E premte, 26.04.2024, 01:50 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pasqyrim i pyetësorit të realizuar në Universitetin e Shkodrës « Luigj Gurakuqi »

E diele, 17.06.2012, 02:36 PM


KESHILLI STUDENTOR

Universiteti i Shkodrës

"Luigj Gurakuqi"

Dt. 16-06-2012

 

NJOFTIM PËR MEDIAN

·                                 Lënda: Pasqyrim i pyetësorit të realizuar në Universitetin e Shkodrës « Luigj Gurakuqi »

 

3 në 4 studentë blejnë provimet

Vitin e kaluar (2011), idenë e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) për të realizuar një pyetësor me studentët e përkrahu edhe rektorati i këtij universiteti. Koha e zgjedhjeve për pushtetin lokal, mënyra e hartimit të pyetësorit apo edhe neglizhenca, pa përjashtim nga të dy palët, nuk e bënë të mundur realizimin e këtij pyetësori, nga i cili mund të merrnim të dhëna e të mësonim se ku dhe sa janë problemet në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi". (Kjo sa i takon së shkuarës)

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) të premten e datës 15-06-2012 realizoi pyetësorin me studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi". Një pyetësor rrufe, në mund të biem dakord ta quajmë kështu, sepse ditën e zhvillimit të tij nuk e kemi bërë publike më përpara, pasi nuk përjashtonim dot ndonjë ndikim të mundshëm të pedagogëve mbi studentët.

Pyetësori i hartuar nga Këshilli Studentor u realizua me dt. 15-06-2012 nga ora 9:30-11:00. Ai është shpërndarë në të njëjtën kohë në të gjashtë fakultetet e Universitetit "Luigj Gurakuqi". Për secilin fakultet janë shpërndarë 50 pyetësorë në 50 studentë të pranishëm në sallat e auditoreve (përzgjedhje rastësore). Mundësitë e përgjigjeve nga studentët kanë qenë dy: me ''Po'' ose ''Jo''.

 

PYETËSORI

1.                               A keni dhënë para (lekë), qoftë dhe vetëm njëherë, për të marrë një lëndë?

2.                              A janë përmirësuar kushtet ku zhvilloni procesin mësimor?

3.                              A ka ndikuar media në uljen e korrupsionit?

4.                              A respektohen oraret e punës nga Sekretaritë Mësimore (SM)?

 

REZULTATET SIPAS FAKULTETEVE DHE NË TËRËSI

Shënim/ Këtu e mëposhtë, Universiteti i Shkodrës=USH; Fakulteti i Drejtësisë=FD; Fakulteti Ekonomik=FE; Fakulteti i Shkencave të Natyrës=FSHN; Fakulteti i Shkencave Shoqërore=FSHSH; Fakulteti i Shkencave të Edukimit=FSHE; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja=FGJH.

 

·                                 Rezultatet e pyetjes së parë: A keni dhënë para (lekë) qoftë dhe vetëm njëherë, për të marrë një lëndë?

FAKULTETI

Përgjigjur « PO »

Përqindja %

Përgjigjur « JO »

Përqindja %

FD

44

88

6

12

FE

33

66

17

34

FSHN

40

80

10

20

FSHSH

41

82

9

18

FSHE

35

70

15

30

FGJH

29

58

21

42

TOTAL: 222 studentë janë përgjigjur PO dhe 78 studentë janë përgjigjur JO

74% përgjigjur PO dhe 26% përgjigjur JO

 

 

·                                 Rezultatet e pyetjes së dytë: A janë përmirësuar kushtet ku zhvilloni procesin mësimor?

FAKULTETI

Përgjigjur « PO »

Përqindja %

Përgjigjur « JO »

Përqindja %

FD

7

14

43

86

FE

5

10

45

90

FSHN

20

40

30

60

FSHSH

19

38

31

62

FSHE

26

52

24

48

FGJH

22

44

28

56

TOTAL: 99 studentë janë përgjigjur PO dhe 201 studentë janë përgjigjur JO

33% përgjigjur PO dhe 67% përgjigjur JO

 

 

 

·                                 Rezultatet e pyetjes së tretë: A ka ndikuar media në uljen e korrupsionit?

FAKULTETI

Përgjigjur « PO »

Përqindja %

Përgjigjur « JO »

Përqindja %

FD

9

18

41

82

FE

25

50

25

50

FSHN

20

40

30

60

FSHSH

14

28

36

72

FSHE

26

52

24

48

FGJH

27

54

23

46

TOTAL: 121 studentë janë përgjigjur PO dhe 179 studentë janë përgjigjur JO

40,3% përgjigjur PO dhe 59,7% përgjigjur JO

 

 

 

 

·                                 Rezultatet e pyetjes së katërt: A respektohen oraret e punës nga Sekretaritë Mësimore (SM)?

FAKULTETI

Përgjigjur « PO »

Përqindja %

Përgjigjur « JO »

Përqindja %

FD

17

34

33

66

FE

30

60

20

40

FSHN

29

58

21

42

FSHSH

21

42

29

58

FSHE

34

68

16

32

FGJH

32

64

18

36

 

TOTAL: 163 studentë janë përgjigjur PO dhe 137 studentë janë përgjigjur JO

54,3% përgjigjur PO dhe 45,7% përgjigjur JO

 

 

PËRMBLEDHJE

Sa i takon pyetjes së parë në lidhje me korrupsionin në USH-në « Luigj Gurakuqi » rezultatet tregojnë shifra vërtet shqetësuese, ku pyetjes se a keni dhënë qoftë dhe vetëm njëherë para (lekë) për të marrë një lëndë i janë përgjigjur po 74% e studentëve, pra thuajse 3 në 4 studentë kanë dhënë para për të blerë provimet. Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ultin Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.

Përsa i përket përmirësimit të kushteve në sallat dhe auditoret e Universitetit « Luigj Gurakuqi », 67% e studentëve përgjigjen se kushtet nuk janë përmirësuar. Nga të gjashtë fakultetet e këtij universiteti, Fakulteti Ekonomik paraqitet më problematiku, ku 90% e studentëve të këtij fakulteti shprehen se kushtet nuk janë përmirësuar. Ky fakultet prej vitesh vuan mungesën e theksuar të mjediseve për të zhvilluar normalisht procesin mësimor. Nga ana tjetër fakulteti që paraqitet më mirë është ai i Shkencave të Edukimit, ku 52% e studentëve të të cilit shprehen se kushtet janë përmirësuar. Sivjet në këtë fakultet janë realizuar disa investime në infrastrukturë.

40,3% e studentëve të Universitetit të Shkodrës « Luigj Gurakuqi » shprehen se media ka luajtur rol në uljen e korrupsionit. Në Fakultetin e Drejtësisë 82% e studentëve përgjigjen se media nuk ka luajtur rol në uljen e tij, ndërsa 54% e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja përgjigjen se media ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e korrupsionit.

54,3% e studentëve përgjigjen se Sekretaritë Mësimore (SM) respektojnë oraret e tyre të punës. Në dy fakultete situata paraqitet më tepër problematike, në Fakultetin e Drejtësisë ku 66% e studentëve shprehen se orari i punës nuk respektohet nga Sekretaria Mësimore dhe në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ku 58% e studentëve të saj mendojnë po të njëjtën gjë. Situata paraqitet më e mirë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ku 68% e studentëve përgjigjen se respektohen oraret e punës nga Sekretaria Mësimore dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 64%.

Në pyetësor morën pjesë 300 studentë, 50 për secilin fakultet të USH-së. Pyetësori u realizua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës.

Sekretari i Përgjithshëm                                                                                                KRYETARI

Ervis SUFAJ                                                                                                         Redan BUSHATI

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora