Mendime
Zejdush Kastrati: Hapu tokë…!
E diele, 22.04.2012, 04:58 PM
Hapu tokë…!
Eshtë më mirë dikush t,ju kete lakmi,se t,i dhimbëseni dikujt. (J.Prevert)
Nga Zejdush Kastrati
Deklaratës
së të parit të Mitrovicës,z Avni Kastratit, drejtuar shqiptarëve të veriut të këtij qyteti të ndarë, tani e 12 vite, i
mungonte vetëm edhe thirrja dhe apeli për ti armatosuar me armë, ai vet, apo ndonjë organizatë famoze,
dhe pastaj, ata, të mbrohen vet, nga
kriminelët dhe bandat, që po terrorizojnë, këtë pjesë, të ketij
qyteti të ndarë.
Zatën, një
deklartë të tillë, si e Avni Kastratit,
në vitet e 91, e shumë herë edhe më vonë, e kishte bërë edhe
ultranacionalisti sërbë dhe kryetari I Partisë radikale sebe ,apo “grobari”, Vojisllav Sheshel, që i
kishte drejtuar sërbëve anë e kend ish
Jugosllavisë, që aso kohe “dridhej” ,por
ky nacionalist sërb që veten e quente edhe shpëtimtari i gjithë sërbëve, që tani
po “mrizon” në Hagë, i kishte treguar
edhe adresën e saktë, gjithë sërbëve , për tu armatosur dhe paisur edhe me armatim
e logjistikë tjetër luftarake,, që atë kohë i kishin përfshirë “emocionet
nacionaliste” nga logjika dhe politika sërbomadhe, jo vetëm të kreut të shtetit
sërbë, por edhe Akademisë së shkencave sërbe,
si strumbullarë e shumë të këqijave që ndodhën në vazhdimësi,deri me shkatrrimin e asaj
krijese artificilae,por siq dihet edhe
me viktima qindëmijëshe.
Ska dilemë,se
z Kastrati,këtë deklaratë nuk e ka bërë me qëllim që të friksoj të tjerët,apo
ti kërcënojë popullatën sërbe, e cila jeton në atë pjesë të qytetit,të dërgojë mesazhe
kërcënusese dhe ultimatume ndaj dikujt, që nuk është shqiptarë,pastaj nuk e ka
drejtuar në ndonjë shtet fqinjë ku jetojnë shqiptarët, sic kanë bërë liderët sërbë,në
veqanti pas vitit 1991,por edhe tani e për cdo ditë po e bejne heshtazi
strukturat e Sërbisë në këtë pjesë të Kosovës.
Por, kur
Kosova, tashmë ka krijuar një identitet shtetrorë të pranuar , në raport me
shtetet më të fuqishme të botës, kjo deklaratë, tingëllon shumë keq, dhe vetëvetiu
krijon hapirë për dyshime,e që nuk është për të mos besuar, se “është mbushur kupa” dhe (ndoshta) duhet të
veprojë kanuni e zakonet,sepse nuk
po vepron shteti, i cili, dorën në zemër,
në këtë pjesë të teritorit të Kosovës, fatkeqësisht, është më pak prezent, se
para vitit 1999.
Sikur një
deklaratë e tillë,për vetëmbrojtje apo vetëorganizim, të ipej nga ndonjëri nga banorët apo kryetarët e ndonjë shoqate
me seli në atë pjesë të qytetit,atëherë, edhe
pesha edhe domethenja, do të kishte konotacione deri diku më të arsyeshëm,dhe ate , për shkak të refleksioneve
dhe ngjarjeve që po ndodhin, pothuaj, cdo ditë në atë pjesë, dhe dosido, do të mund edhe të
arsyetohej,por të deklarojë përsoni që ka
kompetenca ligjore dhe oblibgime që të jetë
faktor unifikimi dhe zhvillimi
institucional, të gjithë asaj
komune,përkundër problemeve , është një veprim i pamatur,pa takt, dhe në momente
shumë delikate për gjithë vendin.
Avni
Kastrati,sikur të bënte një deklaratë të fuqishme,bile edhe në formë ultimatumi, drejtuar në radhë të
parë Policisë së Kosovës, për veprime
konkrete,pas këtij akti kriminal, ku ka humbur jetën një qytetar dhe po
rrezikohen shumë të tjerë, pasi që është në pytje jeta e qyetarëve të asaj
komune, dhe teritori ku ai është i pari dhe përgjegjës për jetën e tyre ,apo të kërkonte edhe nga KFOR-i
edhe Eulex-i por edhe institucionet qëndrore që të ndërmarin hapa urgjent për
menagjimin e situatës,e në veqanti, duke e ndërlidhë me mllefin dhe iritimin e
madhe që ka krijuar në pjesën jugore të Mitrovicës, por edhe gjithë Kosovës,kjo
gjendje e papranueshme,atëherë,vërtet
Kryetari Avni Kastrati do të tregohej
edhe liderë i mirë,edhe solidar e human,edhe i menqur e kooperativë, por
mbi të shumë institucional.
Një fjalë
popullore thotë”pasi është thyer qerrja gjinden shumë rrugë”,andaj edhe Z
Kastrati,sikur të kishte këshilltarë të mirë,apo të konsultohej me ndokend që ka
afër stafit të tij, ka pasur mundësi, që para
liderit të Vetëvendosjes të kërkojë, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme
,dhe këtë ta bëjë edhe vet,sepse këtë e lejon edhe ligji për adminsitrim
lokal,edhe pse shikuar realisht, dhe duke u bazuar nga gjendja ne teren,
gjendja e jashtëzakonshme, sikur të shpallet edhe
nga Presidentja Jahjaga, apo
bashkë, gjithë institucionet tjera kosovare ,në veri të Mitrovicës,vështië se
do të kishte efekte,pasi që tani e 12
vite,atje ka vetëm një pushtet që udhëhiqet nga Beogradi dhe strukturat e krijuara nga Sërbia ,por mbi të gjitha,refleksioni
pozitiv do të ishte më i pranueshëm dhe më i kapshëm edhe për faktorin
vendor,por ashtu edhe ate, ndërkombëtarë.
Sikur një
deklaratë të tillë, të kishte bërë edhe
ndonjëri nga oponentët politik të Avni Kastratit, përkatësisht,opizitar i PDK-së
,përsëri pasojat në kontekst të përgjithëshëm institucional, do të ishin shumë të
dëmshme,por kur jemi dëshmitar’ se për të
ardhur në pushtet, shqiptarët janë të gatshëm ta kallin edhe shtetin,deklarata e z Kastrati sikur të ipej
nga ndonjë subjekt opozitarë,atëherë mesazhi do të merrte ngjyrime fushatash
elektorale, apo anti qeveri ose anti ministri,por të ftohen qytetarët të vetëmbrohen,
vetëorganizohen,e që mund të eskaloj lehtë, ne situata që u konvenon, vetëm
atyre që nuk e duan një Kosovë stabile e
funksionale,nga një deklaratë e një kryetari legjitim,të një Qeverie që udhëhiqet
nga një liderë që e ka emruar ate kryetar,pra
të të njejtës parti, është një veprim,
që domosdo, duhet të penalizohet e
sanksionohet.
Një miku
im nga Mitrovica, më tha, se z. Avni
Kastrati është një burrë i mirë,familjarë i ndershëm dhe profesionist për
respekt.
Me
siguri, edhe unë pa kurfarë rezerve
them po,dhe lumë familja,miqët e shokët
që e kanë,por sa i përket politikës,përktësisht menagjimit të komunës , e në veqanti rastit të ndërlikuar të Mitrovicës,z. Kastrati,
si shumë shqiptarë, që nuk hezitojnë, të
thonë gjithnjë, se dijnë e munden ta bëjnë cdo gjë, e në realitet nuk dinë asgjë,apo dijnë shumë pakë,por meraku
për pushtet…, edhe ai, me Mitrovicën,në radhë të parë, për shkak
të moshës,specifikave e ngjarjeve dinamike, në të cilat, ka kaluar, dhe po
kalon ky qytet,posti i të parit nuk është një privilegjë.por ështe një obligim
i rëndë, që shikuar realisht, vështirë do ta përballonte, edhe ndokush tjetër,
e më së paku, profi Avni Kastrati.
Avni
Kastrati,me deklaratën e dhënë, nuk bëri ndonjë marri,apo ndonjë skandal të veqant,krahasuar
me shumë skandale tjera me pasoja të mëdha
nga liderë të nivelit qëndrorë,por deklarata e tij bëri bujë mediatike,e hapi debate të shumta,por
marria dhe llogaridhënja, për gjendjen në veri të Mitrovicës, në radhë të parë,
bie, mbi Qeverinë e institucionet qëndrore, që nuk kanë ba asgjë për tejkalimin
e kësaj situate,pos deklaratave bombastike para mediave, e që u prinë ministri Rexhepi,por gara për hajni,
pasurim,shfryerje epshesh,servilizëm…janë pasione dhe obligime primare, për
shumicën e tyre,veprime që na kanë kushtur,po na kushtojnë, dhe do të na
kushtojnë me siguri edhe ne te ardhmen.
Nuk është
për tu habitur, kur disa nga ndërkombëtarët,sillen
dhe veprojnë me neve,sikur ne të ishim nga ndonjë planet tjetër.
Edhe veprimi, kur para disa ditësh, njërin nga liderët partiak, njëri nga ndërkombëtarët nuk e la të shkoj në toalet për urinim,deri sa të pajtohet për një votim në Kuvend ,vlen të respektohet dhe përshëndetet, edhe pse nga zemra e plastë, ia vlen ti thuhet :Aferim…
zkastarti@hotmail.com