E premte, 26.04.2024, 07:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Mbi Lirinë dhe patriotizmin

E merkure, 13.02.2013, 09:09 PM


Mbi Lirinë dhe patriotizmin

Nga Gjon KEKA

Asnjëherë dhe në asnjë shekull apo vite përgjatë gjithë historisë nuk janë shuar përpjekjet e kombeve për liri , për të rregulluar natyrën e tyre ,karakterin dhe rivendos identitetin e tyre origjinal ,kjo për faktin se ato kombe kanë pasur deformime përgjatë historisë si rezultat i pushtimeve të ndryshme barbare të cilat kanë lënë pasoja të thella dhe kanë çorientuar ato si dhe ndal në rrugëtimin e tyre historik drejt të ardhmes.

Prandaj një hap i madh e i urtë përgjatë historisë mund të jetë një hap i shumëfrytshëm që drejton kombet drejt rigjetjes së rrënjëve të lashta të tyre dhe të restaurimit të plotë të rrugës gjatë të cilës ata u persekutuan dhe u përbuzën sidomos gjatë pushtimeve të egëra nga popujt ardhacak.Duhet thënë se kombi shqiptar e ka rastin e tij të madh që jo vetëm të rigjej rrënjët e tij ,por edhe të restauroj rrugën si dhe të përjetoj një ringjallje që jo vetëm do ta bashkonte atë shpirtërisht por edhe trupërisht me vetëveten në mënyrë të natyrshme si dhe do ta rikthente atë automatikisht në mesin e familjës së lashtë europiane.

Duhet nënvizuar këtu se kombi shqiptar europian nuk është një pjesë e rastësishme brenda racës së përgjithshme njerëzore ,as nuk e ka lidhur asnjëherë përgjatë historisë fatin e saj me atë të turmave të huaja endacake apo mbetjeve sulltaniste të cilat iu kanë ngjitë përgjatë historisë dhe pushtimeve nga Perandoria barbare otomane ,sllave etj.Por ai është një komb i lashtë me rrënjë të thella dhe me një strukturë organike, esenciale e vitale brenda racës së përgjithshme njerëzore posaçërisht racës së saj europiane.

Megjithkëtë ajo që dua këtu të shtroj është lira dhe patriotizmi i këtij shekulli tek ne, si dhe aftësia e lidershipit dhe gjithë kombit për të mbërri me urtësi deri të uniteti i plotë dhe i natyrshëm i kombit shqiptar europian ,ashtu siç ishte që në fillimet e tij .Për t'u relizuar të gjitha këto së pari do të duhej të ndodhë restaurimi dhe ringjallja e plotë e kombit, pastaj një unitet kombëtar sa më i fuqishëm i cili mund pastaj të trajtoj me vëmendje të madhe dallimet dhe defketet që përbëjn sifdën më të madhe si të vetë kombit shqiptar ashtu edhe të tërë gadishullit Ilirik.Mendoj se po të përjetoj një ringjallje kombi ynë dhe të restauroj rrugën e tij ,askush nuk do të kishte më asnjë arsye dhe asnjë vegël të huaj që do të mund të luante me ndjenjat kombëtare të kombit shqiptar ,as me përkatësin e tij ,identitetin dhe gjenezën e tij të lashtë nga brendësia e familjes së tij europiane.

Të gjithë armiqët si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm më nuk do të kishin asnjë mjetë për të provuar kundër kombit shqiptar dhe të gjitha gënjeshtrat do binin para fytyrës së tyre të hipokrizisë dhe demonizmit.Ringjallja dhe restaurimi i kombit shqiptar do të ishte akti më i madh historik i tij dhe sublim i nxjerrjës së tij në dritën e plotë dhe në zhdukjen e errësirës si kundër tij ashtu edhe brenda tij.

Po të ndodhte një gjë e tillë sa i lumtur do të ishte kombi në tërësinë e tij, çdo shqiptar do të ishte njësoj i mirë, i rrespektuar lartë si një qytetar i ndonjë vendi tjetër në europë dhe anasjelltas, paragjykimet do të zhdukeshin ,kjo për faktin se ai tanimë do të prezantonte një identitet real të tij,një kulturë rrënjësore europiane të tij ,pra kështu ai do të ecte në rrugën e përbashkët drejt një fati të përbashkët me familjen europiane.Thjeshtë të gjithë kufijt do të binin përball këtij realiteti të ndriçuar të tij dhe të gjithë do të shihnin veten njësoj në dallime por me një prejardhje të njëjtë nga rrënjët e tyre brenda familjes së lashtë europiane.

Kjo pastaj nënkupton edhe bashkëpjesmarrjen si në jetën e përbashkët të kësaj familje ashtu edhe në të mirat dhe në fitoret që do korrë ajo ashtu duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë ,por gjithnjë e mbështetur në shpirtin themeltar të saj dhe vlerat e pavdekshme.

Kështu do të mund të shihnim se si të gjitha gjymtyrët e kombeve që përbëjn një trup të përbashkët të kësaj familje do të shkelqenin të lumtura ,me një mirëqenje të lartë ,liri dhe atdhedashuri secili për kombin e tij dhe të gjithë për tokën e përbashkët të tyre ku jetojn si familje dhe anasjelltas.Një familje e tillë e bashkuar dhe mbështetur në shpirtin e saj themeltar është vatër e shenjtë e virtyteve më të mëdha e kombeve brenda saj dhe një rrezatim për botën demokratike në tërësi.

Tani shekulli XXI sidomos në gadishullin Ilirik po shihet si shekull i ndezjes së nacionalizmave dhe patriotizmit ,kjo në shikimit të parë përbën arsyen dhe domosdoshmërinë që ky rajon të rikthej gjënë e vetë të munguar prej kohërave të përmbysjes së tij nga pushtuesit barbar ,pra të gjej paqen e brendshem dhe të jashtme dhe të rikthej natyrën e vërtetë të tij.Ndërsa në anën tjetër kjo mund të shihet edhe si një lëvizje e kombeve në detin e trazuar të këtij rajoni për të dal ashtu ose të gjithë kombet autoktone të shpëtuara në tokën e tyre ose sërish të pakonsoliduar dhe pa vendin e tyre të merituar historikisht.

Por ka edhe shenja tjera në këtë shekull të ndezjes së “ nacionalizmi artificial apo plastik“ kjo për faktin se në këtë rajon kemi popuj ardhacak siç janë mbetjet e pushtuesve turq, sllavë etj të cilat akoma disa me ideologjiën e tyre sulltaniste e të tjera me megaliden dhe naçertanin duan që me demonizmin e tyre ose të rrënojn të gjitha gjurmët e kombit shqiptar ose ta bëjnë atë vegël të tyre duke e skllavëruar ,këto shenja të kësaj ndezje “nacionalizmash plastik” të tillë jane jo vetëm fatkeqësia e këtij rajoni por edhe më gjerë.

Ndërkaq ajo që duhet vënë re këtu është dallueshmëria në mes të patriotizmit të vërtetë dhe atij të rremë.Patriotizmi është më shumë dashuri të sinqert kudo që të jesh për kombin dhe më shumë rrespekt për të tjerët dhe anasjelltas.Patriotizmi është gurthemel i zhvillimit të kombeve, individit ,qytetarit etj, një qytetar patriot është një atdhedashës punëtor ,frytdhënës mbrojtës i qenjes kombëtare e identitare me argumente përball shigjetave të brendshme dhe të jashtme të armikut kudo që te jetë, një qytetar patriot është një qytetar i sigurt i një kombi të zhvilluar,të civilizuar dhe të rrespektuar nga të gjithë.

Ndërsa një patriotizëm ,pa aftësi, efikasitet ,edukim të shëndosh të brezave ,ecjea në vizionin e etërëve të kombit dhe frytdhënie është patriotizëm i pashëndetshëm,bosh, dhe një lloj sëmundje apo çrregullim i brendshme i kombit.Një patriotizëm që nuk niset nga premisa e ndjekjes së përbashkët të gjërave të larta e fisnike për kombin ai nuk është patriotizëm ,ai është patriotizëm instiktiv dhe i padobishëm.Poashtu një “patriotizëm” që ushqehet nga mësues të huaj ideologjikisht helmues të cilët kan si mision për të sjell përçarje të brendshme kombëtare ai nuk është patriotizëm por një lloj patriotizëm më kapelë të huaj.

Sepse koncepti i patriotizmit të vërtetë është i lidhur ngusht me ekzistencën e jetës reale kombëtare,të identitetit, me rrënjët ,etërit, kulturën burimore,edukimin e brezave ,dhe ecjes në vizionin e paraardhësve.Thjesht patriotizmi i vërtetë është thirrje e brendshme nga shpirti e çdo qytetari, individi ,intelektuali etj për t'u ulur në tryezën e përbashkët të kombit dhe për të shikuar gjërat, gabimet,punët që duhet bërë ,frytin dhe zhvillimin e përgjithshëm të tij, një patriotizëm i tillë është patriotizëm që bashkon, që jep fryt ,që ngritë rrespektin e thellë për vlerat e tij në mënyrën me të lartë dhe që ngazëllen zemrën dhe fytyrën e kombit duke e bërë atë të rrespektuar nga të tjerët dhe anasjelltas.

Ndërkaq poashtu në këtë kohë nuk ka njeri ,popull ,komb dhe shtet që nuk flet për lirinë ,mungesën e saj apo keqpërdrimin që i bëhet asaj.Liria është vlerësimi i jetës së një populli dhe fatit të tij ,popujt që kanë mbajt gjatë zingjirët e skllavëruisë në qafën e tyre gjithnjë kanë luftuar dhe janë përpjekur pandalur për lirinë dhe emancipimin e tyre.Por ka pasur raste kur disa nga popujt posa kanë këputur zingjirët nga qafa dhe kanë shijuar për një kohë lirinë ,me apo pa vetëdije i kanë lidhur këmbëtë e tyre po me të njëjtët zingjirë të skllavërisë dhe kështu dëmi jo vetëm ka qene i dyfisht por edhe fatin që kishin për ta bërë liriën e tyre një kuror mbi kokën e popullit të tyre.

Duhet nënvizuar se liria është kusht i gjithë lumturisë së një kombi ,pra tregon se ai ashtu siç është dhënë mund edhe t'i ikën nga duart popullit nëse keqpërdoret apo nuk sillet për ta realizuar vetëveten dhe të ardhmen e brezave duke e bërë një komb të ndritshëm dhe të lulëzuar në të gjitha fushat.Një komb i lirë i zhvilluar është ai që vlerëson lirinë dhe ruanë atë si kuror të jetës së tij reale , një komb i tillë qëndron vërtetë në një tokë të frytshme, nën një qiell të bukur,ku lulëzojn tëgjitha segmentet e jetës së tij dhe ku shpirti i tij nxjerr dritën për brezat si një llamb që i udhëheq ata drejt të ardhmes me vizion dhe siguri të madhe.

Me fjalë të tjera liria është shëndeti i kombeve, është çmimi i përgjakur,është jeta e ligjshme e kombeve ,është vula që brezat mund të shënojn në faqet e tyre të jetës kombëtare në të ardhmen.Kështu që një komb më gjymtyrë të mbushura nga gëzimi me patriotizmin e vërtetë ,lirinë e vlerësuar si vulë dhe kurorë të artë të jetës së atij kombi, ai sigurisht se është një komb i pavdkeshëm dhe i rrespektuar thellë nga të gjithë dhe një komb i brezave të lumtur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora