “Më duhet të vë në dukje se armët e furnizimit që ju
dërgojmë janë të destinuara vetëm për një qëllim, e pikërisht për të ndihmuar
forcat tuaja që të luftojnë armikun. Unë nuk mund të tolerojë që ju t’i
përdorni këto armë për të vrarë dhe për të eleminuar bashkëatdhetarët tuaj për
qëllime politke.”
Mbasi u
vranë dhe u masakruan mijëra familje atdhetare (nacionaliste) që luftuan me të
vërtetë për Shqipërinë ku nga goja e tyre dilte e vetmja fjali “TË RROJË
SHQIPËRIA” para skuadrës së ekzekutimit, ndryshe nga sa thoshin komunistët që
“atdheu ynë është gjithë bota”, mbas 1944 do fillonte terrori mbi pjestarët e
tjerë të këtyre familjeve. Ky terror do të fillonte më 1945 deri më 1990 i cili
zhdukte, varte, pushkatonte, burgoste, interrnonte e sekuestronte vetëm
familjet kundërshtare.
Kjo
tragjedi do të vihej në skenë nga komunistët të cilët zbatuan vendimet me
kryeregjizorin enver Hoxha. Këta sajonin “grupe armiqsh” për krime imagjinare,
i pushkatonin mbas atyre që kishin varur, burgosur dhe të tjerët internoheshin.
Numërohen mbi 6550 të pushkatuar që sot ende janë kushedi se ku të groposur e
pa varr. Numërohen mijëra të burgosur të vdekur nëpër burgje, mijëra të
interrnuar, mijëra
të vdekur
në interrnim, shumë e shumë fëmijë të porsalindur nga pa ushqyerja nga keq
jetesa, të rrethuar me tela me gjemba. Çmendinat u mbushën plot nga të
burgosurit e torturuar e nga elektroshoku, të paralizuar nga gjilpërat e
absesit që rënkonin shtrirë në çimentot e dhomave të vdekjes të spitaleve
Brenda në çmendinë. Listat emërore të intelektualëve nga vrasjet masive. Le të
përmendim terrorin e Kryengritjes së Postribës, gropën e Valmirit me të vrarë e
të gjallë që si kishte kapur breshëria e kallashnikovit, shashkën e hedhur nga
vetë sigurimi në Ambasadën Ruse për të vënë në skenë skenarin e përgatitur për
të masakruar 22 intelektualë në Tiranë. (Pa përmendur këtu ata që u burgosën
dhe familjet që u internuan.) Kemi shumë e shumë “grupe” e vrasje masive dhe
këto duan volume të tëra për t’i rreshtuar e jo më t’i përmendësh në një mikro
shkrim, (madje qëllimi i këtij shkrimi është tjetërkund.)
Mbarimi i
Luftës së Ftohtë do të kurorëzohej me rrëzimin e kështjellës së dekompozuar të
komunizmit rus. Kuptohet se satelitët e kësaj kështjelle do të rrokulliseshin
në humnerën pa kthim. Edhe në Shqipëri, s’kishte sit ë ndodhte ndryshe. Filluan
lëvizjet e porositura nga sekretai i parë i komitetit të partisë Ramiz Alia, me
udhëzimet e Katovicës e të Gorbaçovit.
Unë dua
të citoj vetëm disa rreshta të Ramizit përpara byrosë:
“Sistemi
ynë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si
detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë…
Le të
krijojnë kundërshtarët tanë, parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje
do t’i nxisim ne vetë, por kryesorja është që të gjitha këto parti të
kontrollohen nga ne vetë. Për këtë dhe programet e themelimit do t’i formulojmë
ne. për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin
strategjinë tonë. Partia që do të marri pushtetin, është e lirë të shajë pushtetin tonë, por këtë ta bëjë fort,
sepse kështu do të fitojë simpatinë e përëndimit dhe të desidencës
antikomuniste…
Të
persekutuarit politik: Ata janë nëpër burgje të dënuarit dhe të persekutuarit
politik antikomunistë sigurisht që do na shajnë…Këta do t’i afrojmë dhe do t’i
japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme, por kurrë, kurrë nuk do t’i lëmë
të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepses sapo të marrin fuqinë do
të fillojnë të hakmerren…Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim
edhe kompesim në para të burgosurve politik…
Të
sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u
njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i
ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kini parasysh, të keni kujdes
nga fëmijët e të persekutaurve politik…”
Tani unë
u drejtohem të burgosurve politik, të shpronësuarve dhe sekuestruarve, se këto
që thotë Ramiz Alia a janë zbatuar me kujdes nga ata që na “përkrahën” dhe ne u
besuam në vitin 91-92 e më tej?
Lexova në
një media të shkruar (se pothuaj e kishin shumë media) se partia demokratike,
njeh dhe mbron të gjitha dekoratat e komunizmit, nga ana tjetër po nga PD janë
dhënë dekorata për shumë personalitete të pushkatuar, të humbur e të burgosur
politik. Tani njëra palë ka vlerë o persekutori, o i persekutuari. Të njohësh
të gjitha dekoratat e diktatorit e ta vlerësosh do të thotë të shkelësh mbi
gjakun e mijëra e mijëra të pushkatuarve, të zhdukurve, të shkelësh mbi mijëra
e mijëra nënave shamizeza, të mohosh ata lumenj gjaku, lumenj lotësh që kanë
filluar të derdhen që nga viti 1943 e deri më 1991. Kjo është demokracia?
Atëherë pse çirret PD kur thotë se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër në
Europën Lindore? A është tallje kjo me klasën tonë të përmbysur, a është
përçmim për të vrarët e të burgosurit politik? A tregon kjo gjysmën e partisë
së punës e cila e tregoi veten se nuk do të shkëputet kurrë nga Neronët,
Cingiskhanët e kainët e komunizmit? A duhen besuar pëshpërimat se do të
vendoset busti i diktatorit? A duhet të përmendet një thënie e agjentit të
kohës së Luftës së Dytë Botërore, Kim Fillbi “Kush ka qënë komunist vetëm një
orë, komunist mbetet gjer në varr.”Ku po na çojnë komunistët fanatik? A duhet
të heshtim ne përpara kësaj tragjikomedije që faturohet?Ngrihuni ju të
zhdukur,të pushkatuar anë e mbanë Globit e mbrojeni Shqipërinë se ne të gjallët
kemi vdekur dhe skemi mundësi ta ndryshojmë fatin e vendit.