E premte, 26.04.2024, 05:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Poezia shqipe e Bilal Xhaferit...

E merkure, 02.05.2012, 06:56 PM


POEZIA  SHQIPE  E  BILAL  XHAFERIT  I  KA  DHËNË ZËRIN  HISTORISË SË  KOMBIT.

Nga Ramiz DËRMAKU-Weingarten

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".
             Bilal Xhaferi u lind më 2 nëntor të vitit 1935 në fshatin  Ninat të Konispolit, në krahinën e Çamërisë. Në vitin 1943 i vdesë e ëma, ndersa në vitin 1945 do i pushkatohet i ati si nacionalist-antikomunist. Ai kishte patur një jetë shumë të vështirë sepse ishte  rritur jetim. Ai pasi mbaroi shkollën e mesme, u inkuadrua në punë, si teknik i thjeshtë ndertimi – ( rrugëve)korier poste, punëtor krahu  nepër qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe në Sarandë.Gjatë natës ndiqte leksionet në shkollën shtatëvjeqare në fshatin Sukth të Durësit. Poezitë e para do i botohen në gazetat“Zëri i Rinisë“ ,“Drita“ etj. Mirëpo, regjimi në Shqipëri, orvatej që ta burgoste dhe ta dënonte edhe me burgë, sepse ai ishte djalë nacionalisti. Kështu që ky Atdhetarë, detyrohet të largohet nga Shqipëria në gushtin e vitit 1969 fshehurazi  përmes Janinës kalonë në Greqi, e më vonë në SHBA. Posa arriti në Amerikë dy vite punoi në gazetën“Dielli“  të shqiptarëve të Amerikës.Në tetor të vitit 1974 boton numrin e parë të revistës“ Krahu i Shqiponjë“, që botonte Lidhja Çame në Çikago. Poeti Bilal Xhaferi ai e themeloi dhe e drejtoi këtë revistë gjatë tërë kohës sa ajo u botua ( 1974- 1986). Ai nxori 39 numra të revistës, i cila mbahej kryesisht me shkrimet publicistike, me poezitë, me tregimet dhe me shënimmet e tij.  Nëse poetet shqiptarë nuk kanë patur dhe aq fat, poezia shqipe s’ka qenë e tillë, përkundrazi, ajo i ka dhënë zë historisë së kombit dhe çdo trevë e jona ka patur, si të thuash rapsodin e vet, rob dhe të vërbër, prej të cilit ne kemi parë muzgjet e humbjeve krenare apo agullimin e fitoreve të brishta.
              Shkrimtari Bilal Xhaferri është dhe këngëtar i dhembjes çame, i saj pjese që ka munguar, por që s’ka reshtur së prodhuari trishtim e tragjedi. Ky shkrimtar i asaj treve rikrijoi brengën kolektive në kohën kur atdheu ishte më pak atdhe, por i pushtuar nga diktatura vendase, fill mbas Luftës II Botërore, kur pushtuesit e huaj u larguan. Arriti të botojë librin e shkëlqyer me tregime "Njerëz të rinj, tokë e lashtë", por përmbledhja me poezi "Lirishta e kuqe" u ndalua dhe u çua fabrika të letrës për t’u ribërë letër sterile. romani "Krastakraus" mbeti në dorëshkrim. Dy vjet punon në gazetën "Dielli" të shqiptarëve të Amerikës. Në Çikago themeloi gazeten e Lidhjes Çame "Krahu i shqiponjës".
Njerëz të panjohur e sulmojnë me thikë në Nju Jork. Sigurimi i shtetit komunist shqiptar kërkonte vdekjen e tij dhe të veprave.
1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes.
1968 shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”.
1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.
1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.
1970, shkon në SHBA, në Boston.
1970-1972 punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA.
1972 nga Bostoni dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, në Prishtinë, romanin “Ra Berati”.
1974, në tetor, në Çikago të SHBA themelon revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame.
1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986
1975 boton fragmente të vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986romanit “Trotuare të kundërta” në revistën “Krahu i shqiponjës”.
1977 boton fragmente të romanit “Hëna e kantjereve” në revistën “Krahu i shqiponjës”.
1978 e plagosin disa njerëz të panjohur.
1981 digjet redaksia e revistës “Krahu i shqiponjës” ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.
1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit.
1986, 14 tetor, vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.
1995, 3 maj, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".
1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa, drejtues i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë, në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.
Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën, po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve.
I digjet shtëpia dhe gjithë dorëshkrimet. Ndërsa këtu kompllotohej me heshtje ose kujtohej vetëm për t’u sharë (ose për t’u rivrarë), të burgosurit politikë në Spaç, Qafë – Bari, Burrel, nëpërmjet atyre që e kishin njohur, kujtonin dhe mësonin përmendësh vargje të Bilal Xhaferrit.
U desh të binte diktatura e kuqe që shqiptarët në vitet e lirisë, kur qe vendosur shteti demokratik, të sillnin eshtrat e Bilal Xhaferrit në atdhe që balta e tij të prehej përgjithmonë e përzjerë me baltën e vendlindjes.
Poezitë e Bilal Xhaferrit për Çamërinë janë antologjike për nga bukuria dhe dhimbja. Ndërkohë, për sa i përket përmbajtjes, janë të vetmet në të gjithë poezinë mbarëkombëtare që mbartin dramën e Çamërisë, dëbimin e hershëm, lotët, dergjen e krahinës epirionte, zbrazëtirën e madhe si një zgavër tronditëse në kohë. E gjitha sikur parandjell drejtësinë, më fuqishëm se çdo UÇÇ e mundëshme
Vdes në rrethana të dyshimta, pas një operacioni në kokë me 1987 në Çikago. Sundimtarët e rinj mbi gërmadha po hidhnin dhe kufomat e të pushkatuarve, mes të cilëve ishte dhe babai i shkrimtarit të ardhshëm, Bilal Xhaferrit. Skuadra komuniste e pushkatimit e vrau si nacionalist. I përkiste fisit të shquar të Hasan Tahsimit nga Konispoli. Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte  idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën, po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve.
Punuar me 23.04.2012



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora