E premte, 26.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Kush është burrë nuk frikohet

E merkure, 25.04.2012, 07:59 PM


Kush është burrë nuk frikohet

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

Dija mund të komunikohet, mençuria jo. Ajo mund të gjendet, të jetohet; mund të jesh plot mençuri dhe të udhëhiqesh prej saj, por nuk mund të shprehësh apo t`ua mësosh ë tjerëve. Një e vërtetë mund të thuhet dhe të vishet me fjalë kur është e njëanshme. E njëanshme është ajo që mendohet në kokë dhe mund të thuhet me fjalë: ajo që është larg tërësisë, njësisë dhe të qenit sferik. Por, realiteti, qenia që përmbushet brenda nesh, s`është kurrë e njëanshme.

Qartësia dhe e vërteta janë fjalë që i dëgjojmë të shqiptohen vazhdimisht, sikur të kishin përafërsisht të njëjtin kuptim. Por, në të kundërt, ato shënojnë gjëra aq të ndryshme. Rrallë, tepër rrallë e vërteta është e qartë, akoma dhe më rrallë qartësia është e vërtetë! E vërteta është pothuajse gjithnjë e ngatërruar, e errët, polivalente; çdo fjalë, veçanërisht fjala “e qartë” e dhunon atë. “Qartësia” është gjithnjë dhunë, është përpjekje e dhunshme për të thjeshtuar larminë, praqet të natyrshmen si të kuptueshme, madje si të arsyeshme. Qartësia është tipike për rregullat. Rregullat janë të rrjedhshme, të meritueshme, janë edukative, të zgjuara, mësimdhënëse, veçse nuk janë kurrë të vërteta, pasi për çdo rregull mund të jetë e vërtetë dhe e kundërta e tij.

Evropa dhe krejt rruzulli tokësor çuditet me destruktivitetin e shqiptarëve. Shqiptari në vend që merret me diçka të mençme dhe konstruktive, shekuj me radhë ka përvetësuar do prirje primitive për shkatërrimin e vetvetes. Shqiptari kot së koti ndërron emrin, ndërron gjuhën, ndërron kombësinë, ndërron fenë, ndërron shtetësinë, ndërron heronjtë, ndërron flamurin, ndërron himnin, ndërzehet.

Të gjithë ata që propagandojnë, përqeshin, përbuzin, urrejnë simbolet e shenjta kombëtare, veçanërisht himnin, me hatër ose pa hatër ndikojnë në nxitjen e urrejtjes së shqiptarëve për gjithçka që është shqiptare, duke filluar prej urrejtjes së vet shtetit shqiptar, Shqipërisë.

Tragjedia më e madhe e shqiptarëve është se lejojnë që historinë e tyre të jua qëndisin individ antikombëtar të cilët kanë poste të larta, poste të cilat nuk i meritojnë në aspektin arsimor/intelektual por as edhe në at atdhetar. Dhe, shtrohet pyetja: prej kujt dirigjohen qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët tanë? Grekëve? Serbëve? “Maqedonëve”? Apo prej gjithë keqdashësve tjerë? A thua manipulohen nga naiviteti dhe mosdija ose janë të paguar të shkatërrojnë shqiptarinë për brenda?!

Këtyre pseudo-ekspertëve u pengon fjala “burrë” e tekstit të himnin kombëtar, me arsyetim se kjo na qenka diskriminuese për gratë. Dhe, këta të boshatisur mendsh, as që kuptojnë domethënien e fjalës së cilës i referohen. Dhe, janë indiferent ndaj faktit se është tragjikomike për një komb dhe shtet nëse ndryshojnë simbolet e shenjta çdo herë kur vinë në pushtet një dallkauk i ri. Një komb dhe shtet kësisoj banane, i cili pa pushim, kur t`i teket, ose kur t`i çohet dikujt fillon me një epokë të re, është i dënuar të shkatërrohet në çdo aspekt. Dhe, sa për orientim, u them batakçinjve të mos ngucen me himnin sepse himni përfshinë gjithë popullatën shqiptare në tekstin e vet, edhe gratë pra. Fjala “burrë” në rastin tonë konkret nuk duhet të keqkuptohet, keqinterpretohet, kjo për arsye sepse ka domethënien dhe simbolizon forcën, shëndetin, energjinë, heroizmin, trimërinë e jo gjininë. Është kjo një metaforë e jo diskriminim në baza të gjinisë; nuk ka lidhje me biologjinë. Dhe, kur ne flasim në forma të përgjithshme, përdorim shprehjet {ai } e jo {ajo}. Është kjo teknikë klasike e të folurit e jo diskriminim i grave. Por, edhe mbiemrat i kemi të gjinisë mashkullore. A do të ndërrojmë edhe mbiemrat duke i zëvendësuar me mbiemra të gjinisë femërore? Në një luftë të armatosur, është obligim i mashkullit që në vijën e parë të frontit të mbron me armë në dorë Atdheun, kundër çdo agresori; ndërsa gratë dhe krejt popullata tjetër të jenë pjesëmarrës të asaj lufte por në eshalonin e dytë e të tretë të frontit ose prapavijës. Gratë pra, kanë të drejtë të sakrifikojnë jetën në vijën e parë të frontit, por nuk e kanë obligim këtë përderisa burrat kalojnë kohën nëpër çajtore, 99,99% e tyre; kjo u vërtetua në vitet 1998-2001. Nuk dua të humbi kohën duke ligjëruar doktrinën luftarake. Në vend që të krenohemi me lashtësinë e historisë së qenies tonë kombëtare, ne bëjmë gjithçka që të tregojmë para botës se jemi palaço joserioz e shakaxhinj që, nuk meritojmë të kemi shtet dhe që me kalimin historik të kohës, nuk bëhemi më të vjetër e më të pjekur, por më të ri e më të çmendur.

Kur flasim për të drejtat e njeriut, përherë duhet mbajtur mend se të drejtat dhe obligimet janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Dhe, secili prej nesh para se të kërkon të drejtën e vet lypset të përmbush obligimin.

A duhet të diskriminohet femra shqiptare? Jo. Përkundrazi lypset të kenë të drejta më tepër se burrat, kjo për shumë arsye. Nuk guxojmë t`i rrahim dhe vrasim gratë, nuk guxojmë t`i shfrytëzojmë të bëjnë të gjitha punët shtëpiake kurse ne të luajmë domino në çajtoret e tymosura, nuk guxojmë t`i shesim në Itali, Greqi e Serbi...Nuk guxojmë të pengojmë lëvizjen e lirë të tyre, arsimin, edukimin, punësimin, ama as që guxojmë t`i detyrojmë të vishen me ferexhe ose të vishen cullake...

Nëse klikoni në këtë faqe: http://xref.w3dictionary.org/index.php?fl=sqHYPERLINK "http://xref.w3dictionary.org/index.php?fl=sq&id=18148"&HYPERLINK "http://xref.w3dictionary.org/index.php?fl=sq&id=18148"id=18148 do të shikoni se fjala ”burrëri” në gjuhën shqipe dtth: guxim, fuqi e karakterit, qëndresë etj, ka pra të njëjtin kuptim si në gjuhët anglishte, frëngjishte, gjermanishte, serbishte...e me radhë.

shqip: burrëri, guxim, qëndresë, fuqi e karakterit

anglisht: fortitude: (qëndresë, guxim, burrëri, fuqi e karakterit)

gjuha frëngjishte: courage, détermination, fermeté, force d'âme, courage

gjermanisht:  Stärke (forcë)

serbisht: ????????, ??????? ???????? (kurajo, guxim)

maqedonisht: ???? ?? ????? (qëndresë)

bullgarisht: ???? ?? ????, ???? ?? ????, ????????, ????? (qëndresë, fortësi, guxim)

rusisht: ?????????, ???? ????, ?????????, ???????? (qëndrueshmëri, forca e mendjes, guxim)

çekisht: state?nost (trim)

norvegjisht: heltemot (heroizëm)

turqisht: metanet (qëndresë)

rumunisht: curaj (guxim)

 

Hymni kombëtar

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora