Mendime
Ramiz Selimi: Problemet e emigrantëve
E hene, 07.01.2013, 11:07 PM
Emigrantët duhet të punojnë më shumë, të përpiqen më shumë në integrim
Problemet e emigrantëve në suaza afatgjata
Shkruan Ramiz Selimi
Mungesa e
arsimimit, e përgatitjes profesionale, e ndryshimit të mentalitetit, e
përshtatjes dhe integrimit, e të perceptuarit që të jetohet nga puna e jo nga
sociali, e planifikimit në suaza afatgjata, e jo përfitimit të shpejt, janë
probleme të gjeneratës së dytë në emigracion.
Çdo i
treti emigrant është i papunë në Bashkimin Evropian, këto të dhëna kanë dalë
nga një studim i Institutit për Hulumtime Ekonomike në vende të ndryshme të
BE-s. Pse është kështu, ka shumë shpjegime për këtë!
Rrjetet
sociale të vendeve të ndryshme po kthehen në burime të përgjithmonshme për këta
persona. Mungesa e përgatitjes profesionale dhe mungesa e integrimit të
mirëfilltë po i sjellin këto probleme emigrantëve dhe fëmijëve të tyre.
Prindërit
erdhën për të punuar në vende të ndryshme të BE-s, për të fituar kafshatën
gojës. Ata kapen një vend pune, u përqendruan aty dhe me dëshirën pasi të
fitojnë ca lekë, të kthehen sa më parë në vendin e origjinës. Nuk u përkujdesën
në mënyrën e duhur për pasardhësit e tyre, menduan të kthimi që ju mbet dhe do
ju mbetet vetëm dëshirë e pa realizuar, kurse fëmijët e tyre po dështojnë që në
shkollën fillore, gjendja e arsimimit të emigrantëve është shqetësuese dhe
alarmante. Kjo është raportuar nga Instituti Evropian për Kërkime Ekonomike.
Tre nga katër nxënës me rrënjë emigranti nuk posedojnë certifikatë as për
shkollën obliguese të përfunduar, e lerë më ndonjë certifikatë për profesion të
caktuar.
Çdo i
dyti në moshë pune është i papunë! Paratë që marrin ata nga shteti si duket ju
mjaftojnë atyre për të jetuar, sipas këtij studimi, të ardhurat jo vetëm që
mjaftojnë por edhe i de-motivojnë për përgatitje profesionale apo vend pune.
Një familje me dy fëmijë, merr të ardhurat e një punonjësi me kohë të plotë nga
sociali, që mund të barazohen me 10 € për orë të një punëtori normal. Supozohet
shumë se ky grup i emigranteve nuk duket të jenë të gatshëm për të punuar,
përderisa ekziston një mundësi e tillë.
Disa
prindër dhe studentë thonë se janë të pamotivuar dhe të frustruar, sepse ata e
dinë se pas shkollës gjithsesi nuk do të ketë perspektivë dhe barazi për ta.
Janë disa student të emigrantëve ku pas aplikimeve për një pozitë të
mësimdhënësit apo vendeve me përgjegjësi u refuzuan, janë fakte që edhe studimi
i nxjerrë në shesh sidomos nga komuniteti turk dhe mysliman. Ata student
theksojnë se zgjidhjet bëhen në mënyrë specifike. Ishin të detyruar të punonin
punën që nuk kishte nevojë për studime. Sidomos rajoni Gjermano-folës ka një
perceptim negativ dhe jo pranues, duke ngatërruar integrimin me asimilimin.
Gjithashtu
studimet tregojnë se fëmijët e emigrantëve edhe për një vend praktikanti kanë
vështirësi dhe nuk e gjejnë veten, pasi kompanitë kanë përvoja të hidhura nga
mentaliteti dhe në shumicën e rasteve preferojnë nxënës të nacionalitetit
Disa
politikanë nga Bashkimi Evropian i marrin seriozisht këto çështje, por edhe e
shohin anën tjetër: "Emigrantët duhet të punojnë më shumë, të përpiqen më
shumë në integrim të shëndoshë në vendet ku jetojnë, si në anën e arsimimit
ashtu edhe atë të edukimit, do të jetë më e lehtë jeta për ta. Ne shumë më
shumë po kemi probleme me gjeneratën e dytë të emigrantëve, pasi shumicës po ju
mungon një edukatë familjare, civilizuese, qytetare" thonë ata.
Respektin
dhe njohjen nuk jua falë askush
Kjo
gjeneratë (e dyta) gjithmonë është ankuar për statusin e tyre të ulët në
shoqëri, për diskriminim, për pa barazi etj, por politikanët thonë se
"Respekti dhe njohja e pastaj angazhimi në vendet kyçe duhet fituar me
mund, atë nuk jua falë askush. Nëse ju jeni të paarsimuar, me këtë do të
mbeteni në periferi të shoqërisë, kështu duhet ta kuptoni se nuk e meritoni
njohjen, respektin dhe përgjegjësinë për maja të shoqërisë. E vërtetë për të
gjitha vendet është se. Shtetet krijojnë mundësi, dhe njerëzit janë ata që
shfrytëzojnë ato”. Edukimi për emigrantët përbëjnë një libër të trashë në vete,
pasi që për të parë efektet megjithatë, arsimi do të zgjasë përgjithmonë, me
vite të tëra.
Temë të
diskriminimit në mësim dhe vlerësim, studimi nuk kishte gjetur, por ata kanë
zbuluar së emigrantët shumë pak janë të kyçur në themelimin e kompanive
Industriale apo Tregtare. Ato pak kompani që ekzistojnë janë jo të shëndosha
dhe në shumicën e rasteve janë kompani me një person, që pas një viti për shkak
të borxheve tatimore dhe parregullsive janë të detyruara të falimentojnë. Por,
studimi gjithashtu tregon se kjo ka të bëjë direkt edhe me mentalitetin
shkatërrues të emigrantëve, mentalitet i trashëguar nga familja, duke
planifikuar në suaza të shkurtra dhe përfitime të shpejta joligjore.
Studimi
parashikon kurse të gjuhës edhe në forma të detyrueshme për të gjithë
emigrantët pa dallim moshe, për të gjithë ata që nuk e flasin mirë gjuhën, edhe
për ata që jetojnë një kohë të gjatë. Kushtëzimi do të bëhet nga entet sociale,
e të punësimit, sidomos në vendet gjermano-folëse.