Kulturë
Xhemail Peci: Pena e Bedri Tahirit
E diele, 06.01.2013, 11:07 PM
Recension
PENA
(Bedri TAHIRI, FLAKADANËT E LIRISË 4, SMS, Prishtinë 2012)
Nga Xhemail Ali PECI
Me penën e tij të mprehtë, duke i
skalitur në mermerin monumental të magjisë së fjalës shqipe që si himn i
zjarrtë nderon Martirët e Lirisë, me kronikat e zërit të zemrës për të gjithë
ata që me Gjakun e tyre të njomë e të kulluar iu falën Përjetësisë, me përshkrimet
e tij të holla të përjetimeve dhe të tabllove të luftës, Bedri Tahiri m’i
kujton Kronikat e Kryengritjes Shqiptare të Mihal Gramenos, si dhe tablon e
Delakroas: “Liria i prinë popullit”.
Në mënyrë
të veçantë, Bedri Tahiri ma kujton Klithjen e Njohur të Mihal Gramenos se: “Shqipërinë
e bëri opinga”! E bënë pra Idealistët Zemërzjarrtë, Familjet e Mëdha – këto
Emblema të Lirisë sonë, e cila është përgjakur aq shumë.
Duke
lexuar Kronikat e Bedri Tahirit për
Martirët e Lirisë dhe për Ushtarët dhe Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, më kujtohen vargjet prush të Tirteut, i cili frymëzonte djelmëninë e
kohës së tij për veprime dhe organizime atdhetare.
Që në
hyrje të librit të tij “FLAKADANËT E LIRISË
Në
shkrimin, me të cilin edhe hapet ky libër, Heroi që sfidoi historinë,
si njohës i mirë e i hollë i letërsisë, i gjeografisë, dhe veçanërisht edhe
i historiesë, Bedri Tahiri i daravitë retë e errëta të misterit të mitit dhe të
historisë, të cilat kishin mjegulluar historinë deri vonë. Ai i kthehet Betejës së Kosovës të vitit 1389,
përshkruan me hollësi historike kampet e luftës, ushtritë e tyre dhe qëllimet e
tyre. Aty shpalosen interesa të kryqëzuara të shteteve fqinje e të superfuqisë
së kohës, të carëve e të sulltanëve, të cilat mjerisht u shfaqën më 1999, e u
zgjatën si hije të zeza mbi Kosovë, mu si atëherë kur:“Zëri i thekshëm i
myezinëve çallmëkuq çau heshtjen e agut freskues në Fushën e Mëllenjave. Pas
tyre tamtamet e daulleve të mëdha dhe lutjet çoroditëse të dervishëve marroçë.
Edhe dy ushtritë ballë për ballë. Në krye kalorësit me krye ngritur lart.
Shqipja dykrenare shikonte vëngër gjysëmhënën e zbehur dyllë”. Ky është
stili poetik i përshkrimeve të Bedri Tahirit.
Milosh
Nikollë Kopiliqi ka therrur me thikë Sulltanin në çadrën e tij. Pastaj Miloshin
e kanë grirë turqit me thika, copa – copa.
E në luftën e çmendur për pushtet, mbase tipari kryesor i aziatikëve dhe
i sllavëve pushtues, Pajaziti ka urdhëruar që të vëllain Jakupin – ta
likuidojnë: “Përdhunshëm ia morën shpirtin, pa zhurmë”.
Heroi që
ngritet mbi sfondin e mitit grek dhe që nuk kishte kalin e drunjtë për sulm,
por mjeshtrinë dhe atdhetarinë për shtytje e qëllim, Milosh Kopiliqi, bëhet
copa – copa: “Trupin e tij, të bërë cop? – copë, ia bartën shokët deri në
Rezallë” – vazhdon shkrimin e tij Bedri Tahiri, e ushtria turke: “Mllefin
hakmarrës e shfreu mbi Drenicën e panënshtruar”.
Autori ka
vërejtur me hollësi, se në rrjedhën e kohës, dikush e çmitizoi heroin, dhe
përmbi t? hodhi aureolën e përhapjes së fesë si marshim të shenjtë, edhe pse ai
kishte luftuar kundër atyre që kishin dashur dhe duan edhe sot, e edhe mot:”Me
na zanë hisen e diellit”. Prandaj, konstaton me të drejtë shkrimtari Bedri
Tahiri: “As nata pesëqindvjeçare e krra-krrasë, as djallëzitë e ujqërve të
stepave, nuk ia dolën mbanë. Heroi ynë mesjetar sfidonte historinë njerkë”.
Ky shkrim,
aq i thukët dhe i thelluar në detaje historike, paraqet një kontribut të ri në
sfidimin e miteve serbe për Kosovën, prandaj ia vlenë të përkthehet e të
botohet gjithandej globit ku frymon njer?zia.
Në ciklin
e shkrimeve për të bëmat historike të gjithë atyre që rrethimin e çanë përmes
grykës së pushkës (Mbijetesë përmes grykëhollave), autori e ngre
lart figurën e Bajram Tërnafcit (i cili siç na bën të ditur Bedri Tahiri, i
kishte thënë Ceroviqit në Kuvendin e Zhabarit: “Mos kujtoni se në vend të
gjakut në dej kemi ujë”), një luftëtar i paepur i Azem Galicës e hero i gjallë
tek Epopeja e Arbërisë së Vogël.
Nga degët
e kësaj familjeje atdhetare, ka rrjedhur gjak për Atdheun dhe Kombin, në luftë
me çetnikë e me pushtuesit e tokave tona. Nga ta pati njerëz që i ropën për së
gjalli e pati edhe Lokemadhe, si vajza e Bajram Tërnafcit, Gjyla, e cila i dha
atdheut tre djemtë e saj...
Mursel
Ahmeti është vigani tjetër, portretin e të cilit na e shpalosë Bedri Tahiri,
duke e quajtur at? me të drejtë “Kreshniku i Prekazit”, por edhe duke
shfletuar kronikat e të tjerëve: Shkencëtari i njohur anglez Eadham Peococh, duke
folur për serbët konstaton: “Hapja serbit derën e shtëpisë e ai të nesërmen
ta kërkon gjysmën e saj se është e tij, kurse të pasnesërmen përpiqet të të
hedhë jashtë nga dritarja” – nënvizon Bedri Tahiri.
Bedri
Tahiri ka vënë përballë thjeshtësinë dhe trimërinë e burrave luftëtarë të
Drenicës, përballë mizorisë dhe dhelpërisë së Nikolla Pashiqit, ka vënë
përballë dinakërinë e Agmet Zogut dhe atdhetarinë e Azem Bejtë Galic?s e të
Mursel Ahmetit gjatë takimit që kishin me t? në Tiranë, e ku krejt çka kërkonin
prej tij ishte: ARMË.
Bedri
Tahiri ka shumë të drejtë kur na porositë që ta mbajmë mirë mend mësimin e
historisë, sepse: “Dora e zezë organizoi helmimin e tij” – të Mursel
Ahmetit, prandaj thotë ai: “
Xhemë Tërnafci–
Sugari i Çetës, është fatosi tjetër i maleve kreshnike, “prijës i urtë e
strateg luftarak”, i cili ka luftuar në mbrojtje të shqiptarëve, në ”Pazar, në Sijenicë, në Rozhajë, në Tutin
e deri në Plavë e Bihor” – shkruan Tahiri, i cili nuk e l? pa e shpalosur
edhe portretin atdhetar të Isuf Rexhë Fazliut, i cili me pushkë në dorë luftoi
kudo që e kërkoi trualli që e lindi dhe e rriti. Një ditë: “Mirë Stojani,
oficer i UDB-ës, në stacionin e policisë në Dubofc, i ndihmuar edhe nga
bashkëpunëtorë puthadorë shqipfolës, e maltretuan aq shumë sa e dërmuan
fare…Vdiq më 10. 2. 1981 nga pasojat e torturave të rënda”, nënvizon
autori, duke konkluduar se: “Vajti në atë botë me brengën që nuk e pa
Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë, ideal ky, për të cilin aid he
shokët e tij, dhanë shumë”.
Sadri
Kapiti është “atdhetar i përbetuar” i brezave që atdhedashurinë e kanë
trashëgim, i cili ndonëse i ndodhur, siç vërenë Bedri Tahiri, mes “zezonave
enveriste” dhe “cerberëve karpatianë”, nuk u dha e nuk u gjunjëzua,
edhe kur: “Koha ecte me hapa ujku”, siç shkruan autori. Ai ishte
bashkëluftëtar i Shaban Palluzhës, të cilit nga Shqipëria zemra i rrihte plot
shpresë për Kosovën: “Kryet më ka lindur në Kosovë, trupi m’u burrërua në
Shqipërinë nanë” por që besonte thellë se një ditë do të vinte liria: “Lum
kush ta shikojë e ta gëzojë, more lum miku!”. Me të drejtë Bedri Tahiri, ka
kërkuar që hotel “DRENICA” të shpallet “SHTËPI MUZE”!
“Vendbanimet
rrëzë Qyqavicës, që formojnë krahinëzën etnografike të quajtur Artakoll, të
freskuara me ujin bilur të Krojeve të bardha e të mëkuara prore me qumështin
dëborë dhe me këngët e bukura të shtojzovalleve belholla, përherë qenë të
gatshme për t’u kacafytur me pushtuesit sojzinj që lakmonin dhe synonin vatrat
tona”. Kjo është poetika e perlave të penës së Bedri Tahirit, me të cilën
ai e fillon shkrimin: Abdullah Haliti – emër që duhet rikujtuar. Ai
vinte nga një: “Trung rrënjëthellë”, e luftoi me “çakej e ujqër të
batërdisur”, me “cerberët karpatianë” e “bajlozë sypërgjakur”,
duke shpërthyer herë-herë si vullkan i pashuar’, e “ tamam racë ilire e
malësor i motit”. Epitete si këto, kaq bukur i ka radhitur veç Fishta në
“Lahutën e Malëcis”.
Abdullah
Brahim Haliti, na kujton Bedri Tahiri me penën e tij të hollë, luftoi: “Flakë
për flakë e gjak për gjak” me hordat çetnike, e edhe sot, na thotë ai, nuk
i dihet varri, prandaj na le një mesazh prej rilindasi: “
E “kënga
e grykëhollave të tyre liridashëse”,- thekson Bedri Tahiri, jehoi edhe tek
Zymer Haliti e Bektesh Haliti, të po të njëjtës derë, herozimi i të cilëve e
bën krenar shkrimtarin: “Gjakun nuk e tretë as shiu, as bora, as dheu, as
koha. Atë e mban fshehur edhe toka dhe, kur nuk ka dëshmitarë nga bota
njerëzore, atë e zbulon edhe ferra!’.
Në pjesën
vijuese Qëndresë e pashuar, autori e shprehë shqetësimin e tij me
vend se historia na është përsëritur aq shpesh. Ai hyn nëpër dokumentet
historike dhe nëpër analet e historisë, ku masakrat dhe djegjet, vrasjet dhe
reprezaljet, përsëriten! Plojë e gjak, hakmarrje e kasaphana mbi popullsinë e
pafajshme. Varreza të përbashkëta si në Vërncië (34), Zhilivodë
(78).
E në
gjithë këtë plojë, ngritet në piadestalin e lirisë së Ilirisë, Ruzhdi
Abit Hyseni: “Nga kjo derë atdhetare e fisnike”, i cili, siç
shkruan Bedri Tahiri, “ra në Altarin e Pavdekësisë”, duke e mbyllur
shkrimin me një Himn Atdhetarie, nga fjalët e babe Abitit:”Për hajr o bir
plagët e lirisë, për hajr diploma e pjekurisë, për hajr se u bërë i teti me
radhë në Altarin e Lirisë!…Ne jemi mësue që sa here të jetë nevoja të vdesim
për Kosovën. Vdekja për lirinë e Kosovës është për ne shpërblimi më i madh,
është pavdekësi”.
E
përmasave të tilla është edhe famlija Hajrizi, në shkrimin ZENEL HAJRIZI–
një emër që nuk harrohet, nga “Strofci rrëzëbjeshkor”, “një
çerdhe e pashuar e zjarrit liridashës që denbabaden ka qenë djep i
atdhetarizmës e i trimërisë”. Edhe kjo familje, e nderuar dhe e ngritur
lart nga Bedri Tahiri, na e kujton Laokontin me gjarpërinjtë rreth trupit të
tij. Si nëpër legjenda, shtatë dëshmorë dha Familja Hajrizi. Ja, ky është çmimi
i lirisë së larë me gjak.
Në pjesën Kurorëzimi
i luftërave shekullore, shpaloset figura atdhetare dhe mendja intelektuale
e Bahri Haxhës, përballë “cerberëve përtej Tunës”, të
cilët siç përkujton Bedri Tahiri me shkrimin e tij, të diel?n, m? 2 maj 1999,
ishin nisur për në Studime të Vushtrrisë, për të bërë plojën. Profesori bie në
Altarin e Lirisë. E Zemër- Klithja e së
bijës, Bahrijes, tingëllon gjithë krenari të ligjshme: “UÇK- ja është
shpirti im!”.
“Cerberët
e stepave kaukaziane, të cilët qëkur u zvarritën këtej Dardaneleve, i patëm mbi
kurriz”; “bishat gjakatare serboçetnike”,- shkruan Bedri Tahiri,
vrasin vajzat në lule të rinisë, dhe bëjnë plojën mbi Familjen Gërxhaliu. Ditët e majit u lanë me gjak të njomë
shqiptarësh të pafajshëm (shkrimi Maji i Përgjakur).
I veçantë
është portreti i Hamdi Sheremetit, i dhënë në shkrimin Snajperisti
Sypatrembur, një djalë i pajisur me virtyte e tipare atdhetarie të
trashëguara ndër breza. Me gjakun e tyre, shkruan Bedri Tahiri, u lanë gurët e
kufirit: ”Ata trima të zgjedhur po ecnin drejt vdekjes pa ia pasur frikën
fare…Lulëkuqet kishin çelur nën dëborë…Kënga e snajperit të tij përzihej me
këngën e Bilbilit në Shkëlzen…Gjaku i tij i valë ujiti shkrepat e thepisur”.
Stoike del
edhe figura e nënës së tij: “Edhe kur ia pata gjetur një vajzë të bukur për
nuse, më refuzoi, duke më thënë se nuk martohem pa u çlirua Kosova!...Gjaku i
tij i qoftë falë lirisë së Kosovës!”.
E me të
drejtë, Bedri Tahiri e ka shprehur shqetësimin, i cili nuk është vetëm i tij: “Vallë
a kemi bërë sa duhet për ata që dhanë jetën për LIRI?!!! Sigurisht, jo! Ata
meritojnë më shumë…Një shenjë jo e mirë për fatin e ardhmërisë sonë, sepse nuk
thuhet kot:
Trimi i
Gollakut – Rrahman Dini,
është atdhetari tjetër që vie në kujtesën tonë përmes penës së Bedri Tahirit.
M? 1921, shkruan Tahiri, “cerberët e prtej Tunës dogjën fshatin dhe vranë e
masakruan 530 veta”. Babai i tij, Dini, nënvizon autori, i kishte pështy
gjakatrët serbë:”Jo, nuk dua të më mëshironi ju gjakpirësa, se nuk
mund të jetoj pa të dashurit e mi, dhe të shpëtojë vetëm unë, sepse nana shqiptare
prapë do të lindë shqiptarë edhe më të mirë se ne”.
Rrahman
Dini “i habiste edhe vetë mësimdhënësit”, e kur e deshti koha, “përkundër
shëndetit të pamjaftueshëm, fluturonte nga beteja në betejë…ku pyeste
Bedri
Tahiri është krijuesi i cili shkrimet e tij i ka shoqëruar me citate të
shkrimtarëve të ndryshëm, duke na dhënë edhe lexim, por edhe porosi të
dyfishtë:
“Ata që nuk e njohin të kaluarën,
janë si foshnja, nuk dine asgjë!’ (Lukreci)
“Trimëria
që sjell liri, është flori mbi flori” (Popullore);
‘‘Atdhetar
asht’ një burrë/ Që s’i trembet syri kurrë:/Si në pasje, si në zi/ S’e largon
qëllimin e tij” (Hilë Mosi);
“Unë nuk
gjykoj, por vetëm raportoj” (Herodoti);
“Të
harrosh varret do të thotë të jesh bukëpërmbysur ndaj atyre që të kanë bërë
kryet, që të kanë lënë gjuhën, truallin, pushkën” (Sulejman Krasniqi).
Bedri
Tahiri është një njohës i hollë i çështjeve për të cilat shkruan. Si ligjërues
i letërsisë shqipe, padyshim forma më e veçantë e vetëdijes sonë kombëtare, si
njohës i historisë, i ngjarjeve dhe i rrjedhave historike, Bedri Tahiri gjithë
vëmendjen e përqëndron tek kujtesa dhe nderimi i drejtë që duhet bërë
historisë: “
E thënë
kaq bukur, ky mbetet lajtmotivi i kronikave të tij, kronika të cilat ai i ka aq
të freskëta nga lufta, por edhe të cilat i zgjeron duke hyrë në gjirin e
familjeve atdhetare, duke shfletuar kujtime e duke shëruar plagët e mallit e të
dhembjes, e duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë edhe tek tradita e lashtë
e martesave me dyert e njohura atdhetare, si një e veçantë e ripërtëritjes së
jetës në të cilën mbahej kombi ynë ndër shekuj.
Përfundimisht,
Bedri Tahiri me Penën e Tij ka Nderuar të gjithë Ata që janë Flijuar në Altarin
e Atdhedashurisë, dhe duke Nderuar Ata, Ai e ka Nderuar Ardhmërinë Tonë, sepse
Ai është Njeriu i Urtë e Profesori Largpamës, Kronisti i së Djeshmes dhe
Vizionari i së Ardhmes, në Fjalën e të Cilit gjejmë Atdhedashuri dhe Bujari,
Trimëri dhe Mençuri, gjejmë njëkohësisht Hilë Mosin dhe Mihal Gramenon me
kronikat e tyre, sepse Dhuntia e Natyrës ia ka falur Ndjenjën për të Nderuar Breznitë
Orëmira, të Cilave, Ai – BEDRI TAHIRI: U Falet Përjetësisht, duke u Përkulur me
Krenari dhe me po aq Madhështi, përpara Mermerit Më Monumental, të Pagëzuar
Shekujve të Lirisë Sonë, aq Shumë të Ëndërruar: ADEM JASHARI - LEGJENDË E
LEGJENDAVE…