E merkure, 30.04.2025, 08:27 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Shkrime te coroditura qe tollovitin opinionin

E hene, 04.02.2008, 09:54 PM


SHKRIME TË ÇORODITURA QË TOLLOVITIN OPINIONIN

 

 

Nga Kadri Mani

 

“Jehona dhe riciklimi i propagandës nazifashiste....?!?

 

Nga Zenun Rexhepi

 

Tw mwdhenjtw dhe tw vegjlit

 

Artikul(l)i analitik i Pirro Sulit wshtw mjaft i fuqishwm dhe si i tillw përgjigje e mirw kundër paçavureve neokomuniste e neostaliniste nga Italia, qw ua mbajnë ison veprimeve marrroçe nacionalshovinistwve nw Ballkan.

Esenca e artikullit, sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës (shqiptarqve) është pjesa:

Për fat të keq, këtyre strukturave shtetërore serbe nuk ka kush t'u kundërvihet institucionalisht në Shqipëri apo Kosovë. Mirëpo mungesa e kundërvënies është gjysma e së keqes po të krahasohet me jehonën dhe riciklimin që i bëhet kësaj propagande mesjetare anti-shqiptare nga vetë shtypi tiranas”.

            Shtrohet pyetja: A është e domosdoshme t’iu kundërvihet dikush strukturave shtetërore serbe?”- Boti Alb-Shkenca këto ditë.

 

Zotni Zenun Rexhepi, Mirëmëngjesi!

Artikulli yt nuk më pëlqeu fare: kinse duke iu kundërvënë dikujt e duke e përkrahur Pirro Sulin, keni rënë në të njëjtin nivel, në mos pak më poshtë!?

E para, ne në Kosovë e kemi mundësinë e instalimit të drejtshkrimit, ngase e ka paguar qysh atëherë “Qeveria Rexhepi”, dhe të mos e instalosh drejtshkrimin, ose është megalomani ose është kundërshtim!? Kurse në Shqipëri Qeveria Shqiptare nuk e ka paguar dhe drejtori Lulëzim Shishani nuk jua lejon instalimin.

E dyta, alfabeti jonë shqiptar ka 36 shkronja, ku nuk bën pjesë-W!?- aq më keq kur e ke të birin mjeshtër të kompjuterëve dhe kur drejtshkrimi ishte qëndrim dhe dëshirë lektisëse e mikut tonë të përbashkët, të ndjerit Bajram Vitija, i cili do të rrotullohej në varr po ta shihte shkarravinën tënde!!

E treta, “Shtrohet pyetja: A është e domosdoshme t’iu kundërvihet dikush  strukturave shtetërore serbe?”- po përse, ore zotni Zenun, të shtohet një pyetje e tillë- e marrë!?! Si të krisi në kokë një pyetje e tillë tejet jologjike për moskundërvënie strukturave shtetërore serbe, çfarë zbulimi na paskësh bërë!?!

 

Në këtë pikë ne dy jemi diametralisht në kundërshti

 

Ta marrim shembullin konkret të dy boksierëve në ring: njëri ia kërcet grushte hundëve e tjetri i lidh duar kryq në gjoks dhe bën sehir, duke mos iu kundërvënë, duke e injoruar!?! Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë as të do të ndodhë ndonjëherë në rruzullin tonë tokësor, pos në kokat e mjegulluara që, edhe kur duan të sqarojnë diçka, e mjegullojnë situatën edhe më keq.

Fqinji ynë, ish-komentatori i sportit kosovar, zotni Gani Ajeti, më thotë i brengosur, për të më nxitur, se si është e mundur kjo indiferencë jona e moskundërvënies: 24.000.- padi serbe që janë bërë kundër nesh, kuptohet me insinuata e falsifikime të hapura, kurse ne as na shkon mendja t’iu kundërvihemi (apo fare pak në krahasim me ata), duke pasur fakte të gjalla krimi e gjenocidi, varreza masive; ta rikujtojmë me këtë rast qëndrimin tonë të shprehur këtu e tetë vjet më parë:

“SS-SENATI SUPREM

Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë

Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Krushë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”

 

(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)

Ku mbeten  tash filozofimet tua!?- dhe mos u bëj më katolik se Papa e më mysliman se Muhamedi!?

Dhe për fund, përse ma konfiskove fotografinë e zotit Mursel Demolli, nëse nuk e ke për qëllim e për detyrë masakrimin e tij të dytë pas masakrës së Tivarit!?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx