E premte, 26.04.2024, 02:36 AM (GMT+1)

Mendime

Deklaratë publike nr. 6 e zëdhënësit politik të FBKSH

E enjte, 03.04.2008, 07:35 PM


DEKLARATË PUBLIKE NR. 6 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH :

SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE EDHE KËTË RRADHË DUHET T'I BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI !

- Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) iu shkeputën trungut amë -Kosovës dhe iu aneksuan Serbisë.
Më 1 dhe 2 mars 1992 sovrani popull i kësaj krahine shqiptare, përmes formës më demokratike - referendumit popullor, shpalli Autonominë politiko-territoriale me të drejtë ribashkimin me Kosoven. 

Për jetësimin e këtij vullneti dhe vendimi poltik të sovranit populli, në poligonet e dyluftimeve me forcat armike serbe, kanë rënë edhe shumë dëshmorë të kombit, të cilët luftuan nën uniformën dhe emblemën e bukur të UCPMB-së.

Prandej, kushdo që shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, dhe thërret popullin që të dalë në zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bënë asgjë tjetër pos që i shërben armikut serb, bënë edhe një akt tradhëtie ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e cila kërkon zgjidhjen e saj përfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombëtar shqiptar.
 
- Me këtë rast, në emër të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), THËRRAS POPULLIN E KOSOVËS LINDORE QË, EDHE KËTË RRADHË T'I BOJKOTOJË  ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT, ME EMRIN SERBI.
 
Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (D.V.)
 
Tiranë, 2 prill 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora