E merkure, 01.05.2024, 01:25 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Polemikë me budallënj e me çetnikë!!

E shtune, 23.02.2008, 08:24 PM


Shikoni këto dy fytyra mjerane debilësh të pa vizione!!
Paraprijësit e trazirave në Beograd

Serbia miraton rezolutë për Kosovën

Nga Kadri Mani

 “SS-SENATI SUPREM

Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë
Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të amiljeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Krushë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”
(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)

Lexues të nderuar shqiptarë dhe të tjerë të të gjitha feve dhe ngjyrave nga të gjitha kontinentet, nëse ende ka të painformuar apo të gënjyer, se kinse vetëm Millosheviqi ishte ai që nxitit luftën!?!-JO. Shteti dhe Kisha shoviniste serbe me dekada kanë bërë propagandë dhe dhunë: dhunë kanë bërë edhe me kroatët e sllovenët me vetë krijimin e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene (SKS) e që në fakt ishte vetëm në “S”, sepse Serbia hegjemoniste mbizotëronte dhe shtypte, therte dhe grinte këdo që nuk nënshtrohej!

“Politi?ki vrh Srbije nazvao je taj ?in stvaranjem lažne države na teritoriji Srbije, što je ocena i zvani?ne Rusije. Vanredna sednica Skupštine Srbije bi?e održana ve?eras u 20 sati, saopštilo je danas Odeljenje za odnose sa javnoš?u Skupštine Srbije. Na njoj bi trebalo da se potvrdi odluka Vlade Srbije o poništavanju protivpravnog proglašavanja nezavisnosti Kosova.
Tadi? je izjavio da ?e Srbija u?initi sve da se "poništi samovoljno i protivpravno proglašena nezavisnost Kosova".”-(Kryesia politike e Serbisë e quajti atë akt krijimin e shtetit të rrejshëm në territorin Serbisë, gjë që është vlerësim edhe e Rusisë zyrtare. Senaca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Serbisë do të mbahet sonte në orën 20, informoi sot Sektori për marrëdhënie me opinionin i Serbisë. Në të do të duhej të vërtetohej vendimi i Qeverisë së Serbisë për anulimin e shpalljes antijuridike të pavarësisë të Kosovës.

Tadiqi deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka që të “anulohet nënshkrimi kryemëvete shpalljen e pavarësisë të Kosovës”.)

“Koštunica je poru?io da jednostrano proglašenje "lažne države Kosovo" predstavlja završni ?in politike koja je zapo?eta agresijom NATO-a na Srbiju 1999. godine.
On je gra?ane Srbije pozvao da celom svetu pokažu kako se protive stvaranju kvazidržave na svojoj teritoriji.”-(Koshtunica ka porositur se shpallja e njëanshme “të shtetit të rremë të Kosovës” paraqet fazën përfundimtare politike e cila ka filluar me agresionin e NATO-s mbi Serbinë më 1999.

Ai i thirri qytetarët e Serbisë që t’i tregojë gjithë botës se si i kundërvihen krijimit të kuazishtetit  në territorin e vet).

Mbase dy udhëheqësit shovinistë serbë, përveç bindjeve të veta shkurtëpamëse, janë të detyruar për shkak të masës së indikrinuar me dekada për “Kosovën djepin serb” dhe për “Kosovën zemrën e Serbisë”!! Si dhe për t’i “larë” fytyrat e galme për premtimet e kota se ata nuk “do të lejojnë” krijimin e shtetit shqiptar “në territorin serb”!! Dhe jo që Kosova kurrë s’ka qenë serbe, po edhe sikur të kishte qenë, me masakrat çnjerëzore prej bishave gjakatare, ata s’kanë asnjë të drejtë ta përmendin emrin e shenjtë të Kosovës tonë martire.

Është thënë gabimisht se serbët kanë politikë të fortë-JO! Ata kanë vetëm diktaturë të rreptë çetnike-fashiste, ata s’kanë logjikë të shëndoshë, ndryshe si do“t’ua merrte “mendja” që edhe sot në këtu kushte të përkrahjes të Kosovës, t’i paraqitnin në gjyq: Kryeministrin Hashim Thaçi, Kryetarin Fatmir Sejdiun, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqin, madje edhe Kryetarin e SHBA-ve, Xhorxh W. Bushin!?!

Dhe merreni me mend, të çmendurit thirren në paragrafin 8 të Kushtetutës serbe, e cila më nuk vlen për Kosovën e pavarur e sovrane!! 

Edhe Çaçaku nuk mbeti prapa:

?a?ak: Deklaracija protiv nezavisnosti (Deklarata kundër pavarësisë)

?a?anski odbornici usvojili su danas jednoglasno, na sednici lokalne skupštine, Deklaraciju protiv proglašavanja nezavisnosti. (Kosova. (Këshilltarët e Çaçakut aprovuan njëzëri një vendim kndërshpalljes të pavarësisë tëKosovës.)
U Deklaraciji se navodi da gra?ani ?a?ka i odbornici Skupštine opštine ne priznaju jednostrano, "protivpravno" proglašenje Kosova. (Në Deklaratën theksohet se qytetarët e Çaçakut dhe këshilltarët e Kuvendit të komunës  nuk e pranojnë shpalljen e njëanshme, antijuridike të Kosovës.)

 

DSS: Opasan akt pravnog nasilja (DSS: Akt i rrezikshëm të dhunës së vërtetë): por DSS nuk e dinë se çka do të thotë HDZ?- Hrvatska Do Zemuna! (Kroacia deri në Zemun!)

Në rezolutën e Beogradit thuhet se çdo hap i Kosovës për t'u shkëputur nga Serbia nuk do të ketë forcë ligjore. Shqiptarët e Kosovës thonë se do ta shpallin pavarësinë brenda pak ditësh.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, tha se nuk do të kishte përulje më të madhe për Serbinë se sa të pranonte atë që ai e quajti 'një shtet kukull' brenda territorit të saj. Këto komente zoti Koshtunica i bëri gjatë një interviste, që u botua sot në gazetën Glas Javnosti.

John Bolton, ish-ambasadori amerikan në OKB thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të krijojë probleme. “Unë e shoh këtë çështje si një faktor në marrëdhëniet dypalëshe amerikano-ruse. Kjo do të ketë implikime të rëndësishme, si mbrojtja nga raketat, vazhdimi i përpjekjeve për rregullimin e forcave strategjike bërthamore dhe shumë probleme të tjera të rëndësishme që kemi nëpër duar.” – tha zoti Bolton.

Analisti Bruce Jackson thotë se ish-republikat jugosllave e shpallën pavarësinë pa pëlqimin e Beogradit. Shumica e këtyre shteteve të rinj kanë bërë përparime të mëdha politike dhe ekonomike. “Që nga viti 1991, harta e shteteve të Ballkanit që nga Sllovenia deri në Malin e Zi ka qenë një proces i natyrshëm. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë katastrofë. Pati luftime në Slloveni, por ajo sot është kryetare e radhës e Bashkimit Evropian. Ky duhet të konsiderohet sukses.” Zoti Jackson, i cili kryeson Projektin për Demokracitë në Tranzicion, thotë se konsolidimi i paqes në Ballkan varet nga modeli i suksesshëm i BE-së, i cili i ka kthyer vendet e ndryshme nga armike në aleate.

Zoti Jackson shton se njohja e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës është thjesht hapi i parë mes një sërë zhvillimesh në 60 ditët e ardhshme për vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit.

Ne kosovarët kurrë nuk do të dëshironim trazira në Beograd, dhe këtë për hir të qetësimit të Ballaknit përgjithësisht, por edhe për hir të normalizimit të marrë dhënieve me vetë Serbinë, për hatër të popullit të masave punuese dhe të disa personaliteteve që ne i çmojmë: “Rdadnik?ke novine” dhe personalitetet e Partisë Socialdemokrate serbe, siç ishin Dimitrije Tucovi?, Vasa Pellavi?... I pari thoshte se në Kosovë jemi në tokën e huaj, i dyti ka vdekur në burgun e Pozharevcit...

Pastaj kemi parasysh personalitetet serbe: Bogdan Bogdanoviq, Dr. Ivan Gjuriqi, Millan Nikoliqi, Sonja Biserko, Llazar Stojanoviqi, Natasha Kandiqi… dhe Partinë Liberale serbe.

Ama nuk mund t’i çmojmë shkaktarët e trazirave, duetin Tadiq-Koshtunica, të cilët duke qenë kundër neve shqiptarëve, dolën edhe kundër Evropës dhe Amerikës, në dëm të Serbisë!!

Shteti dhe Kisha s’veniste serbe, do të duhej ta konsideronte për Bibël, këtë prosi:

AMANETI I SHKRIMTARIT

-Puno o serb me shqiptarët dhe do të dalësh fitimtar. Trokit në portat e tyre dhe ato do të hapen. Puno me besnikëri të vërtetë dhe mos e mbështet fatin, as në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre, duke menduar se mund t`i mashtrosh lehtë. Edhe sikur ata të mos e dinë që ti punon më tepër për lavdinë tënde, se sa për nderin e tyre, mos u lë shkak të kenë arsye e të ngulisin mbi ty njëmijë shikime, për t`i zbuluar dredhitë dhe mashtrimet e tua. Mos e ul veten deri aty. Shqiptarët janë një popull i thjeshtë, e kur e shohin tek ti të vërtetën e pastër, në flakë dhe në det hidhen bashkë me ty…

 (Mark Milani:”JETA DHE ZAKONET E SHQIPTARËVE”,

Shtëpia Botuese Arbëria, Tiranë-1995, f. 3 dhe 98. Shqipëroi

nga origjinali serbo-kroatisht, Dr. Lazër Radi)

Përse jua mori djalli mendtë e kresë e nuk e përfillën porosinë profetike e shkrimtarit!?!

 Koshtunicë, o Koshtunicë,

T’u thye qerrja spicë më spicë!

T’u thye qerrja bosht më bosht

S’të vlen lëkura më asnjë grosh!

Ama dorën në zemër, edhe ne i kemi bastardët tanë, e këta janë: të gjithë ata që nuk dolën në votime ose që bërën thirrje që të mos votonin. Si dhe të gjithë ata që deshën të na pajtonin me Serbinë çetnike-fashiste, pa kompetencë, duke i falur gjaqet e huaja:

·                     FILLESA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
Posted: Fri, 11 May 2007 20:15:50 +0000
(Luten të gjitha mediat shqiptare e serbe ta publikojnë këtë lutje tonën!)

Nga Ibrahim Kelmendi

Kushdo që do ta njohë ose e njeh të vërtetën historike, populli shqiptar dhe populli serb janë të armiqësuar dhe në konflikt me shekuj. Armiqësia më e theksuar (që mbahet mend nga shumica e shqiptarëve të tanishëm) është ajo e fundshekullit të 19-të. Kjo armiqësi eskaloi sërish në fillim të shekullit të 20-të, gjatë Luftës së Parë e të Dytë Ballkanike si dhe gjatë Luftës së parë e të Dytë Botërore.

Kulmi i armiqësimit më të ri të shqiptarëve dhe serbëve u provokua nga regjimi serb, nën sundimin e Sllobodan Millosheviqit, gjatë viteve 1989-1999. Për përmasat e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, në vitet 1988-1999 është i informuar gjerësisht edhe opinioni botëror, ndaj s’ka nevojë të ndalemi tani dhe t’i rikujtojmë ato bashkë me pasojat.
Në interes të popullit shqiptar dhe të popullit serb sot është pajtimi dhe mirëkuptimi për ndërtimin e të tanishmes dhe të ardhmes, për fqinjësi të mirë e paqe të qëndrueshme.
Sado që nga ana serbe kemi vetëm disa zëra të vetmuar që kërkojnë falje për krimet e bëra nga regjimi serb ndaj popullit shqiptar (gjatë viteve 1989-1999), ne, nismëtarët shqiptarë për pajtim ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit serb, duam ta lusim popullin tonë që t’ia shtrijë dorën e pajtimit popullit serb. Këtë lutje tonën e mbështesim kryesisht në interesin tonë reciprok për të tanishmen dhe të ardhmen më njerëzore e paqësore të popullit tonë e të popullit serb. Shpresojmë se shumë shpejt populli ynë do ta mbështesë lutjen tonë, siç shpresojmë se edhe populli serb do t’i përgjigjet gatishmërisë për pajtim.
Derisa të ndërgjegjësohet edhe populli serb për pajtim, lusim popullin shqiptar që gatishmërinë e tij ta dëshmojë menjëherë, pa e pritur gatishmërinë e palës tjetër për kërkim ndjese dhe zemërgjerësi pajtimi.
Pajtimi ndërmjet popullit shqiptar dhe serb nuk i amniston krimet e individëve dhe të forcave kriminale.
Të gjithë bashkëqytetarët serbë të Kosovës i ftojmë të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre në Kosovë; që të ndërtojmë një bashkëjetesë fqinjësore, njerëzore e të dinjitetshme. Të gjithë ata që ndihen të frikësuar, për mungesë informimi ose për shkak të manipulimit nga politika nacionaliste serbe, jemi të gatshëm t’i ndihmojmë gjatë kthimit të tyre. Zotohemi se fqinjët e tyre shqiptarë do t’i mirëpresin dhe do t’u ndihmojnë në mënjanim të frikës dhe të vështirësive të tyre fillestare, deri edhe në strehim, derisa të rindërtohen shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lufta ose nga ndonjë shqiptarë i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrëse të luftës.
I lusim personalitetet politike, qeveritare e partiake shqiptare në Kosovë të japin shembullin simbolik të vullnetit të tyre të mirë, që të strehojnë në vilat e tyre familje serbe që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Sidomos nga ato që akoma ndihen të frikësuara.
Ftojmë të gjithë bashkëkombësit tanë vullnetmirë, të cilët dëshirojnë ta përkrahin nismën tonë për pajtim me popullin serb, që të angazhohen për shndërrimin e kësaj nisme në lëvizje të gjerë qytetare për pajtim ndërmjet popullit serb e popullit shqiptar.

Në emër të nismëtarëve
ibrahim_kelmendi@yahoo.de
Tel. 044 151959

PS. Të gjithë qytetarët vullnetmirë që dëshirojnë ta përkrahin fillesën tonë, i lusim të paraqiten në e-mail-adresë, në telefon ose në gazetat që do të kenë mirësinë ta botojnë këtë tekst.

-----------------------

 Dr.Shaip Muja

I nderuar Ibrahim,
te nderuar kolege,
Iniciativa per te bere nje lloje pajtimi mes dy popujve qe kane jetuar ne bashkesi per shume vite ,por jo te barabarte ,si dhe per menyren e ofrimit te serbeve ne teritoret tona si kolonizues dhe mandej pushtues ,nuk eshte e lehte per tu kuptuar nese behet paranteza e momenteve kohore te kaluara dhe te tanishmes ku jemi dhe ku duam te shkojme .Per mua personalishte kjo ide nuk eshte  e re dhe munde ta quaje nder idet me brilante qe hudhen ne publike nga nje veprimtare ,sakrifikues dhe nga nje intelktual me bagazh te mjaftueshem mbrojtes dhe te bazuar .Sot ne jemi deshmitare te pengut qe  e ka Kosova ne dore dhe ata jane serbet dhe diplomacia boterore .Serbet jane te " kercnuar"
psikologjikishte nga shqiptaret .Shqiptaret ne anen tjeter si kombe i shtrydhur dhe i tkurrur me shekuje ,kane mundesi tani te dalin si prijes te proceseve e jo te shkojme mbrapa proceseve .dhe diplomacia e cila pret mesazhe dhe veprime praktike .Por qka duhet te behet ne kete mes shtrohet pyetja ;
1.Kush duhet te nis faljen -Politikanet tone qe nuk e kane kete te drejte se paku morale sepse ju mungon per kete ne jemi deshmitare bile qe nga 99 ,politikanet tone perveqe spekulimit verbale per krijimin e kushteve normale ne Kosove kane arritur te investojen vetem ne forcimin e lidershipit te tyre personal dhe ....,dhe per kete jane ne dijeni edhe faktoret vendimarres ku kredibiliteti i tyre do te jete shume diskutabil pas rezulutes se vjeter dhe hyrjes ne etapen e re .Prandaj Politikanet tane duhet te ishin me te qarte edhe
kur ofroheshin tek deshmoret edhe tek viktimat e luftes edhe tek vujtsit dekadore nga regjimi i kaluar -kjo qasje i privon nga e drejta qe te dergojen nje mesazh te tille ne opinionin serb dhe diplomacin vendimarrese per Kosoven.
2.Kush duhet te jete pra nga pjesa civile -une jam dakorde me zotin Ibrahim kur thote se kam kontaktuar mjafte personalitete dhe familje qe kane qene viktima dhe vuajtes te regjimit kush jane keta une do te mundohem te beje nje sqarim ;Ne vitin 2002 ka egzistuar ne nentoken e diplomacise qe radhitet ne inetresat e perbashketa me shqiptaret nje iniciativ e tille ,une kam pasur rastin te jem ne dizajnim te idese .fatkeqesishte askush nga politikanet nuk kane treguar as me te voglin inetresim (nese se kane harruar si ide te marre )nga mesazhet qe kane marre te fillojne kete procedure me familjaret  edeshmoreve dhe viktimave te luftes, arsyeja eshte e qarte nese kuptohet pika e pare,familjaret e deshmoreve nuk kane pasur guxim moral sepse jane friguar nga keqekuptimi ,humja e
rejtingut,niveli i kuptueshmerise se ketij procesi .psh ka qene nje forme e tille qe ndoshta edhe do te hap debat .
Familja e Adem jasharit te jete prijese e procesit se bashku me familjet e medha te tjera qe jane sot te evidentuara me demtimet me te medhaja ne njerez nga regjimi serb ,familja e Adem Adem Jasharit si prijes shpirterore i clirimit dhe sinonim i rezistences ne historin e re e duhej te ishte udheheqese  e procesit dhe kesaj iniciative publike te Ibrahim Kelmendit .Sepse do te thoni ju ?,sepse vetem mbreterit din te falin !,te jeret bejne sehire per interesat e veta edhe me kete familje edhe me proceset bejne kalkulime edhe politiken e mbajne penge sepse jetojen bile edhe mire nga politika .Prandaj duke te uruar sukses zoti Ibrahim dhe te tjeret qe munde te jen ne mendim te njejte munde te mendojne
lirshem se kane nje person me shume ne kete ide .Une personalishte me lidhe puna
me shume veprimtare ilegale dhe legale per qeshtjen kombetare per dy dekada ,jam
ne lidhje familjare me Fehmi Lladrovcin ,ne lidhje shoqerore dhe aktivitet praktik me deshmoret e kombit dhe aktiviste te medhenje sot te gjallle ,si dhe jam edhe bashkevuajtes direkte edhe me burgim (viti89)dhe me viktim ne familje ku me eshte vrare dhe  masakruar vellau nga forcat serbe ne vitin 99 ,dhe gjej vullnetin qe ky proces te jete paraprijes dhe mesazh si tek serbet si dhe tek diplomacia qe ne shqiptaret nuk jemi hakmerres por jemi paqesore ,edhe lufta jone ka qen per qellime paqesore dhe si e tille ja
ka arritur per mua qellimin .Une kam qen edhe ne  kuader te SHP te UCK dhe si
organizate sot nuk radhitet ne organizat kriminale ky fakte te shtyn te mendosh se procesi duhet vazhduar me nje lufte tjeter me mjetee tjera ,per te krijuar opinion filozofiko praktike te jetes edhe per ata te hutuar serbe dhe per ata te frustuar shqiptare dhe per te izoluar edhe spekulantet e jetes publike –politike .Ibrahimin  e kam mik tash e disa vite edhe pse nuk shifemi kam respekte –dhe siq kemi organizuar takimin ne Tirane ne vitin 92 demonstrimin paqesore "me kosoven per kosoven "Iniciativ kjo e stude  nteve
dhe e perkrahur nga tere politikanet e kohes dhe Ibrahimi se bashku me LPK mbeshtetesit kryesore  si nje mbeshtetje te madhe bere Kosoves asaj kohe ,edhe sot nevoitet nje forme e tille te bashkuar ne ide dhe veprime nese vertet e duam Kosoven nese jo ,mendja ka shume rruge dhe shume drejtime ,por ne duhet te jemi pergjejgjes per brezat qe vijne ,edhe pse nuk jemi ne politiken ditore nuk munde te na privohet e drejta qe te ndikojme ne politiken strategjike kombetare siq nuk na privon edhe heshtja nga fajet .Prandaj per funde kesaj iniciative i bashkangjitem per hire te se kaluares se vujatur te kombit tone dhe familjes sime e cila deshiron te jetoje ne paqe dhe progres .
me respekt    
-------------
Teksti i Doktorit botohet pa korrigjim, që të shihet dashuria e pastër dhe e flaktë ndaj gjuhës amtare dhe ndaj çështjes kombëtare, pavarësisht asaj se vëllain ia kanë vra çetnikët!!
P.S.: Dr. Jusuf Kalo gati ra në grackën e tyre, por pas një sqarimit, ai e kuptoi dhe kërkoi falje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora