Kulturë
Bedri Tahiri: Diellori
E hene, 11.02.2013, 08:23 PM
Diellori
Tregim
Nga Bedri TAHIRI
Popujt do
t? ishin t? lumtur, n?se mbret?rit
do t?
filozofojn? dhe filozof?t t? mbret?ronin.
(Plutarku)
Sa q?
gjall?, rr?fimeve t? tij t? k?ndshme nuk ia vari veshin gati askush nga t? rriturit dhe mocanik?t.
P?rkundrazi, ato i quanin dokrra bajate e rromuze qesharake t? nj? t? marri
truthar?. Ashtu jan? ca tekanjoz? smir?zinj q? mohojm? e n?nçmojm? gjithçka q?
nuk del prej tyre. Nj? s?mundje e vjet?r
sa vet? q?nia jon?, t? cil?s kurr? nuk i
gjet?m sh?rim. Mbase, nisur prej
k?saj, mendjendrituri yn? Sami Frash?ri thoshte:”Ujit i dihet vlera kur shteron pusi”.
-L?reni,
ore burra, njeriun takahyt, q? gjith? koh?n e kalon me shtag? pas bag?tis?, se
nuk merr vesh nga dynjall?ku i shkret?,- m?rm?risnin si n? kor bretkosash
njer?zia, sa her? zihej n? goj? plaku mjek?rbardh? me emrin Tanush, i cili po
shk?lte n? t? n?nt?dhjetat dhe ende mbahej i fort? si topi.
-H?, h?,
h?,- b?nte ai si me vete, duke e dredhur kok?n majtas e djadhtas, kur i
tregonim se ç’flitej p?r t?. Intersant, nuk sekletisej e nuk inatosej fare. T?
flisje keq p?r t?, b?je m?kat t? pafalsh?m. I urt? e babaxhan durimtar si deti i thell? q? nuk trazohet dot.
-Fjal?t e
hallkut e birat e gardhit nuk mshelen kurr?. Ata, ma marrshin t? keqen, aq
din?, aq flasin,- e niste rr?fimin mixha Tush, siç e quanim shkurt ne barinjt?
e rinj, q? k?naqeshim, duke bredhur gjith? dit?n pas tij. I shihni k?to shpatullat
e mia t? k?rrusura, sa shum? kan? hequr t? bekuarat! Kam p?rjetuar e ç’nuk kam
p?rjetuar. Tri luft?ra i provova e tri her? isha ushtar. Pak ju duket kjo?! H?,
ç’thoni picirruka?! Nuk u besohet! Her?n e par? isha n? koh?n e nemcit e t?
bugarit, kur zia e buk?s na e solli
shpirtin n? maj? t? hund?s dhe gati na qiti fare. Her?n tjet?r, n? koh?n e
Serbis? s? Par? dhe, t? tret?n her?, n? koh?n e partizan?ve...
-Po Azem
Galica t? kujtohet?- e nguci nj?ri nga kalamajt? çapk?n, edhe pse at? e dinim
t? gjith?, ngase na e kishte treguar sa e sa her?.
-Ore
kopilat e dreqit, jeni n? vete apo u kan? l?n? mendt?! Me Trimin e trimave kam
luftuar krah? p?r krah? deri n? dit?n e fundit kur ai shkoi n? at? bot?. Si sot
m? kujtohet ajo dit? e zez? kur na rrethuan nga t? kat?r an?t xhandar?t dhe
ushtar?t serb?. Edhe vet? Zhupani i Shkupit m? kujtohet kur rrinte pran? topit
t? madh n? K?rshin e Zallinave dhe komandonte me buri. Ai kishte rroba civile
dhe n? kok? mbante nj? sheshir t? madh prej kashte, p?r t’u mbrojtur nga dielli
i korrikut q? digjte si saç. Nam i madh u b? at? dit? t? fest?s s? Bajramit t?
15 korrikut 1924. Tri katundet e rrethuara q? pa zbardhur drita: Galica,
Mikushnica dhe Luboveci u dogj?n dhe u b?n? rrafsh me tok?.
Kapedani
yn?, Azem Galica, pasi e l?shoi nj? piskam? t? madhe, q? u d?gjua deri n?
Prellofc, ia krisi bam- bum e bam- bum dhe i çau t? tre rrathet. Me tri plag?
t? idh?ta n? shtat arriti t? dep?rtonte deri n? Qyqavic?. Tri plag? n? trupin
me shtat? zemra! Edhe dada Shot?, nj? rruge tjet?r, arriti deri tek trimi i
plagosur p?r vdekje. Nj? zan? mali po i freskonte ballin me ujin e ftoht? t?
Kroit te Hajdukut. Shum? u vran? e u d?mtuan n? at? betej? q? zgjati gjith?
dit?n. Mbi tridhjet? gra, pleq e f?mij?, bashk? me kryeplakun q? u printe,
Shaban Tahirin, i pushkatuan n? qend?r t? katundit, te Ftojt? e Tahirit. Edhe
vet? mora nj? plag? n? shpatull?n e majt? dhe mbi tri jav? u sh?rova n?p?r miq
e dashamir? besnik?. K?sajde mbeti shkret, krejt hi e shpuz?...
-Po kulla
u dogj?- foli dikush nga f?mij?t kureshtar?.
-Jo,
kulla, jo, nuk u dogj. E bekuara, u b?ri ball? gjyleve t? shtat? topave t?
vendosur n? kodrat p?rreth. Iu d?mtuan pak qoshet veriore dhe kulmi. Flaka nuk
e mori. Ishte nd?rtuar rishtas, kjo ishte kulla e tret? e kryetrimit, me mure
t? trasha prej gur?sh brincak?. Xhandar?t shqiptar?, q? me zor i kishin v?n?
p?rpara p?r t’u prir? gjakatar?ve, tin?z e ndihmonin luft?n ton? çlirimtare.
Po, po, fort bile. Ata, kur u vinte n? kuti, ua dredhnin pushk?t katilave dhe
vrisnin sa mundnin. Ushtar?t serb? dridheshin nga tmerri. Q? kur ishin nisur
p?r aksion u kishte hyr? lepuri n? bark, ngase u kishin th?n? se Azem Galica
fluturon si dragua. K?t? e kam provuar vet?, kur kam shkelur mbi trupat e tyre
t? fshehur n?p?r mis?r e loz? kungujsh q? as kok?n nuk e ngrisnin e l?re m? t?
shtinin me arm?.
Nj?ri nga
xhandar?t, sa m? kujtohet Mehmet Vushtrria i thoshin, na tregoi se edhe topxhiu
kryesor ?sht? shqiptar nga Mitrovica. Ai, q?llimisht, tri gjylet e para i huçi.
T? shkretin djal?, kur ia kuptuan hil?n, e pushkatuan m?nj?her? aty te Lugu i
Behramit.
-Po pse
nuk po pyesni p?r Diellorin, ore djelmosha?- u kujtua b?ft? mixha Tush, duke na
v?n? n? nj? sprov? t? papritur.
-Ua, po
s’kemi d?gjuar kurr? p?r t?. E ç’?sht? Diellori”?!- ia kthyem ne syzgurdulluar,
duke shprehur habin? ton? me rrudhje buz?sh e krah?sh.
-Ah, jo,
nuk u tregoi, shkoni e pyeteni ata q? po m? quajn? budalla!- na e drodhi ai
sakaq, si p?r inat t? atyre p?rfoljeve e
p?rgojimeve t? p?rditshm?ris?.
Ngel?m
mumie t? shushatura. Kureshtja na u shtua edhe m? p?r t? m?suar se ç’ishte
Diellori. Secili prej nesh zu ta p?rfytyronte me imagjinat?n e tij at?
“krijes?” t? çuditshe, p?r t? cil?n nuk
kishim d?gjuar m? par?. Çdo gj? e paramenduam, por askush nuk e q?lloi n? cak.
Filluam ta lusnim si p?r gjak, siç i thon? nj? fjale.
Ai kurr? nuk kishte mbajtur m?ri me ne. Dor?n n? zem?r, nganj?her? edhe e
hidh?ronim, kur ia trazonim bag?tin? me ato tonat t? m?suar keq e mbrapsht?. T?
vetat i ruante mir?, u rrinte te koka. Kurr? nuk u ndahej e nuk ulej. Ashtu, n?
k?mb?, kotej. Trupmadh e paksa i k?rrusur, siç ishte, mb?shtetej fort n?
k?rrut?n e fort? prej thane, dhe i mbyllte syt? e dremiste ?mb?l. Ashtu
vepronte edhe kur na rr?fente p?r Mujin e Halilin e p?r trimat e tjer?
shqiptar? q? p?rher? u dol?n zot k?tyre trojeve t? rrezikuara nga armiqt? e
ndrysh?m.
-T?
lutemi, o mixha Tush, veç edhe k?t? na e shpjego e m? kurr? nuk do t? lodhim,-
i vardiseshim ne, duke mos iu shqitur k?mb?sh si rriq?rat.
-Ani, veç
edhe k?saj here, mor?t vesht?!- foli pas nj? cop? here, pas lutjeve tona q? ia
kishin zbutur zem?rimin shkaktuar nga goj?k?qinjt?.
-Veç,
veç, m? kurr?!- brohorit?m ne dhe u grumbullam rreth tij si zogjt? e klloçk?s
para rr?beshit t? shiut.
-Diellori,
ore ju paça, ?sht? histori n? vete. Kulla q? nuk u rr?nua nga topat e Zhupanit,
u rr?nua nga vandal?t e Pashiqit dinak. Dy vjet m? von? erdh?n barbar?t dhe
gur?t e saj i mor?n e i çuan n? Prekaz p?r ta nd?rtuar nj? shkoll? n? gjuh?n
serbe. Ata i bartnin angari. Edhe un?,
me Murroin e Kuçoin, i barta tri qerre gur?. Her?n e tret? m? erdhi r?nd?.
Pse,- do thoni ju. Sepse m? ra hise ta bartja Diellorin e Azem Galic?s.
-Aha, ai
paska qen? djepi i djali i tij!- b?ri çuditsh?m m? i vogli yni, q? si qengj
manar k?rciste sa andej sa k?ndej.
-Jo, ore
zogu i bablokut, jo, djali i vet?m q? pati me Shot?n i vdiq gjasht?muajsh n?
Junik, atje e ka edhe djepin. Diellori ishte nj? Gur i shenjt?...
-Gur!-
k?rcyem t? gjith? nga vendi, sikur t? na pic?konin grer?zat a ndonj? gjarp?r
helmues.
-Gur i
sh?njt?, - vazhdoi ai me nj? ton m? serioz. Nj? Gur i but? e i madh, brenda t?
cilit ishte skalitur Dielli, simboli i t? par?ve tan?, ilir?ve. K?shtu na
thoshin gjysh?rit tan?, ndoshta edhe n? shkoll? e m?soni k?shtu.
-M? thoni
ku e lash?,- na u drejtua pasi pushoi pak?z sa p?r t? p?rq?ndruar v?mendjen
vet? vazhdoi: Ah, po, ai Guri kishte vler? t? madhe. Azem Galica vet? e em?roi
ashtu, Diellor, dhe i porositi
mjesht?rit ta vendosnin n? ball? t? kull?s s? re, pak mbi der?n e hyrjes. Tri
dit? rresht, me dalt? e me çekan, kishte punuar n? t?, kryeustai Vesel Zymberi
nga Likofci. Dielli ?sht? sundimtari i bot?s. At? shenj? e trash?guam nga t?
par?t tan? dhe e çmuam m? shum? se jet?n. Kur, si ushtar, na e shanin kaurr?t e
shkinis?, ishim n? gjendje t’i shqynim me dh?mb?...
-Un?
prisja diçka tjet?r,- e ngacmoi djaloshi zevzek, me syrin e m?ngj?r t? dhis?,
ngase i v?llai m? i madh ia kishte d?mtuar, duke gjuajtur gur? me bahen prej
blini t? regjur n? balt?n e Gurrecit.
-V?rtet
jam budalla, mir? e kan? ata q? m? quajn? k?shtu, q? çaj d?rrasa me ata q? nuk
kan? rradake, - mori flak? plaku. Po ty, ore teveqel, veç hunda nuk t? l? se
kishe kullotur me baluk?n teme,- iu drejtua atij q? e g?rgiste q?llimsh?m e q?
po gajasej s? qeshuri. Ai Gur vlente sa krejt Kulla,- zuri fillin e rr?fimit,
me syt? nga ne q? p?rpinim fjal?t e tij. Shyqyr Zotit q? nd?rtuesit e shkoll?s
nuk e kuptuan dometh?nien e tij dhe e vun? n? murin verior, me shikim nga Galica...
Dhe,
dit?t rrokulliseshin gurgule si uji i rr?mbyesh?m tat?pjet? bjeshk?s mbuluar me
d?bor?. Plaku i urt? nj? dit? na e la sh?nden?. T? gjith? tok vajt?m n?
varrimin e tij. N? q? e lavd?ronin dhe ata q? e shanin. Derisa hidheshin
kokrrat e fundit t? dheut t? shkrift? mbi varrin e tij n?n lisat qindvjeçar?,
mu kujtua Diellori, p?r t? cilin sikur na e kishte l?n? nj? porosi...
Tet?dhjet?
e gjasht? vjet m? von?, kur cerber?t karpatian? kishin ikur n? theqafje, para
tytave liridash?se, ngjau mrekullia. Diellori po kthehej n? vendin e vet. Kulla
e kryetrimit l?shonte shtat mbi themelet e veta. Kishte dy muaj q? qe rrafshuar
kati i par? dhe puna zvarritej n? heshtje. Rrall?kush e dinte arsyen. Pritej
Diellori q? t? vinte nga Prekazi, ku po ruhej kujdessh?m nga nj? atdhetar
zem?rzjarrt?...Po kthehej, por i l?nduar me tre plumba n? shtat, aq sa pati
kryezoti i tij, kur vajti n? pavdek?si. Tre plumba t? hasmit shekullor, me
g?rvishtjet e tyre, ishin orvatur ta zbehnin shk?lqimin e Diellorit.
Por, jo.
Sot Diellori rrezaton atdhedshuri e besnik?ri n? ball? t? kull?s s? trim?ris?,
aty, ku n?nt?dhjet? vjet m? par? zuri embrion shtet?sia e Kosov?s, n? Arb?rin?
e Vog?l t? Kapedanit t? Madh, AZEM GALICA.
Dhe, sa
her? vete te Kulla dhe e shoh Diellorin, patjet?r m? kujtohet edhe mixha Tush,
drit? past?!