E shtune, 27.04.2024, 03:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Don Lush Gjergji: Po të ishim ne në vendin e tyre!

E shtune, 10.11.2012, 08:19 PM


Po të ishim ne në vendin e tyre!

(Melihate Tërmkolli, Loti i ngrirë në qepalla, Fëmijëria e pajetuar, Prishtinë, 2012)

Nga Don Lush GJERGJI

Një personalitet dhe emër i njohur i kulturës sonë shqiptare, pas Luftës së vitit 1999, më rrëfeu këtë ngjarje: “Serbët na dëbuan me dhunë nga Kosova. Gjatë largimin kaluam nëpër disa varreza. Më shkoj mendje tek ata të vdekur të cilët i pushonin eshtrat e tyre në ato varreza për mua të panjohura. U pata lakmi! Thashë në veten time: “Të lumët ju që nuk shihni dhe nuk përjetoni tragjedinë tonë!”. Dhe vazhdova dialogun me ata: “Po të ishte e mundshme, sot do të ndërrohesha me ju...”.

E tillë ndonjë herë qenka jeta, rrethanat, kur cenohet, rrezikohet, dhunohet, vritet, masakrohet dhe zhduket edhe fëmija, pafajësia, vegjëlsia! Shumë prindër, sidomos nëna, të cilat kanë parë dhe përjetuar skena tmerri dhe ferri mbi fëmijtë e tyre, do ta kenë pasur këtë mendim, dëshirë, ofshamë zemre: Po të ishin ne në vendin e tyre!

Loti i ngrirë në qepalla” 1995-1999 i Melihate Tërmkollit jep një pasqyrë të saktë dhe të dokumentuar për fëmijtë e vrarë, të keqtrajtuar, të burgosur, të dhunuar, të zhdukur... Deri ku arrin e keqja, urrejtja, djallëzia, e cila nuk kursen asken dhe asgjë, as pafajësinë e fëmijëve të pambrojtur? Ata janë testamenti i shkruar me gjak dhe i vulosur me pafajësinë e tyre, qortim për ne dhe për mbarë njerëzimin.

Kurrë më luftë, kurrë më urrejtje, kurrë më hakmarrje, fton dhe qorton gjaku i tyre i pafajshëm, jeta e tyre e thyer në njomësi, “fëmijëria e pajetuar”. Melihate Tërmkollit, nderime dhe falënderime, për një punë të gjatë dhe të mundimshme, shpresoj dhe uroj të dobieshme, për ne dhe për miqët tanë, sot apo nesër edhe për popullin serb, që të mësojë nga historia!

Tri konstatime:

·        Vuajtja, pësimi, tragjedia s’mund të kuptohet, por vetëm të pranohet, bashkëndahet, motivohet.

·        Vetëm njerëzit e mirë dhe bujarë dinë  dhe duan t’i bashkëndajnë me të tjerët dhe për të tjerët dhembjet, për ide dhe ideale të larta, t’i fshijnë lotë e syve dhe të zemrës.

·        “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim” thoshte e Lumja Nëna Tereze. Vuajtja e motivuar dhe e dhuruar, e bashkëndarë, përforcon, fisnikëron dhe bujaron njeriun dhe njerëzimin. (Prishtinë, 6 nëntor 2012)



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora