E shtune, 27.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Gjurmëve të vendnumërimit burokratik-separatist në gjuhësi

E merkure, 19.03.2008, 07:05 PM


Gjurmëve të vendnumërimit burokratik-separatist në gjuhësi

 

 

Përse profesorët tanë Emil Lafe dhe Isa Bajçinca kundërshtojnë risimtarinë në gjuhën shqipe!?!

 

 

Nga Kadri Mani

 

 

Dy profesorëve tanë, nuk ua kanë vrarë veshët e tyre të hollë fjalët hiç shqipe:

NOVATÓR, ~I  m. sh. ~Ë, ~ËT. Ai që paraqet dhe vë në jetë metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës etj. FSHS, Tiranë 2002, f. 872.

Shih RISIMTAR, ~I m sh. ~Ë, ~ËT.

NOVATORI/ZËM, ~MI m. Vetia e asaj që është e re dhe përparimtare në një fushë; të qenët novator; veprimtari e novatorit. Novatorizmi i artit (i letërsisë). FSHS f. 872.

Shih RISIMTARI/A  f. sh. ~, ~TË.

 Dhe tash kur unë Kadri Mani dhe Dr. Nuhi Veselaj po tentojmë ta çajmë bllokadën burokratike-separatiste, dalin dy lidershipë, prijatar e baballarë e gjuhës dhe tentojnë më kot të na frenojnë në begatimin dhe në ardhangien e gjuhës shqipe!?!

Poashtu në këtë FSHS nuk janë përfshirë neologjizmat e Dr. Nuhi Veselajt nga libri i tij: “ÇËSHTJE TË SHQIPES STANDARDE NË FUSHË TË LEKSIKUT DHE TË FJALËFORMIMIT (I)”, Prishtinë-1997, “PASKAJORJA - ÇËSHTJE E SHQIPES STANDARDE”, Prishtinë 2000, dhe as falët e reja nga libri im, Kadri Mani: ”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Tiranë 1999; ku, pos tjerash, i kam të evidentuara dy fjalë të reja: dy siburra, dy sigra, pra, dalin njësoj sikur edhe te Dr. Nuhi Veselaj (ngaqë kemi krijuar ndaras, unë në Tiranë dhe ai në Prishtinë), me parashtesën fjalëformuese-SI, e që FSHS nuk e ka, sikur që nuk i ka parashtesat fjalëformuese as- SH, as -SHPËR.

Dhe mungesën e nuhatjes së tyre, do ta kompensojnë me potere e me betere!!  

Përse, sipas tyre, ka- novator dhe ka –novatorizëm, por s’ka-risimtar e s’ka-risimtari!?! Përse jua vrasin veshin fjalët shqipe e nuk jua vrasin veshin fjalët hiç shqipe!?!

Lexuesit tanë duhet të njoftohen se këta dy profesorë as në këtë moshë s’kanë arritur ta botojnë as nga një të vetmin libër në jetën e tyre!?!

Dhe ata të dy janë anëtarë të Këshillit Ndërakademik (ku s’ka zëdhënës dhe mbledhjet i mbajnë në gjysmilegalitet!) Tiranë-Prishtinë, kurse Dr. Nuhi Veselaj nuk është as në këtë organizim dhe as në Komisionet e përpilimit të Fjalorëve e të Enciklopedive, ku “punojnë” mjaft të skaduar!?! Na vjen keq që inteligjencia shqiptare nuk po tregohet e drejtë as azhure: punët kardinalë të sotme po i lë për nesër apo me afat të pakufizuar, për t’i ruajtur me çdo kusht pozitat e veta klanore dhe materiale!? Shumë profesorë i kanë hapur gurmazet dhe japin nga 3-4 lëndë në 3-4 universitete, ndërsa ne jemi pa punë, me nga 40 euro pensione!!

Ja veprimtaria letrare-shkencore e Dr. Nuhi Veselajt:

II. Nuhiu është marrë me shkrime që në bankat e shkollës së mesme, po për arsye, që tashmë dihen, edhe për shkak të përmbajtjes, s’ka mundur të botojë të gjitha dorëshkrimet. Përveç prozë e poezi në revista e gazeta të ndryshme publikoi edhe punime shkencore nga fusha e gjuhësisë. Deri tashti botoi këto vepra:
 
1. Nga fusha e letërsisë:

1. Miklime (vjersha për fëmijë), Rilindja, Prishtinë  1967),  (ribotim) 1997;
2. Rrezet e ylberta (vjersha për fëmijë), Rilindja, Prishtinë, 1971), (ribotim) 1997;
3. Me buzët në gaz (vjersha për fëmijë), Iliriku, Prishtinë 1997;
4. Fletë ditari rreth një motmotari  (vjersha), Iliriku, Prishtinë) 1997;
5. Trimoshi (tregime për fëmijë dhe të rinj), Iliriku, Prishtinë 1997;
6. Cace e hope djaloshare (poezi), Iliriku, Prishtinë 1997;
7. Shfrime nëpër mjegullnajë (reflekse poetike e mendimore), Iliriku, Prishtinë 1997;
8. Mësime nëpër pësime (shfaqje teatrore), Iliriku, Prishtinë 1998
9. Gërricje në damarët e djalërisë (tregime), Rozafa, Prishtinë 1998;
10. Bulëza të përshenjura, (vjersha kushtuar stinës rinore), Rilindja, Prishtinë 2000;
11. Ther me pupël (vjersha humoristike), Rilindja, Prishtinë 2000.
                                               
2. Nga fusha e gjuhësisë:

1. Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit I, Rilindja 1997;
2. Paskajorja, çështje e shqipes standarde, Dardania sacra, Prishtinë 2000;
3. Foljet më -O - në gjuhën shqipe, Dardania sacra, Prishtinë 2002;
4. Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, Prishtinë, 2006.

Pritet që nga penda e këtij autori mjaft të frytshëm të shohin dritën e shtypit edhe vepra të tjera në dorëshkrim, qoftë nga fusha letrare-artistike, qoftë, sidomos, nga ajo shkencore-gjuhësore, ngase (përveç mbi 100 artikujve, trajtesave e vështrimeve të botuara) ka të përgatitura për shtyp disa vëllime, ndër të cilat edhe disertacionin e magjistraturës si dhe atë të doktoratës. Gjithnjë qëndron në pritje të sponzorizuesve eventualë vullnetmirë.

 

REFORMA E MUAJVE TË VITIT

/Kalendari i Ri/

 

Nga Kadri Mani

 

Kadri Mani
Muajt e vitit janë: NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.[1]

Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.

Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e .r. e kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul Qezari 46 vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e bëri Papa Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e përvetësoi gati gjithë bota.

Emrat e gjashtë muajve të parë të Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i kalendarit të vjetër romak/ ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th. i  gjashti/ ka marrë emrin e perandorit August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por sipas renditjes së hershme romake. Muaji “sextilius” në kohën e hershme ka pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i Cezarit, i është shtuar një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga shkurti  cili ka pasur, sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë radhitur me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.

Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJE?ANJ, VELJA?A, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar neologjizma apo edhe me adaptim.

Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm. 

Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur” e “rrënjosur” me kohë!

Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë!

 



[1] [1] I kam trajtuar te revista e Lubjanës “ALTERNATIVA” nr. ½ 1992, f. 12: te gazeta e Tiranës “Mësuesi”; si dhe pati shkruar në mënyrë afirmative dhe me grishje për zbatimin në praktikë  Prof. Dr. Eshref Ymeri, te gazeta “Socialdemokrate”; këto dy burimet e fundit nuk i kam gazetat në tavolinë që t´ua shënoja faqet.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora