E hene, 29.04.2024, 08:45 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Një libër me vlera të dyshimta

E marte, 05.02.2008, 07:36 PM


NJË LIBËR VLERA TË DYSHIMTA

Hysen Shabani: VALËT E TRISHTIMIT-poezi, Prishtinë, 1993, f. 102

 

Nga Kadri Mani

 

Kadri Mani
Përmbledhjes me vjersha i mungon Shtëpia Botuese: fletët të i bien si pulës të sëmur puplat!? Redaktor, Zejnullah Halili, Lektorë: Mehmet Halimi, Ibrahim Shabani, Shefik Shkodra!!! Lexuesit e dinë mirëfilli se mund të jenë njëkohësisht e krahas dy e tre recensues në një libër, sepse secili syresh e jep mendimin e vet, e sheh nga këndi i vetë, ama nuk mund të figurojnë kot dy e tre lektorë, sepse përzihen kompetencat dhe as meritat për korrigjim të mirë e as kritikat (sharjet) për korrigjim të keq nuk do të shkonin në një adresë të caktuar!?!

Apo autori, siç e ka cekur redaktori, Zejnullah Halili që në fillim, në rreshtin e dytë: “poet autodidakt”- pa çka se autori nuk është as-autodidakt!

Tash (aktualisht), para ca ditësh e pyeta Hysen Shabanin në i di apo jo 36 shkronjat shqipe?- më tha- JO!

Hysen Shabani i lindur më 20.IV.1928, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Me profesion mbathtar (nallban), fetar... përçarës kombëtar!! Antiinstitucionalist-atikatedralist... Hiq dashamirë i gjuhës shqipe, çka mbetet prej tij!?

Emrat që figurojnë në këtë libër duhet ta marrin një kritikë të ashpër dhe një dënim, për gabimet e pafalshme në libër: në f. 6 kemi- u qova; në f. 8- si gzuam; në f. 9- gurbetisë; në f. 12 ka këtë varg: “ata të mbarë e unë gomar”!; në f. 18:

 

O njeri o zog

Mos u bën gllogë

 

Të ligut për mend ia ka marrë mendja të formojë rimë me emrin e murrizit në sebishte-gllog!; në f. 19- qare (çare); në f. 20-shofi (shohi); në f. 22-birat (bijtë).

Poeti “vizionar”, nuk ngurron të dalë edhe kundër shkollimit masiv:

 

katundarët keq nuk janë

kur ta shesin i kerr bostan

do t’a shesin vetë sa të donë

shumë njerëz kështu po thojnë

tan me shkolla çka do t’bajnë

a kan vend ku t’shkojnë

............................................

Nuk jeton ai me habi

Ka me u ngi me pasuri

Në trup të njeriut janë mentt (f. 22-23)

 

Në f. 24: norte, konopi, bagla; në f. 25-përpiçemi; në f. 27: tri herë e ka- at botë; tri herë- vetëvehtën; në f. 28:

 

O, industria është fajtore.

 

Vallë, pse ky “poet” tmerrohet nga zhvillimi industrial!? Në f. 29:

 

sikur rrjedh ujët në bilur... (!?)

 

Në f. 32 e ka imituar keq Esad Mekulin:

 

Për duart e ajuna që gjepat nuk ia zënin,

Për plisin e leckosur, të nxirë prej qymyrit-

 

Në f. 33-tërqethej; në f. 36-çasemi; në f. 37:

 

Djaloshi – me këto fjalë ai porosit,

Që t’i tregojë vajza babait të vet.

Nëse banesën babai i saj ia siguron,

Vajzën pa asnjë fjalë po e pranon.

 

Vjersha me titull: ME ÇKA TA MASIM KËTË NATË, fjalë për fjalë është përsëritur në fa. 34 dhe 41!!

Në f. 44-45:

 

Neve veteranëve na bëni

........................................

Përpak humba shpresën në ty

Veteranët një nga një vdesin

..............................................

Tash ne veteranët nuk i druhemi vdekjes

Ani se po ju lëmë në flakën e revolucionit.

Po të kërkoj ty rini e Revolucionit

Unë veterani me plagët në trup e zemër

-----------------------------------------------

Ne veteranët jemi me ju

Ne që lamë rininë luftërave dhe burgjeve.

 

Lexuesit duhet informuar se ky “veteran” kurrë s’ka qenë as në luftë as në burg: kur janë burgosur shokët, ai ka filluat të shkumëzojë për goje duke e lozur të çmendurin apo vërtetë ka qenë çmendur?- dhe është shtrirë në çmendinë në Bardoc!?!

Në f. 53-çytetit; në f. 54-peshçit; në f. 71 ka këtë titull e këtë nëntitull:

 

YJËVE SHKATËRRUES

Të gjithë gjelatëve

 

Në f. 72-çenë; në f. 73-JENIQERË; në f. 96:

Më falni ju pet modern,

Që ju flitni me gjuhë Ezopi,

Gjuhë moderne gjuhë e pakuptueshme.

Më falni ju poet modern

që ne shkruajmë pa alegori e pa simbole,

Vargjet tona do t’i kuptojë bujku e punëtori

Edhe ai që s’din shkrim as lexim

Vetëm sa ka fillue me shqiptue fjalën,

Më falni ju poet modern

Unë nuk u rrita ndër gjimnaze

As n’univerzitete

Unë nuk ia di derën hotel Grandit e as Bulevardit (a thua ku e ka derën bulevardi!?)

e as hotel Brezovicës e tjera.

Unë u rrita dhe u plaka

Me çekiq e dana  në duart e mia

Me litar, hekur e baltë ndër duar.

Shati, drapri, lopata, kosa, kazmja e qyskia.

Unë u rrita me bukë misri

T’elbit tërshëre dhe boça të bluara.

Më falni, më falni Ju poet modern...

 

Dhe me këto vargje të ultë e bajate, ky i vetëquajturi- poet, i kundërvihet edhe Dr. Ibrahim Rugovës dhe nuk lë gjë pa e përgojuar e pa e shpifur kinse si bashkëpunëtor të Millosheviqit!! Krejt këtë fushatë të pacipë ai e bën nën ndikimin e dhëndrit të vet, Sami Dërmaku dhe të birit të vet Muhamer Shabani me kompani!!

I thashë:

O njeri-mbret!

Heq shehadet!

Mos vdis pa din

E pa iman, në je

Njeri dhe insan!?

 

Ja veprat kritike-letrare të Dr. Inrahim Rugovës, këtu po radhitim veprat e tij letrare dhe të tjerat që janë shkruar për të:

1.I. Rugova & Sabri Hamiti: KRITIKA LETRARE, Prishtinë-1979....f.487 ..................................................................................................................f.485

2.Ibrahim Rugova: KAH TEORIA, Prishtinë-2005................................f.158

3.Ibrahim Rugova: PAVARËSIA DHE DEMOKRACIA, Prishtinë-2005...........................................................................................................f.453

4.Ibrahim Rugova: REFUZIMI ESTETIK, Prishtinë-2005...................f.367

5.Ibrahim Rugova: STRATEGJIA E KUPTIMIT, Prishtinë-2005.......f. 340

6.Ibrahim Rugova: VEPRA E BOGDANIT, Prishtinë-2005..................f.351

7.Ibrahim Rugova. KAHE DHE PREMISA TË KRITIKËS LETRARE SHQPTARE, Prishtinë12005............................................................................................f.528

8.Ibrahim Rugova: PREKJE LIRIKE, Prishtinë-2005............................f.242

9.Ibrahim Rugova: ÇËSHTJA E KOSOVËS, Prishtinë-2005.................f.238

10. Kadri Mani: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!

Prizren-2002...............................................................................................f.147

11.NJERIU I PAVARËSISË-DR. IBRAHIM RUGOVA /LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN/, Prishtinë-2007..............................................................................................f.459

Gjithsej faqe.................................................................................................4255 f. tekst.

Dr. Ibrahim Rugova kishte krijuar me kohë elementet shtetërore: Stemën, Vulën, Flamurin, Himnin, të cilat kundërshtarët e tij të egër e primitivë, jo që nuk i kishin atëherë, por nuk i kanë as sot e kësaj dite!!

E tash, po jua lëmë radhën antiinstitucionalistëve-antikatedralistëve që t’i numërojnë “veprat” e liderthave të vet!?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora