Mendime
Selim Nengurra: Kur do u themi edhe aburigjinve të Zelandës vëllazen?!
E hene, 23.04.2012, 06:47 PM
KUR DO U THEMI EDHE ABURIGJINVE TË ZELANDËS VËLLAZEN ?!
Nga Selim M. Nengurra
Njeriu
shqiptar, në kohen që po jetojmë, asht aq i çuditshem sa me sjelljet e tij asht
ba si palaço. Tue mendue se po thotë diçka, ai nuk thotë asgja.
Mendon se
asht i ultë dhe me zell perpiqet të barazpeshohet me secilin dhe njanin e thërret
vëlla, tjetrin e thërret koleg, ndërsa politikajt tanë, me euforinë e tyne dhe
garen per t’u hy në prapanica të tjerëve, edhe anmikut shekullor, janë ba aq të
padurueshem, sa na tmerruen me vëllaznit e shumtë të popullit shqiptar.
Kur po nëgjoj
Hashim Thaqin se si i thotë vëlla kryeanmikut të shqiptarëve të fillim
shekullit 21, pushtetarit turk Rexhep Taip Erdogan, apo tjetrit Abdullah Gul,
apo edhe ideologut të perhapjes së otomanizmit islamik në Europë, Ahmed
Davudoglu, po them: A thue asht kjo e vërtetë, se i paskem vëllazen, dhe nese
po, a thue a ka mundësi që gjyshi, apo stergjyshi im të kenë perzi tirqit
shqiptar me ndonji hanem me shallvare turke në ato kohna dhe ndoshta edhe unë kam
ndonji lidhje gjaku me pushtuesit 5-shekullorë?!
Shkon
Sali Berisha dhe edhe ai na tregon se i paskemi vëllazen turqit e Anadollit. Por
ky besa vëllazen po i quen edhe shumë popuj të tjerë të racave të tjera, edhe
anmiqet shekullorë serbë, malazezë, boshnjakë, maqedonë e grekë.
Kam lindë
në fshat multietnik ku kishte diku 300 pjestarë serbë, malazezë e magjupë (nga
gjithsej 1200 banorë). Aty u rrita dhe pastaj rininë e bana në Lubjanë të Sllovenisë
me serbë, sllovenë, boshnjakë, malazezë, kroatë e maqedonë dhe kurrë asnji nga
këta nuk më ka thirrë vëlla. Perkundrazi, më kanë thirrë: SHIPAC, SHIFTAR,
BJELLOGALVAC, VATERPOLLISTA, BALLKANSKO GJUBRE, BALLKANSKI CIGAN etj, etj.,
forma denigruese e nençmuese. Tanë jeten, sikur i tanë populli im shqiptar, u
desht të mbrohem e të kacafytem per ta mbrojtë dinjitetin, identitetin dhe
rranjet e mia të shejta ILIRO-DARDANE.
Jo
gjithmonë burgosjet e shqiptarëve ishin pse ata dilnin haptas kunder pushtetit
dhe okupimit jugosllav, por ishin pikërisht pse provokoheshin keq dhe vinte
deri të kacafytja e kjo sillte arrestime, burgosje e torturime të tmerrshme e
shpesh edhe vrasje në tortura.
Prandaj
protestoj me aq sa kam mundësi dhe kerkoj nga të gjithë këta bythlëpisa, që me
voten e popullit moren pushtetin e tash po pallin si gomarat gjithandej
foltoreve të sallave e kancelarive vendore e botnore, që njihere e pergjithmonë
të nderpresin gjuetinë per t’i kerkue vëllaznit tanë. Nuk i kemi pasë neve të paret
kodosha, që të na bajnë nga nji vëlla gjithadej botës, se po t’ishin të tillë,
na do ishim ma të mirë e jo kaq të mjerë çfarë jemi.
Lexon
njeriu nji shkrim dhe sheh se posë politikajve ka edhe të ashtuqujtun
intelektualë e krijues, që në emen të nji vullneti per ta shprehë dashamirsinë per
secilin, na i afrojnë e na i bajnë vëllazen edhe boshnjaket e Bosnjes. Njifarë krijuesi,
historiani dhe shkrimtari, para disa viteve, në RILINDJE (edicioni i botimit të
saj në Zvicërr) pat shkrue nji shkrim me titullin; "A DO GDHIHEN
BOSHNJAKET POPULL MITIK", ku me njimijë argument, pa asnji bazë shkencore,
na i ban boshnjaket popull vëlla me origjinë ilire.
Para disa
ditëve, nji tjeter krijues na ban nji shkrim të gjatë e perplot me fotografi të
figurave të politikanëve e shkrimtarëve rumunë e shqiptarë, ku kishte dalë me
tezen se shqiptaret qenkan vëllazen edhe me rumunët.
Para pak çastesh,
në edicionin e lajmeve të ores 23.00 në RTK, perfaqësuesja e qeverisë rumune,
zonja OANA POPESCU, deklaron se Rumunia dhe rumunet nuk pranojnë mvetsinë e
Dardanisë ( Kosovës ) per shkakun e afersisë fisnore e miqësore me serbët dhe
Serbinë.
Hajt
tash, ec e hesht njeriu e mos hapë fesat me njerzit që pa asnji arsye dhe pa
asnji nevojë per ne shqiptaret, po na bajnë vëlla me dreqin e të birin.
Po ju
perkujtoj të gjithë atyne që po na servojnë vëllazni të tilla se në GADISHULLIN
ILIRIK shqiptari ka lind edhe para SHEJTANIT,
dhe se mbasi ate ( SHQIPTARIN ) e sulmojnë pushtuesit barbarë sllavë e
turq osmanli, ky u terhoq gjithandej drejt perendimit, dhe sot nga ta janë shtete
e popuj europian dhe me këta PO, ka mundësi të kemi lidhje gjaku, lidhje
gjenetike, prandaj i thirrni këta VËLLAZEN e leni majmunllaqet e tueja tue i
thirrë vëlla shkaut, rumunit, turkut, arabit e afganit.
Unë jetoj
në Norvegji që nga viti 1990, aspak nuk i tham vetit dhe nuk pretendoj të jem
farë studjuesi apo eksperti. Mirëpo, ashtu me nji perpjekje timen të thjeshtë,
unë deri sot kan gjetë mbi 1800 fjalë që fliten, shkruhen dhe kanë të njejtin
kuptim si në shqipe, ashtu edhe në norvegjishte . Ja disa nga to: DERË-DØR,
GROPË-GROP, LEHTË-LEHT, DALJE- DAL etj, etj.
Prandaj,
ju që po i thirrni vëllazen të tjeret, edhe anmiqet tanë tradicionalë e
shekullorë, nese nuk ju mjaftojnë vëllaznit e vërtetë dhe të gjakut, të cilit i merrni shpirtin per
asgja, të cilin e shani, e plaçkitni, e dhunoni, e spiunoni, e shkatrroni pamëshirshem,
po deshet të tjerë vëllazen, thirrni vëlla ANGLEZIT, SKANDINAVIT, GJERMANIT,
BASKUT, SKOCEZIT, IRALNDEZIT, FRANCEZIT E ITALIANIT e mos na i pergojoni
gjyshnit per së vdekuni, se ata nuk kanë pasë kohë të na prodhojnë vëllazen në Anadol,
as në meset e popujve slave, sepse ata kanë ba lufta çlirimtare per të gëzue na
lirinë.
Ju
shkrova kështu, se besojë që jeni shqiptarë, ama ka edhe mundësi tjeter, që ju
të jeni produkt i të kundertës. Te jeni fidane të mbjelljes turko anadollake,
rumune apo sllavo karpatiane.
Nese kjo
e dyta asht e saktë, ju me të drejtë po i thirrkit vëlla Erdogan barbarit turk.
Pushoni, he u mallkoftë ZOTI! Nji ditë do na i bani edhe ABORIGJENET E ZELANDËS vëllazen.