E premte, 26.04.2024, 06:11 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Shukrije Bunjaku - Mani: Rihap diskutimin me zotin Paul Tedeschini, për deklaratën e tij të pavërtetë...

E enjte, 10.04.2008, 07:17 PM


Shukrije Bunjaku - Mani
Rihap diskutimin me zotin Paul Tedeschini, për deklaratën e tij të pavërtetë: “nuk perputhet me asnji rresht te shkrimit tem...

Populli ynë thotë: nëse është ngrënë lakrori, tepsia është aty!

Nga Shukrije Bunjaku - Mani

Detyrohemi ta botojmë në tërësi shkrimin e zotit Paul Tedeschini, në mënyrë që lexuesit (si dhe Kryeredaktori!) ta shohin edhe njëherë me sytë e ballit se kush po e thotë të vërtetën dhe po i jep lak të vërtetës!?

Nuk është e natyrshme kur ju vëni pikëçuditjen pas mbiemrit tim, pse!? Artikullin e keni shkruar të martën, ditë terse, që ju ka ndikuar në harresë se çfarë keni shkruar, prandaj zi po ju shkon moti!

Me shkrimin tuaj për mbylljen e diskutimit me mua, i zënë ngushtë, keni dashtë t’i mashtroi lexuesit:

“Paul Tedeschini: Mbylli diskutimin me Shukrije Bunjaku – Manin!
E marte, 08-04-2008, 01:47pm (GMT+1)

Mbylli diskutimin me Shukrije Bunjaku – Manin!
    Shprehja e juej “Po ju nuk jeni i vetmi që i besoni fashizmi!!” ne shkrimin tuej te dates 05-04-2008 (http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/2837/ ), nuk perputhet me asnji rresht te shkrimit tem te dates  05.04.2008 ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Bashkpunetore/2827/ ).
  Per kete aresye une mbylli çdo diskutim me ju.
    Paul Tedeschini, 07.04.2008”- sepse ju keni shkruar  me shkronja të zeza në sfondin e bardhë, e kjo shihet si faqja e zezë mbi kalë të bardhë:

 

“Paul Tedeschini: Nji pyetje dashamirse zojes Shukrije Bunjaku - Mani!
E shtune, 05-04-2008, 03:23pm (GMT+1)

Nji pyetje dashamirse zojes Shukrije Bunjaku - Mani!

Nga Paul Tedeschini
   
  Lexova shkrimin tuej “Zonja Rada Trajkoviq, jeni në bankën e të akuzuarve” te publikuem ne http://www.zemrashqiptare.net/article/Speciale/2807/ .
  
  Si shqiptar qe kam jetue per gati tane jeten ne burgun e madh te diktatures komuniste te quejtun “Republika Socialiste e Shqipnise” une nuk jam ne dijeni per çka vllaznit tone shqiptar m’at ane kufinit kane vuejt nen ortakun Tito te “Komandantit“ tone Enver Hoxha, keshtu qe une besoj plotesisht dhe as qe e vè ne dyshim ate çka ju deshmoni ne artikullin tuej.
  Qe “komandanti i jone” Enver Hoxha ka qene ortak ne masakrimin e vllazenve shqiptar kosovar e verteton vete shkrimi “A e shiti Enver Hoxha Kosoven” te studjuesit Prof.sa.Dr.Elmaz Leci, qe burri i jeuj i nderuem dhe njikohesisht mik i im, Kadri Mani, ka perhape ne disa gazete dhe qe edhe une e kam perhape ne disa gazeta. Shih ne gazeten http://kosova.albemigrant.com si dhe psh ne gazeten www.gazetakritika.net, te ciles ia kam dergue une, ku pjesen e pare e kan lexue deri me sot 12.040  lexues dhe pjesen e dyte e kan lexue 10.547 lexues.
  
  Vetem nji pohim i jueji nuk me perputhet me faktet historike te shekullit te kaluem  te periudhes 1937-1944.
  
  Populli shqiptar ka traditat e tija mijevjeçare te percaktueme ne “doket” apo siç thuhet me fjalen sllave “zakon-et” shqiptare. Prandej populli liridashes shqiptar ne mbeshtetje te traditave te tije mijevjeçare te mikpritjes, nuk kishte se si ta perqafonte ideologjine raciste te persekutimit te hebrejve te nacional-socializmit kriminal gjerman te Adolf Hitlerit dhe as te bashk-luftetarit te tij, te fashistit kriminal italian Benito Mussolinit. Prove per kete asht fakti qe vete hebrejt e kan vlersue kohet e fundit dhe i kane dhane titull popullit shqiptar si mbrojtes i hebrejve ne nji kohe qe shqiptart vete ishin te pushtuem prej ketyne rregjimeve kriminele. Edhe qeverite shqiptare gjate okupacionit fashist dhe nazist nuk i kan aplikue ligjet raciale nazi-fashiste. Perkundrazi, edhe pse nen okupacion, kishin vendose nji marreveshtje per mos zbatimin e perndjekjes se hebrejve ne territoret shqiptare. Pra idelogjia raciste nuk kishte ngule rraje nder shqiptart.
  
  Pamvarsisht nga keto fakte dhe ngjarje historike te tmerrshme per fatin e sa e sa njerzve te pafajshem, askerkush nuk mund ti mohoje faktet historike tue u nise vetem nga pikpamjet e veta. Faktet jane fakte. Mandej na pelqejne apo nuk na palqejne, keto jane gjana subjektive dhe jo objektive.
  
  Italia fashiste dhe Gjermania naziste, si antisllave, ato ishin te interesueme, per interesat e tyne, te krijojshin shtete sa ma te mdhaja antisllave. Asht pikrisht kjo aresyeja qe qofte Italia fashiste, qofte edhe Gjermania naziste krijuen gjate pushtimit te tyne “Shqipnine e Madhe” ku perfshiheshin ne nji shtet, nen nji qeveri, te gjitha territoret ballkanike te banueme nga shqiptart. Ky fakt asht po aqe i pamohueshem sa mund te mbulohet me shoshe drita e diellit.
  
  Per kete aresye me duket se bjen ne kundershtim me keto fakte historike, shprehja qe ju citoni: “Remzi Basha: Qyqja Jugosllavia dhe kukulla Italia planifikojnë spastrimin e Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë më 1937- e mërkurë, 13-02-2008, 07:32pm (GMT)” –.
  Ne te kundert ju mund te jepni skjarime se pse e keni citue kete shprehje, te cilen ndoshta un nuk e kam kuptue mire.
  Asht fakt i pamohueshem historik se shqiptart gjate gjithe shekullit te XX nuk kane qene kurr, bile as edhe sot, te bashkuem nen nji qeveri, siç kan kene ne kohen   e okupacionit fashisto-nazist te periudhes 1939-1944.
  
  Paul Tedeschini, 05.04.2008

------------------------------------

Zotni Paul, ju nuk tregoheni person i ekuilibruar apo keni shkruar në një të lartë temperaturë!?- kontrolloni ju vetë shkrimet tuaja të hallakatura!? Ndryshe, kërkoj mendimin e lexuesve dhe të vetë Kryeredaktorit si arbitër i vebfaqes së vet?

Po data e pushtimit fashist italian, më 7 Prill 1939, për juve paska qenë datë- çlirimtare, apojo!?! Çka nuk po ju përputhet, apo unë jam fajtore për përpëlitjet tuaja, si gjeli me dy këmbët në shtupë!?

Dhe edhe më konkretisht: për jua Mbreti Zog që abdikoi për shkak të pushtimit fashist dhe Mujo Ulqinaku me shokë që e luftuan fashizmin italian me heroizëm të paparë, që të gjithë paskëshin qenë tradhtarë dhe kundër Shqipërisë etnike ( e jo të “Madhe”!?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora