E merkure, 20.11.2019, 12:39 PM (GMT)

Aktualitet

Gjykata ndalon imamin

E premte, 25.05.2012, 06:51 PM


Si rralle ndonjëherë Gjykata Civile e Tiranes ka vendosur të ndalojë një 31-vjeçar të hyjë në xhami, pas kërkeses së organit të akuzës, që e ka atë nën hetim, për akuzën e pengimit të veprimtarive të organizatave fetare.

Sipas vendimit te Gjykates, Lulzim Plloçi urdherohet te mos hyje ne xhamine e medresese  dhe kjo mase nuk ndikon negaivisht qe i pandehuri te mos ushtroje ritet fetare sipas besimit te tij, pasi sic thote gjykata ai mund t'i ushtroje normalisht ne çdo xhami tjeter, e per me teper qe te tilla ka plot ne tirane.

Top Channel e kontaktoi Lulzim Plloçin pas vendimit te shpallur, ai deklaron se ka qene imami i kesaj xhamie dhe se konflikti mes tij dhe Komunitetit Myslyman ka nisur ne shkurt te ketij viti, atehere kur ai eshte liruar nga kjo detyre.

"Në raport me vendimin që ka marrë gjykata, unë do ta respektoj, nuk do të shkoj, pasi dua të shpreh deri në fund qytetarinë time dhe vullnetin tim për t'ju përmbajtur çdolloj vendimi, gjykimi, qoftë edhe i padrejtë, sepse unë kështu e quaj, të padrejtë, në mënyrë që e gjithë e vërteta të dalë në shesh", tha Plloçi.

Sipas imamit Plloçi, ai eshte denoncuar ne polici sikur nxiste besimtaret qe te ndalonin imamin e ri, por ai tregon se jane vete besimtaret ata qe me anë të një shkrese kerkojne te degjohen nga Komuniteti per zgjedhjen e njeriut qe u drejton faljen. Plloçi akuzon Komunitetin Mysliman se sa here ka ngritje zeri, Komuniteti Myslyman njofton menjehere autoritetet per shfaqje radikalesh apo ekstremistesh.

"Kam ngelur i habitur, për faktin që jam thirrur te Antiterrori, sepse të argumentosh se një njeri është radikal dhe ekstremist, duhet të kesh fakte dhe pa fakte dhe argumente nuk mund të akuzosh askënd. Në të njëjtën kohë kam dhënë argumentat e mia, që unë nuk jam i tillë", thotë Plloçi.

Se fundmi ka patur mjaft debate per egzistencen apo perplasjen e rrymave prane Komunitetit, por nuk ka patur asnjehere nje vendim gjykate qe ndalon nje person te mos hyje ne xhami.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT