E premte, 26.04.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Qerim Pllana

E merkure, 20.06.2012, 08:03 PM


Qerim Pllana

Tufë poezish për 100-vjetorin e pavarësisë

(Gjithë martirëve dëshmorëve dhe heronjve)


1).
Zgjohuni atdheu në përqafim t`ju merr
 

Njeri lumë njeriu pse na mbetën sall dy rrugë në jetë
Pa liri në dy drejtime herë perëndim herë lindje-veri
Në Albaniden heroinë një strajcë dy kobure në brez
Në kokë një plis të bardhë dolëm diku n`horizont me
Një t`vetmin amanet për tu rikthyer n`Arbërinë e vet

Njeri sall thashethemeve mos u beso dot s`te mbrojnë
Atje ku ka qenë-ujqish fare s`janë besnik u tradhtojnë
Ruaju nga pabesitë se s`ka veçse dy rrugë në jetë njeri

Na ndanë vëllain me vëlla nga ëma fëmijët me lot në sy
Ata kanë ujë të njelmët si deti sytë nën qepallë s`janë të
Trëndafiltë t`kuq sa të ngjashëm janë me flamuj kuqezi
Aq shumë patëm etje për t`përkëdhel me ta për t`u falë

Një shekull syrgjynosje vëllai me vëllain kurrë pa u pa
S`erdhët në gazmend ditën e lamtumirës iket tejpërtej
Atlantidës ku s`pihet ujë me govatë lotët s`mbahen dot 
Atdheut ku i vjen sall aromë lulesh flakërimë dhe barot

Nuk u pamë kur detet u bashkuan me valë lotësh biluri
Na morën na përflakën nga stuhi lindje veri për në jug
Ç`mall na mori xhaxhi im unë në Dardani ti në Anadoll
Do vish në arën që ta falëm nën hijen e mollës ka emrin  
Arë xhaxhit Salih, s`jeni  në të pamë t`vëllait gjyshit tim
Gjymtyrë të ndarë si s`u pamë as njëherë as në 50-vjetor

Na ndanë dy rrugë patëm në jetë s`u kthyet më në atdhe
Xhaxhi Xhemë ku e ke varrin ta gjejmë t`i sjellim eshtrat   
Në Breg Dredhëzash t`i kthejmë të ngopësh aromë lulesh    
Pas 100 vjet ndarjeje atdheu do që në përqafim t`ju merr

(Stamboll gusht 1975, Prishtinë qershor, 2012)

2).
Shqipëria ime e zjarrtë e ndarë në
dy krahët

               
Posa të këndellet mëmëdheu me hënë e me diell
Do shihemi një ditë pranë e pranë do ulemi më
Një stol vënë të zezë do të shërbejmë e do pimë

Një tryezë bukën e mëmëdheut do ta shtrojmë
Do jem sërish me një varkë deteve duke ardhur
Duke i soditur rivierat tona Adriatik dhe Jonë
Të plotë do ta kemi gjithandej një atdhe të tërë

Do të nxehemi me valë dhe rreze dielli n`Himarë
Pulëbardhat s`i njohim nga vijnë dhe ku shkojmë
Me zemra t`zhuritura puthim dheun e tokës sonë
Shqipëri njëqind e sa vjet s`u pamë s`jemi bashkë

Toka ime e zjarrtë të plagosur të kthyem shpinën
Me shpresë se kur një ditë kthehemi do të gjejmë
Nga Mollëkuqja në Janinë t`ribashkuar-bashkuar
Tash e njëqind e tridhjetë e katër vjet e pushtuar
Albanidë toka ime e zjarrtë e grabitur ri-okupuar

Mos u merakos he burrë njëmijë shekuj jetojmë
Tre emra më një atdhe s` vdesim të përgjysmuar
As atëherë kur sa herë duan kurban të na bëjnë
Për së gjalli të na rrjepin t`na ndjekin të tërbuar

Në dhera të huaja na syrgjynosën seç na tretën
Kurrë pa u pajtuar qysh e si prapë këtu mbesim
Kurrë gjak hupës lozë e tillë kurrë s`do të vdesim
Këtu qindra dhe mira të tjera qëndrojmë mbesim

Do të shihemi takohemi një ditë në majë Olimpi
Nga andej për përshëndetësh me Babë-Tomorin
Toka ime freskohesh nga dete lumenj të dritësisë
Majë Sharri në Kalanë Rozafa Jonë dhe Adriatik

Lumëbardhët në një vend nën një tunel i shtrojmë
Dy supe t`atdheut më një rrjedhë Prizren-Gostivar
Me Drinin tejpërtej bujar botë shkrepash dritëson
Shqipëria ime zjarr akoma në shumë krah e ndarë

Prizren gusht 1967 vizitë Familjes Çollaku


3).
Gjaku s`bëhet ujë ratë për bashkim
u flijuat

Një hije ngadalë dhe tinëzisht zbret si siluetë
E shëmtuar duket hija e zezë kur në befasi në
Oborr të shtëpisë futet pa u ftuar si një babëzi

Sa herë që përsëritet ai përvjetor të rikujton
Hapat e horrave shqelmat fuqishëm në porta
Zëra trishtimi me fjalë dhe sharje huliganesh

Hej ju bastardë zgjohuni se u mori flaka lumi
Është një ndijim trishtimi për fëmijët në gjumë
Ëndërr e trishtë kanibalësh pa dinë fe pa atdhe

Albani toka ime e zjarrtë u mësove me shëmti
Nëpër shekuj sprovuar me babëzi sfida të tilla
T`shëmtuara në tokën time lulëgjakeje Albani

Sa herë përsëritën përvjetorë të tillë`rikujtojmë
Hapa zezë lugetërish shqelma force nëpër porta
Zëra trishtimi t`qarash fëmijësh pleq gra plaka 

Albani toka ime e përflakur në gjarpinj gjakrash
U munduan t`na fundosin detesh oqeanin e botës
U qëndrove ndjekjeve torturave shpërfytyrimeve

Tani në shenj përkujtimi u përulemi qindra-mira  
Lapidareve martirëve dëshmorëve dhe heronjve
Me kurorë luleshtrydheje luleylli dhe lulëgjakeje

Edhe atëherë kur s`ka mbet pikë loti vaj as gjëmë
Do të vijmë përherë t`përulemi gjakut që ju dhatë   
Gjaku nuk bëhet ujë ratë për mëmëdheun u flijuat                    

(Pranë lapidareve te të gjithë heronjve 1912-2012)



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora