E premte, 26.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Simpatia që u kthye në antipati

E merkure, 12.12.2012, 08:06 PM


BAJRAM REXHEPI, SIMPATIA QË U KTHYE NË ANTIPATI

NGA FATON MEHMETI

Emri i Bajram Rexhepit u shfaq në jetën politike, në një periudhë mjaft delikate dhe  të brishtë në skenën poltike të Kosovës. Antagonizmat e pasluftës në mes të rrymës pacifiste të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe krahut të luftës të udhëhequr nga Hashim Thaçi, ishin në pikën ekstreme të saj. Në atë periudhë pra në vitin 2001, LDK në zgjedhjet e përgjithshme kishte fituar mbi 58 %, megjithatë për hir të stabilitetit të vendit u detyrua të bëjë koalicone të gjërë edhe me PDK. Emri i Thaçit për kryeminstër ishte i papranushëm për Rugovën dhe ky i fundit thueht se propozoi  Bajram Rexhepin për postin e kyeminstrit. Bajrami shihej si urë lidhëse në mes të dy krahëve poltikë, ndërsa qëdnrimet tij liberalo-evrpoiane bën që simaptia për të të tejakonte limitet patriarkale. Kjo simpati nuk u zbeh as pas përfundimit të mandate të tij si krymeinister, dhe kjo ndikoi që ai të fitonte votat elektorale për një mandate si kryetar i komunës së Mitrovicës. Gajtë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar i Mitrovicës, ndonëse nuk u shquar për efikasitet të punës për të mbetur në nivelin e medokritetit, megjithatë nuk pati ndonjë ndonjë skandal të nivelit korruptiv, së paku jo zyrtarisht. Deri këtu mirë i eci puna dhe simpatia ndaj tij nuk u shqua shumë për rënie, pra Bajrami po vazhdonte të gëzonte simpati nga qytetarët e Kosovës.

Bajram Rexhepi u bë minister i Punëve të Brendëshm, këtu edhe filluan të zezat për qytetarët e Kosovës me që rast edhe simaptia ndaj tij po venitej çdo ditë e më tepër. Ky më nuk ishet ai Bajrami i prototipit të moderuar, evropian, tolerant e antikorrptiv. Bajrami shfaqi shenjat dikatatoriale, ndaloi deputete e “Vetvendosjes” të hynin në ndërtesën e Qeverisë, madje “pushtoi” edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës me polici, Bajrami po krijonte shtetin policor. Tendencat e tij dikatoriale nga perspëktiva e një pasardhësi drejt fronit të sundimtarit, hasën në rezistencë nga faktorët opozitar dhe qytetarë, madje edhe nga vetë partia të cilës i takon . Mirëpo Bajrami përsëri nuk u “dorëzu”, dorëheqja nuk ekzistonte në fjalorin e tij .

Qëndrimi i tij prej diktatori “të vogël” dhe sypatremburi, u vu në pah edhe me aferën e shpërlarjës  së 1.4 milion eurove në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, në tenderin për pasaporta, ku Bajrami është shefi, i pari, i papërsëristshmi. Përsëri karrigia e Bajramit nuk po lëkundet. Ai as që dëshrion të dëgjojë për dorëheqje edhe sikur të zbres Jezusi nga qielli. Sikur të mos mjaftoni të gjitha këto skandale, Bajrami doli të ishte “Bossi” i skandaleve, ai po vazhdon të fshijë çdo gjë që i del para vetës në veçanti kur është fjala për lekë, tundohet shumë. Shpërlarja e  mbi 200 mijë eurove me targat e automjeteve, që së fundi doli në shesh, natysirisht se s’do e lëkund karrigen e Bajramit. Jo më kot Bajrami është i paprekëshëm, dhe kur kësaj ia shtojmë mosnjohjen e dorëzheqjes qoftë si term, por edhe ai akt qyetare s’ka kush që mund ta largojë nga posti i i ministrit. Bajrami po vazhdon “sfidën e pasurimit” dhe ushtrimit të postit gjithnjë e më dikatatorial.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora