E premte, 26.04.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Agim Gashi - zë që lëvizë edhe gurin

E marte, 21.02.2012, 08:58 PM


Agim Gashi - zë që lëvizë edhe gurin

 

" Poeti, këngëtari, rapsodi, veprimtari e krijuesi artistik Agim Gashi, është emër i njohur, që prej fillimit ju afrua krijimtarisë dhe sharkisë së tij me dashuri dhe krenari ", koment i shkëputur në gazetën kombëtare Bota sot.

 

Një vështrim për ligjërimin poetik " Epoka e nderit " të Agim Gashit

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Duke e lexuar librin,  me këngë- poezi " Epoka e nderit ", në mëndje më rrinin zëri, simfonia magjepse që ju printe pajtimeve të gjaqeve në Kosovë, notat, telat e sharkisë me numër, tekstet e këngëve në tubimet e bashkatdhetarëve në Gjermani ( njëri prej tyre në Ravensburg ), një koment i mikut të mirë ku përshkruhej, poeti, rapsodi, artisti i shquar i folklorit tonë popullor, gjaku, shpirti, palca, limfa e censuruar, artistike dhe patriotike e Agim Gashit.

Titujt dhe vargjet e këtij ligjërimi poetik jan njëkohësisht këngë të shkurtëra e të gjata poetike që flasin vetvetiu. Burimin e kan tek përjetimet përsonale, në kohën dhe hapsirën për të cilën si i ri i rrëfyen autorit, mësuesi në shkollë dhe odat shqiptare.

 

Agimi ynë eci dhe notoi edhe gjurmët e veta

 

Azalaja e autorit të këtij vëllimi të ngjeshur poetik premton se kënga e saj dhe balli krenar do të rrjedh si ligjërim i zërit të Moisiut, simfoni e atdheut, e njëjtë me rrugën, mëndjen dhe zemrën e babit të saj i cili me poemën e dhembjes nisë bisedën çmallëse me nënën ku pasqyrohen familja, kujtimet e fëminisë, koha dhe situata e rëndë në atdhe, para largimit të tij;

/ po si të kam o nëna ime/ na rrin babi të dyve pranë/ me bisedue për kohëra t'shkuara/ sharki e penë nuk më linin rehat/ na u kallën ditët o nënë si kashtë/ po më ngulfatë vaji e trishtimi/

Djemtë dhe vashat e Kosovës, që në zemër bartnin trimat dhe trimëreshat e kombit, Janinën, Ulqinin, Shkupin, Preshevën, Shqipërinë, që hije u kishte pushka në krah, nuk e kursyen gjakun për liri, ua qartën bajlozave ballin.

Ata/ato, nga djepi kënduan kangë triminie, nuk i harruan dasmat e lara me gjak, varret e mbjellura në kopshte, masakrat në lëkurën dhe shpirtin e tyre.  Të vetëdijshëm se e shtrenjët është liria, me frymën e Gjergjit, Micit, Ademit, Fehmiut , Xhevës etj, i ndrruan motet, e sollën nusën me vellën, buzëqeshjen dhe vallën në tokën arbnore.

Për derisa fshatari dhe punëtori në vendlindje e marrin- blejnë bukën në borgj, Agim Gashi i diasporës shqiptare porositë; / mblidhni mëndjen o shqiptarë/ lerini inatet dhe urrejtjet/ se na namë Nana Arbëri/ ngrihni zërin për bashkim kombëtar/.

Mbetet me shpresë, se në pesëvjetorin e Pavarsisë, Kosova do të frymoj ndryshe, ashtu si e do populli me ligje e drejtësi për të gjithë, me liri, dritë, ujë e bukë për të gjithë.

 

Një këngë  kuptimplote e pa përfunduar

 

Në Düren të Gjermanisë, ndërmjet lumit Rur që në pamje duket i qetë por valët i shkumojnë,  dhe  djalit të vuajtur, të qalë, me tri këmbë e të shqetësuar, nga Arbëria, zhvillohet dialogu shumë interesant;

/ të gjithë popujt e kësaj bote/ thonin se ju nuk vdisni kurr/ jeni ndarë në disa fise/ edhe i bëtë shumë besime/, i rrëfen- përgjigjet në fillim të bisedës lumi Rur, bilbilit të Kosovës në mërgim.

 

Dhimbshëm tingëllon vrasja e të pafajshmëve gjithmonë e veqanërisht në liri dhe në emër të popullit; .../ ju e vratë Hasan Prishtinën/ unë jam këtu, rrjedhë e valëroj/ herë i qetë e herë vërshoj/, vazhdon pezmin ndaj bashkatdhetarëve të bashkëbiseduesit, të cilët i kritikon se më shumë e duan dhe e rrespektojnë të huajin se vetvehtën, i harrojnë shpejt tragjeditë, ju tëkurret atëdheu me fajin e tyre.

Lotët që derdhë poeti, shtratin e Rurit e trubullojnë.

/ Do të bashkoheni ju patjetër/ kur t'nderoni shtëpi e prag/, notojnë në fund mesazhet e lumit veshët e Agimit.

 

Radhiten pajtimet e shqiptarëve nëpër shekuj me ftmin e kuvendit të parë të kryefiseve në Rizon prej Agronit dhe Teutës. Në vazhdim; " besë e madhe në Shqiptari, fjalë e Gjergj Viganit, shpëtimtar i kombit, në Lezhë, mbledhi parinë e kombit në më të bukurin vend dhe Kuvend. Prej mollës së kuqe e në Janinë, n'zemra të shqipes lulet mbijnë. N' Kaqanik e n' Lug të Drinit, n' Verra t'Lluk's, n' rrafsh t'Dugagjinit, në kuvende jan përpjekë; prej shtatë vjeç e deri n'shtatëdhjetë".

Me një përkushtim të veqant, i këndohet kolosit dhe vizionarit Dardan që mendjën dhe duart, të dyjat të kristalta, me ja sjellë lirinë vendit të tij, i artikuloi- kristalizoi jo vetëm në letër. Kur bota e mbarë është në qetësi, Agimi me fotografinë e Ibrahim Rugoves përpara, festojnë datëlindjen me këngën që aty për aty fillon, buron nga thellësitë e shpirtit; / çdo dhjetorë ka një emër/ se na dha një Yll t'lirisë/ ishe dhe mbete në çdo zemër/ Ikonë kombëtare e Dardanisë/.

Krijuesi artistik, idoli i rinisë shqiptare që nga vitet e 90- ta, thërret me zërin e tij magjik dhe me flakën e këngëve, dëshmorët e pavarësisë dhe unitetit shqiptar, trojet kombëtare, Sharrin, Tomorrin, dy Drinët etj. që t'i gëzohen, të madhështojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 

I këndon, në vazhdimësi me sharkinë e tij të artë...

 

...kurbetit, Akllapit dhe Lypjanit të tij të lindjes, dy korrikut të vitit '90- të dhe delegatëve të Kosovës, Vlores, herojve të sajë, flamurit të qëndisur nga Marigona, Çamërisë, Iliridës, Preshevës, Ulqinit, demonstratave në Kosovë, zgjedhjeve të para në Kosovën e plagosur, durimit shqiptar, pajtimit të gjaqeve, çrrënjosjes së gjakmarrjes- krimit- frikës- vuajtjes dhe trishtimit, Diogardit, Klintonit, skyfterave mbi qiellin shqiptar, zgjimit të vendlindjes, bashkimit kombëtar etj.

/ S'bën liria pengë të mbetet/ le të mbillet dashuria/ në mes popullit të një gjaku/ le të gëzohet në djep fëmija/ ngjyra lulesh të merr oxhaku/.

Ligjëron me gojën plot, uron nga zemra; Kushtetutën e Kaqanikut, vatrat arsimore, pararoje të Universiteteve mbarëkombëtare pa e harruar udhën dhe kongresin e shkronjave, shtëpitë shkolla.

Kapitull në vehte përballë poezisë; " Pafajësi e ndëshkuar " e birit të tij- Ninelit, mbesës së mikut të tij- Diellzës, të gjithë ushtarëve shqiptar që u këthyen në arkivole dhe atyre që u vranë pafajësisht në moshë të njomë nga dorë e barbarëve të ligë, ishte dhe mbeti  malli, dashuria, zbraztësia në shpirtë, plagë e hapur që përjetësisht kullon dhëmbje fantome në ëndrrat dhe kujtimet e shumë familjeve shqiptare e në këtë rast edhe Agimit si prind dhe mik.

Urrehet, lëkurë e vrasësve të vllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, Enver Hadrit, Vehbi Ibrahimit, Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Ukë Bytyqit, Haki Ymerit, Bardhyl Ajetit etj. I thurë një elegji Xhemail Mustafës, ndezë qiri për viktimat e tsunamit në Japoni. Së fundi u këndon edhe veprimtarëve të mërgates që u shuan në kurbetin e zi siq janë Abedin Gashi, Veli Selimi etj.

 

Gëzimi për ndërtimin e rrugës së kombit ska kufi

 

/ Në Kalimash me hapë tunelin/ ngjarje e madhe në histori/ pa Kosovë nuk ka Shqipni/.

Krenohet me Nanë Terezën. Ismail Kadaresë dhe Vullnet Mato, ju dëshiron jetë të gjatë sa malet. Ada e valës gjermane ( Deutsche Welle ), është; Edith Durrham e ditëve tona, valë Drini e valë Rajne

Poema të dhembjes, përkushtim malli, bukuri krenare, zëri i dhembjes, vargje shprese, vargje satirike prezantojnë ciklet e librit " Epoka e nderit ", poezinë- këngë, figurat e ndritura të dramës shqiptare, Agim Gashin, tek lexuesit si njohës i mirë i historisë kombëtare ku origjinën e emrave dhe përsonazheve të tij, i përcjell në çdo hap krenaria, epiteti i luftëtarëve të guximshëm dhe shpresa për jetë më të mirë.

" Epoka e nderit ", është libri i tretë i Agim Gashit. E redaktoi Sylejman Aliu. Koordinator ishte Mentor Thaqi. U shtyp në shtypshkronjen A-print, e botoi Shtëpia botuese SAGA në Prishtinë.E përcjellën së bashku me librin e dytë"Kohë e pakohë e vendit tim" dy promovime të suksesëshme në Prishtinë dhe Stuttgart.

 

Vlerësime të shkurtëra për librin

 

Agim Gjakova; poezia e Agim Gashit, këngëtar dhe poet, e shkruar në frymë popullore, tenton ruajtjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë.

 

Agim Gashi, zë që lëvizte edhe gurin, shkruan në recensionin e tij Ali Podrimja



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora