Kulturë
Agim Gashi: Me doktoreshen Beatrice Parthey
E hene, 11.02.2013, 08:55 PM
Me doktoreshen Beatrice Parthey
Agim Gashi
Doktoreshë me zemër t‘bardhë
(Kushtuar
Zonjës Dr.Beatrice Parthey, Dermatologe dhe alergeologe, Düren)
Doktoreshë
me mantil të bardhë,
Zemra
jote bjeshkë Monchau,
Në ndihmë
t´sëmuarve për t´iu ardhë,
Si
rrjedha e pandalshme e Rurit-blau!
Më kurove
plot dymbëdhjetë vjet,
Fjalët
tua t´ngrohta, ilaqe janë,
Shëron
sëmundjet, bekon jetë,
I qetëson
zemrat që vuajtje kanë.
Dermatologe
me vlerë të madhe,
që bëre
Emër Nderi, o zonjë në mjeksi,
Të presim
t’na vizitosh k´saj radhe
Në
Kosovën time dhe tonën Shqipëri.
Eja
n´Vendlindjen e Nënës Terezë,
Se ti aq
shumë asaj i përngjanë,
Kemi
shumë respekt, ti dhuron shpresë,
Doktoreshë
Beatrice, me shpirtë human.
Shumë iu
gëzove transplantit tim,
Ma mbushe
zemrën me lumturi,
Madamme
Parthey, prej Zotit bekim,
Unë tek
ti e shoh një t´madhe Hyjni.
Këto
vargje zemre, t´vogël dhuratë,
I kam
gdhendur në shpirtë për Ty,
Doktoreshë,
nga Zoti Ti paç uratë,
Nga
Shpirti yt, buron veç mirësi.
Agim
Gashi
07.02.2013
Düren
Me doktoreshen Beatrice Parthey
AGIM GASHI
DERMATOLOGIA
BEATRIÇE PARTHEY-ENGJËLLI QË DO TA NDIHMOJË MEDICINËN SHQIPTARE
Zonja
Dr.Beatrice Parthey, Dermatologe dhe alergeologe, Düren
Ka mbi
dymbëdhjetë vjet që vuaj edhe nga Psoriasis Vulgaris, sëmundje,që radhitet në
vargun e sëmundjeve alergjike. Gjatë këtyre viteve jam kuruar nën kujdesin e
mjekes dermatologe, alergologe dhe specialiste e medicinës botërore (Umvelt
medizin), Beatrice Parthey.
Dr.Beatrice
Parthey jetën e saj ia ka kushtuar medicinës dhe të sëmurëve nga sëmundjet e
lëkurës, e sidomos nami iu rrit në sukseset për shërimin e kancereve të
lëkurës.
Kjo
profesioniste në shkencat e medicinës, është një grua tepër e dashur, e
sjellshme dhe mikpritëse e rrallë. Ajo i shëron pacientët së pari me fjalën e
saj të ngrohtë e më pas me ilaçet.
Unë si
pacient i Dr.Betriçe Perthey-it jam tejet ilumtur që pata rastin të njoh tek
ajo një mjeke, e cila betimin e Hipokratit e mban në shpirt, sepse ajo nuk
është vetëm e shkolluar, por ka lindur e tillë, thjesht e gatuar për të shëruar
njerëzit nga sëmundjet e lëkurës.
Më
07.02.2013 u paraqita në ordinancë pa paralajmërim dhe pa caktim termini. Ia
shpjegova motrës se si e kam hallin dhe se duhet të kontrollohem te mjekja.
Motra pa hezituar më dërgoi te një nga dhomat e kontrollit. Dr.Parthey ka disa
dhoma dhe pa ndalur kalon nga njëra tek tjetra, në shërbim të pacientëve për të
mos humbur kohën e përgatitjes së tyre për kontrollin mjekësor. Edhe unë u
përgatita, ndërsa në fytyrë mbaja maskën mbrojtëse. Në dhomë hyri dr.Parthey. U
ndal një çast. Fytyra i qeshte, sytë i shëndrisnin nga një lumturi e
papërshkruar. Pastaj tha me zërin e saj tejet të ëmbël e të gëzuar:
-Ju keni
fituar, i dashur Agim Gashi. Ju jeni fitimtar, ju jeni edhe trim. A nuk të kam
thënë se Zoti ka me të ndihmuar? Më rroku në përqafimin e saj aq butësisht, aq
njerëzisht, aq ëmbël sa që në këtë moment u ndjeva edhe unë si njeri që
fluturoj në qiell, si njeri tek i cili gëzimi mund çdo vuajtje, mund çdo
dhëmbje.
-Ju
falemnderit doktoreshë! -Ndërsa ajo vazhdonte të më mbante të përqafuar. Nuk
gjeja fjalë për falenderim. Pastaj më tha:
-E kam
ndje se diçka ka ndodhur me ju. Para ca ditësh dëgjova me kënaqësi albumin tuaj
duke shikuar edhe librin Epoka...të cilin s’e kuptoj, por e marr me mend se ka
brenda diçka fantastike.
Ju
transplantuat mëlçinë dhe tani jeni njeri me dy ditëlindje. Mos harro, që të
dyja duhet t’i festosh.
Biseduam
disa minuta dhe i tregova ecurinë e transplanitimit tim, hamendjen për të
shkuar në Klinikën e Aachenit, dhe se vendimtare për shkuarjen time në
ndërrimin e mëlçisë ishte Dr.Luljeta Gashi nga Prishtina. Ajo e uroi me shumë
dashuri kolegen e saj Dr.Luljetën edhe pse nuk e njihte. Më vonë i propozova që
kur të bëhem më mirë ta vizitojmë sëbashku Kosovën dhe Shqipërinë që ajo me
përvojën e saj ta ndihmonte dermatologjinë shqiptare. Ndërsa me vete thashë se
unë po e ftoj, por a do të pranojnë dermatologët shqiptarë këshilla nga një
specialiste në shumë fusha të dermatologjisë. Pastaj i thashë:
-Ju, e
dashur doktoreshë, duhet ta dini se Kryeministri shqiptar është doktor i
sëmundjeve të brendshme dhe kardiolog. Ai është Dr.Sali Berisha, ndërsa toka
shqiptare dha Nënën më të dashur të Botës, Nënën Terezë, tipare të së cilës i
keni edhe ju.
-Oh, Nënë
Terezën e adhuroj dhe e di që është shqiptare. Ju forcohuni njëherë e pastaj do
të shohim se ç’mund të bëjmë për t’i ndihmuar mjekësisë shqiptare në fushën e
dermatologjisë.
Pasi më
shkruajti terapinë e duhur dhe lamë terminin e ri për kontroll në muajin që
vjen, motra, së cilës për fat të keq i harrova emrin, por do t’ia mësoj
patjetër, na bëri disa foto me aparatin tim.
Duke u
kthyer për në banesën time ku me padurim më priste vetmia e gjithmonshme,
mendoja se do të ishte në shërbim të vendit, sikur ne shqiptarët, të ftojmë
njerëz të tillë, specialistë të fushave të ndryshme nga Evropa që të
kontribuojnë në zhvillimin e fushave të ndryshme në vendin tonë. Sa e sa herë
kam apeluar, që dy shtetet shqiptare duhet t’i falenderojnë disa njerëz të
Evropës, që po bëjnë punë të mëdha tek shqiptarët që banojnë në Evropë. Përveç
njerëzve zemërbardhë, askush nga politikanët tanë nuk u kujdes që Prof.
Neumanin ta nderojnë me një dekoratë dhe ta ftojnë në vizitë atje tek tokat
tona, sepse këta njerëz mund të bëjnë shumë për atdheun tonë. A s’do të ishte
fantastike që Klinika e Achenit dhe Prof.Neumani të hapin në Tiranë apo
Prishtinë një degë të medicinës Thoraks ku do të kryenin transplantime të
organeve të ndryshme dhe ku do ta profesionalizojnë kuadrin shqiptar në këto
fusha të medicinës, e pse jo edhe të dermatologjisë?
Mbes me
shpresë se e ardhmja do të na vetëdijësojë për të menduar më shumë për kombin e
atdheun se sa për gjërat që po na e korisin jetën dhe historinë.
07.02.2013
Düren