Letër e hapur zonjës Rada Trajkoviq, deputete, e cila nga banka e zezë akuzon çlirimtarët, ama në fakt, ajo vetë duhet të përballet me Gjykatën e Hagës për krime të luftës
 |
| Shukrije Bunjaku-Mani |
Zonja Rada Trajkoviq, jeni në bankën e të akuzuarve
Bashkë me Karaxhiqin, Mlladiqin, Oliver Ivanoviqin, Popin Artemije...
Nga Shukrije Bunjaku - Mani
Srbin sam i srpsko sam dete, pokvaren sam od glave do pete! (Serb jam dhe i birit serb me emër, i prishur jam që nga koka gjer në thembër! )
(Nga një këngë popullore serbe)
Zonja Rada Trajkoviq, unë që po ju shkruaj dhe po ju denoncoj në Hagë, jam amvise-rrobaqepëse dhe veprimtare-publiciste, e kam kryer kl. e parë gjimnaz, kam qenë e përndjekur edhe nga ana e burrit, Kadri Osmani, edhe nga ana e babait tim, Emërllah -Malah Bunjaku (1905-18.6.1990), plak i urtë, por kushërinjtë tanë kanë qenë kaçakë të mirënjohur: Lushi, Veseli dhe Ajet Kosovica, ky i fundit i torturuar dhe i pushkatuar më 1947, nga regjimi antipopullor jugosllav, në “besë” të Gigës të Strezovcit, të cilin më vonë do ta vriste e bija e tij, për tentim dhunimi!!
Ajeti i pati vra dy serbë në kurorën e qershisë së vet!
Atë ditë që do t’iu ndodhte taksirati shkieve zullumqarë, katër kaçakët e Kosovicës: Ajet Bunjaku, Ahmet Bunjaku (1920-1996, të cilin në oborr të vet në Prishtinë e kanë vra snajperistët serbë), Muharrem Bunjkau dhe Halit Bunjaku, ishin në mal mbi shtëpinë e Shaban Bunjakut. Nga katundi Bushincë vijnë në Kosovicë dy serbë, Mlladeni e Dina, të cilët takohen me Bacën Zukë tonin, dhe kur merr vesh qëllimin e tyre, iu ofron të shkojnë në qershiat e tija, se a e dinë ata që Ajeti është në mal? Jo- i thonë ata- Ajeti është në mal- formal! Tash u çlirua Jugosllavia, po shkojmë t’ia hamë qershia!! Se qershiat e Ajetit i kanë kokrrat më të ëmbla se tuat!!
Dhe në momentin kur shkiet po ngjiteshin trungut e në kurorën e bojlisë, Haliti që ishte hipur në një lis dhe po vrojtonte me dylbi, i sheh shkiet duke u katërrithur qershisë dhe i thërret Ajetit dhe i tregon. Ajeti vrik niset me pushkë ndër dorë e zbathur vetëm me çorape, kur hyn përnen qershi: në pyetjen se kush iu ka dhënë leje të hipin në qershia të huaj?- me mendimin se mos iu ka dhënë leje Baca Zukë?- ata tentojnë t’i kapin armët e veta, pushkë e revolverë, por Ajeti syshqiponjë ua përspjetë dhe që të dy i vret!!
Ishte interesant fakti që Ajeti kishte qëlluar i zbathur, pa opinga (mbase i ka lënë në kaçuba të thahen në diell?), dhe zbret te mulliri ku kishte qenë duke bluar vëllai i njërit nga të vrarët, e urdhëron vrik t’i zbathë opingat, duke i thënë: shko e merre vëllain se është duke ngrënë në qershiat e mia!
Ajeti vrik mbath opingat e shkaut dhe niset kah katundi Bare, një fshat serb, ku shkiet e shkinat kanë qenë duke punuar nëpër ara dhe të tmerruara nga Ajeti i armatosur, me tri rrethatore fishekësh: një në brez dhe dy krahaqafë, kanë ikur të lemerisur dhe janë fshehur nëpër kaçuba!! Ajeti hyn në një shtëpinë serbe ku e gjen një tepsi me fli: ia fut duart përfundi dhe e merr dhe e shtinë në strajcë. Shkina i thonë se flia është me dhjamë derri?- Ani s’ka gajle!- i përgjigjet Ajeti dhe vazhdon rrugën për të shokët e vet.
Sakaq, Kosovica u rrethua me ushtri e me polici: Draga i Bushincës vringëlli shulin e pushkës për të vrarë! Një partizan nga Shqipëria, quhej Rasim, ia rrok armën dhe i bërtet: çfarë do!?- kush iu ka thënë të vinë këtu? Vëllaznim-Bashkimi ynë nuk e cenon pronën e tjetrit! E kanë lypur, e kanë gjetur!
A ka pasur fat ushtari Rasim, nëse s’ka marrë vesh Enver Hoxha, se paska një partizan shqiptar që kursyeka ballistët!?! Përndryshe, do të urdhëronte që të vriteshin gjashtë shqiptarë për dy serbë, sikur që ka urdhëruar Ramiz Alija që të vriteshin 21 shqiptarë për 7 serbë, poashtu plaçkitës!!!
Shkinat marrin kujën:
Aleluj-aleluj!
Bože pomiluj!
Joj kuku lele!
Joj Mlladene moje!
Joj Dino moje!
Aleluj-aleluj!
Bože pomiluj!
(Mëshhiroi zot, që e humbën jetën kotnasikot!)
I morën kufomat dhe i çuan në fshatin e tyre Bushincë. Të nesërmen kortezhi niset tatëpjetë kah Kosovica dhe ndaloi te udhëkryqi: po donin t'i varrosnin nën qershi!?! Habia jonë ishte e madhe- pse?- po shpejt morëm vesh se ata duan t'i varrosin në Kosovicë, në vendin e rënies „heroike“, për të bërë pak-histori!
Mirëpo shkinat u kapën për arkivole dhe nuk lejuan, ngase nuk do të guxonin nga kaçakët t'iu shkonin në raste ceremonie, prandaj kortezhi vijoi rrugën për në varrezat e shkive. (qëllimisht po e përdor shprehjen-shkieve, që t’ua kthej me rraxhë shprehjen tuaj fyese-shiftari!!)
Në një rast tjetër, Ajeti kishte qëllua në mal duke u rrua, dhe duke ruajtur fshatin e vet nga plaçkitësit partizanë. Afër vetes, si gjithnjë, e kishte lënë pushkën e mbushur. Policia e hetojnë dhe po i shkonin nga pas që ta kapnin, por Ajeti i sheh në pasqyrë! Ajeti me t'u rrotulluar si vetëtimë, i vret që të dytë!!
Më vonë, miku ynë i shtëpisë, Axha Bajram Sadiku nga Reçaku (fshati i masakrave serbe!!), na ka treguar se kishte marrë pjesë në gjykimin e Ajet Kosovicës, dhe na tregonte se Ajeti kishte pranuar se kishte vrarë 20 zullumqarë serbë, kurse aktakuza e rëndonte edhe për më tepër.
Kosovica e vogël e trimave të mëdhenj
Me sa mbaj mend vetë, apo edhe nga rrëfimet e të tjerëve, që tanimë janë bërë pronë imja, pasqyroj:
LUSHI E VESELI JANË KUVENDU
Lushi e Veseli-o janë kuvendu
ue- ky Nikolla kryet fort e ka çu
ue- zunë-o pusi o bre përmbi shpi
ie- duel Nikolla-o n’kamë për-o me fshi
ie-krisën pushkët o bre përmbi shpi
ie- këtij Nikollës o bre bri më bri
ie-bri o më bri o bre anë o për anë
ane- gjallë o përjetë o nuk e kanë lanë-eee!
Njëfarë Nikollë Qupaku, vojvodë nga Jasenoviku, u kërcënohej kaçakëve, bënte kërkesa materiale nga fshatarët e Makreshit e të Busavatës. Një ditë këtij ia zënë pritën dhe e vrasin Lush e Vesel Kosovica dhe Murat Halim Osmani.
Mirëpo Nikolla kishte filluar t’iu qesë haraç: vjehrrit tim, Murat Osmanit, ia lyp orën e xhepit! Murati i thotë: lyp diçka tjetër, aq sa bën ora, ngase orën e kam kujtim nga babai im? Mirëpo Nikolla nuk pranon asgjë tjetër pos orës! Murati i ankohet kushëririt të vet Bajtush Osmanit, Bejtushi miqve dhe bashkëkaçakëve Lushit e Veselit, të cilët i qërojnë hesapet me harambashin.
Bejtë Osmani nga Makreshi ishte kaçak më 1895, i cili ik nga ushtria serbe dhe i bashkëngjitet kaçakut në zë, Vsel Bunjaku- Kosovica. Bejtës fill ia arrestojnë familjen dhe ia dërgojnë në burgun e Nishit e pastaj në Gornji Millanovac: vëllai i Bejtës, Nazifi, 2-3 vjet më i vjetër, vetëm sa ishte martuar me Azemine Bunjakun, që të dy i marrin në burg, nusen më të vjetër, Rukën, të cilës i kishte vdekur burri dhe e kishte lënë me një fëmijë, Nuhiun (ky do të rritet dhe do t’i rrëzojë shtyllat e telefonit!).
Në pika të shkurtra, këto ishin bëmat e Kosovicës së vogël me trima të mëdhenj, të cilët nuk do të përfillnin as harambashët serbë dhe as Mbretërinë e tyre të urryer për ne shqiptarët, por edhe për kroatët e sllovenët...
Ja dy citate që ju kanibalët serbë detyrimisht duhet t’i keni parasysh:
“SS-SENATI SUPREM
Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë
Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Krushë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”
(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)
“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).
Zonja Rada Trajkoviq, edhe përpara keni bërë paraqitje të errëta e skandaloze, i keni lëshuar seancat dhe jeni kthyer si anarkistë dhe turbullues të urryer, por ato do t’ia lenim të kaluarës së zezë shoviniste-çetnike serbe, lakmitarëve të tokave të huaja, ama paraqitjen tuaj në Parlamentin e Kosovës sot, nuk do të ta falim kurrë përjetë, sepse nga pozitat e kriminalëve serbë, tentuat të dilini prokurore e të akuzonit UÇK-në: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra- çlirimtare, e jo sikur ushtria juaj- pushtuese-gjakatare!!
Në atë ushtri të lavdishme çlirimtare ka marrë pjesë aktive edhe çuni i dajës tim, Sadik- Dik Makolli, kurse kushëriri i tij, Agim Makolli, dëshmor, iu ka vra në luftë me ushtrinë pushtuese serbe- me atentat, të cilit ia ka thur një këngë daja Dik:
Sadik Makolli
KËNGË PËR LFTËTARIN
E LIRISË
/Agim Makollit/
Hej krisi pushka gjëmoi trualli
Në luftë u nis një zog sokoli
Në istikam Agim Makolli
Në të katër anët pushka kërcet
Luftë po bën me shokët e vet
Po pyet bota e bën çudi
Ç’janë këto krisma në befasi?
Jo, s’janë krisma në befasi
Luftojnë trimat o për liri
Më 5 maj nëntëdhjetë e gjashtë
Shndrit liqeni flakë përflakë
Derdhen plumbat mbi barbarë
Arra e fortë thyen dhëmb e dhëmballë
Ngadalë shkja se të erdhi dita
Janë ngjallë shytat e t’i kanë zënë pritat
Me Zahirin luftën me vazhdue
Le ta dijë çdo tradhtar
Se ne u dalim ballë për ballë
Amanet ta ka lënë baba
Mos me ndërrua gjakun me grada
Pushka juaj fort jehoi
Anekënd atdheu dëgjoi
Të gjithë shqiptarët n’këmbë i çoi
Për këtë tokë e për atdhe
Japim jetën sikur me le
Gjithë Shqipëria ju nderon
Brez pas brezi do t’iu këndon
Kurrë përjetë nuk ju harron
Duhet shtuar se poashtu këtë shtëpi, shtëpinë e atdhetarit Hamzë Makolli, e ka pasur jatak të sigurt dëshmori i popullit Rexhep Mala, kur ka qenë mësues në Marec, u vra tok me shokun e vet, dëshmorin Nuhi Berisha, në natën midis datës 11/12. janar 1984, në luftë të pabarabartë me pushtuesit serbë në Prishtinë: dy me dymijë!! Datë kjo kur është zënë dhe është burgosur burri im, Kadriu, i cili që nga mosha e tij 12-vjeçare, pra, bashkëshortin im, zotni Kadri Osmani- Mani kur e kanë ftuar në OZN-a dhe e kanë torturuar gjithë ditën e s’ka pranuar asgjë: ishte viti 1949 kur vëllai i tij, kunati im më i vjetri, Ramiz Osmani, me shokë i patën prerë shtyllat e telefonit te Bunari i Rushitit midis Gjilanit e Përlepnicës, pjesëtarë të NDSH-së, të:
MULLA IDRIZ GJILANIT
Udhëheqësi Shpirtëror, Politik e Ushtarak
dhe qenë dënuar:
Ramiz Osmani (17.2.1920- ditën e Pavarësisë të Kosovës!), i dënuar me 18 vjet;
Shefki Osmani i dënuar me 20 vjet;
Nuhi Osmani i dënuar me 15 vjet;
Musli Osmani i dënuar me 8 vjet
Zylfi Musli i dënuar me 15 vjet
-------------------------------------
Kurse unë, nënë me tre fëmijë, kam vrapuar e trokitur dyerve të atyre kazamateve tuaja, kur ju jeni shkolluar apo keni vrapuar pas spiunazhit dhe bredhëritjeve...
Ja se si iu këndon populli ynë çlirimtarëve, por edhe ata vetë:
Patjetër atje do jem
Patjetër atje do jem, o sot o kurrë
Duhet nisur sa s’është vonë për Çlirim
Të ndihet edhe pushka ime se jam shqiptarë e burrë
Lamtumirë Zajqec, oxhaku im
tash do nisem me plot gëzim,
të ngjitem maleve të Marecit legjendar
Po më pret UÇK-ja dashuria ime e rrallë.
Dëshira dhe një frymëzim i rrallë
Po më kërkuat diku, rrëfen Musliu
mos më kërkoni në Marec, Kosovë e gjetiu
jo jo, u flijova për ty nënë Kosovë
në flamurin kuq e zi, aty me keni përgjithmonë.
Musli Imeri ishte betuar për jetë e mot
Nënë Kosovës me i dalë zot
Mjaft me fjalë e politikë
Tani me armikun vetëm tyt më tyt.
Krenaria e Zajqecit Musli Imari ra dëshmor
Me një amanet për tokën Kosovë
Që të mos e qajnë as të mos e vajtojnë
Por me zërat deri në qiell këngës t’ia thonë
Se rashë dëshmor që Kosova të gëzojë lirinë
E flamuri i saj të valojë kudo që ka shqiptari.
Lavdi dëshmorit Musli Imeri!
Lavdi të gjithë dëshmorëve te kombit!
S’keni ndjenja njerëzore që as sot ta flisni të vërtetën sikur Partia Liberale serbe sot, e Paria Socialdemokrate dje: Dimitrije Tucoviqi, Vasa Pellagiqi... te “Radničke novine”, ju zezona, pjesë e katastrofës natyrore-shoqërore: kur ju pamë në Parlament me flokët ngjyrë kashte, na u kujtuan të gjitha barsoletat e biondeve budallaqe!
Për turpin e vet, vëllai jua Adem Demaçi ju pati propozuar për kryetare të Kosovës!!
Nuk thuhet kot, nuk është budalla ai që nuk di, por është budalla ai që shtiret se nuk di, por ju vetë po bini në ato nivele injorance e neveritëse:
AMANETI I SHKRIMTARIT
-Puno o serb me shqiptarët dhe do të dalësh fitimtar. Trokit në portat e tyre dhe ato do të hapen. Puno me besnikëri të vërtetë dhe mos e mbështet fatin, as në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre, duke menduar se mund t`i mashtrosh lehtë. Edhe sikur ata të mos e dinë që ti punon më tepër për lavdinë tënde, se sa për nderin e tyre, mos u lë shkak