E shtune, 26.09.2020, 01:31 AM (GMT+1)

Komente

Selim Hasanaj: Leter proteste kryetarit te keshillit ekzekutiv federativ te Jugosllavise

E merkure, 23.04.2008, 05:56 PM


Selim Hasanaj
LETER PROTESTE KRYETARIT TË KËSHILLIT EKZEKUTIV FEDERATIV TË JUGOSLLAVISË ING. ANTE MARKOVIQ

Nga Selim Hasanaj

Tri ditë pasi në Baraken e Shoqates së Shkrimtarve në Kosovë ishte formue Lidhja Demokratike e Kosovës si levizje gjithpopullore unë i perkrahun nga disa shqiptarë në strehimoren e refugjatve në fshatin Svappavara 50km larg qytetit ma verior në Suedi , KIRUNA, formuem nji organizim politiko kulturor që per bazë dhe themel kishte PROGRAMIN dhe STATUTIN e LDK-së të cilin me post ma kishte dergue sekretari i atëhershem i LDK-së Milazim Krasniqi dhe këtë organizim neve posa u formue dega e LDK-së në Suedi e shpallem Nendegë të saj. Kryetar isha unë Selim Hasanaj, Nenkryetar ishte Mujë Mushkolaj, Arkatar ishte Feriz Peci ndersa antar tjerë të kryesisë ishin: Shefqet Buqaj, Sokol Krasniqi, Haki Alaj, Ramadan Jashari, Mustafa Koxhaxhiku dhe Gani Begolli.
Në janar të vitit 1990 formuem edhe Shoqaten Kulturore Shqiptare me emnin "DURIMI" dhe unë u zgjodha kryetar edhe i kësaj shoqate. Pra në vitein 1990 në qytetin ma verior të Suedisë në Kiruna ndegjohej zani i shqiptarve dhe ishin të organizuem institucionalisht per liri dhe atdhe.

ZOTNI KRYETAR I QEVERISË FEDERATIVE

Kur u konfirmue kandidatura e jote per postin e Kryeqeveritarit unë isha në Kosovën time dhe u gëzova dhe shpresova se edhe do zgjedhesh në at post. Gëzimi im nuk ishte per asgja tjeter pos per faktin se kisha shpresa në Ty se do e stabilizosh gjendjen kaotike në shtetin i cili po rrokuliset në greminë. Me keqardhje sot po e pranojë se paskam qenë i kapluem me iluzione. JU sot pohoni se keni punue shumë dhe keni korr suksese, por faktet tregojnë se nuk keni ba asgja , dhe me plot pergjegjësi e them se paskan pas të drejtë shumë protestues që në mitingjet e tyne të protestes të thrrasin që ti kapesh danat dhe kaqavidhen vegla këto të profesionit tand.
Jo vetem njiherë je deklarue se je kroat por se të intereson vetem Jugosllavia dhe se ate do ta shpetosh. Cka do të na deklarosh tash pas të gjitha këtyne që ndodhin në Jugosllavi, para hundve tua dhe pothuej gjithmonë me miratimin e Qeverisë të ciles i prinë Ti?!
A mund të thuesh se ti e shpetova Jugosllavinë kur Llazar Mojsovi , minister i qeverisë tande shpalli gjendjen e jashtzakonshme në Kosovë, akt ky të cilin e ke perkrah edhe Ti?! A e shpetove Jugosllavinë kur në Kosovë derguet ushtri e polici speciale ( per mue ata janë vullnetar të cmendun, vrases cetnik) ?!
A mund shpetove ndonji gja kur rrugve dhe neper oborret e shtepijave të veta vriten rinia dhe fëmijet e pafajshem shqiptarë?!
Dhe këto vrasje bahen per ta mbrojt integritetin e shtetit ligjor Jugosllavisë ( per mue dhe per gjithkand që ka mendje të shendoshë Jugosllavia asht shteti ma anti ligjor në botë).
Ku je ti tani si kryeqeveritar , kur në Kosovë populli shumicë i saj, pra shqiptaret janë sjellë në situaten katostrofike dhe atyne u kanoset zhdukja nga organet e shtetit "JURIDIK" pushtetin e të cilit e ke Ti në dorë. Pse Ti pranon dhe perkrah cdo hap që ndermerr qeveria republikane cetnike e Serbisë në Kosovë?! Ndersa e tanë bota e civilizueme sot trishtohet nga ato që Serbia i banë në Kosovë.
Por para se të shkojë tutje po të njoftojë pak me veten time dhe edhe do ta kuptosh arsyen pse kështu direkt po të shkruej leter. Unë jamë i lindun në Lubozhdë të Istogut në Kosovë nga ku ishin edhe të gjithë të paret e mij këtu e qindra mijra vjetë ma parë. Në maj të vitit 1989 u detyrova të ik që shteti yt juridik mos të më burgos dhe likvidojë dhe erdha në Suedi ku mu dha nji qendrim i perkohshem dhe sot jetojë në strehimoren e refugjatve me bashkshorten time dhe tre fëmijet e mijë të vegjel. Këtu ka refugjat nga e mbarë bota dhe ta dish zotni Kryeqeveritar i Jugosllavisë se këtu të gjithve ju asht sigurue shkollimi veq në gjuhen suedeze edhe në gjuhet e tyne amtare edhepse asnji nga këta nuk ka qendrim të perhershem në shtet. Të gjithë fëmijet shkojnë se bashku dhe mesojnë nen të njejten qati, në të njejten kohë me fëmijet suedez. Ndersa atje në Kosovë, Millosheviqi aplikon politikë segregacioni në shkolla e besa disa i ka mbyllë fare per nxansat shqiptarë dhe ju si Kryetar i Qeverisë Federative e ulni kokën para këtij akti. Ju vetem nenshkrueni dhe i bani AMIN gjithcka Drakulla Sllobodan Millosheviqi ju ofron. Para dy tri ditve lexova në SLOBODNA DALMACIJA se si Qeveria Federative me juve në Krye shpalljen e KUSHTETUTËS SË KOSOVËS nga Delegatet e Popullit të Kosovës në Kaqanik, e shpallë të pavlefshme dhe jo legjitime. Ju shkoni aq larg sa personalisht i kerkoni me kohë të afatizueme prej tri ditve që Lideri shpirtnor,popullor dhe lideri i gjithë shqiptarve Dr. Ibrahim Rugova të jap opinionin e vetë per Kushtetuten e shpallun në Kaqanik!!! Ju paturpsishtë deklaroni se Kushtetutat nuk shpallen rrugve. Ndersa asgja nuk batë kur Deputetve legjitim të zgjedhun nga populli , policia e Millosheviqit ua mbylli dyert e Parlamentit në Prishtinë. Mue si qytetar i thjeshtë po më quditë edhe fakti se si politikaj të karieres janë verbue dhe nuk po shofin se cka po ndodhë, dhe se si nuk po kuptojnë se historia as me dhunë nuk mund të ndryshohet dhe se ajo me rrena nuk interpretohet. Si mund ta kushtzoni me ultimatum Dr. Rugoven , a harruet se populli shqiptarë gjithmonë gjatë historisë dhe luftave që ndodhen në këto treva fitojë të drejten per VETVENDOSJE, këtë të drejt e pat fitue edhe në luften e fundit ose Luften e Dytë Botnore, por "POPULLI LIRIDASHES" Serbia e juaj e dashtun gjithmonë i okupojë, i maskrojë, i asimilojë dhe me dhunë i detyrojë të ikun nga trojet e veta stergjyshore dhe ato troje Serbia pastaj i kolonizojë. Po ua perkujtojë pak histori të viteve 1870- 1881, pastaj 1908- 1918 , 1919- 1940 dhe 1945-1989. Po ua perkujtoj së pari aprovimin e Konferences së Bujanit ku prezentuen edhe serb dhe malazez dhe ku u vendos se Kosova do të vendos vet per fatin e vet, ndersa posa perfundojë lufta me fashizmin me tanksa e hekur forcat partizano-cetnike e banë Kosovën shkrumb dhe hi dhe me dhunë ja aneksuen Serbisë.
Ishte kënaqësi kur po aty në SLOBODNA DALMACIJA e lexojë Antun Verdoljak i cili thotë se shqiptaret kanë qenë në hapsinat ballkanike me mijra vjetë para se sllavet e jugut të vijnë këtu. Andaj neve duhet ti pranojmë edhe të drejtat e tyne në at mas që neve i kemi dhe i kerkojmë per veti. Ndersa Ju zoti Markoviq , dhe qeveria e juej nifni dhe pranoni vetem serbet dhe Serbinë, a nuk e shifni se me këto qendrime po e sjell në pikpytje edhe Kroacinë tande?! Por si kanë fillue serbet unë besa po frigohem edhe per Suedinë. Ka këtu serb gastarbajter që kanë ardh para 30-40 viteve dhe nji ditë sa të krisun janë ata mund të shpikun se ata janë në Skandinavi para Suedezve!!!
Këndjellu zotni Kryetar i qeverisë, nese jo atëherë ma mirë këtheju zanatit tand me dana dhe kaqavidhe, në të kunderten nuk do të vonojë dhe kroatet tu do të thërrasin Rrahman Morina Kroat.
Unë dij se drejtësia gjithmonë fiton andaj nuk frigohem per të ardhmen e popullit tim sepse fitorja e tij asht në dukje.
Shqiptaret nuk janë minoritet , ata nuk janë kolonist, nuk janë terrorist , nuk janë vrases ashtu si sot disa pajtash tu nen shkopin dirigjues të Slobodan Millosheviqit mundohen ti paraqesin para botës.
Bota sot u beson vetem fakteve dhe argumenteve. Cilat janë ato shtete që u okupuen, u kolonizuen , u terrorizuen nga shqiptaret? Sot bota e dinë se janë pikrisht tokat shqiptare dhe populli shqiptarë që ju ekspozue okupimit, kolonizimit, terrorizimit, dhunës dhe shfarosjes qysh nga shek i XII-XIII kur slavet e jugut definitivisht invaduen gadishullin Ilirik që ju e queni Ballkan.
Qeveria e juaj marionet edhe ndonji ditë mund të tentojë ta pengojë levizjen popullore per liri dhe pavarsi të popullit shqiptarë të udhëhequn nga strategu Dr. Ibrahim Rugova, por mos harroni se kurr nuk do të keni forcë ta ndaloni vullnetin e 2.5 milion shqiptarve që të vendos per fatin e vetë.
Si do të duket e ardhmja e shqiptarve nuk varet vetem nga ata. Janë forcat demokratike botnore që na e trasojnë rrugen e së ardhmes. Nese edhe ju popujt tjerë jugosllav doni të ecni kah e ardhmja shpejtohuni sepse Evropa thellë asht futë në shek e XXI. Edhe juve mundeni, por së pari duhet ti pranoni të drejtat dhe liritë e të tjerve. Nëse këtë nuk e kuptoni do të ndodhë nji katastrofë por nga e cila prap ju do të delni humbës.

Pershendetje miqësore
Selim Hasanaj
Kryetar i Nendegës së LDK-së per Regjionet
Lapland dhe Norboten në Suedi
Kiruna: 11.09.1990
  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora