E premte, 23.04.2021, 03:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Rrugë të mbarë Artan Gaba

E shtune, 09.02.2013, 06:01 PM


Rrugë të mbarë Artan Gaba.

Nga Shahin Ibrahimi

Ende më dhimte koka nga një lajm të hidhur që ndëgjova, për një aksident dhe po kthehesha i mërzitur në shtëpi. Sa isha shkëputur pak nga bulevardi kryesor ndëgjoj muzikë me zë të lartë në rrugicën e lagjes gjithënjë të heshtur në këto ditë me shi. Tingujt vinin nga një klub i lagjes, dhe kënga ishte popullore e Shqipërisë së mesme. Mendova si kënaqësi e ndonjërit të ardhur në qejf nga pija. Pranë derës së tij kishte gjallëri, lëvizje dhe të qeshura, mendova ndonjë ndeshje të fortë, pa menduar që ishte e hënë. Kur u afrova pashë tavolinat të sistemuara për banket. Brënda kishin vendosur dixhej, dhe muzika vazhdonte ëmbël mbasi ulën pak zërin. Ishin të lagjes, më ftuan të mirrja pjesë në këtë mbrëmje shoqërore. Duke parë që isha në moshë më të madhe, arsyen e kësaj mbrëmje nuk e dija refuzova, dhe mendova të vazhdoja për në shtëpi, por nuk më lanë insistuan në të tyren dhe me këmbënguljen e Shpendit qëndrova. Më tregoi shkakun e kësaj gostie. U shokova kur më tha dhe pjsëmarrjen vetëm të shoqrisë në lagje dhe dy shokë të tjerë. Ishin të gjithë rreth moshës nga 50 deri në 20 vjeç, prindërit me fëmijët e tyre. Të gjithëve ju ndrinin sytë nga gëzimi. U futa brënda dhe zura vënd. Ishin në përfundim të pregatitjes së shtruari të tavolinava dhe po zinin vëndet ngadalë. Na afruan pije simbas dëshirës dhe mbasi u rehatun u vendos qetësia, ndaloi muzika. Shpend Kashari mori fjalën, dukej i menduar dhe i trishtuar, jo i qeshur ashtu si isha mësuar ta shihja përherë, por dhe kishte arsye, dhe ndër të tjera tha:- Shokë e organizoj këtë darkë shoqërore për shokun, apo për vëllain timm Artan Gabën, se e kam më shumë se shok, mik familje, se e kemi midis nesh dhe pak ditë, mbasi i kanë dalë dekumentat për bashkim familje në Sh. B. A. Të gjithë e dimë që prindrit dhe të tjerët i ka në Nju Xhersi, ndërsa këtu Tani ka familjen e tij dhe motrën të martuar. Këto ditë atij dhe motrës së tij iu aprovuan dekumentat për bashkim familje, dhe do largohen. Ja detikoj këtë darkë Tanit për ti uruar rrugë të mbarë, shëndet e begati, harmoni në familje, mos të na harrojë, se unë dhe ne që jemi këtu nuk do ta harrojmë dhe i thom që do ta ndjejmë mungesën e tij. Artani rrjedh nga një familje e varfër, puntor në ndërtim ka punuar në diktaturë. Gjyshi origjinë nga gjirokastra, është arratisur më 1949 kur babaj i tij ishte vetëm dy vjeç, nga Lazarati në Greqi dhe përfundoi në Amerikë. Shteti komunist mbrënda rutinës së tij dhe familjen Gaba e trajtoi si armik të pushtetit dhe nuk ja kurseu internimet nga Lazarati në fshatrat e Lezhës dhe më vonë në Hamallaj të Durrsit. Jetën e ngrejtën si i gjithë populli i varfër, pa të drejtën e votimit dhe pa bursa për shkollë etj. Lindja e pluralizmit dhe vendosja e demokracisë ju dha mundësi të komunikonin më 1993, mbas 45 vjetësh pa asnjë lajm për të. Më 1994 u bë e mundur bashkimi familjar, por Tani dhe e motra e madhe ishin të rritur dhe ligjet amerikane e lanë në Shqipëri dhe ju dha mundësia tani të bëhen nënshtetas amerikanë. Artani me të motrën do të shkojnë familjarisht dhe do të ngrejnë jetën atje. Shpendi fliste ngadalë dhe qartë për shoqërinë e tyre, për ndihmesën që i ipnin njëri tjetrit, mbasi punonin bashkë në vendosjen e kangjellave të aluminit në ballkone dhe shkallët e ndërtesave. Ishte i prekur sinqerisht, megjithëse mundohej të mbante veten zemra dhe ndjenjat e tradhëtonin, shpesh i rridhnin lot në faqe, se kishin që fëmi bashkë dhe kishin çfarë të tregonin njëri tjtrit. Ndarja e tyre linte shumë kujtime e brenga. Artani kishte qënë në Itali disa vite dhe aty punoi në ndërtim, na ka mësuar me edukatën e punës perëndimore, me vrejtjet paralele, me pastrimin për çdo proçes pune në përgjithësi thoshte Shpendi, për këto dhe qetësinë që ka pasur në shoqëri do ta kujtoj me mall dhe rrespekt. Kishte marrë dhe dixhei për kënaqësi të darkës që të argëtoheshin dhe të vlerësohej darka. Kishin ardhur shumë shokë dhe bëheshin rreth njëzet vetë të moshës nga 50 deri në 18 vjeç, prindër dhe fëmi. Shokët e fëminisë Gramoz Saliu, Enver Zeneli, Lulëzim Myftari, Gëzim Ibrahimi etj kishin zënë vend pranë tij. Ishin ulur simbas dëshirës dhe ndronin vendin shpesh. Një darkë që kalonte çdo lloj përmasash, të gjithë të lagjes, dibranë, çamë, labë nga shqipëria e mesme pa dallim krahinash. Bujar Vogli në dixhej i kënaqte me këngë dhe muzikë simbas kërkesave,nga të gjitha trevat shqip folëse. Kam parë shumë bankete familjare dhe shoqërore, gëzime të ndryshme por jo të tillë. Të gjithë të gëzuar, respektonin njëri tjetrin, ftonin tjetrin na valle dhe i uronin shëndet Tanit, familjes së tij dhe midis tyre. Prekëse ishin këngët që kërkonin në përshëndetje  të shokut që do ju mungonte,si “ I vetmuar në breg të detit”, “Jam jabanxhi”, Këngë të Isuf Myzyrit, Myslim Lelës, Bujar Qamilit, Artiola Toskës, Rifat Sulejmanit etj shtonin gëzimin e darkës. Qetësia bënte të vetën vetëm kur ndonjëri donte të përshëndeste apo të uronte me ndonjë këngë apo me shëndete rakije, por jo me detyrim. Pastaj ndizej vallja përsëri të rinjtë i ipnin shkëndin valles si Liridoni, Denisi, Klodi apo dhe Irdi 17 vjeçar argëtoheshin me lëvizjet e moshës si në diskot e të rinjëve. Valle popullore të trevave të tyre kërcenin më të mëdhenjtë me kënaqësinë e demonstrimit si valltar jo të keq si Goni,Beni, dhe Titi etj. Ndër të tjerët dhash dhe unë urimin tim si pjesmarrës në atë gëzim dhe si i moshuar, mbasi të gjithë i kisha fëmijët apo nipërit e shokëve. I urova rrugë të qetë dhe mbarësi në jetë, ti gjejë mirë të afërmit dhe tju dërgojë të falat tona. E këshillova të jetë vetvetja dhe të bëhet më largpamës dhe të ruaj qetësinë kudo. Por ndër të tjera ju thashë:

- Më bëhet qejfi për këtë banket, për këtë përcjellje dinjitoze, për dashurinë dhe respektin qe keni për njëri tjetrin, që unë po ju a lexoj në sytë tuaj, gjë që ju e shprehni më së miri. Më ndërprevën dy herë për të më falenderuar, dhe se po ju bëja qejfin. Por jo nuk po ju bëja qejfin, se në këto 20 vjetët e fundit janë varfëruar shumë zemrat, dhe të përjetojsh një harmoni të tillë me këto strese, me këtë vërfëri që po kalon populli jonë, do të thotë që jeni njerëz me zemër të madhe. Dhe vetë u emocionova ndoshta nuk e shpreha qartë mendim e plotë që kish në mëndje. Më respektonin shpesh duke më uruar shëndet dhe të mira, dhe me ngacmonin të pija dhe të ndjehesha i kënaqur. Më shumë se ç`më afruan në meze e pije, atë darkë unë u ngopa se pashë “ dashuri pa kufi që i ipnin njëri tjetrit”. Atë dashuri dhe mirkuptim unë dua ta përcjell si mesazh gjith dashamirësve të tyre, dhe lexuesëve të këtij shkrimi. Njerzit e thjeshtë e ruajnë dhe e shprehin dashurinë me shikimin e tyre të sinqertë, dhe ndjejnë përbuzjen e tjetrit  në rast se se ftojnë thjesht për një kafe. Artani lëvizte shpesh, ulej pranë secilit, dhe si përherë i qeshur, ipte dashuri dhe falenderonte për nderin që i bënin. Në fjalën e tij ai falenderoi me lot në sy, tha që sdo ju harrj, me zemrër do ta jem pranë jush dhe ja mori këngës:-“I vetmuar në breg të detit”etj, këndonte dhe përqafonte shokët e fëminisë, të jetës ku u rrit dhe u burrërrua, dhe për një çast humbi në mendime.  

Kënaqësia për të po fluturonte, dhe tha:- Për shëndetin tuaj jeni të dënuar me nga një birrë të gjithë, dhe mori atë e trokiti me të gjithë dhe ktheu disa gllënka. I djersitur dhe i lodhur u ul në karrike dhe ra në mendime. Orkestra vazhdonte këngën Çame ku thuhej “Mos harro Filatin se atje ke vëllanë “etj. Kolor këngësh ndëgjova atë natë sidomos këngë të vjetra të Shqipërise së mësme, Ylli Baka, Shyhrete Beluli etj. Plus kamarjerit të lokalit fëmijët e Shpendit Liridoni dhe Irdi 17 vjeçar mundoheshin krahas dëfrimit dhe të plotësonin mangësitë e mundëshme në shërbim, që të ngelnin të gjithë të kënaqur. Në fund midis shakave dhe gëzimit u nda torta që i dha,dhe kënaqësinë dhe seriozitetit darkës. Ashtu si nisi përfundoi, vërtet e gëzueshme, zgjati rreth pesë orë, ora po afronte dymbëdhjetë dhe orkestra po prishte qetësinë e familjeve pranë, dhe e mbyllnëm duke uruar dhe përqafuar Tanin dhe njëri tjtrin. Shpendi i dha një disk me këngë dhe Pistën e Floridës kartolinë si kujtim etj. Desha të mbyll këtë shkrim me thënien e një mendimtari që nuk më kujtohet emir tani që:- Të rrespektojsh tjetrin do të thotë të rrespektosh vetveten, dhe të respektojsh vetveten të njohësh dinjitetin njerëzor, dhe Shpend Kashari me këtë darkë shoqërore ka shprehur më së miri këtë  thënie dhe brezat e rinj ta forcojnë dhe ta ngrinë më lart këtë traditë të mrekullueshme të popullit tonë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora