Kulturë
Luan Kalana: Nga gjurmët e "muzës" letrare
E enjte, 04.10.2012, 07:22 PM
Nga gjurmët
e "muzës" letrare, në kthinat e mjeshtërisë artistike...
"..Krijimtaria
artistike është mësuesja e vërtetë e popujve..."
Hegeli
Nga Luan Kalana
I-Startimi
i krijimtarise artistike nis me krijimet letrare
Rruga e
krijimtarisë është e lashtë,ajo follon me lindjen e njeriut dhe të shoqërisë,një
rrugë e njohur.Por rruga e krijimtarisë "Letrare", e theksojmë për ta
dalluar,është më re se krijimtaria gojore.
Ajo nis
fillimet e saj aty në prag,më konkretisht,kur gjuhët filluan të shkruhen( pa
hyrë në Historinë e Letërsisë) se s'ka as si prerje me thikë,në fillim në lëkurët
e drurëve,në papiruset( librat e para),në sklaltjen e gurëve,në epitafet e
vareve madhore,siç janë mbishkrimet e pellazgishtes,një nga gjuhët më të vjetra
në botë, në bazë hipotezave të fundit,e më vonë kur u shpik e përdorej letra.
Më shkoqur,krijimtaria
letrare shënon startimin e saj,kur fjala si shprehje e mendimit,u shoqërua,u
vesh me kuptimin e dytë figurativ,kuptimin artistik,në termin gjuhsëor.Kur
mendimi e fjala u shpreh figurshëm ,me ngarkesat emocionale,e të tjera.Pra
kur realiteti filloi të përgjithësohet,nëpërmjet
figurave artisike.
Do të shtonim
se krijimtaria letrare,nisi rrugën e saj klasike e moderne,e u materializua në atë
term letrar që përdoret sot,në letërsi artistike.Kur filluan të shkruhen
vjershat, me drejt,poezia , proza artistike,skicat ,tregimet,romanet epope,... dhe
zhanret e gjinitë tjera letrare deri në dramat,komeditë e tragjeditë letrare.
U shpreha
që në fillim nuk do të bëj histori,se dikush mund të pyese kush është e para,në
cilën gjuhë e në cilin vend nisi krijmtaria artistike letrare,e të tjera pyetje
si këto,për kërshëri, por përgjigjen e japin
studjuesit e kritikët letrare që merren me ketë temë.
Ajo ka veçoritë,tiparet,individualitetet,
dhe format e saj me histori të shumta e që përbëjnë degë më vete të artit
letrar, si është Teoria e Letërsisë, Estetiken,Metrika,Folklori e të tjera,,
ete tjera.Cdo hap i saj,është i njohur i normzuar,e i detajuar. Le të mos bëjmë
teori,por të ndalemi në disa nga gjurme e kthina të saj në rrugën gjatë të përsosjes të krijimtarise letrare,në
letërsi artistike.
II- Zanafilla,burimet
e krijimtarisë artistike
Para se të
vijojme shkallët e saj,le ta nisim me burimin e frymzëimit.Nuk mund t'i ndajmë ato si me thike,por do të evidentojmë se ato lindin nga realiteti i
jetes e nga fantazia e individit.
Për ta bërë
me të lehtë shpjegimin tonë,është më lehtë për t'u shprehur për rrugët e shkallët
e zhvillimit të artit të pikturës,duke filluar që nga vizatimet në tokë,e
gur,me laps në leter,me njgjyra uji,akuarel e me në fund me ngjyra vaji ,'"painting".
Kush është
e para proza apo poezia...Tezat e shumta anojnë për poezinë,e cila nis me
vjershërimin gojor,nga persishtja e vjeter,nga antikiteti europinan,e vende te
tjera.Si etillë poezia ka arritur shkallën me të lartë të përsosmërisë të krijimtarisë letrare,duke shkruar dhe
historine në vargje e strofa,legjendat balladat,,apo poemat epope.
Njëri
burim siç e theksuam është i realiteti i
përditshëm ku krijuesit janë pjesëtarë të kësaj jetë,regjizore e aktore te
shoqerisë,në një formë a në një tjetër ata e pasqyrojnë atë,pasi jetojnë mes
nesh.Qoftë e në formën gazetareske,siç është publicistika,si një degë e zhanër
letrar me vlera artistike,pra nje krijimtaria letrare e mirefilltë që kërkon art e mjeshteri.
Kjrijuesi,shkrimtari,poeti,bën
përgjithesime të tipave ,nëpermjet personazhet artistike,e krijon figurat
artistike,bën portete e i ngarkon me ndjenja emocionale dhe me veshje artistike.
Letërsia
artistike,dallohet nga përshkrimet e thjeshta,rutine ete rendomta,si ajo vajza
qytetare e fshatare e zakonte,kur behet Nuse .A s'është Nusja,që me veshjen
,vellon,fustani,zbukurimet, flokët,stolirat e te tjera,bie në sy të tërheq me
bukuritë e saj, është e veçantë,e tillë është krijimtaria artisike,...
Personazhet
artistike veprojnë në situata e në mjedise të ndryshme,me përshkrime të qendisura
mozaike të fjalës e të shprehjes së mendimit,të shoqeruara e ngarkuara me
stolira e bukurira,si figurat
letrare,epitete,sinonimet,krahasimet,metaforat,personifikimin
,hiperbolat,fabula e të tjera pa mbarim,në prozë e në poezi, të pasuara me
vargun,që është pentagrami muzikor i
letersise,me rokjet,theksin,muzikalitetin ,strofën,dhe me figurat e mësiperme.
Pra
krijimtarine artistike letrare jo vetëm e dallojmë fare thjesht nga vjershërimet
gojore,bejtet, rëfimet e kallzimet e thjeshta gojore,megjthese dhe këto kërkojnë
e shprehin artin e tyre të krijmtarisë popullore e cila është e papërseritshme,por
asaj duhet ti mëshojmë me penelin e piktorit,me të gjitha njgjyrimet,me akordet
muzikale,që të jetë një simfoni melodioze e fjalës së shkruar,e frazës e
shprehjes së mendimit njerëzor e shoqëror.
III-Gjenialiteti
e talenti në krijimtarinë letrare, buron nga "muza" ddhe pasioni
Fantazia është
shkalla e lartë e mendimit,e jeton në çdo tru njeriu,në çdo individ,nuk mund të
bëjmë përjashtime,kështu e ka krijuar natyra njeriun ,trurin e tij.Por mënyra e
shprehjes së saj me fjalë të figurshme
,eshte tipar themelor i saj,thelbi i fantazise,dhe kjo prap varet nga shkalla e
zhvillimit të intelektit.
Le t'i
marrim ëndërrat si pjesë e fantazisë në perudhën e gjumit.,si proçese të përpunimit,nga
programimi i tij .Pa hyrë prap psikollogji së atje shpjegohen shkencërisht.Po të
trgohen ato thjesht,ashtu si shohim nuk është krijimtari letrare,por një rëfim
i thjeshtë ,megjithëse dhe ato në vetvete mbartin krijimtarine te mirefilltë letrare.
Ktëu
fillon ajo që në termin letrar quhet "Muza" e krijuesit e shkrimtarit.Këto
ënderra të natës ,sic mund t'i therresim ,trokasin në mes të ditës në çdo kohë,në
mendjet e krijuesit,pra një ëndër me sy hapur,në mes të ditës,në gjuhën
popullore.
Talenti
lind,si çdo gjë tek truri i njeriu i
porsalindur,"tabu la rasa" një shprehje latine,letër e bardhë.Megjithëse
thonë se trashegohet në gene,le ta
pranojmë dhe ketë.Por talenti rritet, formohet,arrin kohën e pjekjes dhe pastaj
ai bëhet burimor,ashtu si dalin fjalët nga goja e një njeriu të thjeshtë,ashtu
rjedh krijimtaria e talentit.Tejëtr është
ajo që talentet duhen zbulura dhe inkurajuar.Brenda këtij talenti qëndron ajo
perëndesha e krijimtarisë,"muza" e famshme ,që krijuesi derdh
vlera e psauri të papërsëritshme letrare
artistike.
Pra
talenti edhe krijohet në jetë gjatë përvojes së gjatë letrare,bëjnë perjashtime
artistike gjeniale ,genitë.Dikur kisha lexuar në rininë e hershme romanin
serial e voluminoz të shkrimtarit amerikan Teodor Daizerit "Gjeniu",i
cili përsakohe ishte i ndaluar e futej në
listën e librave të verdhë.Perveç subjektit dhe fabulës ,historisë imtime të jetës
së personazhit hero të librit,
Gjeniu,aty kam mësuar, jo vetëm se kush është
Gjeniu i vertetë,por se shkrimtari përshkruan se si gjenitë formohen në jetë,veç
talentit të lindur,dhe ata i kalojnë permasat e krijimtarisë dhe veprës së tyre,të
krahasuar me një krijues te thjeshtë,dilitenat
amator.
Me këtë dua
të perifrazoj se çdo krijues është i prirur të shkruajë e ka "vizë"'
e krijimtarisë të lirë, për të derdhur
pasionin e ndjenjat e tij në letër,le të provojë,suksesi arrihet në rrugën e
gjatë të krijmtarisë.Ashtu siç kanë qenë dhe provuar shkrimtarët dhe artistet që sot janë berë famozë të medhenj,kollose e
korifej te letërsisë shiqipe e boterore, si dy apostujt letrarë të kombit tonë Ismail Kadare dhe
Dritero Agolli ,me shpresë që Kadareja këtë vit të jetë në listën e parë të kandidaturës
për çmimin "Nobel",që do të ishte nderi dhe krenaria për kombin tonë.
Pa përmendur
listen e gjatë emerore te shkrimtareve të tjerë,pra kanë qenë më parë kaldaist
e të tjera,pra bënin punët më të rëndomta, kur
nisi rugën krijimtaria e tyre,si ajo e Odisese,nje kalvar i mundishëm vuajtjesh,por me pasion vullkanik që mund dhe
malet.
Nga ana
tjetër dua të pohoj ,se në krijimtarinë artistike ndeshim edhe krijime apo
vepra letrare të rendomta nga autorët me pervojë letrare se sa të rinj,të cilët
të shyrë nga "gara" ,egoja e fryrë e
numërit shumës së titujve të botimit të tyre.Siç shohim e lexojmë në websitet letrare e sdiomos në facebook, që (autorë e poetë të talentuar),per
hir te emrit te tyre,hedhin për ditë nga dy tre vjersha në ditë sikur i shtyn
njeri me vrap , që poezi ,u thënçin,duke u mjaftuar e knëaqur, me marjen e
komenteve e komplimete nga dashamirësit e tyre të shumtë,që shumica ja bejnë komentin
vetëm për respekt të emrit.Kjo e dëmton jo vetem talentin në terësi ,jo se ja
zbeh emrin e tij,por bën që veprat,krijimet e tij,ti largohen lexuesit, por më shumë
dhe fondit të pasur të krijmtarisë artistike letrare.
Le ti lemë
krijuesve të rinj fushë të hapur,të provojnë talentet e pasionet e tyre,qoftë edhe
të çastit siç shprehen ata vetë me modestinë e tyre.
IV -Mjeshtëria
letrare,zanat i artistit,perfeksoin i artit...
Letërsia është
arti i bukurisë,i shprehur me fjalë..Cdo profesion kërkon mjeshtërine e vet.Arti
kërkon edhe ai mjeshterinë e
gjenialitetin e tij.Kjo mjeshteri është në
një shkallë më të lartë,pra mjeshtëria artistike.Si e tillë ashtu si një shkencë
ka ligjetë saj . Letërsia si pjesë e artit,ka regullat e normativate e saj.Mund
të kesh talent,me nje muzë të natyrshme,por nëqoftë se nuk zotëron mjeshtërine
letrare,jo vetëm "abc" e saj ,por me gjer e më, e thellë,pra nëqoftese
nuk njeh Metriken,teorienë e mjeshterinë
e poezisë,të strofes ,të vargut,të rrokjes ,të rimës,ajo do të jetë një vjershë
që do te çalojë,kjo ndodh edhe në talentet e rinj,por keto jane dhe "lapsuse"
i të vjetërve.
Pra i
mungon arti,si njeri pa zemer ,pa shpirt.Mjeshtëria mësohet edhe në jetë jo vetem në shkollë . Si të thuash
që një njeri ka talent në muzike,si i themi në gjuhën popullore ka vesh
muzike,por nëqofte se nuk njeh,solfezhin, teorinë e muzikes,nuk mund ti kape
notat me elementaret në një orkestrim,,akordet,çelsat muzikore,pra më thjesht
si në lëndën e gjuhës, pra mund të dish të lexosh por nuk shkruan dot ...
Model në krijimtarinë
time ,kam pasur ish pedagogun tim të letërsisë në shkollën e lartë,poetin
essesit,mjeshtrin artist të vargut e të poezisë,
prof.Vangjush Zikon. Ai përveç që jepte lënden e tij me pasion studneteve,ai ua mësonte dhe zanatin e të shkruarit
(në grup kisha disa shokë e studente që u benë krijues të mirëfilltë,si B.Fejzullai, N. Morava e te
tjerë).Duke na folur për autoret ,shkrimaret,fliste e tregonte edhe diçka më shumë
nga pervoja e tij ,pa përmnedur unin, se
ai është tepër modest.Më shume fshinte me fshirsen e lapsit të tij kur
krijonte, se sa shkruante.Po ti lexosh poezitë apo kriimet e tij ,ato janë perfkte nga ana e mjeshterisë aritstike,metrika
dhe estetika e krijmtarise tij , mendoj mbetet shembull,model mendoj për të gjithë
krijuesit
Kur janë shkruar
dramat,komedite ,tragjedite e para,të antikitetit,Eskili,Erupidi,Sofokliu e
deri Sheksipri,ata nuk kishin mësuar ndonjë pervoje apo mjeshtri,por kishin
parimet e tyre,regullate e tyre, qe keto u
benë,shkollat e sotme, u
materiaizuan ,dhe krijuan ate qe ne sot i themi teori ,mjeshtri.E kam provuar
vete te shkruaj disa drama,eshte shume veshtire per krijuesit,duhet t'i vesh
personazhet si gurë shahu në tavoline,siç bënte Tolstoi kur shkroi romanet epope
,por s'kam patur sukses.Daramaturgët e rinj të
sotem,veç talentit te tyre specifik ne ketë zhanre special, do te
nenvijoja,profilzohen në shkolla e në kurse speciale.
Kam
parasysh poetin e madh e të talentuar korçar,dramaturgun Skënder Rusi,kolegu e
shoku ynë që e noh nga afer,bashkefshatar e kolege,mesues letërsie në një shkollë.Pasi kish shkruar disa drama e
kish pasur sukses ne publik, në venien në skenë nga teatri AZ.Cajupi Korçë,u
specializua me tej edhe në nje shkollë në Kajro, Egjipt.Dramat e
shkruara pas kësaj periudhe ,ishin ndër me të mirat e fituan çmimin të parë në konkurset
letrare kombëtare.Pra talenti,mjeshtëria në krijimtarinë e dramës u ngrit në nje shkallë me të lartë.
Me
talente e reja në shkollat ku kemi dhenë letersinë, e kemi filluar msëimin e
mjeshtërise letrare qe me rrethet letrare.Atje i mblidhnim talentet e
reja,nxenesit, e i stervitnin e i
instruksionim, si të krijonim me bukur.Mbaj mend se per disa vite i kam
drejtuar ato ne shkolla të ndryshme dhe nxenesit ,kanë persosiur talentin jane
bere poete te mirefilltë,nuk po i permend emrat,se është mburje,le ta thonë vete
ata ndonjherë por mos i dëgjoj unë.
Talenti
dhe mjeshtria janë në raport me njera tjetrën e të ndërthura,nuk mund t'i shkëpusim
ato, se të dyja ecin bashkë drejt mjeshterisë, si vëllezerit siameze...
V -Përvoja
letrare,fitohet gjatë shtratit së krijimtarisë,ajo
është një shkollë më vete..
Përvoja
letrare artistike na ka mësuar në rrugën e saj të gjatë,se ajo përbën një mjeshtëri
më vete,
si për mënyrat
e metodat e të shkruarit të krijimatarise artistike në prozë ,poezi a në dramë,të
servirjes të saj tek lexuesi ,që nga ai
më i thjeshti e deri më komodi,si dhe në qendrim kritik e të korigjueshëm të çdo
krijimi të mirëfilltë.
Në prozë,
do të përmendja se perfeksionimi ka aritur kulmin,sot është koha e prozës
artistike,pra poetike,këtë e kërkon koha
e sotme që evolon me shpejtësinë e
madias elektronike deri tek lexuesi.Jo më prozë te rëndomtë,gjtihnjë e bukura është
tërheqëse dhe asimiluese e shpejt ate e dashurojne te gjithe.
Tedenca e
sotme bën që stili i të shkruarit te koncentrohet,kërkohet të jetë i shkurtër,por
me mjeshtëri artistike.
Do ta
vija theksin në vlerat e pasura letrare artistike të letërsisë expresse,"to
go",ne anglisht ,nje idiomë e jetës së përditshme në të gjitha aspektet e
mendimit e të veprimit,sië do të quajmë krijimtarinë e shkurtër letrare,të tilla janë:-
esse-të,aforizmat,proverbat,anekdotat,fabulat,skicat,portretet, e
tjera,që janë të preferuara për lexuesit dhe shumë tipare krijuese. Specialistë
të profilizuar në këto zhanre,duke na dhënë mendimin e tyre krijues të koncentruar,të
sintetizuar në pak fjalë erudite apo fraza kuptimplote që percjellin mesazhe
jetësorë dhe filozofike,duke poiseduar me lexuesin e duke i shlodhur me një gjimnastike
të shpejtë të trurit.
Në poezi
shtrohet imidiate domodoshmeria e perfeksionimit te mjeshtërise
artistike,alternimi i saj i klasikes me modernen,në metrike e stilistike.I tillë
mendoj të jetë edhe vargu,rokëzimi,dhe më shumë se kushdo "Rima" si çelësi
i poezisë në varg si një ekuacion algjebrik, apo miidis vargjeve në strofa,ajo
mbetet themeli i saj.
Midis saj
ka dhe alternativa ,të vecënta,ku shkruhet në vargje me rimë te thyer( pa
regullsine klasike,te rimes ne find te vargur ne rrokjen e fundit apo ne
zanoren e fundit)),apo pa rimë ,me një rimë të brendshme,për të cilën shembull
jo i mirë,i shkelejes se regullit ei bukurise,janë disa vjershat e mija,duke i
mbuluar me ngarkesa emocionale apo me muzikalitet të rrokjeve.
Ose vë re
në krijimtarinë të krijuesve të mirefillte,
poetë të talentuar, të vjetër e të rinj,që shpesh në vargun e bukur e
briliant,i shpëtojne ,mendoj "lapsus" të tilla do ti quaja,p.sh.,vetëm
nje rast te thjeshtë,e fillojnë vargun me lidhezën "dhe",i cila
stonon e rëndon vargun ,shton rrokjet pa vend ,dhe e ul muzikalitetin.Lidhëza "dhe
" si si pjese e pandrysheshme e ligjerates(term gramatikor) sherben per te
lidhur fjalet,togfjaleshat,idiomat dhe frazat ,ka funksion gramatikor jo
leksikor,e jo per te lidhur vargjet,e te shumta si keto.
Duke gërmuar
nëpër kthinat e poezisë,zbulon të fsheta
që korigjohen thjesht,dhe bëhen mësim,grumbullim
,pasurim i përvojes letrare.Shpesh për hir të fabules tregimtare te poezise,ne
eto epike-historike,vjesha poezia rëshqet në një prozë poetike,që po ti
vendosesh vargjet në resht, ato formojne fjali të mirëfillta ,fraza shumë të bukura
letrare.Kjo me shpëton jo vetem mua,por dhe poetë me pervojë, paçka se nuk duan
ta pranojnë se i mundon egoja e të qenit "famos" duke qene gjithnje
ne pozitat e mesuesit,të pakorrigjueshme...,Gjthçka po e nis nga vetja,nuk po
mar shembuj nga poezitë e kolegeve te mij, jo se nuk jam kritik letrar
,por me shume ato jane me te bukura se të
mijat
Vargu dhe
rima( theksi fundor i fjales) në lidhje organike brenda një strofe ,mbeten si
shtyllat të patundshme të panteonit ne poezi,kësaj duhet t'i qëndrojmë besnikë dhe
me fanatizëm letrar,se po u gremisën ato,nuk kemi të bëjmë me poezi.
Në gjininë
e dramës ,komedisë dhe të tragjedisë,pervoja letrare e krijimtarisë është më se
domosdoshme ashtu siç është primare,njohja e përvetësimi i mjeshtërisë profesionale,në
ndërtimin e batutave,të krijimit të personazhve
e të situatave në veprim,dhe të dhënies të fabulës dhe vetë subjektit,përmbajtjes,
të saj nëpërmjet dialogeve e replikave.
Mjeshtëria
artistike dhe përvoja letrare nuk është absolute.Mjafton ndonjherë vetëm
pasioni dhe ndjenja e fortë dhe humane e plot emocionale ,bën qe të hidhen në letër
krijimtari perla,shumë të bukura,me vlera të pakrahasueshme .Do të bëja dhe një përjashtim se dhe vetë ligjet
shkencore kanë perjashtime.
Më befasoi
këto kohë leximi i komenteve të një libri me shumë interes nga dashamrirësit e
shumtë lexues të thjeshtë e shkrimtarë , me autore një "shkrimtare
amerikane".Provonte,krijonte për herë të parë,ishte libri i saj i
pare,dhe a e dini se cila ishte shkolla
dhe puna e jetës së saj,prostitute....Pra mjeshtëria dhe përvoja e krijuesit qëndron
tek ajo ,se sa pasuri vlerash artistike hedh në veprën artistike,ne krijimet
letrare dhe sa gjurmë lenë ato tek lexuesit dhe tek jetëgjatesi kohore.
Më kanë lënë
mbresa të pashlyera në arkivin e memories time,disa krijime artistike të shkruara kohët e fundit me mjeshtëri artistike dhe me
bukuri letrare e ndjenjë të thellë emocionuese shpirtërore, që mbajnë firmën e
krijuesëve të nderuar si ato Ali
Podrimja, Agim Shehu ,Jusuf Buxhovi,Namik Selmani, Josif Gegepriftit, Luan
Xhulit, Kosta Dukes, Agim Bacellit, Edmond Shallvari ,Thani Naqo,Ligor Prifti
,Vepror Hasani ,Demir Gjergji,Kosta Nake,Fatmir Terziu,Fiqeri
Shahinllari,Vullnet Mato ,Musa Jupulli,Hysen Kobellari ,Petro Dusharit
,Skender Demolli ,Perparim Hysi ,Skender Kodra ,Alfred
Maloholli ,Koço Sterjo, Hyqmet Haskos, Fuat Femeli, Nehat Jahiu,Gezim Lodja,Piro
Minella Miliona ,Sokrat Habibaj,Hysen Cifligu,Miri Metolli,Oltjon Nebiaj,Bledar
Agastra,Gezim Manelli, e të tjere si dhe të krijueseve të nderuara Raimonda Moisiu, Merita
Maccormack ,Elko, Ermira Babamusta,Jorgjeta Gjançi , Aida Bode, Bukurije Bushati
,Teuta Tabaku,Kozeta Zylo,Alili Dase, Flora Kopella, Albana Subashi , Lumturi
Bersava Ymeri,Anila Dorihu,Valentina L.Plaka,Tatjana Elmazi,Valbona Luiza
Mece,Briliana Shaova Shkrimtare,Bela Metolli, e te tjera, nje liste e gjate
emrash dhe krijimesh.
Sjellja e
risive e dukurive të reja në krijimtari pasuron, jo vetem mjeshterine letrare
por dhe fondin e artë te letersise sonë kombetare.Një rast tipik mendoj se ështe
libri i fundit,pasi më ra në dorë iu ktheva për
së dyti, i gazetarit të afirmuar të TVshqiptar Virgjil Kule,me titull"Gjergj
Kastrioti Skenderbeu-Kryqtari i Fundit "që ka bërë jehonë sot edhe në letersinë
botërore, por dhe janë bëre studime
komente me vlerë,qështojnë krenarinë e letërsise tonë kombëtare në opinion botëror,pas
shumë studimesh dhe libra shkruara per të nga pena të arta si ajo e Kadaresë,Sabri
Godos e të tjere.
Libri është
me të gjithë kuptimin e fjalës “unik”,jo vetëm në përmbajtje por edhe në formë,duke
e rivokuar historinë e lavdishme te popullit tonë per liri të patjetërsueshme,nëpermjet
figurës të pamohueshme të Heroit Kombëtar,
pasi e tregon Skënderbeun ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.
Në këtë libër,
i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun,
figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake.
Tek “Kryqtari
i fundit”, Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë
me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve, duke sakrifikuar gjakun e
popullit të vet, por si një gjeni i mendimit dhe i vevprimit,tokësor, si një diplomat
dinak, i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve
dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.Libri lexohet me një frymë e s'të
lëshon nga dora,duke lenë gjurmë të pashlyeshme tek lexuesi, nje prozë poetike,pasi
gërshetoht e vërteta histroke me lirikën letrare e jetësore,dhe është i bindshëm
dhe i besueshëm ,pa ekivioke, për ëdo lexues ,sikur njgjarjet dhe skenat zhvillohen sot, para syve tanë.
Duke veçuar
një krijm të fundit të Vjollca Tikut,strofat e
mëposhtme me vargje brilante, "Zemër ëndrre":
Sikur të shndërrohesha
në një shport trëndafilash,
gjithë parfumin
e kuq erëmirë ,
me frym
ere ta shpërndaja ,e krahë bilbilash ,
në këmbanëza
të ëmbla dashurie , dridhërim.//
//Sikur të
shëndrohesha në vesë të kristaltë,
në kupë të
hënës do të pija ,
do bija
lehtë në çdo petal ,
në buzë lulesh
do ta puthja poezinë.//
Në mbyllje
të këtyre reshtave ,nga përvoja ime letrare si një krijues modest,por më shumë si
një nxënës i etur e i aposionuar pas letërsisë artistike ,mik dhe shok jete i
librit, dhe i të mësuarit të mjeshtërisë letrare,po i përcljell me një mesazh
lapidar,për të gjithë ne krijuesit të vjetër e të rinj, të shkrimtarit
arvanitas,nga i cili kam lexuar këso kohe ,materiale nga krijimtaria letrare
artistike brilante e tij në shqip, Aristidh P. Kola ,ku shkruan nje
meszh, si një testament trashëgimie:
-Letërsia
është shtylla e një Kombi. Pa Letërsi nuk ka Komb."
Në këtë hulumtim modest ( përmbledhës dhe i shkurtuar),disa vjeçar,jam munduar të jem origjinal në mendime e në frazë duke iu shmangur teorizimeve e kopimeve,pas një studimi të gjatë,për të përcjellë tek lexuesi i thjeshtë dhe tek talenti krijues, disa grimca nga rruga e gjatë e pafund e krijimtarisë letrare,nga shkolla e madhe e përvojës jetësore.
shator
2012
Luan
Kalana