E premte, 26.04.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lumenjtë e Kosovës

E merkure, 03.10.2012, 06:22 PM


LUMENJTË  E KOSOVËS

Rrofsh Kosovë – djep i Dardanit ,
Ti që m’ je n’ zemër  t’ Ballkanit !
Je legjendë , histori n’ vete –
Lumenjtë tu , dredhen n’ tre  dete  !

Drini i Bardhë me Erenik –
Bëjnë pushim n’ Adriatik .
Tre Lumbardhë  i kanë  për krah
Dhe Mirushën për mashalla !

As Lepenci kurrë nuk fle –
Banë rrugëtim për në Egje ...
N’ Shkup i bahet krah Vardarit –
Bartin bashkë gurrat e Sharrit .

Nerodimja zemër gjanë –
S’ mund Sitnicën vet me e lanë ,
Një krah timin pa ia dhanë ,
Dy deteve  ujë me iu dhanë !

-Krahun e majtë , unë , e kam shtri –
Që t’ marrë udhë për Det të Zi !
Krahun e djathtë – ujët e këtij dheut –
Do t’ ia çoj dhuratë Egjeut !

Ibri, Llapi e Sitnica ,
Bashkë me ta lumi Drenica ...
Vjen  Morava e Moravica
Me  Lum Kërrylin  nga Kamenica ...

N’ barriera nëpër veri –
Marrin rrugë për  Det të Zi !
Bashkohen te Molla e Kuqe –
Rruga e tyre nuk shkon huqe !

Gjilan, më 01.10.2012. Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora