E premte, 26.04.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Datëlindja e Pavarësisë

E hene, 18.02.2013, 05:59 PM


DATËLINDJA E PAVARËSISË

-…mendoj se 02 Korriku 1990. asht e vetmja ditë e lindjes së Shtetit të DARDANISË. Asnji datë tjeter që neve shqiptarët kemi zakon ti pjellim nuk asht e sakt dhe nuk asht e drejtë, por asht thjeshte nje fallsifikim i historisë-

Nga Selim M. Nëngurra

Kam mendue shumë para se tja filloj ta baj këtë shkrim. Vendosa mbramë që mos ta baj ama sot më vërshuen mesazhe të shumta nga miqët e mi dhe në vend që të i falemnderoj e gëzohem unë u irritova me ato mesazhe dhe vendosa ta baj shkrimin.

Kur thash se kam mendue, desha te shtoj se neve jemi popull hatermadh dhe na kërcen kandari perpjetë lehtë dhe gjykova mos tja lëshoj vetit lukuninë e sulmeve në komente perfundi shkrimit tim sepse tek e ma e mbramja, kam me çka të mirrem në vend se me u marr me llomin e honrakun e lukunisë tonë katunareske që asht e mbushun perplot patriotizem folklorik dhe asesi nuk kupton dhe as nuk don ta kuptoj mendimin alternativ të tjetrit sepse e ka mbjell fatalisht në tru mendimin e vetë të mbrapsht.

Janë disa arsye që sot ma në fund vendosa ta shkruej dhe ta baj publik këtë shkrim.

Me 17  shkurt 2008 në Parlamentin e Dardanisë u mbajt seanca solemne per të shpallë Mvetësinë e Dardanisë dhe që në vetë protokollin e kësaj seance u shkelen Institucionet e Shtetit Dardani, Institucione këto të dala nga vota e popullit në liri ama të ndertueme nga gjaku i shqiptarve pergjatë historisë nji shekullore nën robninë serbosllave. Edhe në shtetet ma totalitare të botes nuk do ndodhte ajo që ndodhi me 17 shkurt 2008. në Parlamentin e Dardanisë.  Pra edhe në Banglladesh apo në Korenë e Veriut, në Kubë e ku dreq tjeter doemos do respektohej hierarkia institucionale shtetnore. Kjo nuk ndodhi me 17  shkurt 2008. në sallen e Parlamentit të Dardanisë në kryeqendren e saj në Prishtinë. Kaini enverostalinist me shpirt katil, me fytyrë monstrumi njeriu i perfolun me vite per krime të shumta ndaj njerzimit e edhe per krime lufte që kishte arritë ma në fund ta marr Qeverinë e Dardanisë në duert e veta,  Hashim Thaçi paturpsisht dhe në formen ma kriminele shkel Kuvendin e Dardanisë dhe detyron të heshtin të gjithë, sepse ai dhe vetem ai asht njeriu që e shpallë mvetësinë e Dardanisë !!!

Bota i ka pa e edhe sot i pam disa here spotet e asaj dite në sallen e Kuvendit të Dardanisë ku Kryetari i shtetit Dr. Fatmir Sejdiu i ulun si nji kukullë ( ama shifej se në mbrendi të shpirtit vlon nga inati ) shikon e duartroket fjalitë e Hashim Thaqit per shpalljen e Mvetësisë së Dardanisë. Poashtu personi numer dy në hirarkinë shtetnore Jakup Krasniqi rrinte ulun dhe bante aminin broçkullave të Hashim Thaçit. Pra me 17 shkurt nuk u shpall asgja pos se u institucionalizue marrja e pushtetit të Dardanisë nga ana e matrapazve të LPK-së enverostaliniste që tash po thirren si demokrat dhe po sundojnë e sakatosin Dadaninë dhe popullin e sajë..

Me këtë ditë Hashim Thaçi shkeli institucionet e vendit që e ka lind e rrit dhe shpalli veten Despot dhe despotizmi i ti sot po shifet edhe nga Hana apo planeti Mars. Personalisht nuk e pranojë këtë ditë si ditë per festë dhe gëzime, por si ditë per kujtim të kobshem sepse me këtë ditë Dardania, Atdheu im u fut në duert e njerëzve analfabet, shkatrrues institucional, shkatrrues të historisë e kulturës shqiptare dhe rranjeve të kulturës pellazgo-ilire e perkatësisë europiane të shqiptarve.

Mvetësia e Dardanisë asht shpall me 02 Korrik 1990. Kjo asht data e shejtë e historisë së popullit shqiptarë në Dardani sepse kjo ditë shenoj fillimin e pranimit nderkombëtarë të Dardanisë shtet. Pra kur Deputetet e Parlamentit të Kosovës në at kohë Krahinë Autonome me status në bashkësinë e ish Jugosllavisë ama element konstituiv i këtij shteti shpallin para dyerve të Parlamentit Mvetësinë e Dardanisë Republikë e Mvetësishme ashtu sikur u shpallen dhe u ban shtete të gjitha njisitë konstituive të ish Jugosllavisë socialiste ma heret. Kjo shpallje ishte heroike sepse dyert e Parlamentit Deputetve të popullit i mbylli Kryetari serb i Kuvendit dhe këta Trima që ma si lind nana të rrethuem nga tankse e autoblinda si dhe kordone policesh e ushtaresh serb publikisht dhe haptas para kamerave të shumë gazetarve e TV-ve vendore e të hueja lexuen DEKLARATEN KUSHTETUESE PER SHPALLJEN E KOSOVËS REPUBLIKË E PAVARUN . Gadi të gjithë këta deputet sot ende janë gjallë ama janë të lanë anash e të perbuzun tmerrësisht nga klanet mafioze serbosllave të LPK-istve që kan sot pushtetin në Dardani . Populli mban mend Bujar Gjurgjealen, Muharrem Shabanin, Iljaz Ramajliun etj etj, bijë e bija nanash që nuk ju tremb çerpiku i synit as nga grykat e topave e tytat e armve të makinerisë pushtuese sunduese serbe, por lexuen Deklaraten dhe shpallen Dardaninë Republikë e Mvetësishme.

Me 07 shtator 1990 në Kaçanik po këta deputet shpallin Deklaraten Kushtetuese dhe kështu per herë të parë në histori vendosin institucionet e dala nga populli per shtetin Dardani.

Sot këta LPK-ist me marketingun e tyne katunaresk primitv per heroizmat e tyne gjoja të UÇK - ës kan arrit ta trullosin pjesen e konsiderueshme të popullit në Dardani dhe tue ba këso shpallje publike sikur kjo e 17 shkurtit 2008 dhe kan arrit të bindin bukur nji pjesë të popullit se ja Hashim Thaqi asht ai që e solli Mvetësinë, Hashim Thaqi e paska sjell edhe NATO-n në Dardani, Hashim Thaqi e paska ba luftën dhe e paska pas çlirue vendin tonë.

Unë mendojë se asht mjerim  të lejon populli që ky klan rrugaqesh me veprime kriminelesh e shpirtin plotë injorancë tja shuen e zhduk popullit HISTORINË sepse historia e Popullit Shqiptarë asht histori vuajtjesh, histori gjenocidesh, histori masakrash e dhunimesh nga pushtuesit e shumtë që shkelen e shkatrruen këto troje mbi dymi vite panderpre e posaqërisht të tmerrshme ishin pes shekujt e robnisë nga Perandoria turkoosmane dhe kjo e fundit serbosllave. Në stilin e idhullit të tyne Enver Hoxhes këta kopilë me gjak shaku e gabeli ( se po të ishin shqiptarë të paster nuk do ishin çfar janë ) këta po shkatrrojne historinë e popullit dhe po imponojnë ate që e bajnë vetë, me perfiditet si nxansa të shkelqyeshem të komunizmit këta po shkatrojnë kulturen shqiptare dhe atë po ja lejojnë ta shkruen e ta ban ish-pushtuesi osmanli i cili me pelqimin e kësaj kaste pushtetarësh në Dardani e besa edhe në Shqipni po ndryshon historinë tonë.

Sulltan Murat pushtuesi asht ba hero. Varri ku janë të mbrendshmet e ti  (sepse trupi asht balsamos që diten kur ate e vrau Milesh Kopiliqi dhe sot asht në Edrene apo diku atje në shtetin anadollak, pra aty ku jan groposë organet e mbrendshme të sulltan Muratit per mos me kuterbue erë) asht ba vend pelegrinazhi ku kryepushtetari i Dardanisë krah per krah me ate turk shkon per secilin vit të pervjetorit të Betejës së ashtuqujtun e Kosovës që ndodhi  me 28 qershor 1389 ne Fushen e Mjellmave që sllavet i thonë e Kosovës ndersa turqit ati vendi i thonë turqisht Gazimestan dhe perkulet e ban homazhe. Të njeten gja e bajn po në atë vend edhe popa e kallogjerë të serbve si dhe pjestarë të partive ekstreme antishqiptare serbe si ajo e kriminelit Vojisllav Sheshel, të bandave të kriminelve nga Veriu i Mitrovicës etje etj, serb fashist. Pse pra o popull po besoni se Hashim Thaqi dhe banditet e ti meritojnë të perkrahen. Pse o popull per ditë të zotit këtu e 100 vjet jeni pre e vra mes veti të ndam e perqam dhe asnjihere nuk keni parkarah intelektualin, patriotin e luftëtarin, por ahmakun, matrapazin, tradhtarin, vrasësin, krimineln ? !

Ka zana që thonë se 2 korriku 1990 vërtetë ishte ditë historike ama shkoj huq sepse nuk u pranue nderkombtarishtë, ndërsa 17 shkurti 2008 po. Unë mendoj se kjo aspak nuk asht e sakt. Dhe per këte unë kam argumentet e sakta. Kur u shpall Dardania Republikë e mvetësishme me 02 korrik 1990 dhe pas disa kohe edhe Deklarata Kushtetuese me 07 shtator 1990, në Kaçanik të gjithë lideret botrorë të atyne shteteve që ishin të angazhueme per problemet në ish Jugosllavi dhe luftat atje që i bante Serbija kunder të gjithë popujve komshi me radhe , pra nga kjo ditë këta lider ma nuk e thirren Dr. Ibrahim Rugovën lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e thirren Presidenti i Kosovës dhe ka pas edhe të tillë që e kan thirr Presidenti i shqiptarve në ish Jugosllavi. Pra DE FAKTO shtetet ma të forta botnore SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, Italia, Joponia, Suedia, Belgjika, Holanda e pak edhe Rusia e pranuen Kosovën shtet sepse e pranuen President liderin e saj popullor Dr. Ibrahim Rugova, kam ndegjue me veshet e mi disa here  në Tv. nga lajmet se si kryediplomati rus Qurkin e ka thirr President Rugova. Per njerzit normal dhe atdhedashes kjo asht meritë dhe kur meriten e pranojnë të tjeret neve duhet të krenohemi me të e jo ta luftojmë ate.  Ndersa DE JURE ky pranim nuk u ba në atë kohë nga e para sepse nuk ishte kjo e lehtë të bahet. Donte kohë pranimi DE JURE. Se asht ashtu dëshmon fakti se edhe pas 5 vjetve nga 17 shkurti 2008 nuk u arrit numri 100 i shtetve që pranojnë mvetësinë e Dardanisë dhe janë ende 5 shtet të Bashkimit Europian që nuk e pranojnë Dardaninë shtet të mvetësishem.

Pra edhe atëhere me 02 korrik 1990. Dardania asht pranue shtet nderkombtarisht dhe pse u pranue shtet u pranue edhe si palë e barabartë e konfliktit serbo-shqiptarë dhe ashtu u trajtue derisa ma në fund edhe vetë nderkombëtaret, pra ata që e kishin pranue edhe e ndihmuen dhe e çliruen forcat e NATO-s në veren 1999.

Por dakord, per momentin po pajtohem me këto broçkulla që i hanger populli nga Hashim Thaqi e banda e ti ( unë, personalisht, kurr nuk i hangra as nuk kam me i hanger ) dhe po pranojë se 02 Korriku 1990 nuk paska pas asnji randësi sepse nuk asht pranue ashtu si u pranue tash 17 shkurti i 2008 nga bota.

Mirë ama sipas kësaj logjike histori shkatrruese dhe histori falcbamse duhet edhe Shqipnia ta gjen nji ditë tjetër per ta festue si Diten e Mvetësisë e jo 28 Nandorin e Vlonës së Ismail Qemailit. As Qeverinë e vlonjatit DE JURE nuk e pat pranue askush nga Fuqitë e Mëdhaja të kohes , por DEFAKTO po e paten pranue disa e në veçanti Austro-Hungaria e Gjermania. Dhe pikrisht pse e paten pranue këto dy shtete ato edhe ban çmos per ta shpetue sepse ajo Qeveri rrezikohej nga mbrenda nga forcat bashibozuke shqipfolse të bejlerve e agallarve proturq dhe nga jasht nga Greqia, Serbia e Mali i Zi, andaj e ndihmuen Ismail Qemalin deri sa munden e kur pan se rrezikohej edhe jeta e ti e ndihmue dhe ai u largue në Itali e Fuqitë e mëdhaja solln Princ Vidin me të vetmin qëllim per ta ba nji shtet shqiptarë  ( sado të cunguem ) në Gadishullin Ilirik.

Andaj mendoj se 28 Nandori 1912 asht ditëlindja e Shtetit Shqiptar, REPUBLIKËS SË SHQIPNISË. Dhe tue u bazue në këto fakte dhe tu krahasue ato mendoj se 02 Korriku 1990. asht e vetmja ditë e lindjes së Shtetit të DARDANISË. Asnji datë tjeter që neve shqiptarët kemi zakon ti pjellim nuk asht e sakt dhe nuk asht e drejtë, por asht thjeshte nje fallsifikim i historisë. Neve si asnji popull tjetër në botë jemi të pamëshirshem kunder të arriturave tona, ma shumë i shaktrojmë vetë ato se sa na i shkatrron i hueji, pushtuesi. Kemi me disa dhjetra shembuj se si qeveritë që kanë marrë pushtetin e kanë ndrrue Flamurin, kanë ndërue data historike , kan shue e ndalue data e ngjarje historike e kulturore dhe me dhunë, me presione e shatazhe kanë ba flamuj të ri, kanë ba data historike të reja. Të gjitha këto per ti kënaq e ngop intereset e ngushta klanore të pushtetarve matrapaz, të pushtetarve pushtues mbi popullin dhe shtetin e vetë.  Keshtu , per Pavaresinë e Kosoves do të thosha me bindje se nuk duhej bërë ndyshimi i kesaj dite të shenjtë. Edhe shteti është diçka si Njeriu, si individi kudo në botë. Në çdo vend te botes njeriu ka të drejtë të nderroj emrin e tij, por ëasnjë vend të botes njeriu nuk ka të drejtë të nderrojë datlindjen e tij. Pse? Se askerkush ne ketë botë nuk ka lindë as nuk do të lindë dy herë. E keshtu pra, edhe Pavarësia jonë e kaqëndërruar ka vetëm një datëlindje. Është punë tjeter jetësimi i saj   per të cilen kemi kaq e kaq verejtje e pakënaqësi edhe sot që po ju bijen me të madhe trumpetave  të festës.

Zoti pastë mëshirë per neve dhe Ai na e ruejt Historinë e Shtetet tona, Ai na mbrojtë kulturen tonë e cila asht në rrezik të zhduket nga jokultura dhe terri afro-aziatik që pushtetaret mjeran e sollen në trojet tona.



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora