E diele, 07.03.2021, 09:50 AM (GMT)

Lajme

DW-Problemet mjedisore në Kosovë në rritje

E diele, 10.06.2012, 06:33 AM


Lirimi i pluhrave, gazrave, ujërat e zeza, mungesa e impianteve dhe mosmenaxhimi i duhur i mbeturinave janë problemet kryesore te mjedisit në Kosovë, parandalimin dhe zgjidhjen e të cilave pamundëson buxheti i limituar.

Sipas Agjencionit për Mbrotjen e Mjedisit në Kosovë ndotësi më i madh i ajrit është termocentrali Kosova A, në të cilin vetëm brënda katërmujorit të parë lirimi i pluhrave dhe gazrave është tejkaluar 14 herë. Përderisa mungesa e impianteve, mosmenaxhimi i duhur i mbeturinave dhe ujrat e zeza janë probleme të gjithëmbarshme, të cilat rrezikojnë shëndetin e qytetarit. Prof.dr. Ilir Morina, kryeshef i këtij ajgencioni, thotë për DW-në se:

Ilir Morina, Agjencionit për Mbrotjen e Mjedisit në Kosovë

Ilir Morina, Agjencionit për Mbrotjen e Mjedisit në Kosovë

"Megjithësë me përkrahjen e Komisionit Evropian, qeverisë dhe shteteve të tjera, ndërtimi i kanalizimeve është në rritje e sipër dhe mbi 50 per qind e popullatës tashmë është kyqur, fatkeqësia është se të gjitha ujërat e gurmbulluara nëpër ato kanale rrjedhin nëpër lumenj, përrocka, apo livadhe, pa asnjë lloj trajtimi. Problemi rritet, kur kompanitë prodhuese ato ujëra i derdhin të patrajtuara dhe aty janë evidentuar përbërës të ndryshëm kimikë dhe organikë, të cilët assesi nuk janë të pranueshëm në bazë ligjore."

Menaxhimi i mbeturinave problem në rritje

Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë është problem në rritje. Deponitë rajonale, donacion i Bashkimit Evropian, aktualisht janë në gjëndje të mjerueshme për shkak të menagjimit të dobët dhe mospagesës së kompanisë publike, e cila menaxhon me deponitë, thote z. Morina.

“Ato deponi shumica janë të tejmbushura dhe gjithë ato ujëra të patrajtuara kanë filluar të shpërthejnë nga bazenet ujëmbledhëse të deponive, të cilat janë kemikale, që rrezikojnë ujërat sipërfaqësore, nëntokësore, tokën dhe vetë banoret përreth. Ndërsa perqindja e grumbullimit të mbeturinave në Kosovë, i cili në dy vitet e fundit ka pas një ngritje, tash është ulur dhe rreth 80 per qind e fshatrave të Kosovës nuk kane grumbullim të organizuar.”

Wilde Mülldeponie

Umwelt Kosovo

Se një problem i tillë do mund të zgjidhej me një plan të mirefilltë të mjedisit, ka menduar Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), e cila që nga prilli 2011 po implementon projektin Plani Lokal i Veprimit ne Mjedis; një obligim ligjor ky i komunave. Avdullah Nishori, menaxher i këtij projekti thotë për DW-në se:

“Projekti dyvjewar në vlerë prej 1 milion eurosh financohet nga SIDA suedeze dhe është shtrirë në dhjetë komuna të Kosovës. Projekti ka për qëllim t´i ndihmojë komunat në hartimin e dokumentit të Planit të Veprimit Lokal në Mjedis, pas aprovimit të të cilit nga asambletë komunale nëpër dhjetë komunat e financojme nga një projekt në vlerë prej 40 mijë eurosh, bazuar në dokumentin, që del si rezultat i vlerësimeve mjedisore.”

“Ta pastrojmë Kosovën” përditë

Me 24 maj u organizua aksioni i “Iniciativës qytetare” me moton “Ta pastrojmë Kosovën", të cilit iu bashkangjiten presidentja, kryeministri, përfaqësues të të gjitha niveleve dhe qytetarët. Mjerisht aksionet njëditore nuk mjaftojnë të pastrohet kaosi i përditshëm, mendojnë qytetarët.

“Gjendja aktuale mjedisore është katastrofale, kjo s´do koment. Me të kthyer kokën, mbeturina gjithandej, deponi të egra vend e pa vend, lumenjtë të ngulfatur nga mbeturinat. Të rralla përpjekjet institucionale t´i pastrojnë, e t´i parandalojnë asnjë”.

“Në vend se Kosova të jetë një vend ekologjik për tërheqjen e turistëve, Kosova është shndërruar në një katrahurë mbeturinash. Neve na duhet një mobilizim i përgjithshëm e i përditshëm i institucioneve dhe i vetë qytetarëve, që ta shndërrojmë Kosovën në një ambient të shëndetshëm për të jetuar.”

“Jo, une mendoj se institucionet jane fajtore se qytetaret duhet me i hedh mbeturinat dikah dhe vetëdijësimi është në rritje.”

Avdullah Nishori, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Avdullah Nishori, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Përkundër kësaj hulumtimet përbrënda projektit të REC-ut qytetarin e tregojnë si ndotësin më të madh, thotë Adem Lushaj, njëri ndër koordinaorët e këtij projekti nëpër komuna, sipas të cilit: Krahas mosmenaxhimit të mbeturinave, deponive të egra etj. neve na del se qytetari është ndotësi më i madh, për shkak se mungon vetëdija e duhur. Mbeturinat nuk hidhen vend e pa vend dhe ata duhet të ruajnë mjedisin, ku gravitojnë si shtëpinë e vet.”

REC: Kosova me mjedisin më të ndotur në rajon

Edhe Qendra Rajonale e mjedisit (REC), me seli ne Hungari, e cila është shtrire në 19 shtete të Evropës, si pasojë e vetëdijes së popullatës në përgjithësi, mosimplementimit të ligjeve dhe moszbatimit të rregullave për ruajtjen e mjedisit, gjëndjen më të rënduar mjedisore e sheh në Kosovë. Një zgjidhje do të ishte nisma për klasifikimin e mbeturinave që në burim, mbështetur nga qeveria gjermane në Prishtinë dhe nga ajo japoneze, në Prizren.

Landschaft aus dem Kosovo

Umwelt Kosovo

“Mirëpo mungesa e vetëdijes së disa individëve ndaj dëmeve, që po i shkaktojnë mjedisit, ka vështirësuar gjëndjen edhe më shumë. Shih në pikat, ku janë të vendosur kontejnerët dhe më shumë do të shohësh mbëturina përreth, sesa në kontejner. Ne kemi investuar shumë në gjeneratat e reja, të cilat janë larg më të edukuar sesa të vjetrit dhe kjo na bën më optimistë. Parlamenti i Kosoves ka miratuar një taksë ekologjike për të gjitha automjetet, që hyjnë apo qarkullojnë nëpër Kosovë, me të cilat mjete agjencioni shpreson të zgjidhë problemet e shumta. Mendohet se në Kosovë janë rreth 300 mijë automjete, të cilat grumbullojnë të paktën 3 milionë euro. Jemi në pritje edhe të mriatimit të Liigjit të Fondit Ekologjik, me të cilin parashihet që secili biznes në Kosovë të sanojë dëmin, që shkakton. Më mirë të parandalojmë një ndotje me 5 milionë euro në vend, se ta rehabilitojmë me 50 milionë të tjera”, thote z. Morina, sipas te cilit problem shtesë është fjetja e lëndëve në gjykata të dërguara nga ispektoratet kundër ndotësve, apo shfrytëzuesve joracionalë të resurseve natyrore.
Nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit flasin edhe për një sërë masash për mbrojtje mjedisore që nga ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, parandalimi i shfrytëzimit të rërës dhe zhavorit përreth lumenjve, planifikimi i pikave për gurëthyesit nëpër Kosovë, por mbi të gjitha senzibilizimin e popullatës për rëndësinë e mjedisit.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora