Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova
E marte, 22.04.2008, 07:37 PM
Engjëll KOLIQI
Engjell Koliqi
HEU BELA (...)
Doli fjala
Gjithandej
U dha lajmi
-
Ti me ty seç je dalldisur
-
Heu moj bela
Botë e shkretë
Plot zjarmi
***
S'ka parë kush
Asgjë
Kurrë as 'ka dëgjuar
-
Ti me ty kur je krisur
-
Të gjithë të dijnë pra
Moj bela
Lakuriquar
Romë, 18 janar 2001
ATA VDIQËN
PËR T'U RINGJALLUR KOSOVA
(Kushtuar Masakrë së Reçakut)
Në lug të vdekjes
Të gjallët "befasishëm" kanë fjetur
T'vdekurit kanë nis' këngën
Miti lakuriq ka mbetur
-
Në lugun e vdekjes
Kanë derdhur gjak dhe fëmija
Pastaj ka rilindur jeta
Ka ndërruar faqet historia
Romë, 18 janar 2001
NË HYRJE T'KËSAJ KOHE
Në hyrje t'kësaj kohe
Sot
Me shekullin e ri u takova
Vendosmërisht
Një petk të ri për Dardaninë
I kërkova
O njerëzit e mi
Në hyrje kohën ta kapim
Të mos na ikën dot
E do petkun Lokja
Për rikurorëzim
Sot
Për jetë e mot
Romë, 8 shkurt 2001
SHUMËSI'
Ju andej
Shumë siç jeni
Kthehuni njëherë
Këndej eni
Me ëndrra e përralla
Me t'veshura t'bardha
Të bëhemi më shumë
Sa rërë ka në lumë
T'shterrim ujët e Kushnerit
T'flakim mollën e sherrit
Hakerupit t'ia blejmë diplomacinë
t'ia përkujtojmë historinë
t'ia imponojmë njerëzinë
t'ia shkëpusim pavarësinë
Ne bashkë
Kështu siç jemi
Shumë
Dhe vetëm shumë
Si rëra n'lumë
Ndërgjegje e pjekur
E ardhur me brum
Romë, 8 shkurt 2001
NUK JANË JO...
të gjithë të djallëzuar
kundrejt realitetit
t'zhytur n'interese
as të paguar
jo
nuk janë
të gjithë të shitur
për interese hiçi
nga e vërteta t'zdeshur
e në shpirt të fikur
Romë, 20 mars 2001
ATHUA EDHE SOT
Për mëkatet e mia
Ponc Pilati lan duart
Athua edhe sot
Krishtin e gjykojnë
n'Kalvar e mundojnë
n'kryq e gozhdojnë...
Romë, 20 mars 2001
GJITHNJË
Mbi qepalla t'kohës
Një ëndërr n'kalërim
Në çdo vit
Në çdo stinë
Në çdo muaj
Në çdo javë
Në çdo ditë
Si me venom t'odës
Prishte gjumin tim
Gjithnjë
Këngë e vaj përzier
Nga plaku e te fëmija
Vit për vit
Stinë për stinë
Muaj për muaj
Javë për javë
Ditë për ditë
Djegur e mërdhier
Derisa t'mbërrij' liria
Romë, 21 mars 2001
PRANVERË E SHEKULLIT 'RI
(gegnisht)
Sa jam nis andej me shkue
Zemërthyemun jam ndalue
K'tu
N'kët log të t'smuetve
K'tu
Ku sot në nadje m'ke gjetë
Pranverë e Shekullit 'Ri
Anipse k'tu po rrì
U' s'dorëzohem jo
Dërgomju trimave falmeshnet
Se po shnoshem un'
Me mbarë kët shoqni
Po nisemi
Atje n'front kemi me i gjetë
Pranverë
Shko ti menjiherë
Hapi lulekuqet
Hapi
Gjithandej ku po derdhet gjak
N'Radikë, n'Sharr e n'Karadakun Plak
Pranverë
Hapmi lulekuqet
Menjiherë
M'i do Nanë Shqipnija
Me Shekullin e Ri
Po më vjen Lirija
Romë, 21 mars 2001
EDHE TI
Edhe ti
Zvicër
E qeshur më dukesh
Gëzimplote
Si Kosova ime
Edhe ti
Zvicër
Nga fillimi ia nise
Dikur
Si Kosova ime sot
Edhe ti
Zvicër
Me njerëz stërmbushur
Të të gjitha ngjyrave e racave
Si Kosova ime
Edhe ti
Zvicër
Një histori arifarkuar ke
Krenariplote
Si Kosova ime
Zürich, 28 maj 2001
N'UDHËTIMIN HISTORIK
Me gjarpërimin e trenit
Mendime e ide rrjedhin
-
Gjurmëve të plagëve ndalen
Paqe e mirësi ndjellin
Lucern, 28 maj 2001
MEGJITHËMEND
Nga bishti t'u ngjita
Rrethepërqark qiejve t'u solla
Eu(g)ropë
N'thellësinë e Alpeve
Të djegur të gjeta
Nën borën e ftohtë
Të lash
Me sherr e me tmerr
Ika e s'të preka
Bellinzona, 28 maj 2001
EDHE KËNDEJ
Shpirt' i ndezur
N'frymë të paqes
Gjallëron
Plotësisht
Me dashuri
Jeta vlon
Lugano, 28 maj 2001
N'MOS POEZI - ËSHTË DASHURI
Kritikuar më ke n'ëndërr
Në pikë të ditës
Në logun e lojërave të parakohshme
Dashuria ime
Shqipe
Loçka ime
Albanë
Unë edhe ëndrrat i shkruaj zhgëndërr
Gjatë dhe brënda rritës
Gjithnjë me fjalët e gjuhës së përdorshme
Albanë
Loçka ime
Shqipe
Dashuria ime
Pak art kanë e shumë dashuri poezitë e mia vëngërr
Shpërndarë me rrezet e dritës
Mbjellin e ruajnë besë t'përgjithmonshme
Firenze, 13 qershor 2001
ATY TË GJETA - ATY TË LASH
Në rrugë drejt dritës
Te rrapi i moçëm u ndala
Nën hije t'ferrës të gjeta
Zemrën tënde duke e kërkuar
-
Pakuptueshëm
Si unë që s'di
Si unë që s'dëgjoj
Si unë që s'shoh
Si unë që s'kuptoj
I qetë e i durueshëm
-
Duke shkuar drejt amshimit
Te rrapi prapë të lash
Nën hije t'ferrës
Ëndrrat duke i (për)jetuar
Braçano (Bracciano) – Romë, 16 gusht 2001
AS E VOGËL - AS E MADHE
përgjigje makinacioneve të UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së me rregjimet mitologjike të Beogradit, mbi kurrizin e Kosovës
Jeta ime s'është e vogël
Edhepse nga vuajtjet kërrusur
Ndonjëherë vetëm një pikë duket
-
Jeta ime s'është e madhe
Sepse pa e mbaruar gjithë punën
Pjesa e kryer zhduket
Dashuria ime s'është e vogël
Edhepse kalojnë stinë e vite
Edhe pa t'vetmën puthje
-
Dashuria ime s'është e madhe
As kur të t'gush' e t'këndoj tërë ditën
As atëherë kur rritet në ngutje
Besa ime s'është e vogël
Edhepse në ndoj cep të jetës
S'qëndroj n'fjalë përherë
-
Besa ime s'është e madhe
As kur dashuria duket e ëmbël
Në më t'mirën pranverë
Bota ime s'është e vogël
Edhepse nëpër harta
Kund s'ma kanë vizatuar
-
Bota ime s'është e madhe
Por jetë e botërave të tjera
Pa gjallërinë e times botë dot s'ka për t'vazhduar
Kosova ime s'është e vogël
Por është dhe mbetet
Krenarja Dardani
-
Kosova ime s'është e madhe
Por do rikurorëzojë
Etniken Shqipëri
Romë, 26 shtator 2001