E shtune, 27.04.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Shumëkuptimësia e frazave

E diele, 06.01.2013, 11:05 PM


SHUMËKUPTIMËSIA E  FRAZAVE

STUDIM  STILISTIK  FRAZEOLOGJIK  (në vazhdime)

NGA BAJRAM QERIMI

SHUMËKUPTIMËSIA  E DISA  SHPREHJEVE, FRAZAVE SHQIPE  ME  BAZË KONTEKSTUALE

Te shumë shprehje shqipe, vëmë re një  dukuri të rëndësishme  stilistikore, dukurinë e shumëkuptimësisë  së disa shprehjeve e frazave shqipe  me bazë të  kontekstit  ligjërimor, me bazë kontekstualiteti. Do të thotë se kemi të bëjmë me shumëkuptimësinë e shprehjeve e frazave shqipe sipas konteksteve e shembujve kontekstualë përkatës veçanësorë. Kjo dukuri qëndron në bamurinë  se,  shumë  fraza shqipe, përveç kuptimit themelor, kuptimit të parë, në kontekste të caktuara, përkatëse, marrin vlera të  ndryshme  e të shumta  të veçanta kuptimore, kuptime të ndryshme e  të shumta të veçanta semantike, kuptime kontekstuale, kuptime stilistikore, kuptime kontekstuale, kuptime fytyrore, figurative kontekstuale.Kjo dukuri stilistikore  e  karakterizon, e cilëson  kryesisht një numër të caktuar  shprehjesh, frazash  shqipe , kuptimet e të cilave dalin e kushtëzohen nga konteksti  a shembujt kontekstualë. Frazat e këtilla janë fraza stilistikore kontekstuale, sepse kuptimi i tyre nuk del, nuk përcaktohet mëvetësisht, paraprakisht a pa e mbajtur parasysh  funksionin e kontekstit a të shembullit kontekstual.Te frazat e këtilla, shumë kuptime, janë kuptime të dala, të përcaktuara,të kushtëzuara kontekstualisht. Shpjegimi,ftillëzimi  dhe ilustrimi,  konkretizimi  i kuptimeve të  këtyre shprehjeve, frazave  bëhet kryekëput e kryesisht  duke u mbështetur në funksionin e tyre kuptimor stilistikor, në funksionin e tyre kontekstual. Kuptimi i tyre  ,pra,  del e përcaktohet, kushtëzohet  vetëm nga konteksti  e nga situata  kontekstuale në pjesën më të madhe. Prandaj, shumë fraza në kontekste të caktuara, në kontekste përkatëse, në kontekste të veçanta  marrin kuptime përkatëse të veçanta,  kuptime të shumta, kuptime të ndryshme, kuptime veçanësore stilistikore.

Sado që çdo kuptim i shprehjeve, frazave të gjuhës shqipe nuk mund të konkretizohet  e të kushtëzohet nga konteksti a situata ligjërimore, megjithatë në gjuhën shqipe  kemi  disa shprehje, fraza , kuptimet  e shumta, kuptimet e ndryshme të  të cilave  janë të karakterit kontekstual  ligjërimor, që përbën karakterin veçanësor kuptimor kontekstual. Pra, kemi të bëjmë me çështjen  e drejtpërdrejtë të rolit të kontekstit a të shembullit kontekstual në shumëkuptimësinë e disa shprehjeve, frazave shqipe. Konkretisht, kemi të bëjmë me kontekstin a shembullin kontekstual në funksion të shumëkuptimësisë së tyre.

Sikundër  parashtruam, del në spikamë  bamuria se  shumë kuptime të disa frazave shqipe janë kuptime kontekstuale,  kuptime të dala a të kushtëzuara  nga situata  konkrete përkatëse ligjërimore. Varësisht nga kontekstet e ndryshme  ligjërimore a nga shembujt e ndryshëm kontekstualë  ligjërimorë,  disa fraza shqipe (pra, jo të gjitha)  marrin kuptime të ndryshme, kuptime të veçanta  ligjërimore, kuptime kontekstuale. Pra, kuptimet e shumta të disa frazave shqipe janë  kuptime kontekstuale, janë kuptime që i marrin ato në kontekste përkatëse varësisht nga situata, gjendja  konkrete ligjërimore, që është e pranishme, që është pjesëmarrëse në to. Një kuptim i  një fraze  shumëkuptimëshe  bëhet i qartë, i dallueshëm nga kuptimet e tjera  të saj varësisht nga konteksti përkatës  ekzistues  ligjërimor , që ndryshon  dhe është i ndryshëm  në situata të ndryshme ligjërimore.  Pra, përpmbajtjet e ndryshme të konteksteve ligjërimore njëherazi zbulojnë, kushtëzojnë, përcaktojnë edhe përmbajtjet e ndryshme kuptimore, përmbajtjet shumëkuptimore të disa  frazave, shprehjeve shqipe.Te disa fraza shqipe,  shumëkuptimësia kontekstuale është tipar kryesor, është tipar mbizotërues me bazë kryekëput  kontekstuale, sepse pasqyron, zbulon  situata të ndryshme a të nduarnduarta veçanësore ligjërimore. Te disa fraza shqipe, pra,  shumëkutimësia kushtëzohet, përcaktohet  nga konteksti a  situata  kontekstuale veçanësore ligjërimore. Konteksti ligjërimor pasqyron, zbulon një situatë a rrethanë që lidhet drejtpërdrejt  me një kuptim të ndryshëm, me një kuptim të veçantë të frazës, që ndryshon prej kuptimeve të tjera , kuptimeve të shumta të saj. Konteksti ligjërimor pasqyron rezultatin e përcaktimit, kushtëzimit  kuptimor të frazës në tërësi, i cili është i ndryshëm, i veçantë me elementet e tij ligjërimore në shumë kontekste të veçanta ligjërimore. Shumë kuptime të disa frazave shqipe, shumë kuptime të përcaktuara e të kushtëzuara nga situata a konteksti ligjërimor, janë fraza me kuptime të shumta që dalin  në bazë të kontekstit ilustrues dhe në bazë të shembujve kontekstualë të kuptimeve të frazave. Pra, kontekstet a shembujt  kontekstualë  të ilustrimit të kuptimeve të  disa  frazave  shqipe, me përbërësit, elementet e tyre të veçantë  përbërës a ndërtimorë ligjërimorë kanë rol të veçantë dhe mbizotërues në përcaktimin, në kushtëzimin e kuptimeve të ndryshme, në përcaktimin dhe kushtëzimin e kuptimeve të shumta, të gjithnduershme, sepse me përbërësit, elementet e tyre të veçantë ligjërimorë  paraqesin, pasqyrojnë përbërës, elementë  të ndryshëm, të shumtë e të nduarnduartë kuptimorë  ligjërimorë  të frazave.

Në të mirë  të mbështetjes e të konkretizimit,  të ndriçimit  më të mirë   të kuptimit të shprehjeve, frazave , siç  u mor në shtjellim e testërim deri tani, si prova e dëshmi të pamohueshme, po i sjellim dymbëdhjetë shprehje,fraza të FJALORIT FRAZEOLOGJIK-IDIOMATIK DHE SINONIMIK- ANTONIMIK TË GJUHËS SHQIPE , autori i të cilit është   autori i këtij studimi.  Kuptimet e shumta, kuptimet e ndryshme  të frazave të zëna në gojë në këtë fjalor ilustrohen, konkretizohen  me kontekste e me shembuj të ndryshëm kontekstualë  ligjërimorë, që pasojnë pas  çdo  kuptimi të ftillëzuar   e të shpjeguar  veç e v eç.

Ja frazat, shprehjet e  ftillëzuara, shpjeguara shumëkuptimore  kontekstuale:I DEL NË BALLË; DEL NË DRITË; DORA-DORËS; HEQ DORË; I JEP DËRRMË, I (IA) JEP DËRRMËN;I LËNË PAS DORE; LIHET ANASH; E MERR NË DORË; IA MERR DORËN; MERR FRYMË;  PËR NDONJË  (NJË) ÇIKË; I VJEN DORESH, si bie fjala:

I DEL NË BALLË dikush    fr.fol., id.-1. (dikujt)  e ndihmon dikush dikë, i del në ndihmë dikush dikujt.-E mori vesh Koto-ja.Vajti e gjeti fshatarin e i tha të mos e jepte arën, se për çdo gjë do t' i dilte ai në ballë. (THPA te:JR nr.3/1978 f.376). S.shih sin: e çon nga balta dikë dikush.2. (dikujt a diçkaje) i del kundër dikush dikujt a diçkaje, i  kundërvihet dikush dikujt a diçkaje, e kunërshton dikush dikë a diçka, ka pikëpamje të kundërta me dikë a me diçka dikush. (BASHKIMI f.178).- U ngrit së rish  dhe tashti po u del në ballë armiqve dhe po u përgjigjet mu ashtu sikur na rekomandonte prore komandant Zahiri... (LULOR te: KOM nr. 18, 21 dhjetor 1998 f. 27). Në ballë i kam dalë/  shpesh dërrmën ia kam futur/ dhe hovin  ia kam ndalur. (ASDR-PM f. 50). S. bie në kundërshtim me dikë a diçka dikush; bie ndesh me dikë a diçka dikush, i bie ndesh dikujt a diçkaje dikush; e çon dorën kundër dikujt a diçkaje dikush; është në kundërshtim (në kundërvënie, në opozitë) me dikë a diçka dikush; ka kundërshtim në dikë a diçka dikush; ka kundërvënie ndaj dikujt a diçkaje dikush; merr anën e kundërt të dikujt a diçkaje dikush; ndodhet në opozitë me dikë a diçka dikush; ngre dorë  kundër dikujt a diçkaje dikush; (e) ngre grushtin  kundër dikujt a diçkaje dikush;  ngre krye kundër dikujt a diçkaje dikush;  qëndron në opozitë me dikë a diçka dikush;   vihet ballë për ballë (në opozitë) me dikë a diçka dikush; i  vihet ballë për ballë dikujt a diçkaje dikush; vjen në kundërshtim me dikë a diçka dikush.3. (diçkaje) e përmbush, e përmbaron, e sendërton dikush diçka.-Do të kërkojnë nga përfaqësuesit e vet që ose t' u dalin në ballë kërkesave të tilla ose të largohen nga stadi formalizues i politikës.Një intervenimi të tillë do t' i  dilte në ballë me një armatë të vogël maqedonase. (EAZ te:B,30 shtator 1992 f.4). Për të ndaluar masakrën në Bosnjë e Hercegovinë dhe për t' iu dalë në ballë kërkesave të shqiptarëve në Kosovë. (p.a. te:ZR nr.1455,6 qershor 1992 f.22). S. shih sin: e çon në anë diçka dikush. 4. diçkaje (rrezikut etj.) merr masa  paraprake dikush  që mos    ndodhë një e keqe ose që t’ i shmanget një të keqeje - Për fe e për atme në ballë t’ i dalë rrezikut. (GJF-MZ f. 222) . S. i del përpara diçkaje (rrezikut etj.) dikush

DEL NË DRITË fr.fol.,meton.-1.(diçka ) spikat, dallohet, shquhet, shfaqet, duket, paraqitet, shihet mirë, qartë diçka midis gjërave , del e  qartë, haptazi, faqeza diçka, bëhet më e qartë, më e dukshme për të gjithë diçka (e vërteta, e drejta etj.). (ALSI te: Leka nr. 11/ 1932 f. 355, FGJSSH f. 376, 1001).-Ç' janë gjithë këto vallë,/që kanë dalë në dritë/ e kanë rënë në ballë/ duke bërë mirësitë.(N-3 f.184). Nisën të dalin në dritë disa individualitete krijuese si Ll.Siliqi dhe K. Jakova.(KKO te: SF. nr.4/ 73 f. 35). Nga mjegulla e vjetëve/ dalin në dritë vargan çetat e burrave.(LLS te : gr.aut. ALSH f. 282). Koha e mëparshme s’ kishte nevojë për talente, i shtypte ata, s’ i linte të dilnin në dritë dhe ata shuheshin pa u shfaqur mirë. (ZXH-NF f. 17). Gjatë kësaj kohe kanë dalë në dritë disa teori.(GL-TL f. 46).E drejta për të shprehur mendimin  e vet secili, është e vetmja mënyrë  që të dalë në dritë e vërteta e gjendjes së tashme politike në shoqërinë kosovare. (IBAJ te : ZR nr. 1347-8, 23-30. VI. 1990 f. 18). Gjatë shqyrtimit gjyqësor çdo gjë doli në dritë, përpos së vërtetës që mbeti në terr. (KSY-SHZ f. 60).Dilemat sa vijnë e shtohen sa herë që në dritë dalin fakte e argumente të reja që ndriçojnë rastin. (BRE te :R, 6.VI. 1987 f. 4). E vërteta një ditë s’ e lë pa dalë në dritë. (FUSH f. 374).S. bie në sy diçka a dikush; del në dritën e diellit diçka, del në dritë të diellit diçka; del në dukje (në faqe) diçka; del për fushe diçka; del në jetë diçka; del për ledine diçka; del në mejdan diçka, del për mejdani diçka; del në pah (në reliev, në sipërfaqe, në skenë, në spikamë, në shesh) diçka; del sheshit diçka: del në teleg diçka; nxirret në shesh diçka; vihet në dukje (në pah, në reliev, në spikamë) diçka.2. (diçka)  pasqyrohet, paraqitet diçka.- Botoni sa më parë të jetë e mundur fjalorin e gjuhës shqipe…, në mënyrë që gjuha jonë të dalë në dritë përpara se sa të humbasë pak nga pak. (KR te: st.fil. nr. 2/ 74 f. 151-2). Doli në dritë fizionomia e tij  prej demokrati konsekuent, kundërshtar i betuar i bejlerëve. (FDA-Ç f. 7).Ata kontribuan që të botohet e tërë vepra e poetit, të dalë në dritë gjithë bukuria e origjinaliteti i saj. (NAJORG- E f. 141). S. del në pah diçka ; hidhet dritë mbi a në diçka ; nxirret në pah diçka ; e sheh dritën diçka ; vihet në dukje (në pah, në spikamë) diçka. 3. diçka (një libër, një vepër) botohet, del në qarkullim (një libër, një vepër). (FGJSSH f. 376).-Këto vjersha  që dolën sot në dritë janë shkruar për të rrëfyer që Shqipja është gjuhë si edhe të tjerat. (Ç-1 f. 19). Gjithë vjershat që kam shkruar për Shqipërinë gjer më sot, dolën në dritë me emër « Baba Tomorri » .(Ç-5 f. 112). Libri doli në dritë në një çast kur lëvizja jonë kombëtare…po niste të marrë hov të ri. (DHSSH te : gr.aut. HLSH f. 452). Ne duhet të jemi të kënaqur që dolën në dritë  veprat e Kadaresë. (SFE te : ZR nr. 1376, 10.XI. 1990 f. 22). Në vitin 1976, në botim të Akademisë, doli në dritë vëllimi i dytë i fjalorit të tij  etimologjik. (IA-4 f. 32). « Rilindja »…del në dritë prej shkurtit të vitit 1945. (JREXH te : F nr. 21-2, 1 e 15 XII. 1986 f. 3). Nuk kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që nga koha kur doli në dritë vepra e parë e kësaj gjinie letrare. (RB-K f. 54).Shumica e prozave dolën në dritë pas vdekjes së shkrimtarit. (VB-MK-MGJ-3 f. 106). Jam i gëzuar që mund të ju njoftoj se së shpejti do të shohim  të dalin në dritë poezitë e bukura dhe të çmueshme shqipe të abatit Zarishi nga Mirdita. (ZJ-VZ f. 158). Ato dëshmojnë se veprat e tyre pësojnë një varg metamorfozash para se të dalin në dritë. (GL-TL f. 70). Në kohën kur u bënë ato kritika (1965), dolën në dritë vepra të reja që u pritën me entuziazëm nga masat popullore. (TEÇA te: st.fil. nr. 4/ 1980 f.14). Autori përgatiti vëllimin „ Lule të kuqe“,të cilin e dërgoi për botim  në shtypshkronjën  shqipe të Konstancës së Rumani-së, por që në rrethana të panjohura, humbi dhe s’ doli në dritë. (NAJORG- E f. 105).Disa nga këto këngë kanë dalë në dritë në blenat e saj.(ZYNE-PLR f. 59).. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për shkrimtarin,sepse del në dritë romani i parë i tij. (DHUNAM te : KD, 20 dhjetor 2003 f. 31). S. shih sin : e gjen dritën e botimit diçka (një libër, një vepër) 4. (diçka)  zbulohet diçka, del jashtë, del hapur diçka, nuk mbetet fshehur, brenda, në thellësi diçka.- Autori, duke u mbështetur në një lëndë gjuhësore  shumë të pasur.., e cila ka dalë në dritë  nga kërkimet e organizuara nga institucionet tona shkencore  për mbledhjen e fjalës  e të frazeologjisë  shqipe në dialektet e të folmet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit. (MADO-SMAN te: st.fil. nr.1/ 84 f. 176).E drejta vonon, por del në dritë. (VODE-THD f. 29). Është një fat për albanistikën që ka një fjalor etimologjik të këtij rangu, në të cilin del mirë në dritë karakteri i veçantë i gjuhës nga pikëpamja e burimit të fjalëve. (EÇ te : SLFFGJSH-II f. 204). Lënda gjuhësore është pasuruar në mënyrë të ndieshme me material që ka dalë rishtas në dritë. (EÇ te : SLFFGJSH-II f. 216). Autori duke u mbështetur në një lëndë gjuhësore shumë të pasur e të pashfrytëzuar më parë, e cila ka dalë në dritë nga kërkimet e organizuara nga institucionet tona shkencore…ka dhënë zgjidhje të reja e më të drejta. (MADO te : st.fil. nr. 1/ 84 f. 176). Kërkon të të bjerë mbi kokë mallkimi i shpezëve dhe kafshëve ? Dil në dritë, o njeri ! (ZIÇE-GJXH f. 126). Kur fantazma doli në dritë, ata biseduan një grimë kokë më kokë. (ZIÇE-GJXH f. 188). Ajo u ngjau mikrobëve, të cilët, të futur në dhe me të vdekurit gjatë njëzet vjetësh, marrin përsëri, kur dalin në dritë, hovin e tyre. (YJ-L f. 105). Gjithë thesari i gjuhës nuk ka dalë në dritë ende i tërë. (AXH-SGJ f.78).Të dalë një ditë në dritë dhe ndonjë mbishkrim nga gjuha e moçme e vendit. (EÇ-HSGJSHf.38). Në këto kërkime dalin më mirë në dritë marrëdhëniet e shqipes me gjuhë të tjera ballkanike. (SEMA te : ZR nr. 1361/ 90, 28.IX. 1990 f. 21).S. shih sin : i del bishti diçkaje. 5. (fëmija) lind, lindet (fëmija), nis të jetojë (fëmija).(ALSI te : Leka nr. 11/ 1923 f. 355).-Fis i dashur, ku në dritë dola/ afër detit të papështjellim/ shtëpi e bardhë ku së pari fola/ në prehër të nënës duke gjetur pushim. (NDM-V f. 87). Ja që ne s’ e zhdukëm atë pjellë të mallkuar para se të dilte në dritë. (EK-NJLV f. 21). Në saje tënde, o nënë… dola në dritë si krijesë për të shikuar bukuritë e kësaj natyre madhështore. (JSAL te : B, 14.II. 1998 f. 14).Kështu ndoshta ishin/ kërcimet e e barkut/ të mëmës sime/ kur unë dola në dritë. (VOUJ te : JR nr. 4/ 80 F. 698). S. shih sin :bie nga barku i s’ ëmës (nënës) fëmija ;  del në botë (fëmija).6.(dikush) del, shpëton nga një e keqe, nga një ngushticë, nga një shtrëngesë e madhe dikush, del, shpëton nga një gjendje e vështirë, e rëndë, kritike dikush, shpëton nga hallet e nga të këqijat dikush, del nga varfëria dikush, arrin në një gjendje të mirë ekonomike dikush. (FGJSH f. 94, 1001, SM f. 66, HB-FPD f. 93, FGJSSH f. 263, 332, 376, 1001,FIA f. 252, 840, 900, 947, ZS f. 255, 413, 482, NABA-EY f. 286).-Po ! Në errësirën e shtypjes së rëndë sa shkëmbi/ dëgjove thirrjet që të bëra të dalësh në dritë. (EME-P f. 9). Vuajtën e hoqën si ne, po më në fund dolën në dritë. (KUVE te : st.fil. nr. 3/ 75 f. 28). T’ u jipte lejen …të bijve të mëdhenj që të merrnin rrugën e mërgimit dhe të dilnin së paku vetë në dritë. (RQ-A f. 28). Të përpiqemi natë e ditë/ sa të dalim në dritë. (N-4 f. 288).Është i një firme të njohur e të hairit. kush është lidhur me të, ka dalë në dritë. (SHM te :R, 25.X. 1986 f.16). S. shih sin : del mb’ anë dikush.7. (një vend) mëvetësohet, pavarësohet (një vend).-Pa ju kurrë s’ mundet në dritë të dalë Shqipëria ! (GJF-MZ f. 45). Shumë thonë që doli në dritë Shqipëria/ u bë prapë zonjë si qe përpara. (HM-ZA-I f. 52). Nën shkrep një zë dëgjove : /do të dalë në dritë Shqipëria ? (HM-ZA-I f. 84). Qaj e thuaj me zë të thekur,/ kombi ynë,sot, doli në dritë. (HM-ZA-I f. 98). Lufton e vendosur, se shpejt një ditë/Shqipëria e shkelur do të dalë në dritë, /do të lindë liria, do të ngrihet Shqipëria . (AÇA-VL-1 f. 99). S. bëhet zonjë (Shqipëria) ; del më (në) vete (një vend) ;del zonjë më vete (Shqipëria).8.(diçka) ka sukses diçka, del e suksesshme diçka, del me sukses diçka.- Ahere dhe dituritë/ dolën shumë në dritë.(N-4 f.269).

DORA-DORËS fr.ndf.,id.1. lidh-ur,kapur, zënë njëri me tjetrin (me duar), lidhur, kapur, zënë së bashku (me duar),duke u kapur , duke u lidhur, duke u zënë dorë për dore së bashku.- U përshëndetëm dora-dorës në ndarje. (HMU te : KOM nr. 18, 21 dhjetor  1998 f. 35). Nuk qanë nënat, nuset, me kujë e sokëllimë,/ se vdekja s’ ua pështolli me shark të zi shtëpinë,/ por kapur dora-dorës mes fshatit hodhën valle. ( te: SF nr. 3/ 1990 f. 71).S.shih sin : dorë më dorë.2. të pandarë, së bashku, bashkërisht, lidhur ngushtë njëri me tjetrin. (JNU-FPM f. 54,FGJSSH f. 358).-Dora-dorës ecim para/ kah lulëzimi/ dhe e mbara. (AÇ-NË f.14). Fillimi i çdo lëvizjeje të shoqërisë është bërë duke vajtur dora dorës letërsia me politikën. (DHSSH te: gr.aut. HLSH f. 586). Ne gjithmonë i kemi bërë punët dora-dorës. (HSHA-FRAM f. 73). S.shih sin: dorë për dore.3. gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më tepër, sa më shumë, sa më tepër.-Jam i bindur në mundësinë e shumëlloj-shmërisë së këtij angazhimi, madje në shumë-fishimin e tij dora dorës. (MEM te:B, 6.X. 1997 f. 5). Shkuan dora-dorës e u gërshetuan për t’ u mpleksur ngushtë e për t’ u shkrirë sa duhej. (IA-1 f. 5).Kudo në veprat e Çajupit vëmë re se si dora-dorës forcohen notat realiste kritike. (GJZH-AZÇ f. 46). Dhe të rinjtë dashurojnë;/ Si pëllumba të gëzuar/ dora-dorës të pushtuar.(ASDR-VP f. 145). Ne nxitojmë  dora-dorës-/Ta zëmë, t’ i dalim para…(VKI-SH f. 43).S. shih sin: nga çasti në cast. 4. pak e nga pak, dalëngadalë, gradualisht, sistematikisht, shkallë-shkallë .(FGJSSH f. 358, SMO-3/ 80 f. 179, FIA f. 354).-Piknin poshtë sikur pik loti/ duke lënë çerdhet-o, lart/ dora-dorës u shkonte moti. (YSH-PD f.6). Njerëzit që në kohët më të lashta filluan lërimin e gjuhës së tyre, duke u zhvilluar dora-dorës, duke u nisur nga gjëra të vogla. (MS-IL f. 184). Kështu, çdo gjë,  duke u përmirësuar dora-dorës, bëhet e plotë. (MI-FV f. 124). Shkojnë duke e përpunuar dora-dorës me një progres artistik në rritje. (EKO-KE f.30). Ata  po fillonin të luftonin për një „autonomi të plotë“ që tashmë po zhvishej dora-dorës nga përmbajtja e vjetër anarkike feudale. (MEKO-T f. 51). Dora-dorës po më lë takati, kurse malli kërkon të zotin e vet. (MI-SHT f. 99).Duket qartë se Noli me vetëdije është përpjekur të bëjë një dallim midis këtyre fjalëve sinonimike, dora-dorës që ka shkuar përpara në përpunimin e gjuhës e të stilit të vet.(FAG-GJN f.76). Në një nanuritje të çuditshme,  dora-dorës nisën të humbasin  në mugëtirë vargmalet. (MI-SH f. 36). S. Shih sin: ca nga ca. 5. vazhdimisht, gjithnjë.(FGJSSH f. 358, FIA f. 354, 600).- Pesë krijesa të njoma  u tërhoqën dora-dorës pas nënës  për t’ u bërë vend mysafirëve të paftuar. (MEH-P f. 35). Çdo ekspeditë leksikologjike që organizo-het…do të nxjerrë një tok fjalësh e frazeologjie, të vjetër ose të krijuar dora-dorës, e cila  nuk është pasqyruar në fjalorë e në gjuhën e shkruar. (JTH te: SLFFGJSH-II f. 388). Ata po fillonin të luftonin për një autonomi të plotë që tashmë po zhvishej dora-dorës nga përmbajtja e vjetër anarkike feudale. (MEKO-T f. 51). Shkon duke u përpunuar dora-dorës me një progres artistik në rritje. (EKO-KE f. 30). S.dorë pas dore; herë më herë; herë pas here; kohë pas kohe; orë pas ore. 6. përkohësisht, momentalisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë. (TASE f. 38-9, FGJSH f. 109, 399, GAZ.f. 113, FGJSSH f. 358, 1968).- Ajo nuk e ndryshon faktin se fshati socialist me problemet e tij të mprehta zë dora-dorës një vend të vogël në hapësirën e përgjithshme të letërsisë sonë. (KOBI te: st.fil. nr. 1/ 76 f.?). Kryesia legjitimoi shkatërrimet, shitblerjet dora-dorës. (AGGA te: KD, 22 shtator 2002 f. 9).S.shih sin: një herë për një herë.7. (me dikë a diçka) krahas, njëkohësisht, në të njëjtën kohë me dikë a diçka .- Dëshirat dhe mundësitë, më së shpeshti, nuk shkojnë dora-dorës dhe kjo është punë e ditur. (MUBE te: B, 19.XII. 1992 f. 5). S. shih sin: bri më (për) bri me dikë a diçka.

HEQ DORË fr.fol.- 1. (nga diçka (prej diçkaje) dikush.- nuk e jetëson, nuk e praktikon , nuk e zbaton diçka dikush.- Autorët hoqën dorë nga rrëfimi i hollësishëm, i ngeshëm dhe me shumë fjalë. (KOBI te: st. fil. nr.1/ 88 f. 57). Sprova e tij kishte karakter mekanik, të panatyrshëm dhe shumë shpejt hoqi dorë prerazi prej saj. (AXHI te: GJJ nr. 1-2/ 99 f.21).3.nga diçka (prej diçkaje) dikush- e lindiris, e lë, e braktis një punë a detyrë dikush, jep dorëheqje nga një punë a detyrë dikush.(FGJSSH f. 668).-Kaq jam lodhur e këputur e lëmekur/sa që në mend e kam të heq dorë prej pune të këtij Muzeu/ dalë ku të dalë „lulëzimi i atdheut“.(GJF-GPT f. 50). S. shih sin : i dorëzon çelësat dikush 2. (nga dikush a diçka dikush) e lë, e lindiris  dikë a diçka dikush, ndahet a largohet prej dikujt a diçkaje dikush (për ca kohë a përgjithnjë), i shkëput lidhjet me dikë a diçka dikush.- E kyçi gojën dhe nisi atë lojën e vështrimit gjoja naiv e të habitur, që të prekesha e të hiqja dorë nga hetimi. (KB-TNZ f. 396).Do të dilte pazarit me brezin e lëshuar e i ngrehosur, për të bërë adetin, nga i cili nuk hiqte dorë. (KB-TNZ f. 235). Mos hiq dorë prej meje Imzot/ shpirti im për Ty ka etje. (SAGJE-T f. 15). Ai po ashtu i mëson dhe i përudh ata që të heqin dorë nga veset, nga cilësitë e liga. (BQ-PNF f. 72). Do të heqim dorë nga jeta, apo si? (STPO-D f. 67). S’po më mbushej mendja për të hequr dorë prej plëngut tim të moçëm. (PEKMEZI f. 72). Ai vetë kishte kohë që kishte hequr dorë nga të gjitha të kësaj bote. (MK-AJ f. 141).3. (nga diku a nga një punë dikush) nuk përzihet më në një punë dikush, nuk merr pjesë diku dikush, hiqet, tërhiqet, largohet nga një  punë, veprimtari dikush, pushon së vepruari, së punuari edhe më tej diku dikush. (KR f. 85, 134, FGJSH f. 168, VK-II f. 627, SMO-3/ 80 f. 175,RUS f. 330).-“Ballkani” asnjëherë nuk hoqi dorë nga kjo ndërmarrje investive. (IRE te: R, 4.VII. 1987 f. 2). Agaj nuk heq dorë as nga jeta, as nga puna. (MK-AJ f. 214). Hoqi dorë nga bujqësia. (JX-LV f. 95). S. nuk merr anë diku dikush.4. (nga mendimi) ndërron, ndryshon mendim dikush, mendon ndryshe nga ç’ ka menduar më parë dikush, nuk mendon më si më parë dikush, tërhiqet nga mendimi paraprak dikush, nuk mendon më si më parë dikush, e  ndërron, e ndryshon mendimin dikush, nuk i përmbahet një mendimi, ideje paraprake dikush. (FGJSSH f. 668).- S’ hiqte dorë prej këtij mendimi. (SS te: gr.aut.ALSH f. 315). Kjo e qorton  dhe i thotë të heqë dorë nga të tilla mendime.(MADO te: gr.aut. HLSH f. 217). U mundua  ta bindte të hiqte dorë  nga ky mendim. (YE te: P nr. 9/ 1987 f. 4). S. shih sin: ndërron mendje, e ndërron mendjen dikush. 5. (nga diçka dikush (nga një kërkesë, nga një e drejtë etj.) e lë një kërkesë a të drejtë pa e sendërtuar dikush, pushon së kërkuari a së interesuari për sendertimin, zgjidhjen a plotësimin e një kërkese a të drejte dikush. (JTH  te: st. fil. nr..1/ 76 f. 93). -Vështirë pranojnë të heqin dorë  së paku  nga një pjesë e të drejtave. (p.a. te: R, 14.XII. 1987 f. ?). Hoq  dorë nga e drejta e nusërisë, nga e drejta për jetë me burrë, dhe kjo në dobi të fëmijëve. (YSH te: JR  nr. 1/ 75 f. 128). Do të vish?- I thashë i fyer, por i vendosur që të mos hiqja dorë nga kërkimet. (ASHA-P f. 201). Kaluan muaj e vite. Edhe dysha mora, por nga legjenda nuk hoqa dorë. (ASHA-P f. 202). S. shih sin: e lë pas anash diçka a dike dikush. 6. (nga diçka dikush).e lë diçka (një punë etj.) të filluar dikush, nuk e vazhdon më diçka (një punë etj.) të filluar dikush. (HL-FF f. 12).-Më rekomandon  edhe të heq dorë hë për hë nga përmendorja, të cilën ia kam ngritur vetes. (RKE te: JR nr. 6/74 f.1137). Kanë hequr dorë nga shitja e pasurisë dhe e shtëpisë. (MDRA te: R, 14.XII. 1987 f. 8). E ka vështirë të heqë dorë nga besimi. (SOKJA te: SF. nr. 3/ 77 f. 55). Hoqëm dorë nga ajo mënyrë zbukurimi në paraqitjen e karakterit  të heroit pozitiv. (LUBE te: st.fil. nr. 4/ 80 f. 62).7.(nga diçka dikush) ndreqet, përmirësohet, korrigjohet dikush, largohet nga një e keqe, nga një ves, nga një gabim, nga një e ligë, nga një padrejtësi, nga një shprehi e keqe dikush, nuk e përsërit, nuk e praktikon më diçka të keqe, të pahijshme, të shëmtuar dikush. (VK f. 67).-Nga e liga dorë hiqni. (N-V f. 186). Duaj gruan të të dojë/ edhe hiq dorë nga gratë. (Ç-2 f. 67). Hiqni dorë nga fanatizmi i turqve. (Ç te: gr.aut.ALSH f. 212).Hiqni dorë nga rreziku,/ shihni se ç’ punon armiku. (Ç-1 f. 24). Pa shiko, pa shiko, s’ ke hequr dorë nga çapkënllëqet. (SS-BL f. 100).8. (nga diçka dikush-largohet nga diçka  dikush, nuk i përmbahet diçkaje   dikush, nuk e mban, nuk e pranon, nuk  e zbaton edhe më tej diçka  dikush.- Përgatitet ta bindë sekretarin amerikan të shtetit që të heqë dorë nga parimet themelore. (p.a. te: R, 20.II. 1988 f. 3). (edhe moh.)

I JEP DËRRMË, I (IA) JEP DËRRMËN fr. fol.,id.- 1.(dikujt dikush) e bën, e detyron dikë dikush që të ikë i tmerruar, e bën, e detyron të ikë nga sytë këmbët dikë dikush, e bën, e detyron t' ua mbathë këmbëve nga frika  dikë dikush, e detyron të ikë dikë dikush. (TASE f. 14, 36, FGJSSH f. 400, 736, 792, RUS f. 19, FIA f. 23, VK f. 84, VK-II f. 826).- Gjithëve u hoqi shpatë, edhe u dha dërrmë e datë. (N-4 f. 130).Dhe sa turkun ia treguan,/ vrik dorinë e madh e ngau/ mes ordhish, ku jepte dërrmën. (JEDE-V f. 104). Edhe i korrën e i vranë, udhët e dërrmën u dhanë. (N-3 f. 125). E po ta them unë, dërrmën u dha, i bëri që të mos e shihte i pari të dytin. Plot i mbushën brekët. (PI-P f. 33). S. shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush. 2. (dikujt  a diçkaje dikush) e mund, e thyen keq, keqas, rëndë  dikë dikush, e dërrmon, e prish, e shkatërron, e shpartallon  keq dikë  a diçka dikush. (AXH-XLV f. 146, TASE f. 36, FGJSH  f. 73, FGJSSH f. 736).- I lutej Zotit t’ i japë dërrmën armikut. (SISHU-VAASH f. 260). Këtu shqiptari ka zhveshur shpatën trimërisht dhe u ka dhënë dërrmën  armiqve të tij. (SS-S f. 200). Nuk le armik të gjallë, u dhe dërrmën e i shove. (N-HS f. 106, N-3 f. 135).Bubulinë e Miaulë, që i dhanë dërrmën Turqisë, i vunë udhë trimërisë. (N-2 f. 186). Sado që ishin më të pak, dërrmën i jepnin Turqisë. (N-3 f. 315). Ua dhamë dërrmën tri vjet dhe prore do t’ ua japim se jemi të pazhdukshëm. (SFE te: F nr. 4/ 79 f. 5). S. shih sin: e bën  bërhaj dikë a diçka dikush. 3. (dikujt dikush) e dëbon, e përzë, e zbon, e shporr dikë dikush, e nxjerr jashtë, përjashtë dikë dikush( me të shtyra e me të shara), e karmon dikë dikush.(TASE f. 36, FGJSH f. 81, FGJSSH f. 736, 792).- Sot që në mëngjes sejmenët na dhanë dërrmën, na erdhën me yrysh, me të britur, me të shara. (SS-A f. 271). Po del sheshit që ata farkatarët e mallkuar na e dhanë dërrmën.(BMJ te: KD, 12  prill 2003 f. 31). Më kapërthenin, më çapëlonin e më çirrnin dhe prapë më jepnin dërrmën teposhtë rrëzimeve duke më shoqëruar me vigma lebetitëse. (FALU-PM f. 98). Që kur i dhamë dërrmën beut, rakia na del më e fortë. (AÇA-VL-3 f. 352-3).S. shih sin: i  (ia) vë cipalin dikujt dikush.4. (dikujt dikush a diçka) e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë dikush a diçka , e tmerron, e lemeris, e lebetis dikë dikush a diçka.- Mavijeja ishte një kërmë, që i dha botës kaq dërrmë. (N-4 f. 76). Thanë Aliu u ngjall prapë,/ erdhi dërrmë të na japë!/ të gjithë u frikësuan,/ edhe ca u turpëruan. (N-4 f. 188). S.shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

I LËNË PAS DORE fr.mb.,id.-1. i lindirisur, i braktisur, i lënë jashtë interesit, kujdesit, vëmendjes, që nuk i është kushtuar kujdes, vëmendje, interes, rëndësie (e duhur),i papërfillur, i përçmuar, i përbuzur. (VK f. 17, VK-II f. 15, HL-FF f. 103, 494, RUS f. 137, ZS f. 471, HV f. 17).- Ata që mbesin në Kosovë apo që kthehen të mos ndihen të lënë pas dore në pikëpamje kulturore e shpirtërore. (AMA te:F nr. 17, 1.X. 1987 f. 1). Kishte ardhur tek ai, në atë vend të lënë pas dore. (QB-PB f. 139). Nuk ia pranonte zemra ta shihte Hasimen aq të lënë pas dore, të fyer, të sharë, të braktisur.(MI te: F nr. 9/ 85 F. 7). Sot bij të lënë krejt pas dore/ si gjë pa vlerë, pa qëllim. (ASDR-KK f. 10). Do të bëjmë hapat e parë në trajtimin e problemeve…të infrastrukturës, e cila gjithmonë ka qenë e lënë pas dore. (HEM te:B, 18.XII. 1992 f. 4). Të shkruajmë gjuhën amtare të lënë pas dore. (NAVE te: gr.aut.HLSH f. 410). U ndiem të lënë pas dore,sepse ishim një grup modest që nuk kishim para të jepnim për të fituar një çmim.(ZEFHA te: KS, 12.X. 2002 f. 20). Sa më thellë që futeshe në atë përrua rrëzë bregu, të mbulonin degët që binin një mbi një, ashtu të lëna pas dore. (BASÇAP te: KD, 30 nëntor 2002 f. 39). S.shih sin:  i lënë anash.2. i harruar.- Ndër libra pak të njohur shkrimtarësh të lënë pas dore. (EKO-KE f. 305). Ndihmon mjaft pasurimin e gjuhës sonë të shkruar me shprehje të lëna pas dore. (AJ-PR f. 232). Për të vënë në pah shkrimtarë dhe vepra  të harruara ose të lëna pas dore. (p.a. te: gr.aut. HLSH f. 10). Një kontribut i veçantë i punonjësve tanë në fushën e historisë së letërsisë, ka qenë ai i zbulimit  dhe i vlerësimit  të një numri autorësh të panjohur, të harruar ose dhe të  lënë  pas dore. (p.a. te: gr. aut. HLSH f. 11). Mallkonin vashat e lëna pas dore nga dashnorët e vet. (KME te: KD, 12  maj  2001 f. VII). Dukej si i lënë pas  dore, i kujtuar vetëm me ato çfarë janë krijuar vite e vite më parë. (ADPE te: Z, 30 prill 2002 f. 19). Vallja, ajo valle e lënë  amanet brez pas brezi, sot është e lënë  fare pas dore.(SS-P f.80).S. shih sin: i lënë më një anë.3.i pabanuar, pa njerëz, i mbetur pa njeri, pa njerëz, i shkretuar.(VK f. 15, VK-II f. 515, HL-FF f.  f. 494, RUS f. 137).- Ai e kishte kuptuar këtë tanimë. Bridhte nëpër trojet e veta të lëna pas dore. (SD-SHKT-II f. 268). Të lë përshtypjen e një objekti të boshatisur e të lënë pas dore. (ZBE te: B, 15.I. 1993 f. 3). S.i lënë (i mbetur) shkretë;i mbetur i shkretë. 4. (një kopsht, një arë, një tokë etj.) fr. mb.,fj.- i lënë pa punuar, pa lëruar, pa lavruar (një kopsht, një arë, një tokë etj.), i papunuar, i palëruar, i  palavruar (për kopsht, tokë, arë etj.).- Lulëkuqet e Kosovës sikur rrallëkund i pamë nëpër livadhet e lëna pas dore. Ajo tokë pjellore kishte mbetur si e shkretë. (SAL, ISKRO te: FA, 19 korrik 1999 f. 9). S. shih sin: i lënë djerrë

LIHET ANASH  fr. fol. ftill.-1. (dikush a diçka) lindiriset, lihet jashtë  vëmendjes,  interesit, kujdesit  dikush a diçka, nuk i jepet, nuk i kushtohet kujdes, interes, vëmendje, rëndësi (e duhur) dikujt a diçkaje, nuk përfillet, nuk çmohet, nuk merret parasysh (sa duhet) dikush a diçka, nënçmohet, përçmohet, përbuzet dikush a diçka.- Po të lihen anash ciklet"Kronika e Ulpianës" dhe "Arti i të lehurit" , në ciklet e tjera mbizotërojnë tema dhe motive të ngjashme .(SSY-IL f.32). Ky përkufizim dihet kaherë edhe në kulturën shqiptare, mirëpo është lënë anash. (EKA te: KD, 6 tetor 2001 f. VI).Tash kam nisur të kujtoj, tash që u hap havaja se ai përrua duhej lënë anash. (BASÇAP te: KD, 30 nëntor 2002 f. 39). Më shumë dua të bëj për njerëzit që janë lënë anash, të cilëve në shpirt u fle arti dhe kultura. (BZYM te: Anza nr. 13, 19 shkurt  2004  f. 12). S.bëhet batall dikush a diçka;  hidhet  anash (më, në një anë, pas dore,  pas, prapa, krahëve, kurrizit, mënjanë, pas shpine, prapa shpinës, tej) dikush a diçka; hiqet dorë nga diçka;i kthehen krahët (shpatullat) dikujt a diçkaje; i kthehet kurrizi (shpina) dikujt a diçkaje; lëshohet doret dikush a diçka; lihet (m') anash (mb' anë,më, në një anë, më njërën anë, anësh, mb' anësh, anëve, në, për, si, si për asgjë, batall, në hije, pas dore, pas, prapa krahëve, kurrizit, mënjanë, në mëshirën e fatit, ndoresh, pas shpine, prapa shpinës) dikush a diçka; mbetet anash (më një anë, anëve, batall, në bisht, te dera, djerrë, pas dore, gëzhut) dikush a diçka;  mbetet jashtë gardhit dikush a diçka; mbetet në hije dikush a diçka; mbetet në marfgjina (në margjinë) dikush a diçka; mbetet mënjanë  (te trapazani) dikush a diçka; mbetet në periferi dikush a diçka; nuk merret në konsideratë (parasysh) dikush a diçka; qëndron në bisht dikush a diçka; qitet anash (m' anash, mb' anësh, pas dore, pas, prapa krahëve, kurrizit, pas shpine, prapa  shpinës) dikush a diçka; vihet më (në) një anë (mënjanë) dikush a diçka ;  zihet në  (për, si, si për) asgjë dikush a diçka.2. (dikush a diçka) harrohet, nuk kujtohet, nuk përkujtohet, nuk përmendet, heshtet dikush a diçka, anashkalohet dikush a diçka.-Ajo që nuk duhet harruar apo lënë anash në një fushëveprimtari të këtillë...është fakti që në tëharrjen e fjalësit të gjuhës sonë nuk duhet të kalohet në ekstrem. (QMU te:ZR nr.15, 11.IV.1981 f.15) .Gjithçka që ishte e karakterit kombëtar...u la anash. (IBE te:R, 8.VII.1990 f.9).Nuk mund të lihet anash prania dhe rëndësia e Vitore Pisanit. (IA-4 f.28).E u lanë m' anash dyert bujare/ dyert bujare të tokës shqiptare.(GJF-LM f.140) .S.bie  në harresë (në harrim) dikush a diçka; del nga kujtesa (nga mendja) dikush a diçka; harrohet si bora e parvjeme dikush a diçka; hidhet anash dikush a diçka; hidhet në një anë (në harresë, pas, prapa krahëve, kurrizit, mënjanë, pas shpine, prapa shpinës) dikush a diçka; hiqet nga mendja dikush a diçka; hiqet mendësh dikush a diçka; i humb emri dikujt; kalohet si nëpër dhëmbë dikush a diçka; kalon në heshtje dikush a diçka;  lihet mb' anë (më  (në) një anë, anësh, anëve, në harresë, në heshtje, pas prapa krahëve, pas, prapa kurrizit, mënjanë) dikush a diçka; lihet pas mendësh dikush a diçka; lihet ndoresh dikush a diçka; lihet pas shpine, prapa shpinës dikush a diçka; nuk mbahet në mend dikush a diçka, nuk mbahet mend dikush a diçka; mbetet batall dikush a diçka; qitet mb’anësh (në harresë) dikush a diçka; qitet (pas) mendësh dikush a diçka ; e zë pluhuri dikë a diçka .3.(diçka) lihet jashtë, përjashtohet, nuk pranohet, nuk përfshihet, bëhet e paqenë diçka, zhvlerësohet diçka.- Bogdani, po qe se lihen anash dobësitë dhe josaktësitë e tij...cilësisht e me nivel të lartë përgjithësimi  e sqaroi problemin e formimit  dhe të evoluimit të gjithësisë. (HMY te:F nr.1-2 /1990 f.5). Vlerëson se në këto rrethana duhet të lihet anash lufta e partive politike për aktivitete të brendshme e të jashtme.( p.a. te:B,4. IV. 1998) . U kërkua një koordinim më i mirë i të gjitha subjekteve, që kjo çështje të mos lihet anash. (ABY te: B, 12 gusht  1996 f.2). S. hiqet  dorë nga diçka; lihet pas dore diçka  (edhe moh.)

E MERR NË DORË  fr.fol., id. -1. (diçka dikush) e pranon diçka dikush,e merr në dorëzim diçka dikush.-Veç dëshmuar janë për shqiptarë,/ qysh se financat në dorë i kanë marrë/ veç për të ngopur edhe për të farë/ me bukë të bardhë e rroga ari/ ndonjë kalangerrç zyrtari. (GJF-GPT f 43).Të gjitha sendet i ruante me xhelozinë më të madhe. Mirëpo, kurrë nuk i merrte në dorë pa i pasë pastruar mirë e mirë! (AP-S f. 14). Gjurmimin e formave të reja, të afta për të marrë  në dorë ndërrimin. (HKA te: R, 17.VII. 1982 f. 13). Themeluesi  duhet të marrë në dorë çështjen e financimit  të arsimit. (EJST te: B, 31.XII. 1991, 1 e 2 I. 1992 f.3). Kjo është letra e parë që marr në dorë. (IB te: R, 7.II.1987 f. 15). 2.( pushtetin, fuqinë diku dikush) ushtron pushtet, fuqi diku dikush . (ALSI te: Leka nr. 6/ 1930 f. 182).-Atëherë ngrehur kemi qeverinë/ sa për të marrë në dorë fuqinë,/ për ta rrjepë mandej Shqipërinë. (GJF-GPT f. 142).Me të marrë fuqinë në dorë bejlerët çifligarë dhe borgjezia e madhe vunë të gjitha forcat  për të shuar lëvizjen përparimtare. (KOBI te: st.fil. nr. 3/ 88 f. 3). Me realizëm është krijuar figura prej tradhtari e Esad Pashës, loja e tij e interesit me Fuqitë e Mëdha për të marrë në dorë pushtetin në Shqipëri. (BK-PRHSH f. 133). Një komision tjetër…arriti pastaj në Vlorë dhe mori në dorë fuqinë e të dy qeverive- të asaj të Vlorës…dhe të asaj të Durrësit. (THK-PËR f. 456).Pat hequr në këto vite, që kur e kishin marrë në dorë pushtetin kuqalashët. (SS-BL f. 132).Komandanti i guerrilje-ve i foli Tatës për përpjekjet e reaksionit të brendshëm për t’ u lidhur  me anglezët dhe për shpresën e atyre për të marrë në dorë pushtetin…(SKJA-G f. 229). S. vë dorë mbi diçka a një vend dikush. 3. diçka (një punë, një detyrë, një çështje etj. dikush) angazhohet, zotohet  për diçka dikush, ngarkohet, merr përsipër diçka (një punë, një detyrë, një çështje etj.) dikush. (ALSI te: Leka nr. 6/ 1930 f.182).-Të gjitha punët e tjera  do t’ i merrja në dorë. . Vrasjen e qenve nuk e dua. (IBE te : R, 20. XII. 1986 f. 18). Kadri aga e ka marrë në dorë këtë punë. (S.H.-RR f. 153).Kanë ardhur duke u ngritur edhe punonjësit dhe ekspertët që kanë marrë  në dorë kërkimet e gjurmimet e çështjeve të degëzimeve të ndryshme të shkencave albanologjike. (IA-4 f. 15). Ja se kush e mori në dorë amanetin e tyre, « trashëgimin » e burrave të shquar. (DHSSH te : gr. aut. HLSH f. 594). Ruajtjen ose prishjen e paqes në rajon e merr në dorë Kosova. (HYSFERR te : GAZ.SHQ. nr. 18 f. 2). Këtë detyrë ta marrim në dorë edhe më mirë tani e tutje duke përsosur organizimin e punës. (ASI, PAVHA te : SF. nr. 1/ 84 f. 266). Një organizëm i veçantë shtetëror duhet ta marrë punën në dorë edhe në këtë fushë. (IA, ELA te: st.fil. nr.1-2/ 98 f.19). S. shih sin : (e) merr (për) angazhim diçka dikush. 4. diçka (një libër, një vepër etj. dikush) e merr për ta lexuar, mësuar etj. diçka (një libër, një vepër etj. dikush), e lexon vetë, drejtpërdrejt e me kujdes dikush diçka.-Tashti lexuesit i marrin në dorë veprat letrare me dëshirë më të madhe, sepse...nxjerrin shpesh përfitim nga ana mendore e shpirtërore. (KOBI-LKf.137). Lexuesi i zakonshëm do të marrë në dorë, sidomos nga pjesa e parë e veprës, një përshkrim historik-gjeografik të dorës së parë, nga ato që ta mbajnë frymën pezull si një roman mbi ndodhira që të dukej se i njihje.(ARDKL te: KD, 13 dhjetor 2003 f. 26). Kur ta marrë në dorë kënduesi, të thotë: më në fund, ja një shkrimtar serioz. (AVA-N f. 89). Bënin përpjekje maksimale që lexuesit dhe bibliofilët së shpejti ta marrin në dorë tërë ciklin e përmendur të veprës së Prustit. (p.a. te: F nr. 17, 1. X. 1989 f. 15). Romani “Rrotull” që lexuesi ynë e merr në dorë sot, është përpjekja e parë e Jusuf Gërvallës në prozën e gjatë. (IK te: V nr. 4, janar 1991 f. 8). S.njihet nga afër me diçka dikush; e zë me dorë diçka dikush. 5. diçka (fatin etj. dikush) e zgjidh drejtpërdrejt diçka dikush, vendos drejtpërdrejt për diçka dikush, e vendos vetë diçka dikush, i gjen zgjidhje diçkaje dikush, është vendimtar për diçka dikush.-Patriotët shqiptarë vendosën ta merrnin vetë në dorë fatin e tyre. (KOXO-L f. 44). Në të dyja rastet fatin e vendit do ta merrnin në dorë institucione të tjera. (IK-PM f. 124). Populli ynë… e mori në dorë edhe fatin e këtij testamendi të të parëve për t’ i dhënë një shkëlqim të ri. (ADHRI te: GJSH nr. 3/ 1989 f. 9). Partia qe ajo, fëmijë, që të vërtetën në shesh nxori/dhe populli për herë të parë/ të ardhmen në dorë e mori. (AÇA-VL-1 f. 237).S.(e) ka në dorë (në duar) diçka dikush; e merr në duart e tij (në duart veta) diçka dikush; e merr nëpër duar diçka dikush;vë dorë dikush.6. diçka (gjendjen, situatën) dikë a një vend dikush- e merr drejtpërdrejt nën kontroll, nën mbikëqyrje diçka (gjendjen, situatën etj), dikë a një vend dikush, e kontrollon drejtpërdrejt diçka, dikë a një vend dikush , e fut , e vë nën pushtetin, nën urdhrin e vet diçka, dikë a një vend dikush, e shtie, e vë nën mbikëqyrje, nën kontroll të drejtpërdrejtë diçka, dikë a një vend dikush. (FGJSSH f. 359).- Po të mos merrnin shqiptarët vetë në dorë gjendjen, po të mos luftonin vetë ata për mbrojtjen e atdheut. ..Shqipëria do të zhdukej. (MEKO-T f. 251). Atje, siç duket, gjendjen do ta marrë në dorë ushtria. (IK-PM f. 180). Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejt ta marrë në dorë udhëheqjen e KEK-ut dhe të formojë ministrinë e energjetikës. (AR.RU te:KD, 21 qershor 2003 f. 3). Njerëz të trashë, të patraditë në kulturë, hodhën blozë mbi emrin tim.Klasa punëtore duhet ta marrë në dorë riedukimin e saj! Më ndodhi si dhisë shytë që vajti për të marrë brirët e la edhe veshët...(SUKRA-BN f. 243).Në muajin prill autoritetet serbe morën në dorë policinë e Kosovës. (p.a. te : O nr. 10, 24.VII. 1991 f. 7). Në qoftë se Shqipëria  do të shpallej Tokë Haram, atëherë atë do ta marrë në dorë ushtria. (IK-PM f. 124). Të tjerët thanë që vendin ta marrë në dorë ushtria, kurse të tjerë propozuan që t’ i lihej në dorë Ministrisë së brendshme. (IK-KF f. 70). Dashkan të marrin qeverinë në dorë, t’ ua ndajnë tokën hiçëve. (MK-AJ f. 183). Faktori ndërkombëtar nuk është në gjendje të marrë situatën në dorë. (NCA te: Z, 15 maj 2000 f. 15).  S.shih sin : e fut në dorë diçka, dikë a një vend dikush. 7. (diçka dikush) e merr për ta përpunuar, rregulluar, ujdisur, ndrequr, mbarështruar, përsosur etj. diçka dikush, e merr për ta sjellë në gjendje më të mirë, më të përkryer diçka dikush. (ALSI te : Leka nr. 6/ 1930 f. 182).- S’ kishte armë- të gjata a të brezit-që të mos lëshonin krismë pasi t’ i kishte marrë në dorë Kadri pushkatari. (MR-L f. 247).Është dashur të kalojnë dy vjet të plota për ta marrë në dorë përsëri këtë dorëshkrim. (VEVE te : R, 25.VI. 1988 f. 10).S.shih sin : e merr nëpër dorë diçka dikush  8. (një vend dikush) e pushton, e nënshtron një vend dikush.-Ai donte të merrte në dorë Gegërinë e ta shtronte. (RK te :JR nr. 1/ 1980 f. 18). Atë natë ëndrrat morën bulevardin në dorë. (ZF-LSD f. 42).S. shih sin : e shtie nën bandërr një vend dikush. 9. (diçka dikush) e zotëron, e posedon diçka dikush, e merr në zotërim (posedim) diçka dikush, bëhet pronar, zot i diçkaje dikush, e mban në pronësi diçka dikush.-Tash e ka marrë në dorë pasurinë e madhe. (DD te: JR nr. 6/ 1979 f. 931). Djali i madh e merr shtëpinë në dorë-u përgjegj… duke qeshur Skënderbeu. (SD-SHKT-I f. 94). S. shih sin: e ka në dorë diçka dikush. 10. (diçka dikush) e udhëheq, e drejton diçka dikush,e merr për ta udhëhequr, për ta drejtuar diçka dikush.-Lëvizja kombëtare shqiptare do të fitojë së shpejti…sepse atë po e marrin në dorë rinia dhe elementet më radikale. (p.a. te : B, 31.XII. 1997, 1,2. I. 1998 f. 12). Pasqyrojnë  dobësitë e klasës së re borgjeze të Shqipërisë, e cila nuk ishte e zonja ta marrë mirë në dorë lëvizjen kombëtare. (DHSSH te :gr. aut.HLSH f. 457). Sa për kritikën tjetër, që i bëhet opozitës se ajo nuk është e zonja të organizohet  për të marrë qeverinë në dorë, nuk është nevojë të flasim. (LG-VZ f. 326). Qeverinë e kishin marrë në dorë shokët e tyre, punëtorët dhe fshatarët. (VK-ME-I f. 164). Themelojnë një komitet drejtues, i cili do të marrë në dorë qeverimin e vendit. (ASDR-KK f. 203). U krijua inteligjencia e re humaniste, e cila dalënga-dalë do t’ i marrë në dorë institucionet e posaçelura shkencore, kulturore e arsimore. (BK te :F, 1.VI. ? f. 11). Ahmet be Zogu qe shtrënguar të ikë e Fan Noli mori në dorë qeverinë. (FN te : ZR nr. 1376, 10.XI. 1990 f. 44). S. shih  sin : e ka në dorë  diçka dikush. 11. ( diçka a dikë dikush) e përfill, e çmon, e merr parasysh diçka a dikë dikush. (JTH-K f. 145).- Ah, mallkuar qofshi ju doke e të parëve tanë, ju doke që edhe dreqin  e merrni në dorë ! (SYME te : JR nr. 6/ 1979 f. 1095). S. shih sin : e merr në fill diçka a dikë dikush.S.12.(diçka dikush) (e) zotëron diçka dikush, (e) merr në zotërim diçka dikush,e merr si mundësi që ta ketë për përdorim a për nevojë diçka dikush, e merr si mundësi që ta ketë a ta përdorë sa herë të dojë a kur të dojë diçka dikush.-Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,/ dhe shkëlqejnë në kishë e në fron me kurorë. (FN-SL f. 53). Dhanë urdhër për të marrë  në dorë dispozitat e Vlorës e të Beratit. (HPRI-K f. 28). S. shih sin: e ka në dispozicion  diçka dikush. 13. (diçka dikush) e shqyrton, e trajton , e shtjellon diçka dikush, e merr në shqyrtim, trajtim, shtjellim diçka dikush.-Premtimin e fundit ua pat dhënë kurdëve Ismet Ineni para 30 vjetësh dhe më askush nuk e mori në dorë realizimin e premtimeve. (NIS te: F nr. 3/ 91 f. 14). U bëri thirrje…të marrin seriozisht në dorë drejtimin dhe ndihmën e posaçme. (TEÇA te: st.fil. nr. 4/ 80 f. 281). S. shih sin: e vë në balancë diçka dikush. 14. (diçka dikush) e ka, e gëzon diçka dikush.-Në gjysmën e parë të këtij shekulli rolin kryesor në zhvillimin e mëtejshëm të muzikës e marrin në dorë italianët.(GL-TL f. 21). (edhe moh.)

IA MERR DORËN fr.fol.,id.-1. diçkaje (një pune, zeje etj.dikush)- e mëson, e nxë, e përvetëson, e zotëron mirë e bukur, fare mirë, fare mbarë diçka (një punë a zeje, fiton, arrin aftësi, zotësi, shkathtësi, njohuri e shprehi të nevojshme dikush për diçka (për një punë, zeje, mjeshtëri, veprimtari etj.), bëhet i aftë, i zoti, i shkathët, mjeshtër për diçka (për një punë, zeje, mjeshtëri, veprimtari etj). dikush, arrin ta punojë pa vështirësi, lehtë, shpejt e si duhet diçka (një punë, zeje, mjeshtëri etj.) dikush, ngase është i mësuar, i stërvitur, i ushtruar ca (shumë) kohë në të, e bën me shkathtësi, me mjeshtëri e me lehtësi diçka dikush, e ka aftësi, shkathtësi, mjeshtëri marrjen me diçka dikush. (KR f. 85, ALSI te : Leka nr. 6/ 1930 f. 183, AXH-I f. 206, AXH-XXXVIII f. 153, GAZ f. 476, FGJSH f. 91, 292, 612, HB-FPD f. 88, FGJSSH f. 1062, 2222, SMO-3/ 80 f. 177, VK f. 181, VK-II f. 646, RUS f. 213, 223, 451, ZS f. 179, FIA f. 756, IST f. 142-3).-Më fal ti, shoku regjisor, por këtë djalin e kemi drejtor të ri  dhe akoma s’ ia ka marrë dorën punës, prandaj...(KB-VMS f. 220). Sa ia mori dorën punës, nisi të fitonte bukën edhe për t’ ëmën që tashmë ishte lodhur e plakur. (PARB-V f. 404).Edhe Zina sillte diçka në shtëpi, por ajo ishte e re e s’ ia kishte marrë dorën ende të qepurit. (PARB-SH f.137).Letrën e babait e lëçita vetë. Alfabetit shqip po ia marr dorën. Ta kalova!-mendonte me vete. (SS-Z f. 58). Me shumë përpjekje u organizuan në Tiranë më 1995 dhe 1996 edhe seminari XVII dhe XVIII, por duhet pranuar që Prishtina ia kishte marrë dorën  më mirë. (SHDE te: B, 21.X. 1997 f. 9). Ia kisha marrë dorën punës dhe e ndjeja veten si më të shkathët jo vetëm në punë, po edhe në sy të botës. (SHMU-Ç f. 54). Ia kemi marrë dorën zanatit, do të dalim mjeshtër. (MK-AJ f. 45). Pastaj ia mora dorën zanatit, u bëra murator. (MK-AJ f. 118). Talushi… sa t’ ia marrë dorën  punës, flet sa e si i vjen për dorësh, vetëm fjalë të mira për partizanët  e pushtetin popullor. (ZRE-TE f. 21). Natyrisht unë  të mbrojta se gjoja nuk ua ke marrë dorën  punëve të shtëpisë. (SS-Z f. 368). Bejkushi ia mori shpejt dorën organizimit të punës. (ZSA-VL-3 f. 315). Më fal ti shoku regjisor, por këtë djalin e kemi  drejtor të rid he akoma s’ ia ka marrë dorën  punës, prandaj…(KB-VMS f. 220). S. shih sin: ia merr anën dikush diçkaje (një pune etj.). 2. (dikujt dikush) e përshëndet dikë dikush, përshëndetet me dikë dikush me mirënjohje, me përulje (në shenjë nderimi), e përshëndet dikë dikush duke i puthur dorën. (ALSI te: Leka nr. 6/ 1930 f. 182, FGJSSH f. 1062).-Të gjithë  janë shëndosh e mirë Ago Zylal. Të marrim dorën. (MK-AJ f. 153). S. shih sin: i (ia)  puth dorën dikujt dikush. 3. (dikujt dikush)ia mëson shprehinë, natyrën, karakterin, mënyrën e veprimit dikujt dikush.-As ustait të tij të preferuar akoma s’ ia ka  marrë dorën. (AVI-Q f. 55). Është moti i parë që punoj me këto pendë e s’ ua kam marrë dorën.. (JX-LV f. 422). Prandaj, tek po e shihte, çuditej se qysh ua mori  menjëherë dorën qeve. (ZSA-VL-3 f. 261). (edhe moh.)

MERR FRYMË   fr.fol.- 1. (dikush)  fj.- e thith ajrin brenda në mushkëri  dikush, thith ajër dikush,  thith frymë dikush.  (AXH-II f. 171, AXH-VII f.161, FGJSSH f. 506, 1062).- Qoftë bekuar,- ia bëri  nëpër dhëmbë  e mori frymë arqipeshkvi. (DHSSH-MY f. 358). Nioba e tij  ishte ulur në një minder të ngritur në skaj dhe dukej  sikur s’ merrte frymë. (PARB-BZ f. 72). Brigada dëgjon dhe merr frymë  si të ketë një gjoks të vetëm. (REBE-G f. 182). S’ pipëtinte njeri, të gjithë mezi merrnin frymë. (RASO-GJF f. 99). Njëri prej tyre qe ca si i sëmurë dhe, duke u mbajtur  në një shkop ,ndalej gjithnjë  për të marrë frymë. (ZSA-VL-2 f. 126). S. shih sin: merr ajër dikush. 2. (dikush)   gjëllin, jeton, rron, mbijeton dikush.-  Me këto që më dhe marr frymë unë ca ditë. (AXH-II f. 171, FGJSSH f. 1062). Ballarët tanë qëndruan/ askënd s’ e prenë në besë/ derisa morën frymë, shpresuan. (ALAL-D f. 21).Ngrita kokën yjet pashë/ pyeta veten: marr frymë? (HKÇ-DL f. 35).Tërë qyteti  sikur mirrte frymë me këtë koncert. (MI-SHT f. 312). S. shih  sin: merr frymë mbi (përmbi) dhe dikush. 3. (dikush)  gëzohet dikush.- Tek e mbramja e panë tokën prej së largut e morën frymë. (AXH-II f.171). Sa bukur kur krekohet gjethja e tij e gjelbër, duket sikur jeton, sikur merr frymë. (ZSA-VL-3 f. 212). 4. (dikush)  pushon, çlodhet, shplodhet pak dikush, rri pak mënjanë dikush për të pushuar.- Përsëritjet e tepërta te „Iliada“  shërbejnë për t’ u dhënë mundësi  dëgjuesve të marrin frymë e të çlodhin vëmendjen. (MUXHA-LAG f. 59). Epo, të marr frymë njëherë! (STPO-D f. 88). Përpiqte të flinte.Ndalej  dhe as frymë nuk merrte.  (SHM-K f. 91). S. shih sin: merr anë dikush.5.(diçka) mbështetet, qëndron diçka.- Do thënë se pika nevralgjike  është  ngjarja  ku jetësohet  dhe merr frymë  çdo ngjarje tjetër  e mëvonshme. (PETPA te: KD, 5 korrik 2003 f.30).6.(diçka) konkretizohet diçka.- Ka rëndësi të veçantë se kur do të zgjidhet menaxher i projektit, sepse mu këtu qëndron pista ku mund të marrin frymë projektet në realizim. (CMAZ  te: Z, 13 mars  2004 f. 8). (edhe moh.)

PËR NDONJË (NJË) ÇIKË fr.ndf.,id.- 1. (diçkaje) për diçka të vogël, për diçka pa rëndësi, për një sasi fare të vogël. (AXH-XLIV f.173).- Punonin vetëm sa për bukën e gojës e për ndonjë çikë gjellë nga të mbeturat e tavave, që bënte Kotoja për  drekë. (ZSA-VL-3 f. 355). Që ka shprehur më të bukura fuqi/ për një çikë liri. (KAKA te : gr.aut. MA f. 34). Si çdo njeri që vlen sadopak, vdiste për një çikë vëmendje dhe admirim nga të tjerët. (BEMUÇ te  : R, 18 korrik 2001 f. 23).S.për një grimë diçkaje;për një trohë diçkaje ;për pak gjë . 2. për pak kohë, për disa minuta, për shumë pak kohë. (AXH-XLIV F. 173).-Mund të gjendet ndonjë kënd për një çikë pushim. (Y.A. te: R, 16. VIII. 1986 f. 7). Uliksi u zu ngushtë dhe për një çikë kishte harruar se ia kishte nisur muzika. (IPRO te: B, 10 janar 1998 f. 8).Prandaj sa hapte koha, qoftë edhe për një çikë, lëshohesha si rrufe, i gjeja shokët e brigadës ku ishin e ku s’ ishin dhe s’ lija as një çast të volitshëm  të më shkonte kot. (ZSA-VL-2 f. 119). Për një çikë sheshi u mbush  plot me burra e gra që atë kohë ktheheshin nga lëmenjtë ngarkuar me thasë. (ZSA-VL-3 f. 81). S. për një copë herë; për një çikë kohë; për një grimë; sa për të marrë zjarr; sa për të mbaruar punë. 3. për pak, për pakëz, gati sa, pothuaj. (FGJSH f. 66, FGJSSH f. 260 .- Se edhe për një çikë do ta humbas jetën. (Ç-1 f. 130). Uuuu… për një çikë të më kafshojë këmbën ky Kolë- tha Mirëjeta. (IB te: P nr. 3/87 f. 19).S.për një fije (të flokut); për fije; për një grimë (grimëz);për pisku; për një qime (të flokut, të kresë); për një trohë (trohëz); për të zezë të thoit, për të zitë e thoit

I VJEN DORESH (për) diçka dikujt fr. fol.,id.-1. ia del, ia arrin diçkaje dikush, ka mundësi, fuqi, aftësi për diçka dikush, mund, mundet t’ ia arrijë, t’ ia dalë diçkaje dikush, është i aftë, i zoti për diçka dikush. (FGJSSH f. 1861).- Po nga e keqja e nga halli e lë turpin mënjanë dhe e bën kabull të marrë kalemin e të na japë xhevap, aq sa i vjen doresh Agait të gërvishë me kalem. (FN-TL f. 126).Gratë tona vinin re nusen e Sekos në ishte e zonja në magje dhe a i vinte doresh të qeveriste shtëpinë. (SOAN-TZ f. 33). Gjakësorin e burrit do t’ ia vras, dhashtë besën ?...Jo, jo ! Ky është një tmerr më i madh ! s’ e bëj dot, s’ më vjen doresh ! (SFR-1 f. 117). Ah, me sa gëzim do ta bëja tani, të më vinte doresh. (FN-IF f. 74). S. shih sin : i shkon doresh  (për) diçka dikujt. 2. e zotëron mirë një mjeshtëri, një shkathtësi, zeje, punë dikush, është mjeshtër i diçkaje dikush, di si ta punojë, si punohet mirë a më së miri një punë, një zeje, një mjeshtëri etj. dikush.-Pleqve që u vinte doresh puna e nallbanit, i mbathën kafshët e samarit me potkonj. (SOAN-TZ f. 34). S.shih sin: i vjen për doresh diçka dikujt

Te shembujt e sjellë të shprehjeve , frazave  shumëkuptimore  shqipe çdo kuptim del si kuptim kontekstual. Secili kuptim i secilës shprehje, frazë  del  konkret, i qartë në përputhje me kontekstin a shembullin kontekstual  me funksion stilistikor, me funksion të  veçantë fytyror, metaforik .Kuptimet e çdo fraze, shprehjeje me anën e konteksteve e shembujve kontekstualë ndriçohen e konkretizohen më mirë e më qartë.Kontekstet e shembujt kontekstualë ndriçojnë e konkretizojnë ndryshimin e dallimin kuptimor të çdo kuptimi  të çdo fraze në veçanti.Çdo kuptim i ndryshëm dallohet e kushtëzohet nga situata ligjërimore përfytyrimore e shëmbëllimore  që e përmban  konteksti a shembulli kontekstual me bazë konkrete e fytyrore njësore e tërësore. Qartësia e ndryshesa kuptimore e secilit kuptim të shprehjes, frazës vihet re e përcaktohet  theksuarazi  nga kontekstet e shembujt kontekstualë si tërësi e njësi  konkrete a fytyrore kuptimore ligjërimore.Kontekstet e shembujt kontekstualë, që i përkasin kryesisht ligjërimit gazetaresk-publicistik, dijesor e letrar-artistik shumë shprehjeve shqipe u përcaktojnë karakter të shprehjeve shumëkuptimore me situatën e veçantë ligjërimore dhe me  përbërësit e tyre kuptimorë njësorë e tërësorë.

Shumëkuptimësia e frazave, shprehjeve  shumëkuptimore  të gjuhës shqipe duhet të pasqyrohet në fjalorët frazeologjikë e idiomatikë të gjuhës shqipe, ndërsa dallueshmëria e ndryshueshmëria  kuptimore e çdo kuptimi    tyre  ka nevojë të ndriçohet nga kontekstet e shembujt kontekstualë  të marrë drejtpërdrejt nga praktika ligjërimore shkrimore gazetareske-publicistike, dijesore e letrare-artistike. Kuptimet e shumta e të ndryshme të disa frazave, shprehjeve shqipe në fjalorët  e botuar  të gjertanishëm frazeologjikë e idiomatikë  nuk janë shoqëruar e nuk janë ndriçuar nga kontekstet  e shembujt kontekstualë  ligjërimorë  nga ligjërimi shkrimor gazetaresk-publicistik, dijesor e letrar artistik. Prandaj ,kuptimet e tyre  nuk dalin  të qarta, sidomos  nuk del i qartë ndryshimi e dallimi  kuptimor i shumë  frazave, shprehjeve shumëkuptimëshe, të cilat në kontekste të caktuara, përkatëse kanë vlerën e një fjale me vlera të ndryshme e të shumta kuptimore kushtëzuar e përcaktuar  nga konteksti a shembulli kontekstual. Do theksuar bamurinë se kemi shumë shprehje, fraza shqipe, të cilat  me strukturë të njëjtë përbërëse të gjymtyrëve marrin vlera të ndryshme, vlera të shumta kuptimore, vlera kuptimore stilistikore, vlera kuptimore fytyrore kontekstuale varësisht nga kontekstet ilustruese a nga shembujt kontekstualë ilustrues e shoqërues kuptimorë. Pra, vlerat kuptimore fytyrore, vlerat kuptimore stilistikore të disa frazave në suazat e konteksteve a shembujve kontekstualë përcaktohen qartë e mirëfilltazi nga funksioni stilistikor i strukturës njësore e veçanësore kuptimore të gjymtyrëve përbërëse  kontekstuale. Shumë kuptime të shprehjeve kushtëzohen e përcaktohen e ndriçohen  nga shembujt konkretë kontekstualë, nga kontekstet konkrete ligjërimore e jo nga kuptimi  i  fjalës bosht, i fjalës    tyre përfaqësuese. Shumë kuptime të shprehjeve, shumë kuptime fytyrore,  që janë kuptime stilistikore, nuk zënë fill, nuk përcaktohen e nuk kushtëzohen nga përbërësit e gjymtyrëve të tyre, nga elementet e tyre strukturore, po zënë fill, përcaktohen e kushtëzohen pikërisht nga kontekstet konkrete ligjërimore e shembujt konkretë shoqërues e pasues  kontekstualë ligjërimorë. Andaj,  kuptimet e shumta, kuptimet e ndryshme të shprehjeve shumëkuptimëshe, janë kuptime fytyrore, kuptime stilistikore, kuptime kontekstuale.Një frazë ka a merr shumë kuptime të ndryshme varësisht nga kontekstet e ndryshme ligjërimore a nga shembujt e ndryshëm ligjërimorë.

Në FJALORIN FRAZEOLOGJIK-IDIOMATIK DHE SINONIMIK- ANTONIMIK TË GJUHËS SHQIPE, autori i të cilit është autori i këtyre rreshtave, shumë kuptime të  disa shprehjeve, me qëllim që të bëhen më të plota e më të qarta, ilustohen, ndriçohen, konkretizohen me kontekste e shembuj kontekstualë marrë nga  praktika  konkrete identike ligjërimore shkrimore gazetareske-publicistike, dijesore (shkencore) dhe letrare-artistike. Kontekstet ligjërimore e shembujt kontekstualë ligjërimorë  shoqërohen, jepen e pasohen menjëherë pas shpjegimit, ftillëzimit të kuptimeve të frazave. Një praktikë e këtillë metodologjike ka qenë më se e mbëhishme, sepse, shumë fraza, në kontekste të shumta, në kontekste të ndryshme, kanë e marrin shumë kuptime, kanë e marrin kuptime të ndryshme. Kuptimet e këtilla nuk janë të karakterit të mirëfilltë, po të karakterit kontekstualë, të cilat për t’ u ilustruar e konkretizuar më mirë e më qartë lypset të shoqërohen e të pasohen nga kontekstet ligjërimore e nga shembujt kontekstualë ligjërimorë. Pra, një punë e praktikë e këtillë  parimore e   metodologjike ka qenë  e mbëhishme dhe e domosdoshme të  zbatohet në një projekt të madh, siç është   FJALORI   FRAZEOLOGJIK-IDIOMATIK DHE SINONIMIK –ANTONIMIK  I GJUHËS  SHQIPE, i cili është hartuar  sipas   parimeve  bashkëkohëse   metodologjike  dijesore.

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora