E premte, 26.04.2024, 03:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Kush shkruan

E premte, 26.10.2012, 07:11 PM


Ilir Muharremi

Kush shkruan

Të çmendurit na akuzojnë
Ne nuk i kuptojmë
Ata na kuptojnë
Me të parën herë e dinë se çfarë mendojmë
Jemi të dobët të mjegulluar, me dhunë fitojmë pushtetin....
Ndërgjegjja lozë shprehet me një fjalor tejet enigmatik
Enigmatikë për ne dhe të çmenduritë!
Koha nxjerr vlerat, rreshton forcën, barazon vlerën.
Nuk ekziston koha për poetët, për të dehurit, për të vdekurit..
Garojmë, konkurrojmë, ndeshemi si pasojë për të fituar
Matje, fizikë, vit drite me peshë zero dhe shpirt plot.
Liri, nuk ka liri, rregullat shpërfaqen.
Mendja nuk e jep përgjigjen kryesore!?
Trupi prishet, vjetrohet, shpirti i përkryer bënë lojë fantazmash enigmatike.
Nënshtrimi ndaj momentit, kjo është e vërteta...
Truri i vjetër me miliarda vjetësh
Oh nuk dijë as që shkruaj, por dikush nga unë shkruan.
Unë vetëm dëgjoj atë që duhet shkruar...
Galaksia është paluar në kokën time
Kujtoj Eskilin, Sofokliun,
Më ngjanë si një kujtim antik në mes tragjikes dhe buzëqeshjes
Vazhdon të shkruan sikurse korrigjon kokën time të shtrydhur nga Galaksia



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora