E premte, 26.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: ''Albania'' e Konicës (2)

E merkure, 07.11.2012, 06:02 PM


«Albania» e Konicës (2)

Revista  ALBANIA  DHE KOHA *

Nga Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI

- Paraqitja, qofte edhe ne vija te trasha e qellimit, ideve themelore, permbajtjes,  rrugeve e mjeteve qe perdoren ne kete reviste per zgjimin kombetar te shqiptareve eshte nje ndermarrje e veshtire. Ajo do te kerkonte kohe te konsiderueshme studimi, madje nga specialiste te fushave te ndryshme.

- Qellimi i botimit te revistes formulohet ne menyra te ndrysheme, si, p.sh.:  “Te mbahet e te rritet kombesia. Te lerohet gjuha se gjuha eshte shenimi i kombesise. Te permiresohet gjendja e popullit, se kur nuk eshte i vobeket populli kombesia mbahet e tere e forte dhe e lire”. Ne numrin 9, te vitit 1897 ndeshim: “Qellimi i se perkoheshmes “Albania” eshte ky: te shuhen lufterat, te mos derdhet me gjak ne Shqiperi, po te kete paqe dhe bashkim,…, te behen shkolla shqip dhe kombi shqiptare te veje perpara ne dituri dhe ne miresi dhe te kuptoje ku jane interesat e tij te verteta”. Diku tjeter percaktohet si  moto e revistes: “Mpron te drejtat e kombit Shqiptare!” Me poshte, theksohet se: “Kombetaret Shqipetare kane nevoje per nje organ i cili te mbetet ne çdo ndodhje besnik tek ideali Shqiperia per Shqipetaret,- dhe kane aresye te shprehin se do te gjejne te “Albania” trupesimin e ndjenjave te tyre”.

- Problematika qe trajtohet eshte sa e gjere, aq dhe e pasur. Duke e pare ne teresi kete veper prej 12 vellimesh, me afro 2500 faqe, me shumesine e ideve e çeshtjeve qe trajtohen, me paraqitjen dhe analizen ne rrafshet sinkronik e diakronik rezulton, se kemi te bejme me nje encikopedi te vogel te botes shqiptare, te kultures dhe histories sone,

-  Do te perpiqemi, te sjellim diçka:

a).  Nga programi i “Albania”dhe ne ç’mase eshte realizuar ky program?

b).  A ruajne aktualitet ato ide, tani qe kane kaluar 110 vite nga botimi i kesaj reviste?

Referencat do te jene autentike, ashtu siç ruhen ne koleksionin  Albania”. Atehere:

- Per gjendjen e mjeruar, injorances dhe varferise te cilen, pushtimi shumeshekullor osman i kishte katandisur shqiptaret Konica shkruante: “…, se gjumi qi na ka zene eshte kaqe i rende, sa dhe fasha nga kurrizi ne na nxjerrçin, nuke do t’i ndjejme”. Eshte ky shkaku qe ne “Albania” jepen thjeshte, qarte, lehtekuptueshem dhe sakte shkencerisht mjaft koncepte baze, ide, teorietj. si bie fjala: komb, liri, liri e vetedijes, bashkim, tolerance, qyteterim evroperendimor, mesimi politik etj, etj.

1.   Konica, p.sh., theksonte se:  ? **Te jepet edhe termi Komb me ndaonje shenim.

Liria eshte te mundet njeriu: 1, te besoje ç’i do zemra; 2, te thote ç’i do zemra; 3, te shkroje ç’i do zemra; 4, te beje ç’i do zemra, veç ato qe jane kunder lirise se njeriut tjeter”.

Po ne ç’fare mase i kuptojne dhe u permbahen shqiptaret ketyre kerkesave? Ne praktike ndeshen moskuptime, mosmarreveshje e shtemberime te pa besueshme e fatale si : injoranca, arbitrariteti, arroganca, kriminaliteti, intoleranca, anarshia, shkelja e ligjeve, cenimi i jetes dhe dinjitetit te te tjereve etj.

2. Problemet e medha me te cilat perballej kombi, jo vetem ngrihen, por jepen edhe rruget e mjete per zgjidhjen e tyre.

- Keshtu, p.sh.,ne “Albania” insistohet se: “Me e madhia nevoje per ne Shqiptaret sot per sot eshte bashkimi. Pa bashkim nuke vetem kurr s’kemi per te vajtur perpara, po as do te na quajne komp bota”

- “...Eshte nevoje qe Shqipetare te mençur te kuptojne, qe feja eshte nje gje veç kombit, qe para te jemi te krishtere a muhamedane, jemi te gjithe Shqiptare, rrojme te gjithe ne Shqiperi, dhe perdorim te gjithe nje gjuhe. Dhe Shqiptaret e mençur e te urte qe kuptojne kete gje, kane per deryre t’u japin te tjere Shqipetareve t’a kuptojne dhe ata”….”Le te nisim pra, qe sot, gjithsekujt sa i mundet, kete bashkim aq te mire per perparimin tone. Te duhemi te gjithe si vellezer; te mos kursejme as voitje as te holla per te mbjelle dashurine midis bijeve te Shqiperise”.

- Ja se si u drejtohej revista shqiptareve me se 100 vjet me pare: “Vellezer Shqiptare! Miaft rrojti e gjora Shqiperia jeten e Kurmit(fizikut); duhet edhe ajo te nisi tani te roje jeten e mendes (la vie intellectuelle). Jeta e mendes eshte te hapim te tere zemrat tona, te flasim vellazerisht njeri kundrejt fjales se tjaterit, te kuvendojme si njerezit te qyteteruar  qe mblidhen te leftojne me fjale per ideat e tyre. Mos besoni se keshtu do te largohi njeri tjaterit! Per kundre, do te qasemi me shume, se do te njihemi me mire, s’do te kemi mendime te fshehura, dhe do te kuptojme qe te tere jemi te lidhur me dy lidhje te arta: desherimi i se Vertetes e desherimi i Shqiperise”.

- Edhe revista, thoshte Konica duhet te jete e tille ku njerezit shkembejne mendimet e tyre: “ E Perkoheshmja, duhet te jete si pazar,- nje pazar ku gjenden njerez te pasur, njerez te vorfere, gra, burra, djem, te krishtere, muslumane, te pafe, te tere tok, dhe duke kuvenduar, mirren vesh per mbrothe’e punerave tyre”.

- Terheq vemendjen MODELI i shkelqyer i BASHKIMIT e BASHKEPUNIMIT te intelektualeve e memedhetareve shqiptare, qe arriti te realizoje Konica per nxjerrjen e “Albania” organ mbareshqiptare.

- Edhe me figuren, vepren, shembullin,  krenarine per origjinen, me punen dhe tere jeten e vet, Konica dha nje model te shkelqyer prej memedhetari te perkushtuar, model i cili, ne gjirin e emigracionit shqiptare vazhdon te mbetet i pa arriteshem.

-  Veshtroni, se ç’behet me Shqiperine e shqiptaret  sot e gjithe diten! A nuk eshte rasti per te kujtuar profecite proverbiale te te madhit Faik Konica: “Armiqet me te medhenje te shqipetareve jane vete shqiptaret!”dhe “Shqiperine e formuan idealistet dhe do ta prishin politikanet e keqinje shqiptare”! (Nenvizimet K.T.)  A keni ndjekur se ç’po bejme politikanet e sotem shqiptare (te majte e te djathet) per te realizuar nje pale zgjedhje per pushtetin vendor ne Shqiperi? Vezhgoni “kulturen e tyre demokratike” edhe tani qe kane kaluar 16 vite “demokraci”!

-  Nuk mund te mos ndalemi pa iu referuar perseri Konices. Ne, insistonte ai duhet te punojme sipas mesimeve te histories: “ Shqiperia nuk eshte nje shkemb  qe te beje ç’te doje, e pa-vene re dhe e pa-pyetur. Ndodhet ne Evrope, dhe nuk mund te rroje perveç ne u sjellte pas parimeve evropiane. Vetem sharlataner, pianecer, dhe te prishur mentsh,  mund t’i keshillojne popullit shqiptare te sillet pas menyres se princ Tuanit dhe te grushtdhenesve te Kines. Jemi ne Evrope. Jemi ne Ballkan. Si u çliruan popujt e tjere te Ballkanit? Duke thelluar historine e çlirimit te tyre, do te gjejme programn e çlirimit t’one.

-  Tani,ne qofte se e kendojme me kujdes, dhe te shkoqitur, historine e zene ne goje, shohim se keta popuj u çliruan ne ate mase qe u treguan te pjekur ne mesim politik. Kur nisen patriotet grek, ne krye te shekullit te XIX-te, t’i luten Evropes t’i çliroje, gjithe bisedimi ish rreth e rrotul pyetjes: A jane Greket miaft te perparuar ne mesim politik (eduction politique) sa te jene te zotet te vete-qeverisen?” Duke vazhduar me poshte Konica theksonte, se Mesimi Politik eshte kudo dhe kurdohere paleca e çeshtjes”. (Nenvizimet jane te Konices). Pak me poshte vazhdon: “Ne qofte se i permbledhim te gjitha argumentet e vena perpara tash tri-dhjet vjet, kunder çlirimit te Shqiperise….munde t’i permbledhim ne nje: “Shqiperise i mungon mesimi politik.

- Na rezulton, sipas “Albania” rrugen e mesimit politik te qyteteruar e kane kuptuar drejt dhe zbatuar,  vetem dy politikanet e medhenje shqiptare:  Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova.

- Te gjitha te sharat e armiqeve dhe qortimet e miqeve permblidhen po aty! Thene ne terminologjine e sotme na mungon kultura demokratike.

Keto i shkruante Konica ne revisten “Albania”ne vitin 1907.

3. Nje tjeter veçansi e revistesAlbania” eshte, se tematika e saj perseritet, pothuajse nga numri ne numer. Por, çdohere, rimarrja behet ne kendveshtrime, nivele te reja, me detyra e forma te tjera duke nisur qe nga formulimet ne tituj, si p.sh., C’eshte kombi?, Cka do me thane komb?, Kombi dhe feja etj. e deri tek permbajtja, argumentet qe sillen, problemet, rrugezgjidhjet etj. Aty, mjeshterisht shmagen perseritjet dhe zgjerohen e pasurohen idete si edhe mjete e realizimit te tyre.

4. Per thellesin, saktesine shkencore dhe pjekurine e mendimeve dhe rrygezgjidhjeve qe rekomandohen ne kete reviste deshmojne mjaft te dhena. Aty levrin mendimi i kualifikuar dhe talenti i mbi 120 intelektualeve nga te gjitha trojet shqiptare, me bagazhet e tyre kulturore, dhene brenda nje kohe 12 vjeçare. Ne reviste terhiqet mendimi  dhe pervoja e mendimtareve me te shquar te diasporas si dhe i miqeve te shqiptareve, albanologeve te mirenjohur, deri tek antropologet e medhenj etj.

5. Ne kete reviste trajtohen, jo vetem problemet e kohes midis dy shekujve, por edhe ato te nje strategjie te larget kombetare, p.sh., “Albania” insistonte qe, shtetit te ardheshem shqiptar i takojne te gjitha ato territore ku flitet gjuha shqipe, perfshire Kosove, Cameri etj., ose, p.sh., çeshtja e gjuhes se njesuar shqipe e te tjera probleme te cilat jane future ne rrugen e zgjidhjes, por, per nje pjese te mire te tyre zgjidhjet kane qene politike, gjysmake e shpesh te padrejta. Kujtojme ketu problemin e trojeve shqiptare te lena, padrejtesisht jashte kufijeve shteteror te Shqiperise

6. Nder problemet me natyre sociologjike eshte edhe çeshtja e emancipimit te femres shqiptare. Konica jep ndihmes te shquar per kuptimin e drejte filozofik te problemit dhe hap horizont per zgjidhjen e tij? Per kete qellim Konica perkthen pjeset perkatese nga filozofi gjerman Shopenhauer dhe sjell plot shembuj nga lirite e te drejtat qe gezonte gruaja ne vendet e perparuara te Evropes, Amerikes etj.  Duke folur per gruan shqiptare Konica theksonte: “ Ne komb t’one, duket se tere hollesia e mendjes dhe e zemres, tere bukuria e karakterit dhe sjelljes, i kane rene per meras(pjese) gruas”.

7. Le t’i referohemi bashkepunimit te fruteshem te Konices me miqet belgj per nxjerrjen e revistes dhe per çeshtjen kombetare.

- Skulpetori i mirenjohur belg, Paul Nocquet  (bashkepunetor i se Perkoheshmes per fytyrat) ka  punuar  dy ballinat (kapertinat) e “Albania” te cilat jane perdorur ne te gjithe numrat e saj si dhe mjaft gravura, skica e pamje te tjera. Bashkepunimi ka qene i tille sa qe belgu, ne njeren prej gravurave, krahas emrit te vet shenon edhe” A mon ami Faik Konitza”.

-  Me shume dashamiresi, drejtori i te fameshmit “Institut Geographique”  te Bruselit, Zoti Elisee Reclus ndihmoi Konicen duke ngarkuar gjeografin z. Bertrand dhe kartografin M. Patreson, te cilet punuan tre muaj per te bere, te paren “Harte te Shqiperise”.

- “Zoti Maurice de Waleffe, nji pendetar i njohur, shkrues te gazetat e perditeshma  L’independence Belge” e “Le Messager de Bruxelles”, shpalli ne kete te funtme, me 27 te marsit(1900), nji artikll, nen titullin “Ata Shqipetaret e eger!- nji Shqipetare ne Brusel”. Ne kete artikull,qi eshte ne kuvent me kryeshkruesin e Albanies, Zoti de Waleffe tallet me ata qi thone se Shqipetaret jane t’eger, e rrefen pse ka mbetur mprapa Shqiperia e ç’te drejta kerkojne atdhetaret e vendit t’one.”,  “… e i a dime per te mire qe u-mundua te rrefente te drejtat e kombit shqiptar”.

-  Dihet, se z. Victor Henry, profesori i gjuheve orientale ne Unversitetin Katolik te Leuvenit arrin ne perfundimin, se perpara greqishtes se vjeter duhet te kete egzistuar nje gjuhe tjeter, me e hereshme, pellazgjishtja prej se ciles buron gjuha e sotme shqipe.

-  Eshte faji dhe injoranca jone qe bejme, aq pak perpjekje per t’a njohur opinionin belg me Shiperine, Kosoven dhe shqipetaret qe banojne ne Belgjike! Ne kete mefeshesi tonen, gazetaret  shkruajne per ato qe ndeshin ne rruge, d.m.th., per kriminalitetin shqiptare dhe per fatin e prostitutave shqiptare. A eshte e drejte qe te perfaqesohemi vetem me keto dy kategori tonat, te cilat, fatkeqesisht shqetesojne belgjit bemires e demokrat, ketu ne vendin e tyre?   Mendojme se JO! dhe perseri JO!  A nuk ka vend ketu per te mesuar nga shembulli i Konices dhe i “Albania”?  Mendojme se PO!

- Me revisten ”Albania” kane bashkepunuar edhe shkrimtare, albanolog, dijetare te huaj si Guillaume Apollinaire, Pierre Bayle, Emile Legrand, Tullio Erber, Jan Urban Jarnik, Theodor Ippen, Albert Thumb, Jules Oppert, Michel Breal, Max Muller, Julios Pisko, Holger Pedersen etj.

Na terhoqen vemendjen ne kete reviste:

a)  Konica, per çdo ide, apo problem qe trajton zgjedhe edhe MODELET me te mira, te cilat ua rekomandon shqiptareve per arritjen e qellimit kombetar, jep shembuj e fakte te shumllojsh-me, konkrete e bindese se bashku me mbeshtetjen historike e  teorike. Modelet qe sjelle Konica jane modele shtetesh te vegjel si Irlanda, Danimarka, Belgjika etj., modele qeverisjesh demo-kratike, modele mbreterishe te vogla, vendesh te cilat ecnin  ne rrugen e zhvillimit, perparimit e qyterimit te kohes.

b). Shqiptaret, ne udhekryqet e tyre historike, per arritjen e çlirimit kombetare u gjenden perpara dy RRUGEVE, te kunderta, te cilat Konica i quan shkolla:

- a) Rruges se armatosur. Per kete Konica thote: “E para shkolle nxe (meson) se po te vriten ata qe i kundershtohen lirise kombetare, ahere do te çlirohemi pa dyshim, se  s’ka kush te na ndaloje. Ne te tjera fjale, kjo shkolle, nuk njeh tjater  udhe per çlirimin, perveç se assassinate te veçanta per sot, dhe te gatiturit ne vrasje te pergjitheshme a massacre per nesre”.  Me poshte Konica vazhdote: Eshte vertet  se shkolla qe predikon, si nje systeme kombetare, assassinatet sot nje massacre a vrasje te pergjitheshme neser, kerkon vetem te marre rendesie ne sy te guvernes  turke duke derdhur gjakun çurke”. Per kete shkolle,- vazhdonte Konica jane karakteristike: “Ripi, burgu, syrgjyni, konfiskatsioni,…” dhe arrinte ne perfundim se : “Andaj, duhet t’a shikojme, jo si nje rrezik te koheshem i cili do te shuhet vetiu, po si nje rrezik te perseritur dhe te vendosur,- si nje rrezik, si nje turp, si nje plage, si nje murta te gjithenjeshme”. (Nenvizimi K. T.)

-   “Ne kundershtim me kete shkolle katilesh dhe sharlatanesh, qendron nje shkolle e dyte, e cila beson se çlirimi i nje kombi, si çdo gje tjetre ne bote, mund te arrihet vetem me methudhe. Cila eshte methudha ketu?   Jo tjater, se te punuarit pas mesimeve te histories”. Pra, eshte fjala per rrugen politike paqesore, demokratike, te matur, diplomatike. Konica ishte i rrahur mire me keto probleme, sepse ne qender te vemendjes kishte çlirimin e kombit te vet.

-  Prandaj theksonte:  Trajtimi ( krijimi) i nje Shteti eshte nje e bere nerkombetare, “acte international”; dhe nuk arrin qe nje komb t’i thote vetes Shtet, po duhet t’a njohin edhe Shtete e tjera per te tille.

Te njohurit e nje Shteti te ri eshte nje ngjarje e madhe, se ngjet te cenet edhe interesat e shume kombeve te tjera”.

-  Kerkesa imediate eshte qe t’i thuhet ndal rruges ushtarake, do te thonim Lindore, sllavo-komuniste, nga njera ane dhe perqafohet, rruga emençur, e ekuilibruar, paqesore, te kulturuar, polike, diplomatike, arsimore dhe demokratike, te rruges se propogandimit brenda vendit e te nderkombetarizimit te ceshtjes shqiptare, te gjetjes se miqeve, perkrahes te çeshtjes sone, d.m;th;, te shfrytezimit te mundesive qe krijon rruga parlamentare,  nga ana tjeter. –

-  I madhi Faik Konica, para me se nje shekulli, pa medyshje zgjodhi te dyten, d.m.th., rrugen e qyteterimit perendimor, qyteterimit evropian.

-  Mbi te gjitha, veçanesia historike, monumentale, e revistes “Albania” qendron ne ate se: orientimi, fryma, qellimi, modelet, rruget qe duhen ndjekur, absolutisht gjithçka eshte e lidhur me qyteterimin perendimore.

Ne çdo “qelize” te kesaj reviste shprehet, misherohet, analizohet e zberthehet mentaliteti, shpirti dhe bota e qyteruar perendimore.

Sa per ilustrim: Te veme ne flamurin tone,- kushtrimonte Konica,- parullat e medha franceze: “barazi, liri, vellazerim!”. Konica rekomandonte: rrugen paqesore, konsesusin, tolerancen, mesimin politik, shqiptarine mbi gjitheçka, lirine dhe te drejtat e njeriut, lirine e vetedijes, te shoqerise, gruas, etj. tipike per jeten e shoqerise perendimore. Konica, nepermes “Albania”, ju kujton shqiptareve mesimin, qe Victor Hygo u jepte francezeve: “ Shpetoni-si te dredhur nga terbimi- vendin tuaj nga roberia, emrin tuj nga turpi!”, u perseriste thirrjen e Dantonit: “Guxim, prap guxim, gjithenje guxim!”.

- Konica duke i njohur memedhetaret me kulturen perendimore i ftonte shqiptaret te mos derdhin me gjak me njeri tjaterin, te mos vriten me per dhjame qeni per te huajt, por t’u kthehen puneve, paqes e qetesise. “ Duhet pune, pune dhe pune,- keshillonte Konica dhe shtonte me poshte: “ Fjales pune t’i lidhemi me mish e me shpir!”.

- Me “Albania”,- thoshte Konica,- synojme qe t’i bejme: “…bashkatdhtaret t’ane te kuptojne se ka ne jete pune me te bukura, se vrasja nga prapa, shtypja e te dobetit, vjedhja, çpifja, dinakeria;- me nje fjale, ne e perdoreçim kohen qe na mbetet, jo duke qyteteruar kombin shqipetar, po duke e vene n’ udhe te qyteterimit: atehere do t’a kemi vene ne udhe te çlirimit, dhe mund te kemi shprese se do te veje mbare”.

- Konica, ne “Albania” pa medyshje per gjitheçka i drejtohej qyteterimit Perendimor. Keshtu, insistonte per alfabetin latin, bazohej ne modelin e letersise franceze, keshillon qe te rinjet te shkolloheshin ne vendet perendimore.. Ai orientohet, deri ne shpirtin e humorit anglez, sarkazmen franceze, lirizmin italian e keshtu me ralle.

- Nuk eshte e rastit qe mbeshtetej aq shume tek Shkodra, kultura e historia e saj, si panteon i kultures perendimore.

Jo me kot “Albania” mbeshtetjen me te madhe e gjeti tek kolonia shqiptare e Egjyptit, sepse Egjypti ishte me larg Stambollit dhe me afer Evropes. Konica u bente thirrje bashkatdhetareve qe “te vime ne ment!”, te zgjoheshin nga gjumi i rende!, te ktheheshin e te perqafonin Qyteterimin Perendimor! Per ndyshej, paralajmeronte ai, do te jemi te humbur.

- Konica, gjate atye viteve qe drejtoi “Albanian” ka kryer aktivitet te gjithaneshem, plot shpresa e te sukseseshem ne favor te çeshtjes shqiptare. Ai ka shfrytezuar te gjitha mundesite, njohjet e shumeta personale direkte dhe organet e shtypit te huaj per te krijuar nje atmosphere, sa me te favorshme ne qarqet e huaja diplomatike per te drejtat e kombit shqiptare.

-  Keto ishin disa nga deshirat dhe aspiratat e shqiptareve te shprehura dhe rekomanduare 110 vjet me pare ne revisten “Albania!”.

- Te nderuar lexues!  Merrni ne duar, sipas perkatesise dhe deshires Biblen apo Kuranin, se bashku me objektivitetin shkencore, logjiken e ftofet dhe zemren tuaj atdhetare, larg paragjykimeve politike e ideologjike dhe pleqeroni:

- Cilat nga keto ide e strategji te cilat permenden nga  Konica ne “Albania” nuk jane aktuale, sot e kesaj dite per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen?!!

- A nuk flasin ato per gjenialitetin e ketij shqiptari te madh ?!

- A i ka sherbyer çeshtjes kombetare angazhimi i tij atdhetar, se bashku me tere krijimtarine artistike e shkencore mbi gjysemshekullore?

- A nuk kemi te bejme ketu me nje veper e cila, jo vetem duhet te rizbulohet, te ribotohet, si monument kulture, por edhe, mbi bazen e saj te hartohen programe e strategji kombetare afatlargeta?

- Akademite e shkencave te Tiranes e Prishtines a e kane hartuar ende nje platforme, me te plote mbarekombetare, se sa ajo, qe eshte dhene, me aq largpamesi ne revisten “Albania”?

-  Per keto, e plot te tjera te kesaj natyre  te fton dhe te nxit Konica me vepren e tij “Albania”, klasike ne llojin e vet.

- Nuk kemi dyshim, se paraqesin vlera te veçanta edhe  kendveshtrimet e natyrave: filozofike, sociologjike, etnografike, pedagogjike, psikologjike, etnn-psikologjike dhe, padyshim ato politike te revistes “Albania”.

DITURIA, SHKOLLA E MESIMI NE GJUHEN SHQIPE  *

-  Pasi u konsultova me “Faik  KONICA. VEPRA” te Shtepise botuese “Naim Frasheri”, Tirane, 1993, redaktuar nga Rozeta Uçi, Sabri Hamiti “Faik Konica: Jam une”, Shtepia botuese Onufri, Tirane, 1994 dhe me monografine e Prof. dr. Jup Kastratit  “Faik  K O  N  I  C  A”  te  “Gjonlekaj Publishing Company”  NEW  YORK, 1995, si dhe me shkrime te tjera per Konicen me lindi ideja qe mbi bazen e revistes “Albania” te ndalem ne dy probleme; pak ose aspak te trajtuara ne studimet tona:

- a). Idete e shprehura ne kete reviste mbi rolin e diturise, shkolles shqipe dhe mesimit per ndergjegjesimin e perparimin e kombit tone drejt lirise e çlirimit kombtare, si dhe,

- b). Mendimi etno-psikologjik i Faik Konices dhe bashkepunetoreve te “Albania”.

Theksojme, vetem disa momente:

a)  Domosdoshmeria e nguteshme e hapjes se shkollave shqipe dhe arsimimit te kombit.

(b)  Rreth vecansive etno-psikologjike te shqiptareve te kohes. )

A. Konica si iluminist trajtonte gjeresisht dhe thelle problemin e shkolles shqipe, te arsimimit e kulturimit te shqiptareve. Keshtu, ai shpjegonte, pa u lodhur, ne çdo numer te revistes nevojen, domosdoshmerine e hapjes se shkollave shqipe, duke sqaruar teorikisht dhe me shembuj konkret vleren, dobine e shkolles, mesimit per zgjimin dhe kulturimin e kombit,

- Synimet e revistes albania shprehur ne qellimet e botimit te kesaj reviste!  ……

- Konica, me tere gjenialitetin e tij ndalej ne rrezikun qe paraqisnin mbi 3000 shkollat turke, greke, italiane, bullgare, malazeze etj. te hapura ne Shqiperine e asaj kohe, insistonte ne domosdoshmerine mbylljes se tyre e zevendsimin me shkollen ne gjuhen shqipe. Keto shkolla te huaja, - theksonte Konica,- bejne politiken e shteteve qe i kane hapur dhe i sherbejne perçarjes se shqiptareve midis njeri-tjetrit.

- Nuk mund te presim, thuhej ne artikujt redaksional te drejtorit te revistes, deri kur te hapen shkollat shqipe, te cilat ende nuk i kemi, nuk kemi kohe te presim deri sa te rriten nxenesit e ketyre shkollave per te fituar lirine dhe pavarsine tone. Ajo kohe eshte e larget, prandaj ne duhet te hapim shkolla ne cilat te mesojne gjuhen amtare burrat me mustaqe te cilet do  t’u dalin zot fateve te memedheut.

Krahas kesaj, Konica u bente thirrje, atyre intelektualeve atdhetare te cilet kishi kryer shkolla te huaja, qe t’i futeshin, me deshire dhe vullnet mesimit te gjuhes shqipe -  , sepse keshtu do t’i sherbenin me mire çeshtjes kombetare.

- Me te plota dhe rendesia per sot!

- Jo vetem, per fundin e shekullit XIX-te, por edhe per ditet tona paraqesin aktualitet mendimet e Konices per mesimin e gjuheve te huaja, per raportin midis gjuhes amtare dhe gjuheve te huaja, per rendesine dhe vlerat e anglishtes dhe te gjermanishtes per shqiptaret etj.

- Ne “Albania” kembengulej ne pergatitjen e mesuesve te gjuhes shqipe, te botimit te librave per te rriturit, te letersise artistike etj.

Problemet e shkolles shqipe, te mesimit dhe kulturimit te shqiptareve, ne kete reviste jane te shumeta dhe me vlera, jo vetem historike. Ato kerkojne njohje te shumaneshme dhe trajtim te veçante.

-  Vlera te pallogariteshme per shkollen shqipe ka ndihmesa e Konices per pergatitjen e bazes materiale didaktike e cila i duhej shkolles shqipe: Keshtu, Konica me revisten e tij dha nje ndihmese te jashtezakoneshme:

1. Dokumenti i udhetarit flaman ne bregdetin shqiptar dhe permbledhja e disa fjleve ne gjuhen shqipe.

2. Per hartimin e alfabetit te gjuhes shqipe me shkronjat latine,

3. Per drejtshkrimin e ortografine e saj.

4. Per pasurimin e fjalorit te gjuhes shqipe,

5. Per krijimin e gjuhes letrare shqipe,

6. Ne ndihme te nxenesve per libra shkollore, Faik Konica, ne shtypshkronjen e vet, ne Bruksel, ne vitin 1902 boton librin “Historia e Shqiperise”, te Ndoc Nikajt me, 416 faqe.

7. Nene kujdesin direk dhe ndihmen e pakursyer shkencore te Konices behet e para “Harta Gjeografike e Shqiperise”, per te cilen shkruan, se hodhem ne te pak emera qytetesh e katundesh per te lehtesuar punene e nxenesve etj.

8. Monumenti qe ben ate te pavdekshem eshte krijimi i letersise kombetare shqipe etj., pa te cilat as qe, mund te behej fjale per hapjen e shkollave shqipe.

9. Konices nuk i shpeton asnje rast i hapjes se shkollave per mesimin e gjuhes shqipe ne kolonite shqiptare kudo qe te hapeshin ato! (Te sillen shembuj shkollash e mesuesish te gjuhes shqipe).

- Merite te veçante ka Konica per zbulimin dhe botimin e te dhenave per simbolet shqiptare qe do te perdoreshin edhe ne shkolle per edukimin e nxenesve me ndjenjen e krenarise kombetare, si p.sh., te flamurit te Skenderbeut, Himnit kombetar, te te dhenave per jeten e heroit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, njoftime per armet te tij si dhe te simboleve qe deshmonin identitetin kulturore e historike te shqiptareve, identitetin kombetar. Ato perbejne shenjat dalluese, krenarine e shqiptareve. Ato duhet te zene vend te dukshem dhe te gjenden ne balle te shkolles shqipe, ne librat shkollore per nxenesit dhe ne literaturen shqipe.

- Mendimet dhe idete e Konices dhe te bashkepunetoreve te tij te shprehura ne revisten ? presticioze “Albania”, nga 1897 deri me 1909, ne Bruksel dhe Londer jane nje zberthim dhe pasurim i metejshem i Programit te madh te Rilindjes Kombetare per ndergjegjesimin e baskeatdhetareve, per kulturimin dhe bashkimin e tyre. Ato perbejne preludin, parathenien ideore, arsimore e kulturore te shpalljes se Shtetit te Pavarur Shqiptare, me 28 nentor 1912.

- Ne kete menyre revista “Albania” u  kthye ne shkollen me te madhe per shqiptaret dhe pikerisht ne momentin e duhur dhe ne dy vendet e duhura nga behej priopoganda per njohjen e kombesise shqiptare dhe te shtetit te tyre. Pra kemi te bejme me nje shkolle te madhe me perfshirje mbarekombetare, ndonse ne ilegalitet te thelle.

…!

-----------------

Shenim: Ky material studimor është paraqitur në sesionin shkencor të mbajtur në Bruksel, me rastin e 110 vjetorit të daljes së numerit të parë të kësaj reviste.

-Vazhdon në numërat e ardhshëm-

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora