E premte, 26.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Selim M. Nengurra: A jeni shqiptarë, more Zoti ju marroftë

E shtune, 21.01.2012, 06:59 PM


A JENI SHQIPTARË, MORE JU E ZOTI JU MARROFTË!

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Nuk ka ditë të lume në Zotin, që njeriut normal nuk i pëlcet zemra me budallaqet dhe mbrapshtitë e disa antishqiptarëve, disa krijesave të pafytyra dhe të poshtra, sa ma të poshter se këta nuk ishin as pushtuesit e pushtetarët serbosllav, tue fillue nga car Dushani, Garashanini, Pashiqi, V. Gjorgjeviqi, Vasa Çubrilloviqi, Ivo Andriqi, A. Rankoviqi, S. Millosheviqi, Zh.Razhnjatoviq Arkani, kapiten Dragani, V. Shesheli etj, etj., katilë gjakpimës të shqiptarëve nëpër dekada e shekuj. Dhe ma e keqja asht se këta idiotë ( pa pardon ), që para se me i permendë duhet me thanë “me nder me thanë”,  asht se ata flasin shqip, dhe thonë se janë shqiptarë.

Po bahen  gati 12 vite të lirisë së Dardanisë dhe kater vite të zyrtarizimit ndërkombtarisht të mvetësisë së saj dhe TV-të e Dardanisë, tue fillue nga ajo shtetnore ( RTK ), e cila mbahet në jetë nga parat e taksapaguesve të varfen të Dardanisë, e deri tek të gjitha tjerat private, nuk po prajnë pa na servirë mjerim, pa na servirë antivlerë, pa na servirë rrena, pa na servirë antishqiptarizëm.

MJERIMI -  Ku ka mjerim ma të madh që pothuej 24 orë të dites e nates nuk sheh as 10 minuta diçka me vlerë të popullit shumicë ( mbi 92% ) të Dardanisë. Transmetohen seriale të televizioneve turke, të Spanjes, të shteteve të ndryshme arabe etj, etj.

Porsa perfundon nji serial i pa asnji vlerë, por përplot me intriga e degjenerim, fillon tjetri edhe ma i keq.

ANTIVLERA- po ku ka ma shumë poshtersi se sa t’i transmetosh popullit tand seriale të Turqisë, këtij populli anmik, i cili na pushtoi e na sundoi rrafsh 5 shekuj, dhe edhe deri në diten e sotit, 100 vjet mbas lirisë nga ata, na nuk po mundemi të ringjallemi dhe të ecim përkrah popujve sivllazen të Europes. Si mund të quhet vlerë kultura e pushtuesit 500-vjeçar?!

RRENA- na mbyten me rrena per gati gjithçka transmetojnë, shpifin, krijojnë me fantazitë e tyne lajmin e shumë here edhe me porositë e shefave mafiozë, që i kanë këto TV prona apo nën kontroll.

ANTISHQIPTARIZMI- Ku ka antishqiptarizem ma të madh se sa të shkosh në Ankara e Stamboll per të gjetë filma e seriale dhe per t’i sjellë ato në Atdhe dhe pastaj me to ta indoktrinosh popullin tand.

TV 21, kjo shtepi mediatike e poshter dhe teper banale, me vite transmeton seriale turke e arabe. Tash këto ditë reklamon se së shpejti do fillojë me transmetimin në seri të filmit ma të kushtueshëm turk, filmit per SULTAN SYLEJMANIN e "famshem", apo pushtuesin, sikur e njeh historia këtë gjakpimës të shqiptarëve, të armenëve, jahudive dhe të popujve të tjerë të pafajshem.

TV KOHA transmeton seriale spanjole, a thue vallë i ka mbetë shumë merak Spanja pronarit të KOHA-s, shokut Veton Surrojit, mbasi atje iu vra i ati, Rexhai Surroj, si Ambasador i ish Jugosllavisë së Titos?!

Edhe TV-programet e tjera të TOP CHANELIT në Shqipni bajnë po të njejtat poshtersi.

Të këthehem te TV 21. Çuditem me z. Florin Kelmendin dhe edhe me dy-tre të tjerë, gazetar  të mirë që janë aty. Si nuk u vjen turp kur shohin se si asht ai TV, se kush asht moderator, kush asht komentator.

Do të flas me emna. Nuk di të ketë njeri e mos t’i vijë me vjellë kur degjon programet e njifarë  laraman krijese, as grue, as burrë, LABINOT GASHI,  i njontun dhe popullor me sharmin e tij prej injoranti e kurvani me emnin LABI. Ky njeri ishte dashtë të dergohet në shkollë nga klasa e parë e fillores per t’i mesue shkronjat, per të mesue me folë shqip. Ky flet nji dialekt banal, as qytetar as katundar, as gjuhë letrare ( e standardit sikur po i thonë disa ) e as gegnishte. Pastaj fjalori i tij, me shakatë banale, programet me nji skenar qesharak, banal, thanë troç, ky asht turp i kombit per të qenë njeri publik.

A e sheh z. Florin Kelmendi këtë injorant dhe nese po pse nuk reagon?!

Këtu perkrah Labit vjen Xheraldina Vula, e cila me programin e saj tragjikomik DIÇKA PO ZIHET, asht ba banale sa njeriut normal kur sheh ate dhe sjelljet e saja, kur degjon se si flet ajo i rrotullohen edhe zorret në bark. Para disa ditëve në nji program HIQ të Labit, Xheri ( sikur ja ka anda ta thrrasin Xheraldina Vulen ) ishte së bashku me z. Florin Kelmendi. Xheri e "FAMSHME"  mes tjerash tha: “Po u shfaq nji grip në Arabin Saudite ai së pari do vi këtu te Florini, ky nuk muj i ban qander hiq PROMAJES”. Nuk e fsheh dhe e baj publike se kur e degjova, ashtu si isha ulun në dhomen time të musafirve para TV-së, instiktivisht ofshana dhe thashë: E ty dhe ati si të len të jesh në TV, PROMAJA NANEN E TUEJ.

Po si ka mundësi të mos e di nji moderatore fjalen shqipe per promajen e shkive, si ka mundësi që nji gjakovare ku gjithmonë ka pasë fare pak serb e serbisht folësa të flasë publikisht serbisht per degjuesin shqiptarë në serbishte?!

Per mos me e zgjatë, unë këtu publikisht po apeloj te pronaret e TV 21 dhe të TV KOHA, që ta nderpresin transmetimin e serialeve turke e mbeturinave të serialeve spanjole. Mos ta transmetojnë tash edhe në seri at film të atij katili, atij gjakpimësi të shqiptarëve. Pse po dizorientoni popullin tuej, pse po baheni argat të dreqit, o njerëz, o krijesa fatzeza, he ju Zoti ju mallkoftë dhe paçit faqen e zezë per jetë të jetëve.

Si nuk po ju bie në mend me i gjet filmat e Bekim Fehmiut të cilet u lujten mes tjerash edhe në Holivud, filma per të cilet shqiptari fare pak din per ta, por fal atyne filmave i pavdekshmi Bekim Fehmiu u ba legjendë e Holivudit. Mes tjerash ai luejti edhe filma të zhanrit VESTERN apo filma kauboj sikur i quenin këta filma. Si nuk e gjeni dhe ta transmetoni filmin ODISEU me të cilin Bekim Fehmiu e qiti në arkivë si të pavlerë filmin  e njejt ku rrolin kryesor e pat luejt hiq ma pak se legjenda Jul Bryner. Pastaj filmi tjeter i Bekimit, AVANTURISTI  ku luejti perkrah dives ( primadones ) Klaudia Dardinale.

Pastaj pse nuk gjeni filma të aktorve të mëdhej shqiptar si Sander Prosi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Ndrek Luca etj, etj.

Të aktorve dardanas si Abdyrrahman Shala, Faruk Begolli, Istref Begolli, Hazir Myftari, Shani Pallaska, Istref Begolli etj, etj. Po çka dreqin jeni kap per k.... e turqve, arabve e spanjollve!!!

Nuk asht çudi që krahas xhamijave që i ndertuen Naim Ternava dhe lakejt e tij, si dhe SHIK-u i PDK-së së Hashim Drenicë Thaqit në Dardani, janë edhe TV-të tueja, që islamiziuen popullin dhe e rikthyen mbrapa per 6 shekuj.

Mjaft ma me këto poshtersina, mjaft ma me antishqiptarizem!



(Vota: 27 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora