Kulturë
Kristaq Turtulli: Kostello Sholla
E enjte, 04.10.2012, 07:54 PM
KRISTAQ
TURTULLI
KOSTELLO SHOLLA
Kostello
Sholla ish i pa përsëritshmi, bas baritoni i serenatave, pijetari shëmbullor, I
kudogjenduri i panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme artistike, karamele bërësi
dhe shitësi zemërgjërë. Karamelet e
Kostello Sholles ishin të veçantat në të
gjithë trevën, si dhe në trevat e tjera
të shtetive fqinj. Karamelet e Kostallos ishin të shijshme, të ëmbla, shumëngjyrëshe,
me mente. Kostello qe njohës i mirë i nektarit të luleve. Me nektarin e luleve,
përgatiste esencat e ndryshme të karameleve, i hidhte në
Në përvjetorin
e një feste fetare, për nder të lindjes së një shenjtori të madh. Festa
organizohej në shtetin fqinj, por në realitet shenjtori me të gjitha ritet,
ngjyrat festive ishin të vendlindjes së Kostellos. Kostello Sholla u kapërdi me
vështirësi për të mos e dhënë veten e duke qeshur ua tha në fytyrë:
”More vëllezër,
si shumë gjëra që keni këtu ju në qytetin tuaj edhe ky shenjt i madh që përkujtoni
është lindur dhe rritur në qytetin tim. I di Kostello mirë këto punë. Ka
studiuar Kostello më parë historinë dhe legjendën. S’ka gjë, festoheni, është gjë
e mirë dhe Kostello ju respekton shumë...”
Vendasit
përdrodhën buzët dhe nuk folën. Si zakonisht në festën e madhe u ftua Kostello
Sholla, të shiste karamele, të shijshme, njëkohësisht të demonstronte mënyrën e prodhimit të tyre. Çdo aktivitet pa
karamelet e Kostellos ishte si gjella pa kripë. Vendasit e pritën Kostellon me
zulmë dhe bujë. Ata i kishin përgatitur vendin, ku të flinte, si dhe ku të vendonte
tezgat gjatë ceremonisë fetare, në krah të kishës, aty ku rruga ishte
detyrimisht e kalueshme për të gjithë vizitorët. Kostello fjeti lehtë. Në mëngjes,
hapi tezgat, vendosi letra të pastra, të lyera me vaj arome, për të mos lejuar
ngjitjen. Vendosi në tavolinë karamelet, si lulet më të mrekullueshme të pranverës,
së bashku me fluturat. Tregtaret e tjerë e vështronin me bisht të syrit me zili dhe mëri. Kostello
ishte i çiltër, nuk i vinte re, shënd e verë shpërndante rreth e rrotull
karamele.
Atë vit
Kostello Sholla, pati shitje të jashtëzakonshme dhe dehje të madhe. Paratë e
fituara i bëri rrush e kumbulla;duke dhuruar grave lule, karamele fëmijëve dhe
gota të mëdha me raki burrave. Ai vit ishte lavdia, xhelozia dhe gracka e tij. Mjalti
dhe hidhësia. Të gjitha femrat me buzët e tulta i dhuruan puthje të nxehta, jo
në faqe, por gjithë afsh në buzë. Në copëra fletësh të shkruara bukur, e ftonin:
‘Kostello
në mesnatë të pres.’
Kostello
Sholla u gjend në mëngjes, në shtratin e tij i zhveshur lakuriq, së bashku me
një femër të panjohur, lakuriqe dhe ajo. Vendasit shqyen derën dhe hynë brenda
gjithë zhurme. Dhjetëra sy të egërsuar, nervozë, u ngulën mbi të.
“- Kostello,
Kostello!”
Vajza
kishte lëkurë tmerrësisht të bardhë, ngjante me shumë një lepurushe e bardhë. Syvegjël,
si dy pika bojë të zezë. Hundë poçe dhe gojë katrore. Flokët e vajzës ishin
gati pa ngjyrë, rendonin me shumë drejt të gjelbrës se shpëlare, të lodhur. Kostello
kërkoi të ngrihej, me njërën dore mbuloi trupin me çarçaf, ndërsa dorën tjetër
e vendosi mbi dyshekun e fortë prej kashte
Dëshmitarët
e zhurmshëm e mbytën njëzëri.
“- Qëndro
aty, Kostello Sholla.”
Kostello
lëshoi trupin të binte në dyshek. S’foli.
“- Të puthem
Kostello, por jo të na marrësh nderë, - i
thanë,- tani qëndro ashtu siç je, gollomesh, të vijë prifti të martoje. S’ka
derc merc.”
Kostello
me në fund hapi gojën, u përpoq të mbrohej:
“- More,
miq të mirë, si do më martoni kështu, - ia
bëri, - më thoni si?! Ku e njeh Kostello pijetari këtë femër. Kjo nuk ka as
ndonjë bukuri të marrë, më ngjan si lapucere. Prisni.”
“- S’e
njeh thotë, - vendasit zbardhen dhembët me dashakeqësi, - Nuk e sheh veten si je, i zhveshur gollomesh,
si shejtan me brirë që lufton shenjtin e madh. Kostello, bëre dashuri gjithë natën,
e pa pikë turpi na shan vajzën më të bukur të qytetit. Je zhgërryer si derr në kashte
Kostello. Shihe, nuk di ku ke çarçafin dhe këmbët. Kostello, Kostello.”
“- Prisni,
martoni ose burgosni rakinë, jo Kostellon, -
u lut ai, - unë nuk e preka me
duar këtë femër, rakia ndoshta. Pyesni rakinë.”
Vajza bardhoshe, vërtiste sytë sa andej këndej dhe
ngjeshtë hundën poçe, pas gjoksit të zbuluar të Kostellos. Ajo nuk ngjante si
një lepurushe, ishte më shumë dhelpërushe, ndoshta dhe gjarpërushe.
“- Shko
tutje moj, që nuk ta di emrin. Pa me thuaj, mirë unë isha tapë, ti çfarë ishe,
shishe?! - i thosh ai, - thuaj të drejtën.
Mos e korit Kostellon.”
Ajo s’i
ktheu përgjigje. Filloi të qante, shinte lotët dhe qyret e mbështillej si mumie
me çarçaf.
“- Qan
dreqi, qan. E lidhi Kostellon me litarë pabesie dhe tani qan, - pëshpëriste Kostello, - më zuri magjia e
puthjeve.
Ajo nuk
fliste, vetëm qante.
Ashtu të mbështjelle
me çarçaf, u vunë kurore. I martuan. Vendasit i thanë, e urdhëruan prerë, pa i
lënë kohë të mendonte:
“- Kostello!”
“- He, - ia bëri ai.”
“- Puthe
nusen.”
Kostello
mori frymë.
“- Daleni,
- tha ai, - unë nuk i di emrin, si të puth. Si të thërras?”
“- Qenka
ngopur menjëherë maskarai, ndaj nuk do të puthe nusen, - folën vendasit me zë të larte.”
I veshën
me përdhunë me tesha të reja. Kostello Sholla vështronte vajzën me bisht të syrit.
Ajo herë i dukej miushe herë dhelpërushe, gjarpërushe, por jo lepurushe. Nuk i
kujtohej ta
“- Më jepni
të pij, të hyj brenda, - bërtiti me të madhe
Kostello, - nuk bëhet ajo punë esëll. Kuptoni.
Isha i dehur kur m’u fut kjo në shtrat. Eh, e lidhën Kostellon e lidhën!”
“- Jepini
raki, të dehet, të thyejë qafën, - thanë
vendasit, - i martuar është tani. S’ka më tërci dhe vërci.”
Kostello
piu raki mebgllënka të mëdha direkt nga gryka e damixhanit. Përplasi buzët, ia
krisi gazit, qeshi me të madhe, duke rrahur gjoksin me tërsëllëm.
“- Tani
moj virane, jallane, tullane, - bërtiti
ai, - prit, mu kujtua,
Kostellos,
nëpër mjegull i u kujtua. Kjo femër flokë shpëlarë, tmerrësisht e bardhë, i u
qep atëherë, kur rakia i kishte bllokuar trurin. Ai u mbështet i tëri tek ajo
dhe eci nëpër humbëtirë. Ata ishin vetëm dhe ajo e tërhiqte me durim nëpër
shkallët e ngushta të shtëpisë me qira që i kishin dhuruar vendasit, për një natë.
Ai nuk ishte i sigurte në kishte bërë seks me të apo jo. Atëherë si u gjend i
zhveshur lakuriq, pa një leckë në trup! Mbi të gjitha nga u gjenden vendasit
dhe hynë me potere në dhomën e tij!
Në mesnatë,
kur i doli rakia, Kostello donte të arratisej duke lidhur çarçafin në hekurat e dritares. U përpoq të mos bënte zhurme, mos
zgjonte miushen, dhelpërushen, gjarpërushe, por ajo i mbiu e zhveshur lakuriq,
me gërshërë në dore. Sytë e saj shkëndojinin si dy thëngjij të vegjël, të ndezur
në errësirë. Ajo nuk fliste, hapte dhe mbyllte
dy anët e gërshërës, si akrep.
“- Hë, më
thuaj çfarë do, burrë, - pëshpëriti ai, - po burri do të ikë.”
Ajo
luajti kokën kërcënueshëm dhe filloi të priste çarçafin e lidhur. Kostello vështroi
poshtë, po të hidhej do thyente kokën.
“- Na moj
ti, Kostello është martuar me rakinë, qejfin, jo me Tulen. Lëre Kostellon të ikë.
- i tha ai.”
Ajo nuk
po bënte shaka, po i hollonte çarçafin.
“- Shiko,
na moj. Uh, ç’më polli belaja, - foli i mërzitur Kostello, - na moj. A më do ti, a do
Kostellon me gjithë raki? Me lër të ik, për atë zot!
Ajo
luajti kokën në shenjë mohimi.
“- E do
Kostellon ti?”
Ajo
luajti kokën në shenjë pohimi.
“- Shiko,
e dashka Kostellon kjo. U lidhe Kostello. Mirë, Kostello nuk mban inat.”
Tula
luajti kryet e gëzuar, u përdrodh vërtet si gjarpërushe. Ai u ngjit ngadalë dhe hyri në dhome. I tha vajzës
të vishej. E lidhi nga e para çarçafin, duke vështruar Tulen që nga koka deri në
këmbët dhe sharre rakinë.
“- E zunë
Kostellon, - foli me vete, - së paku
mban erë femër. Është i mirë Kostello s’të lë kurrë në baltë.”
Ata u
kacavjerën në çarçaf dhe humbën nëpër natë. Ai gati vraponte, dëgjonte pranë veshit frymëmarrjen e shpeshtë
të Tules. Ajo nuk i ndahej.
“- Le të jetë
sikur e kam rrëmbyer, qyteti nuk desh dhe unë desha - murmuriti, - së paku të ngushëlloj shpirtin.
Gjalpërushja
s’bëzante, e ndiqte pas si hije, pior e hijet e tjera përdidheshin rreth tij. Nata
ishte e thellë dhe qyteti i shtetit të huaj gromësinte.
Kostello
e mësoi Tulen të punonte brumin e
karameleve, por mbledhjen, zënien dhe hedhjen e nektarit të luleve nuk ngutej
tia mësoi. Ai e zbonte Tulen e mbyllte derën nga brenda me çelës, kur përgatiste
esencën. Punonte vetëm. Tula e inatosur i trokiste në derë, bërtiste, shante. Kostello
nuk i përgjigjej, e shtynte dita ditës.
“- Nektari
i luleve është aroma, drita, ëndrra e jetës, -
thoshte Kostello, - nektari
dhurohet. As nuk merret dhe as nuk vidhet.”
Tula i
vodhi lirinë. Sidoqoftë i dhuroi tre vajza. Të gjitha diçka gjelbëruake, si tre
kotele. Kostello kishte krijuar tre trasta, fuste vajzat brenda, i hidhte në shpinë.
Së bashku me to, bridhte fshat më fshat,
shiste karamele. Vetëm e vogla, Leta ishte sikleti i Kostellos, i ngatërrohej
ndër këmbë dhe gërmonte nëpër xhepa. Vajza i vidhte paratë. Kostello i mërzitur
ia shkulte duart nga xhepat dhe tundte kokën trishtueshëm.
“- Mos
bijo, mos. Ajo jot ëmë, dhelpra Tule të ka mësuar të gremisesh në xhepa, është ves
i keq dreqi- i thoshte e shtonte rënkueshëm, -
jot ëmë m’i zbraz xhepat natën, kur jam i dehur. E ti moj dhelpërushe e
vogël, mundohesh të më ndukesh, ditën! Ik. Lërmë të qetë. S’i ke lënë gjë sat ëme.
Shko luaj, shko.”
Kostello
thërriste pranë vajzën e madhe, Danën, i jepte të holla për të blerë për shtëpinë
diçka për të ngrënë. Më pas i lodhur dhe i mërzitur drejtohej për në lokal. Ai
pinte dhe qeraste të gjithë. Kostello dehej ditën. Tula e tradhtonte natën. Kostello
qante dhe qeshte përgjatë pirjes. Vetëm Dana, vajza e madhe i qëndronte pranë. Vajza
e shkundte nga mënga dhe i përgjërohej të mos humbiste rrugëve por të shkonte
me të në shtëpi. Kostello e vështronte në drite të syrit dhe përmbytej nga lotët.
Ai përgjërohej për Danën, vajzën e madhe.
Një ditë të
ftohte vjeshte, Kostello u gjend i vdekur, në njërën nga stolat e vjetër të
lulishtes së qytetit. Kostello dukej sikur flinte, ish gjoks zbërthyer,
ku në të i kish qëndruar një gjethe e verdhe bliri, si medaljon i artë. Faqoren
bosh të rakisë, e mbante të shtrënguar në dorë. Kostello ishte i ngopur, i
dehur. Xhepzbrazur. Shpresëhumbur.
Tula nuk
pranoi ta fuste në shtëpi edhe pse vajza e madhe lutej dhe qante me dënesë. Kostello
kishte lënë dy gisht letër, futur në xhepin e brendshëm të xhaketës. E gjeti
Dana, por vajza nuk ia tregoi Tules.
Kostello
shkruante:
“- Në kapakun e dytë, sekret, të kutisë së madhe të karameleve.
Unë Kostello Sholla, kam vendosur disa të holla. Janë kursimet e mija. Të blihet
raki dhe përgjatë varrimit tim të pihet, të këndohet, të dehen, të varfrit, zemërbardhët,
të gjithë miqtë e mi. Shpirti i Kostellos është avull rakie dhe frymë kënge.”
Dana,
vajza e madhe e përmbushi amanetin e të atit. Ajo duroi me gjakftohtësi, zemërimin
dhe dhunimin e Tules. Rrugët e qytetit u mbushen me njërës, që pinin, këndonin dhe kërcenin. I madhi Kostello edhe
me vdekjen e tij e shkundi qytetin; dhuroi liri, dashuri dhe këngë. Bashkëqytetarët
u mallëngjyen, mblodhën të holla, për nderimin e kujtimit, të thjeshtit
Kostello Sholla. Ai nuk ishte vetëm karamele bërësi, shitës, por ishte mbledhësi
i nektarit të luleve, ëmbëlsira, mjalti. Ai ishte i varfri dhe njëherësh me i
pasuri i qytetit. Miqtë pinin dhe deheshin tek varri i Kostellos Sholles. Ai
ishte dehja dhe dhembja. Besnikëria dhe tradhtia.
Tula mblidhte e nervozuar buzët edhe pse me paratë e dhuruar nga bashkëqytetarët, ndërtoi shtëpi të madhe dykatëshe. Tula s’e kish dashur Kostello Shollen. Nuk mundi ti a vidhte esencën e nektarit të luleve. Lakuriqësia e dikurshme ishte trilli i saj i pare dhelparak. Ajo kërkoi dhe krijoi vazhdimisht trille të tjera. Nuk ishte e vështirë t’i gjente. Të gjitha treteshin harroheshin, banalizoheshin. Nuk ishte më një mizë dhe një grerë...”