Kulturë
Poezi nga Xhavit Gasa
E enjte, 03.05.2012, 09:12 AM
Xhavit Gasa
URIM
Parfumohuni,
Me freskinë,
E luleve që po çelin,
Shijoni rrezet,
E arta të diellit,
Bukurinë e valëve
.....................të detit,
Shijoni,
........e gëzoni,
Në çdo cep,
..............të trojeve,
Nga Çamëria,
.................deri në Kosovë.
Uroni,
.......të vijë.
..............dita e bekuar,
Që të jemi,
...........të gjithë të bashkuar.
VALLJA SHQIPTARE
Me kostumet,
Popullore veshur,
Dhe me plisa t'bardhë,
Sa lehtë vallen hedhin,
Toka ç'ju drihet nën këmbë.
Vallja popullore
Vallja përmbi valle,
Që zbukuron çdo odë,
Flakëron vallja shqiptare,
Koha nuk e shojti dot.
Vallzojnë burrat si kreshikë,
Gra e vajza si sorkadhe,
Nga Kosova në Çamëri,
Flakëron vallja shqiptare,
Sa e madhe je moj SHQIPËRI.......
FJALA E KEQE
Nëse,
Dikush të thotë,
Një fjalë të keqe,
Përtype me kujdes,
Te mbeturinat hidhe,
Ai që e ka thënë,
Vjen përsëri dhe e gjen.
QENT NË PAZAR
Zihen,
Qent në pazar,
Kacafyten,
Njeri tjetrin,
...........tërheqin zvarrë.
Sikur të kisha,
Kocka për të gjithë,
T'ju a hidhja, ti lëpinin,
Vetëm të pushonin,
...................sherrin e kacafytjen.
A do të.
Qetësohej,
Pazari vallë.
Nga këto,
..........qen rrugaçë???