Kulturë
Vullnet Mato: Dashuri në klasë
E merkure, 06.03.2013, 07:11 PM
Vullnet
Mato
DASHURI
NË KLASË
Kur jepja
mësim,
para
vitesh të shkuar,
kisha në
matura
një çift
të dashuruar.
Ngulur
rrënjë e degë
tek e
fundit bankë,
me buzët
dhe duart
në qypin
me mjaltë...
Kishin
zgjidhur trurin
nga
atmosfera përqark,
dyzetë
minuta frymonin
në
qiellin e shtatë.
Madje dhe
kur emri
u cekej
ndonjë orë,
jehonin
plot zërin:
“Vër
katrën, profesor!”
Klasa
ishte për ta,
një
livadh i gjerë,
ku
kulloste kopeja
me
tridhjetë krerë.
Unë isha
delja rudë,
që gjithë
vitin blegërija,
dhe
nxënësit, shqerrat
që pinin
sisët e mia.
Ndryshe
ata qingja
të butë
bredharak,
dashurinë
e tyre
kullotnin
pa merak...
Derisa me
katrat,
për nëntë
muaj viti,
shtruan
si kalldrëm
plot një
faqe regjistri.
Në fund
djali pyeti,
pa u
druajtur aspak:
-Të
paktën, ta dimë,
profesor,
na le për inat?
-E
dini... inat me asnjë,
s’kam
mbajtur gjer tani,
përkundrazi,
ju ishit
dy
manarët e mi;
Por nuk
dini kryesoren,
që dinë
kaluesit e tjerë,
se këto
banka çdo vit,
të
mirëpresin një herë,
kur në
orët brenda klasës,
nga
mësimi dhe dashuria,
ke kohë
vetëm për njërën,
s’ka si
bëhen mirë të dyja!...