E premte, 26.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Editorial

Naser Aliu: Turqia dhe Serbia nuk pranojne kurre se na kane pushtuar…

E hene, 31.03.2008, 06:18 PM


Turqia dhe Serbia nuk pranojne kurre se na kane pushtuar…

Nga Naser Aliu

25 vjet rezistence, gjysma e kombi ne arrati, shkaterrimi gati total i kultures shqiptare, i dinjitetit dhe tani deshirojne t´i konsiderojme si shpetues.
Edhe dikush merret me shtemberim historie dhe e krahason Turqine me NATO-n dhe ndihmen ne Kosove. Edhe ata thone se osmalinjet na shpetuan nga serbet? E si ? Duke luftuar kunder nesh 25 vjet rresht

dhe duke na varferuar skajshmerisht ne te gjitha fushat, per arsimore te mos flasim! Duke na vrare, djegur shtepite, dhunuar dhe e duke na shfarosurdhe duke na internuar atje ku kurre nuk kishte pasur Shqiptar: Egjypt, Siri,Libi etj. Por shqiptari edhe atje do te behet mbret…

Kerkesa e Turqise eshte arrogante dhe perbuzese. Kur dikush te pushton, te shfrytezon per 500 vjet, atehere nuk eshte ne pyetje vetem arroganca e tij, por flet edhe per gjendjen tone te mjere.
Nje komb i pjekur historikisht nuk do te kerkonte kurre nje gje te tille. Cdo komb ka te drejte ta emroje pushtuesin dhe mikun sipas asaj qe ka perjetuar. Sipas normave te veta. Sipas kodit te vet.Turqia mendon se ne jemi te cmendur dhe nuk dallojme pushtuesin nga miku. Ne ishim i vetmi komb qe beme rezistence te sukseshme. Te tjeret kishin kapituluar. Nuk kishim nevojeper ta…

Ne nuk kishim nevoje per ndihmen turke ne shtepine tone.

Ata fetarisht ben zullum mbi katoliket, si te ne ashtu edhe te boshnjaket, edhe keta katolik. Me kishen ortodokse i kishte punet mire, sepse qendra e saj ishte ne Istanboll dhe ate kishë e shihnin si opozite dhe armike permanente te Vatikanit.

Prandaj konvertimi u be te shqiptaret katolik ne menyre masive dhe te boshnjaket katolik, ku Tvrtko, mbret i atehereshem ne Bosnje pohonte: ” Bolje platiti za sultana nego za Vatikana: me mire te pagujame per sulltanin se per Vatikanin).

Pra krejt trysnia u ushtrua mbi katoliket ne Ballkan ( ne ishim te vetmit katolik ne jugperendim te Ballkanit) dhe keshtu erdhi edhe deri krijimii feve te reja ne Ballkan qe me vone do te behen edhe lufta duke u bazuar ne mospranimin e diferences.

Shqiperia kur u coptua nuk u trajtua si vend shqiptare, por si cope toke turke, qe po shkeputej nga Turqia, sepse ne ishim shkrire gati ne turq dhe shume bejler shqiptare neper shtepi flisnin turqisht e shqiptari betimin me te madh e kishte: n´kofsha turk!

Sepse Turqia kishte shkrire islamin ne turqizem dhe shqiptari nuk bente dallim mes islamit dhe imperializmit turk.

Dhe sic dihet e shihet per ate konvertim paguam shtrejte dhe vazhdojme te pagujame sepse ne Evrope nuk ekzistonte toleranca fetare dhe keshtu kombet e vogela sllave dhe krishtere me banore sa nje qytet behen kombe dhe shtete, ndersa ne shihemi si jashttokesore.

Ndoshta edhe nje komb me fe krishtere keshtu do te shihej ne mes te Arabise. C´ka dua te them me ket´?

Me kete dua te them se nuk guxon kurre te njesohet pushtuesi me fejen. Feja eshte pune personal edhe individuale, pushtimi ka qene kolektiv dhe me pasoja kombetare dhe nderkombetare.
Turqia e sotme kerkon ta quajme pushtimin osman clirim dhe Skenderbeun agjet te Vatikanit dhe keshtu te shpallim hero Sulltan Mehmetin, Muratin e tjere dhe te shnderrohemi ne ballkon turk ne Evrope.
Ata e din se jemi komb i vogel dhe i varfer,por nuk duhet te harrojne se kombi shqiptar mund te humb perkohesisht, por kurre jo te nenshtrohet dhe ne fund gjithmone del fitimtar. Se ne gjenet e tija jeton objektiviteti, drejtesia dhe mbrojtja e te dobtit.Jopushtimi i te dobtit!

Pse e ben kete kerkese kaq arrogante Turqia? Bazohet ne fe sigurisht. Ata mund te logjikojne keshtu: ne ua sollem islamin, jini mirenjohes se perndryshe do t´íshit asimiluar ne serb,grek etj. Thuase katoliket e Shkodres( vllezerit tane te dashur ) u asimiluan dhe thua se ortodokset ne jug ( vllezerit tane te dashur ) nuk jane me shqiptar.

Thua se nuk jane asimiluar ne Turqi mbi 5 milion shqiptare dhe ata qe kane mbetur nuk kane aq te drejta sa kishin shqiptaret ne kohen e fashistit Milloshevic.

Nese ndryshojme historine, nuk duhet te presim gjate kur te na kerkojne ta riemrojme kombin, sepse do te jete turp njeriu te quhet arnaut: me mire tingellon turk, do te thone ata!

Miqesia e Turqise me arrogance te tille nuk na nevojitet, sepse ajo po insiston ne shkaterrimin e shqiptarise! Turqia me ide te tilla duhet te mbahet sa me larg Ballknait dhe Evropes…Edhe Miloshevici pushtimin e Kosoves e konsideronte clirim! Edhe ata kerkojne ta korrigjojme historine!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora