Kulturë
Flet “Mjeshtri i Madh” Bujar Asqeriu
E merkure, 05.09.2012, 06:04 PM
Flet “Mjeshtri i Madh” Bujar Asqeriu: Arti është delikat, kritika të jetë objektive
Henri i VI suksesi i dytë i madh pas shfaqjes së Inva Mulës
Nga Albert Zholi
Pjesmarrja
e Teatrit Kombëtar në Festivalin Botëror të Shekspirit, që u zhvillua në datat 12-13
maj 20012 në Londër, për nder të tragjedianit e komediografit të famshëm anglez
Shekspir, është ngjarja më e madhe për këtë
trup. Në këtë event kaq të rëndësishëm Shqipërisë i ra shorti që të luante
në një triologji bashkë me teatrin serb dhe atë maqedonas. Më saktë Teatri Kombëtar pati pjesën e dytë të
“Henri VI”, e cila dhe pse nuk është nga
pjesët më të mira të Shekspirit, sërishmi ngelet një vepër e madhe. Kjo shfaqje
me regji të Adonis Filipit, ngjalli shumë debate. Menjëherë pas shfaqejes
filluan një stuhi kritikash deri diku të pabazuara dhe nga njerëz që nuk e
kishin parë shfaqjen. Linqet dhe blloqet e shkrimeve filluan të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale (facebook)
dhe kaluan nga një adresë e-maili në tjetrën.
Ditët e para vetëm kritika, dhe kur ato u sfumuan në fakt doli në pah një
realtet ndryshe që më mirë mund të na e sqarojë aktori Bujaqr Asqeriu.
Për dramën
Henriku VI, pjesa e dytë që mori pjesë në
Festivalin Ndrëkomëbtar të Teatrit që u zhvillua para disa muasjh në Londër
pati shumë diskutime.A ishin të pazuara kritikat?
Aspak! Madje
kur ishim ende në Londër dhe nga shtypi shqiptar morëm vesh se shfaqja jonë ishte
kritikuar u mahnitëm. Madje nuk e besonim. Edhe kur erdhëm këtu në fillim pamë të
njëjtën gjë, pastaj çdo gjë u kthjellua.
Në fakt
si u vlerësua shfaqja aty?
Mund të them
se morëm vlerësime maksimale. Vetë Drejtori I Përgjithshëm I Festivalit dhe
Drejtori artistic I këtij Festivale na uruan në mënyrë të veçantë duke u
shprehur se u paraqitët mjaft mirë. Por dhe shtypi vendas të nesërmen dha vlerësime
shumë të mira. Këto janë të dokumnetuara dhe nuk janë fjalët e mia pa pasur
fakte dhe argumenta.
Mund të na
thoni diçka të veçnatë ditën e shfaqjes?
Po. Shfaqja
Henriku i VI-të, pjesa e dytë u zhvillua në sallën e madhe “Glob to Glob”. Unë kisha
rolin e Xhek Keid, një rol i vështirë. Kjo
sallë ka një kapacitet prtej 1 500 spektatorësh ku dominojnë llozhat speciale. Në
shfaqje kishte dhe shumë shqiptarë. Emocionet ishin të shumfishta. Duhet të them
se aty kishte specialist të dramaturgjisë që nuk bëjnë kompromis me askëmd kur është
fjala mpër profesionalizëm. Aty nuk luhej me miqësira, por me art, me lojë aktoriale,
me punën në grup dhe element të tjerë. Pra si çdo herë e parë në një event të tillë
kaq të rëndësishëm në vendin me dramaturgji më të zhvilluar si Anglia emocionet
ishin tej asaj të menduara si në shfaqjet në Tiranë apo Festrivale rajonale.
Përse
kishit kaq emocione?
Kishte
shumë arsye. E para ishte se për herë të parë në historinë e vet merrte pjesë në
këtë Festival dhe Teatri Kombëtar shqiptar. Në një Festival me përmasa botërore
ku nuk merrnin pjesë dhe vende me traditë
dhe me emër në dramaturgji si psh Bullgaria. Së dyti ishte hera e parë që në këtë Festival dhe pikërisht
në këtë sallë po luhej Henri I VI-pjesa e dytë, dhe kjo për mua nuk është pak. Kjo
është shumë domethënëse për trupën tonë.
Si ishin
reagimet pas shfaqjes?
Kur për këtë
shfaqje është folur kaq shumë dikujt do
ti duket e pabesusheme se çfarë u bë aps shfaqjes. Unë do të them të vërtetën
siç e pashë ndrësa komentet ua lë lexuesve. Kur mbaruam shfaqjen duartokitjet
ishin të stuhishme, të pambarimta. Pasi dolëm dhe në skenë dhe u përulëm para publikut,
duartrokitjet u shtuan. Dolëm sërishmi mbas skene por duartokitjet nuk kishin të
sosur. Në këtë kohë në rreshtin e parë të spektatorëve shpaloset nëj flamur
shqiptar shumë i madhe thuajse sa rreshti i parë i spektatorëve. Sa e lejonte
gjerësia e sallës. Na ktheyn pesë herë me thirrje dhe duartrokitje të paimagjinushme.
Herën e pestë spektatorët me flamurin tonë kombëtar u ngjitën në skenë. Këtu
emocionet ishin akoma më të mëdha.
Cila tjetër
ishte e veçanta pas shfaqjes?
Ah, një moment.
Pas shfaqjes tek porta dalëse e teatrit na priste një kosovar. Ai kishte 40
vjet në Angli. Pa bërë asnjë dskutim na tha jeni të fuar nga unë për nëj darkë miqësore.
Kur u ulëm dhe pimë nga një gotë verë ai na thotë me lot në sy: Sot e dnjeva
veten më shumë shqiptar se kurrë. Sot do të doja të dilja në rrugët e Londrës
dhe të thoja:”Unë jam shqiptar! Na nderuat. Hallal qumështi i nëanve”. Por këtu
dua të them edhe diçka të veçantë. Bashkë me disa shqipatrë në këtë mbrëmje
kishin ardhur dhe shumë vendas që na shoqëruan në lokal. Ata ju lutën instrumentistit të talentuar Fatos Qerimi të mirte
një valle me klarinetë. Ata kishin ndjekur shoqërimin që i bëri orkestra jonë gjithë
shfaqjes dhe ishin mrekulluar. Dhe Fatosi ja mori pogonishos. U ngritën të gjithë
dhe hidhnin valle dhe këndonin. Por këtu na gjeti belaja e dytë.
Përse kjo
bela?
Sepse sërishmi
një gazetë në Tiranë theksonte se teatri Kombëtar ka vajtur në Londër për aheng. Kjo është e
padrejtë, nuk është etike. Të shpalosësh artin tënd me kërkesa nga vendasit është
kulturë, respekt, është gjest xhentëlmenash. Kur ja si reagoi një gazetë jona. Çudi!
Si do ta
cilësonit ju shfaqjen në këtë Festival?
Unë s’do
të flas me gjuhën time por me gjuhën që floën shumë shqiptarë aty dhe shumë kritikë
arti më pas. Kjo shfaqje u cilësua si suskesi I dytë shqiptar në Londër.
Pse kush
ka qenë suksesi I parë?
Suksesi i
parë ka qenë shfqaja që ka dhën e madhja Inva Mula. Shfaqjen e saj emigrantët e
cilësonin si një mbretërim të artit shqiptar që e lartësoi emrin e Shqipërisë në
sytë e vendasve. Kështu ndodhi dhe me Henrin e VI që u suall për herë të parë në
atë sallë,
Po si u
ngrit ajo tymnajë për shfaqjen ?
Mendoj se
është marrë spunto nga një gazetar serb. Ai ndoshta duke parë flamurin tonë në sallë
ka reaguar. Ai ka bërë ndonjë kritikë normale dhe kaq u desh edhe nga shtypi ynë.
Ky është mendimi im. Dua të thkesoj se shtypi ynë duhej të ishte më i
ekulibruar. Pastaj nëpër gazeta u muar mendimi I individëve që aknë inate dhe mërira
brenda një profesioni psh si regjisor. Por më e keqja për mua është se u bënë disa
ktika të tjera nga persona që kur janë pyetur nuk e kishin parë fare shfqaje. Kjo
është tjetër mesele. Inatet, mëritë, xhelozitë nuk duhet të kenë vend në evente
të tilla me karakter kombëtar. Dëgjova zëra në televizione që flisnin për dështim
të trupës sonë dhe s’u besoja veshëve. Thosha me vete , po mirë, këta se kanë parë
shfaqjen si guxojnë dhe flasin kaq me siguri. Këto ajnë të vërteta të hidhura.
Po
ambasada shqiptare në Londër a ju qëndroi afër?
Shumë afër.
Dua ta paërshendes ambasadorin tonë në Angli z. Mal Berisha për korrektesë. Qysh
me mbritjen tonë aty ishin caktuar përfaqsues të ambasadës që të na shoqëronin
dhe të na rrinin afër për çdo gjë. Ishte vetë ky ambaador që e vlerësoi shumë shfaqjen
dhe amdje ja përcolli suskesin edhe Kryeminsitrit I cili pas mbërritjes sonë në
Tiranë na bëri pritje të veçantë.
Po dobësi a ka pas shfaqja?
Dua të jem
realist. Çdo shafje ka tëmetat e saj. Pra ka pasur dhe dobësi nga ana
regjisoriale, por krrsesi dobësi që ulin vlerat e shfaqjes. Nuk ka shfaqje pa të
meta. Edhe trupat më të mira të botës kanë të metat e tyre. Por tek kjo shfaqje
dominoi pozitivja dhe ne nuk duhet të propogandojmë vetëm anët negative. Eshtë nëj
tendecë kjo e një pjese të shtypit shqiptar por edhe e indievidëve që merren me
art që kanë si qëllim vetëm kritikat. E lehtë është të kritikosh por është shuë
e vështirë të punosh dhe të vendosësh në skenë nëj vepër të tillë. Në këtë Festival
Shqipëria do të mbahet mend gjatë pasi ishte hera e parë që debutante, por
debutante me një pejsë nga më të vështirat të Shekspirit dhe që misionin e saj
e mbylli me sukses.