E premte, 26.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Zotni M. Gorbaçov viziton kopshtin zoologjim t? Tiran?s...

E hene, 02.01.2012, 08:36 PM


SOT  ZOTNI  M. GORBAÇOV  VIZITON

KOPSHTIN   ZOOLOGJIK    TIRANËS…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Jan? ba plot 52 vjet që një udhëheqes i naltë i B.S., N.S.Hrushov, sekretar i parë i K.Q. të Rusisë Sovjetike, vizitoi Shqipninë “socialiste”, me 25 maji 1959. Ishte një ditë e shenueme për Popullin Shqiptar, mbasi deri atëherë na vetem“andërronim” për “mikun e shtrejtë”, po me sy nuk kishim pa një personalitet të naltë e për ma teper të njenes nga dy syperfuqitë ma të mëdha të Botës. Ai erdhi me mendimin se “Shqipëria do bëhët kopësht i lulëzuar i kampit socialist...”. Nuk e kishte aspak gabim! Mbas indondatës së madhe të vitit 1944 në Europen Lindore nga Rusia staliniste, në token tonë kishte mbetë aq shumë lym, sa pak kopshtije n’Europë Lindore kishin nevojë me u plehnue, ndërsa Shqipninë e kishte mbulue plehi në të kater anët, jo vetem até vetë por edhe kopshtijet përrreth…

Me siguri z. Gorbaçov ka lexue kujtimet e Hrushovit mbas vizitës së tij në vitin 1959 në Shqipni, ku ai shkruen: “Donim të ngrinim ekonominë shqiptare në nivelet bashkëkohore, t’a bënim një perlë, e cila do të tërhiqte drejtë komunizmit vendet muslimane, sidomos ata të Lindjes së Afert e të Afrikës.”

Ai vjen në Tiranë dhe do të pritet në Pallatin e Brigadave…I takon me u pritë aty!. Asht pallati i të parit kryeministër, e ma vonë Mbret i Shqipnisë, që ka ardhë në pushtet nga një prej miqëve ma të vjeter të Rusisë në Ballkan, nga Serbia e vitit 1924…e prap ma vonë në 1944 Jugosllavia plehnoi Tokën Shqiptare me një nga agjentët ma të qelbun e terrorist të vendeve komuniste të mbas Luftës Botnore, me anadollakun e masonerisë franceze, E.Hoxhën. Ishte po ajo Jugosllavi që solli nga Bosnja turkoshakun Ramiz Alia, i cili, mbas provave të sigurisë ndaj OZN-as në masakren e Tivarit, ka krye specializimin e agjenturës ndaj KGB-së, në Moskë në vitin 1950, vit që z. Gorbaçov ka perfundue edhe ai universitetin e Moskës. Ambasadori rus në vitin 2005 në Tiranë, i solli Ramiz Alisë edhe një “medalje kujtimi”...Fatkeqsisht z. Gorbaçov tashti nuk pat fatin me e gjetë në Pallatin e Brigadave sulltanin e fundit, ndonse qeveritarët shqiptarë vazhdojnë me ecë simbas të gjitha direktivave të tij, të porosituna që në vitin 1989...

Ja dhe porosia e Ramiz Alisë për pushtetarët e sotem: “Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit...Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurtë, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të herëshme.

Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! ...rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.” (Marr? nga letra e R. Alis?, dergue nga mbledhja sekrete e byros? politike t? PPSh., n? Tiran?, n? vitin 1989... Theksimet janë të mijat FR)

Citova pothuej të plotë projektin e Ramiz Alisë... per “vëllezërit e gjakut me turq”

Në Tiranë z. Gorbaçov vjen me luejtë shah! Loja e shahut asht e vjetër...Persianët e vjetër dikur e kanë luejtë me njerëz ndër pallatet e tyne...ashtu si tek né në Pallatin e Brigadave ku vazhdohet me u luejtë edhe sot, po ashtu si atëherë, me njerëz, kuaj, ushtarë, tigra e...klysh?t e t? cil?ve, i kemi n? kopshtin zoologjik...

Ata që e njohin atë lojë besoj e kujtojnë se ajo fillohet me lëvizje pedinash...

Edhe pse në Shqipni në fushen e shahut mungon “mbreti”, shahistët e njohun, si në këte rasë, z. Gorbaçov, mund të losin vetem me “mbretneshën”...e cila asht shumë ma e vlefëshme për me hangër figura, e kjo e jona, edhe pse ka mbi 69 vjet që han pa pushue sa një figurë, sa një tjeter...nuk duhet mendue se pleqnia ia ka venitë dëshiren me hanger edhe sa figura të tjera si dikur... Ajo vërtetë që sot asht në lojë “pa mbret”, por nuk duhet me u nënvleftësue aftësia e saj, e sidomos, pasioni i gjith? jetes saj, kur ndodhet perballë ndonjë shahisti të njohun si z. Gorbaçov...

Deri vonë mjeshtria e lojës së rusëve n? shah asht kenë e njohun kur për me arrijtë “fitoren” e lojës ata hanin mbretin e vet...e me një pedin të panjohun e zevendsonin até...

Shqiptarët me siguri e presin me kurreshtje ardhjen e një “shahisti” si z. Gorbaçov nga Rusia, mbasi nga“shkollat ruse” kanë dalë disa kampjone Bote në fushën e shahut...

Po edhe Shqiptarët nuk i kanë lanë gja mangut lojtarëve Botvinik, Stalin, Beria ...

 

Të shohim si do të zbukurohet salla e “lojës”...

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Lirika nga At Gjergj Fishta Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII) Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora