E premte, 26.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Mendime

Gjn Marku: Ekspedita e pajtimit, 23-12-2012

E merkure, 19.12.2012, 07:29 PM


Të dashur Miq

Ditën e diel, dt 23 Dhjetor 2012, ora 10 e 30, në sallën Balshaj të Hotel Tirana International, mblidhet Asambleja Kombëtare e Misionarëve të Pajtimit për të shqyrtuar raportin e Ekspeditës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar tek familjet në hasmëri për vitin 2012, e cila ristartoi me 21 gusht deri në krishtlindje.

Megjithë rezultatet pozitive të punës së ekspeditës, e cila punon pa ndërprerje dhe pa asnjë mbështetje nga donatorët apo shteti shqiptar, numri i vrasjeve në Shqipëri është shtuar nga konfliktet e shumta që kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare në mungesë të drejtësisë dhe nga mosfunksionimi i institucioneve të shtetit.

Raporti do u dërgohet institucioneve vendore e ndërkombëtare si dhe anëtarëve të këshillit kordinativ për ndalimin e gjakmarrjes, që udhëhiqet nga Presidenti i Republikës.

Ky raport do të paraqesë si përvojën pozitive edhe shqetësimet që kanë dalë gjatë punës së ekspeditës për shkak të abandonimi të procesit të pajtimit dhe nxitjes së vrasjeve për gjakmarrje nga sekserë të shumtë që bashkëpunojnë me struktura të errëta në shoqëri si dhe elementë të imkriminuar në administratën publike.

Mbledhja e Asamblesë do të miratojë planin e ri të ekspeditës: 6 janar - 30 qershor 2013, si dhe datën e zhvillimit të kongresit të 4-të të misionarëve e shoqatave të pajtimit që thirret në muajin mars 2013, një herë në katër vjet, me qëllim promovimin e kulturës së ligjit, mbështetjen ndaj shtetit të së drejtës si dhe ndalimin e vrasjeve në shoqëri.

Ju ftojmë të merrni pjesë e të jepni kontributin Tuaj.

Me mirënjohje për mbështetjen

Në emër të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar

Gjn Marku

Kryetar

www.pajtimi.com

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora