E shtune, 27.04.2024, 12:48 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Protesta

E premte, 20.01.2012, 09:02 PM


PROTESTA

 

Nga Dibran Demaku

 

Katërmbëdhjetë Janari i këtij viti do të mbahet mend kur shteti i Kosovës u përball me qytetarët e vet.Dhe përballja për fat të keq ishte e ashpër, tepër e ashpër.Të dyja palët përdorën mjetët e dhunës si të ishin armiqë të përbetuar.Skenat e emituara nga televizione të vendit dhe ato ndërkombtare të bënin që të rrënqethej mishi.

Dhe domosdo lind pyetja:-Përse u bë tërë kjo rrëmujë dhe në llogari të kujt shkoi?! Apo më mirë dhe më qartë:-A fitoi apo humbi Kosova nga kjo rrëmujë?! Dhe krejt në fund kujt ju desh një përballje e tillë?!

Dihet se Kosova si shtet i ri ka probleme të mëdha.Dhe në vend që të mirret me problemet e trashëguara nga e kaluara,ajo i shton vetës probleme të reja, qoftë me vetëdije apo pa të.Përballja e shtetit të Kosovës me qytetarët e vet me katërmbëdhjetë Janar është një ngjarje sa e rëndë aq edhe e hidhët e që nuk duhej të ndodhte.

Kur themi se nuk duhej të ndodhte lind pyetja: A mund të evitohej kjo përballje e shëmtuar?!Dhe përgjigjja do të ishte:_Po, kjo përballje do të mund të evitohej sikur të dyja palët të gjykonin dhe të vepronin me mendje të ftohur.

Liderët e Vetëvendosjes vetëm një ditë para përballjes në mjete të ndryshme të informimit deklaronin se protesta do të ishte paqësore dhe krejt e qetë.Nga pamjet që u transmetuan në ekranet televizive thëniet e liderëve të kësaj Lëvizjeje u demantuan.Nëse protesta e tyre do të deklarohej si paqësore atëherë nga erdhën gjithë ata gurë e mjete të tjera të forta që u përdorën kundër policisë?!Në anën tjetër as policët nuk ishin të huaj,por të kombit që i takojnë edhe anëtarët dhe simpatizuesit e Vetëvendosjes.Pra,ishin vëllezërit, shokët, miqtë e tyre!Atëherë përse u desht që kundër vëllezërve,shokëve dhe miqëve të përdorej tërë ai arsenal i gurëve dhe mjeteve të tjera të forta?!

Në anën tjetër edhe policia nuk duhej të vepronte me tërë atë agresivitet,sepse duhej ta dinte se në turmën protestuese ishin vëllezërit,shokët, miqtë e fëmijët e tyre!

Tash pas „betejës“ të dyja palët e përballjes e akuzojnë njëra-tjetrën.Të dyja palët thonë se e kanë bërë detyrën dhe deklarohen se të dyja palët kanë pasur të drejtë?!

Vetëvendosja deklaron se në protestë kishte dalur me qëllim që t`i ndalonte maunet me mallra të Serbisë,që ato mallra mos të hynin në teritorin e Kosovës,në emër të reciprocitetit!

Ndërkaq Qeveria e Kosovës deklaron se ajo ishte dhe është e obliguar,në bazë të Kushtetutës së Kosovës , të garantojë lëvizje të lirë si të njerëzve ashtu edhe të mallrave qofshin ato edhe nga nga Serbia!

Në shikim të parë duket sikur të dyja palët kanë të drejtë në deklarimet e tyre?!Andaj që të dyja palët vepruan ashtu siç vepruan!Dhe në fund doli se në këtë përballje e humbur doli vetë Kosova!

Vetëvendosja tash deklaron se do të bëjë sërish protesta të tjera.Ata deklarojnë se do të mbyllin pikat kufitare me Serbinë.Zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë deklarojnë se ata nuk do t`i lejojnë anëtarët dhe simpatizuesit e Vetëvendosjes që t`i afrohen kufirit të Kosovës me Serbinë!Që të dyja palët deklarojnë se do t`i mbrojnë qëndroimet e veta?!

Para se Vetëvendosja të merr vendim për bllokimin e rrugëve në kufi do të ishte mirë që që të ulet dh t`i studiojë mirë rrënjët e fenomenit të mallrave serbe dhe hyrjes së tyre në Kosovë.Dhe rrënjët e fenomenit në fjalë të dërgojnë në brendësi të Kosovës,në qytetet dhe në fshatrat e saj,ngado ku i kanë zgjëruar krahët e aktivitetit të tyre ekonomik biznismenët shqiptarë të Kosovës.Ata dhe vetëm ata i ftojnë maunet me mallra serbe.Ata me mallrat serbe pasurohen dhe bëhen milionerë!Dhe disa nga ata milionerë, për arsye nga më të ndryshme,ne i kemi veshë edhe me petka deputetësh,me votën tonë?!

Nëse Vetëvendosja dëshiron që t`i ndalojë mallrat serbe që mos të hyjnë në Kosovë, atëherë ajo duhet t`i ndalojë së pari biznismenët shqiptarë të Kosovës!Duhet t`i ndalojë kërkesat e këtyre biznismenëve dërguar bizneseve serbe,, dhe atëherë maunet serbe nuk do të duken më as në kufij të Kosovës e as në brendësi të saj! Sepse është e ditur botërisht me ligje të natyrës dhe po deshëm edhe me të jetës se dikush mund të të marrë diçka me dhunë dhe pa dëshirën tënde,por kurrë,ama bash kurrë nuk mund të të japë diçka me dhunë dhe pa dëshirën tënde!...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora